{"id":137793,"date":"2026-03-10T09:28:18","date_gmt":"2026-03-10T09:28:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137793"},"modified":"2026-03-10T09:28:18","modified_gmt":"2026-03-10T09:28:18","slug":"degradimi-pas-rrugeve-rrezikojne-te-shemben-edhe-urat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/10\/degradimi-pas-rrugeve-rrezikojne-te-shemben-edhe-urat\/","title":{"rendered":"Degradimi\/ Pas rrug\u00ebve rrezikojn\u00eb t\u00eb shemben edhe urat!"},"content":{"rendered":"<p>Qytetar\u00ebt q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb nga kryeqyteti apo nga Kosova drejt veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes Ur\u00ebs s\u00eb Matit p\u00ebr t\u2019u lidhur me qytete si Lezha dhe Shkodra.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrpara se t\u00eb hysh n\u00eb k\u00ebt\u00eb ur\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos v\u00ebresh malin e lart\u00eb t\u00eb r\u00ebr\u00ebs dhe gur\u00ebve n\u00eb lavatri\u00e7et industriale t\u00eb inerteve pran\u00eb saj, q\u00eb materialin e par\u00eb e marin nga shtrati i lumit Mat.<\/p>\n<p>Pasojat?<\/p>\n<p>Ura ka p\u00ebsuar d\u00ebmtime dhe rrezikon qytetar\u00ebt q\u00eb e p\u00ebrdorin si nj\u00eb nga nyjet e vetme lidh\u00ebse.<\/p>\n<p>Ura e Matit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjata n\u00eb veri t\u00eb vendit. E nd\u00ebrtuar m\u00eb shum\u00eb se dy deklada m\u00eb par\u00eb, sot ajo po amortizohet dhe po shkat\u00ebrrohet, nj\u00ebsoj si urat e tjera mbi lumin Mat dhe deg\u00ebt e tij, t\u00eb cilat jan\u00eb nyje jet\u00ebsore p\u00ebr banor\u00ebt e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<br \/>\n\u2018Shqip\u00ebria port\u00eb tranziti p\u00ebr prostitucion\u2019\/ AFP: Vajzave u premtohet pun\u00eb, por p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb burg<br \/>\nLufta\/ Shqip\u00ebria n\u00eb list\u00ebn serbe t\u00eb vendeve t\u00eb pasigurta<br \/>\nShkat\u00ebrrimi q\u00eb ka p\u00ebsuar nd\u00ebr vite infrastruktura e k\u00ebtij investimi madhor nuk ka ardhur vet\u00ebm si pasoj\u00eb e kushteve atmosferike apo e dekadave q\u00eb ka mbi shpin\u00eb, por edhe nga dora e njeriut.<\/p>\n<p>Ura ka p\u00ebsuar d\u00ebmtime n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e saj, t\u00eb cilat sa vijn\u00eb e b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb dukshme, pasi distanca ku merren inertet e lumit \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 500 metra larg.<\/p>\n<p>Autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr parandalimin e k\u00ebtij fenomeni, i cili ndodh pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike \u00ebsht\u00eb i ndaluar. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja ur\u00eb q\u00eb p\u00ebrballet me problematika dhe q\u00eb kthehet n\u00eb rrezik p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn 2025\u20132026 n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb raportuar disa raste kur ura jan\u00eb shembur, d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb ose jan\u00eb \u00e7montuar p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut t\u00eb shembjes.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2025 u raportua p\u00ebr Ur\u00ebn e Xhyr\u00ebs n\u00eb Librazhd. Kjo ur\u00eb, q\u00eb lidhte disa fshatra me rrug\u00ebn kryesore n\u00eb zon\u00ebn e Xhyr\u00ebs, u shemb pas prurjeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb lumit Shkumbin. U d\u00ebmtua nj\u00eb nga k\u00ebmb\u00ebt mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb saj dhe u nd\u00ebrpre qarkullimi i automjeteve dhe k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, duke izoluar p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra 340 familje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr rast i dit\u00ebve t\u00eb fundit ishte ura n\u00eb Dragostunj\u00eb, n\u00eb segmentin Librazhd\u2013Prrenjas. Ura u destabilizua nga rr\u00ebshqitjet e tok\u00ebs