{"id":137631,"date":"2026-03-07T12:03:42","date_gmt":"2026-03-07T12:03:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137631"},"modified":"2026-03-07T12:03:42","modified_gmt":"2026-03-07T12:03:42","slug":"mesuesja-mjedisi-shkollor-nuk-ofron-frymezim-por-pasiguri-e-dekurajim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/07\/mesuesja-mjedisi-shkollor-nuk-ofron-frymezim-por-pasiguri-e-dekurajim\/","title":{"rendered":"M\u00ebsuesja: Mjedisi shkollor nuk ofron frym\u00ebzim, por pasiguri e dekurajim!"},"content":{"rendered":"<p>Tabloja trondit\u00ebse e karrigeve q\u00eb t\u00eb ngel n\u00eb dor\u00eb d\u00ebrrasa apo e laborator\u00ebve Smart q\u00eb jan\u00eb aty por nuk preken pasi n\u00ebse d\u00ebmtohen duhet t\u00eb paguajn\u00eb m\u00ebsuesit u pasqyrua nga m\u00ebsuesja Egla Shani n\u00eb tryez\u00ebn e thirrur nga PD me rastin e 7 Marsit.<\/p>\n<p>Ajo b\u00ebri p\u00ebrshkrim t\u00eb gjendjes s\u00eb infrastruktur\u00ebs n\u00eb shkolla, nj\u00eb mjedis q\u00eb nuk frym\u00ebzon, por p\u00ebrkundrazi, prodhon pasiguri dhe dekurajim. Kushtet jan\u00eb aq t\u00eb r\u00ebnda, saq\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebrballen me situata absurde dhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p><strong>Fjala e M\u00ebsueses Egla Shani<\/strong><\/p>\n<p>Praktikisht un\u00eb punoj prej 23 vjet\u00ebsh n\u00eb arsimin parauniversitar, n\u00eb ciklin e mes\u00ebm t\u00eb lart\u00eb dhe prej nj\u00eb viti n\u00eb ciklin e mes\u00ebm t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Arsimi e tham\u00eb dhe e p\u00ebrmend\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Por un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb ndalesha n\u00eb disa problematika konkrete q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr me infrastruktur\u00ebn, me mjedisin n\u00eb t\u00eb cilin nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb m\u00ebsojn\u00eb, me mjedisin me t\u00eb cilin ata p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb cilin ata kalojn\u00eb pothuajse gjysm\u00ebn e koh\u00ebs s\u00eb tyre, t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Dhe ky mjedis q\u00eb shkollat sot ofrojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjedis i dhunsh\u00ebm, nj\u00eb mjedis i shkat\u00ebrruar, nj\u00eb mjedis ku syri praktikisht nuk t\u00eb shikon asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb frym\u00ebzon. Dhe nj\u00eb mjedis i till\u00eb, un\u00eb jam e bindur q\u00eb nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb cil\u00ebsi. Nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb denj\u00eb, nuk mund t\u00eb prodhojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebs me integritet. Kur nx\u00ebn\u00ebsi vjen n\u00eb klas\u00eb dhe t\u00ebrheq karriken p\u00ebr t&#8217;u ulur n\u00eb bank\u00eb, atij i mbetet n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb d\u00ebrrasa dhe n\u00eb dor\u00ebn tjet\u00ebr i mbetet skeleti i karriges.<\/p>\n<p>Ka raste kur k\u00ebto mjete q\u00eb i gjejn\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, ata i p\u00ebrdorin edhe p\u00ebr t\u00eb krijuar loj\u00ebra me nj\u00ebri-tjetrin, d\u00ebmtojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe shpeshher\u00eb na duhet t\u00eb shfaq\u00ebsohemi edhe te prind\u00ebrit p\u00ebrse f\u00ebmija vjen n\u00eb shkoll\u00eb, i veshur, i past\u00ebr, i sakt\u00eb dhe kthehet n\u00eb sht\u00ebpi sikur ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb shqet\u00ebsues.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj, baza materiale, pra nuk ka nj\u00eb dollap, nuk ka nj\u00eb vend ku ai t\u00eb vendosi sendet e veta, ku t\u00eb mos duhet t&#8217;i mbarti \u00e7do dit\u00eb me ato \u00e7antat e r\u00ebnda t\u00eb tmerrshme q\u00eb mbajn\u00eb mbi supe.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebto jan\u00eb problematika konkrete q\u00eb askush nuk i p\u00ebrmendi k\u00ebtu, por q\u00eb prandaj jemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gj\u00ebra t\u00eb ndryshme q\u00eb \u00e7alojn\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur shkakun e v\u00ebrtet\u00eb pse f\u00ebmij\u00ebt sot nuk jan\u00eb m\u00eb produktiv\u00eb. Pra kjo \u00ebsht\u00eb problematika kryesore. Nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne kemi folur p\u00ebr laborator\u00ebt Smart.