{"id":137780,"date":"2026-03-09T21:31:29","date_gmt":"2026-03-09T21:31:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137780"},"modified":"2026-03-09T22:27:52","modified_gmt":"2026-03-09T22:27:52","slug":"intervista-vjosa-osmani-kerkova-qe-te-vazhdonin-si-binom-i-shpreses-per-kosoven-por","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/09\/intervista-vjosa-osmani-kerkova-qe-te-vazhdonin-si-binom-i-shpreses-per-kosoven-por\/","title":{"rendered":"Intervista-Vjosa Osmani\/ K\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb vazhdonim si &#8220;binom i shpres\u00ebs&#8221; p\u00ebr Kosov\u00ebn, por&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00c7im Peka:<\/strong>\u00a0<em>P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh \u00e7far\u00eb po ndodh. Arsyet e refuzimit t\u00eb emrit t\u00eb Vjosa Osmanit p\u00ebr presidente, kur nd\u00ebrkoh\u00eb, e vetmja kandidate q\u00eb teorikisht, edhe me deklarata publike, kishte 81 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00eb, ishit ju. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo q\u00eb ofroi zoti Kurti me argumentin se ju nuk i keni t\u00eb sigurta 81, ofronte vet\u00ebm 66. Kur jeni takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit me Albin Kurtin dhe kur ka th\u00ebn\u00eb jo-n\u00eb e prer\u00eb, argumentin dhe a e keni kusht\u00ebzuar kryeministrin Kurti p\u00ebr rikandidimin tuaj?<\/em><\/p>\n<p><strong>Presidentja Osmani<\/strong>:\u00a0<em>Absolutisht nuk e kam kusht\u00ebzuar asnj\u00ebher\u00eb. E t\u00ebra q\u00eb kam k\u00ebrkuar, apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them, propozuar, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb jepet nj\u00eb shans q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe ta provojm\u00eb. Ta shohim sa deputet\u00eb po mblidhen, meq\u00ebn\u00ebse un\u00eb kisha nga diskutimet individuale me deputet\u00ebt, kisha garanca prej tyre se ata nuk do t\u00eb bojkotojn\u00eb, sepse llogariteni tash, deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs e kishin ngritur dor\u00ebn dhe kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votim edhe p\u00ebr Slavko Simiqin. Nj\u00eb n\u00ebnkryetar, p\u00ebr t\u00eb cilin ka edhe aktakuz\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb rendit kushtetues. Dhe ata nuk donin deputet\u00ebt q\u00eb ta bojkotonin Vjosa Osmanin. Dhe natyrisht q\u00eb kishte nj\u00eb pozitivitet, nj\u00eb qasje pozitive dhe un\u00eb isha e bindur se q\u00eb b\u00ebhen numrat. Por edhe sikur mos t\u00eb b\u00ebheshin, un\u00eb e t\u00ebra \u00e7far\u00eb k\u00ebrkoja ishte q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb deri n\u00eb sall\u00eb dhe ta provojm\u00eb. Ajo nuk do t\u00eb na d\u00ebrgonte automatikisht n\u00eb zgjedhje. Thjesht do ta shihnim, n\u00eb qoft\u00eb se jan\u00eb 79, gj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ishin, ju siguroj, do t\u00eb ishin m\u00eb shum\u00eb se 80. Por edhe sikur t\u00eb ishin n\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast k\u00ebshtu t\u00eb paparashikuar, ne prap\u00eb nuk do t\u00eb shkonim automatikisht n\u00eb zgjedhje. Do t\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqeshim dhe pastaj t\u00eb provonim me kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. \u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb fakt ishte q\u00eb prapa shpin\u00ebs sime punohej me shum\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Dhe un\u00eb e kuptoja nga televizioni q\u00eb po punohet me kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrderisa mua m\u00eb thuhej provo, provo, provo me i bind\u00eb opozit\u00ebn dhe kur deputet\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb opozit\u00ebs mua m\u00eb than\u00eb q\u00eb do t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe ai ishte numri i mjaftuesh\u00ebm, pastaj m&#8217;u k\u00ebrkua q\u00eb t&#8217;i b\u00ebj 85. Pra, gjithmon\u00eb ngrihej kushti, edhe pse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare e nevojshme. 