<\/p>\n<p>E kemi propaganduar prej vitesh t\u00eb t\u00ebra, qeveria q\u00eb kemi sot, q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb revolucion n\u00eb fush\u00ebn e arsimit. N\u00eb fakt, n\u00eb disa shkolla q\u00eb jan\u00eb t\u00eb privilegjuara ndoshta, mund t\u00eb ket\u00eb edhe laborator Smart. N\u00eb shkoll\u00ebn ku un\u00eb punoj aktualisht ka. Por, ata jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe p\u00ebr m\u00ebsuesin, aq sa jan\u00eb kthyer tanim\u00eb jo n\u00eb nj\u00eb luks ose n\u00eb nj\u00eb mjet t\u00eb cilin ne mund ta shfryt\u00ebzojm\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb fobi t\u00eb madhe, sepse n\u00ebse ti i fut nx\u00ebn\u00ebsit aty, ti duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjesh p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ata prishin, thyejn\u00eb ose shkat\u00ebrrojn\u00eb aty. Tani nuk po themi q\u00eb ne do t&#8217;i lejojm\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, por k\u00ebto jan\u00eb mjete konsumi, jan\u00eb nj\u00eb baz\u00eb materiale e cila kur vihet n\u00eb p\u00ebrdorim, detyrimisht q\u00eb edhe duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet. Por sikurse nuk jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar dhe jan\u00eb t\u00eb amortizuara t\u00eb gjitha mjetet e tjera, ashtu me sa duket qeveria, pavar\u00ebsisht se sjell ato mjetet m\u00eb, m\u00eb, cil\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb shkolla, nuk ka nd\u00ebrmend q\u00eb t&#8217;i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb as k\u00ebto me sa duket dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye m\u00eb mir\u00eb m\u00ebsuesi t&#8217;i l\u00ebn\u00eb atje t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mbyllur sesa t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr rrezikun dhe koston q\u00eb duhet p\u00ebr t&#8217;i paguar ato. Sepse ka me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pra nj\u00eb kosto q\u00eb duhet paguar.<\/p>\n<p>Pjesa e bibliotekave t\u00eb shkollave. Nuk e di prej sa dekadash k\u00ebto biblioteka nuk furnizohen dhe nuk pasurohen me botime t\u00eb reja. Sikur mos mjaftonte fakti q\u00eb botimet ekzistuese jan\u00eb t\u00eb vjetra, t\u00eb kaluara nga koha dhe nuk p\u00ebrshtaten pothuajse fare me k\u00ebrkesat q\u00eb ka i riu sot, adoleshenti, f\u00ebmija, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb teknologjike dhe po p\u00ebr\u00e7apon kultura t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb flasin shum\u00eb mir\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, flasin anglisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, por \u00e7far\u00eb shikojm\u00eb, nuk ka botime n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb shkoll\u00eb. Nuk ka as botime t\u00eb shqip\u00ebruara, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrshtaten nevojave t\u00eb tyre p\u00ebr edukim dhe k\u00ebrkesave q\u00eb ka koha sot.krahas k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb ndalesha pak edhe n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Trajnimi i m\u00ebsuesve dhe rritja e tyre profesionale. Kur Partia Demokratike ishte n\u00eb qeverisje, m\u00ebsuesit merrnin trajnime p\u00ebr t\u00eb cilat ata paguheshin, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht u mbuloheshin dhe t\u00eb gjitha shpenzimet e transportit, dietat dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Ne kemi pothuajse 13 vjet q\u00eb jo vet\u00ebm nuk na ofrohen k\u00ebto trajnime pa pages\u00eb, por duhet t\u00eb paguajm\u00eb nga xhepi edhe transportin dhe shtoj k\u00ebsaj edhe faktin q\u00eb duhet t\u00eb shkojm\u00eb me emergjenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb dit\u00ebt tona t\u00eb pushimit p\u00ebr t\u00eb ndjekur trajnimin, sepse k\u00ebshtu na jepet urdh\u00ebri dhe kjo \u00ebsht\u00eb e detyrueshme, nuk \u00ebsht\u00eb me d\u00ebshir\u00eb. K\u00ebto kam un\u00eb si problematika, jan\u00eb problematika konkrete, jan\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tabloja trondit\u00ebse e karrigeve q\u00eb t\u00eb ngel n\u00eb dor\u00eb d\u00ebrrasa apo e laborator\u00ebve Smart q\u00eb jan\u00eb aty por nuk preken pasi n\u00ebse d\u00ebmtohen duhet t\u00eb paguajn\u00eb m\u00ebsuesit u pasqyrua nga m\u00ebsuesja Egla Shani n\u00eb tryez\u00ebn e thirrur nga PD me rastin e 7 Marsit. Ajo b\u00ebri p\u00ebrshkrim t\u00eb gjendjes s\u00eb infrastruktur\u00ebs n\u00eb shkolla, nj\u00eb mjedis &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":137632,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137631","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137631","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137631"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137631\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137633,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137631\/revisions\/137633"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137632"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137631"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137631"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137631"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}