80 jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme, por asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb kusht, ta sqaroj. Po thuhet q\u00eb kinse un\u00eb i kam k\u00ebrkuar garanc\u00eb kryeministrit p\u00ebr 80 vota. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Nuk i kam k\u00ebrkuar atij garanc\u00eb. Kam k\u00ebrkuar p\u00ebrkrahjen e tij dhe natyrisht q\u00eb un\u00eb punoja edhe me me opozit\u00ebn, q\u00eb ta arrijm\u00eb at\u00eb 80-shen n\u00eb sall\u00eb dhe p\u00ebrkrahjen e 66 deputet\u00ebve t\u00eb koalicionit. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja. Pastaj thuhet q\u00eb i ke k\u00ebrkuar q\u00eb me i dh\u00ebn\u00eb LDK-s\u00eb ministri. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. Kurr\u00eb nuk i kam k\u00ebrkuar askujt q\u00eb qoft\u00eb LDK-s\u00eb, qoft\u00eb partive t\u00eb tjera t&#8217;ia jap ndonj\u00eb ministri. Kurr\u00eb s&#8217;kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ndonj\u00eb koncesion as me deputet\u00eb individual\u00eb, as me deputet\u00eb t\u00eb komuniteteve jo shumic\u00eb. Kam k\u00ebrkuar thjesht t\u00eb flasim me ta dhe t&#8217;ua shpjegojm\u00eb pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ky, q\u00eb na njihnin n\u00eb n\u00eb publik dhe n\u00eb popull si binom i shpres\u00ebs, q\u00eb ky binom i shpres\u00ebs ta vazhdoj\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, sepse rizgjedhja ime si presidente do t\u00eb n\u00ebnkuptonte edhe vazhdimin e qeveris\u00eb, vazhdimin e sigurt, pa asnj\u00eb penges\u00eb. Pa asnj\u00eb penges\u00eb t\u00eb vetme, por me suksese t\u00eb plota, me suksese t\u00eb shumta. Pra, nuk i kam k\u00ebrkuar asnj\u00eb kusht, asnj\u00eb koncesion, dhe pastaj kur thuhej q\u00eb i ka refuzuar n\u00ebnshkrimet, jo, nuk kam refuzuar un\u00eb n\u00ebnshkrime. \u00c7far\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, diku dy net\u00eb, mos gabofsha, para skadimit t\u00eb afatit, dy-tri net\u00eb, ishte, dhe kjo ishte pasi m&#8217;u komunikua mungesa e p\u00ebrkrahjes nga ana e kryeministrit, dhe po flas p\u00ebr munges\u00ebn e p\u00ebrkrahjes s\u00eb atyre 57 votave. M&#8217;u tha, eja dhe futu si kandidate vet\u00ebm formalisht, si oponente e zotit Konjufca, me t\u00eb cilin un\u00eb kam pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm. Dhe ta shohim se si po rrjedh. Por un\u00eb kur i pyeta pse kemi nevoj\u00eb un\u00eb dhe zoti Konjufca t\u00eb jemi kund\u00ebrshtar\u00eb? K\u00ebnd e p\u00ebrkrahni ju? A e kam un\u00eb p\u00ebrkrahjen tuaj n\u00eb nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb till\u00eb? Natyrisht q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkrahje e till\u00eb nuk m&#8217;u dha sepse un\u00eb jam presidente e Republik\u00ebs dhe do t\u00eb ishte absurde.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7im Peka:\u00a0P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh \u00e7far\u00eb po ndodh. Arsyet e refuzimit t\u00eb emrit t\u00eb Vjosa Osmanit p\u00ebr presidente, kur nd\u00ebrkoh\u00eb, e vetmja kandidate q\u00eb teorikisht, edhe me deklarata publike, kishte 81 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00eb, ishit ju. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo q\u00eb ofroi zoti Kurti me argumentin se ju nuk i keni t\u00eb sigurta 81, ofronte vet\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":137781,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-137780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137780"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137780\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137783,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137780\/revisions\/137783"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}