dhe u konsiderua shum\u00eb e rrezikshme. Autoritetet ndaluan qarkullimin dhe m\u00eb pas ura u \u00e7montua p\u00ebr arsye sigurie gjat\u00eb nd\u00ebrhyrjes emergjente n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr rast i vitit 2026 ishte ura Peqin\u2013Belsh. N\u00eb fillim t\u00eb vitit u raportua se ura q\u00eb lidh k\u00ebto dy qytete rrezikon t\u00eb shembet dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u ndalua qarkullimi i mjeteve t\u00eb r\u00ebnda mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023 Shqip\u00ebria nisi faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb projektit \u201cBuilding Resilient Bridges\u201d, financuar nga Banka Bot\u00ebrore, i cili synon t\u00eb rris\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e urave ndaj ndryshimeve klimatike dhe fatkeq\u00ebsive natyrore, si edhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb menaxhimin e infrastruktur\u00ebs rrugore.<\/p>\n<p>Sipas raportit vler\u00ebsues fillestar t\u00eb projektit, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e urave n\u00eb rrjetin komb\u00ebtar rrugor p\u00ebrballet me probleme strukturore dhe me rreziqe q\u00eb lidhen kryesisht me p\u00ebrmbytjet, erozionin e lumenjve dhe amortizimin e infrastruktur\u00ebs. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre urave jan\u00eb nd\u00ebrtuar dekada m\u00eb par\u00eb dhe nuk jan\u00eb projektuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kushtet aktuale klimatike dhe hidrologjike.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi identifikon rreth 30 ura prioritare n\u00eb rrjetin komb\u00ebtar q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, ku shumica paraqesin nj\u00ebkoh\u00ebsisht dob\u00ebsi strukturore dhe munges\u00eb rezistence ndaj rreziqeve klimatike. Nd\u00ebr urat e p\u00ebrfshira n\u00eb list\u00ebn e nd\u00ebrhyrjeve prioritare p\u00ebrmenden edhe ura si ajo e Viroit n\u00eb zon\u00ebn e Gjirokastr\u00ebs, ura e Beshirit mbi lumin Erzen n\u00eb aksin Tiran\u00eb\u2013Ndroq\u2013Plepa, ura e Orikumit n\u00eb zon\u00ebn e Vlor\u00ebs, ura e Selenic\u00ebs, si dhe ura e Dragotit n\u00eb Tepelen\u00eb. Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb p\u00ebrfshihen edhe struktura t\u00eb tjera si ura e Drithasit n\u00eb aksin Libonik\u2013Plas\u00eb dhe disa ura t\u00eb tjera n\u00eb segmente t\u00eb ndryshme t\u00eb rrjetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i evidentuar lidhet me munges\u00ebn e nj\u00eb sistemi t\u00eb plot\u00eb monitorimi dhe menaxhimi t\u00eb aseteve t\u00eb urave. Inspektimet dhe mir\u00ebmbajtja, sipas raportit, nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe nd\u00ebrhyrjet shpesh jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm pasi d\u00ebmtimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, rreziku nuk lidhet vet\u00ebm me sigurin\u00eb e infrastruktur\u00ebs, por edhe me ndikimin q\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim i urave mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb lidhjet ekonomike dhe sociale. Shum\u00eb prej tyre ndodhen n\u00eb korridore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme rrugore dhe sh\u00ebrbejn\u00eb si nyje ky\u00e7e p\u00ebr lidhjen mes qyteteve dhe rajoneve.<\/p>\n<p>N\u00eb vet\u00ebm pak muaj, shum\u00eb ura kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sinjale alarmuese p\u00ebr rrezikun q\u00eb paraqesin, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se jan\u00eb nyje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme lidh\u00ebse mes qyteteve dhe rajoneve, por edhe p\u00ebr kompleksitetin e problematikave q\u00eb paraqesin, nga ato natyrore deri te ato t\u00eb shkaktuara nga njeriu.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mbetet shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb mungesa e nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr parandalim. Autoritetet kujtohen t\u00eb reagojn\u00eb vet\u00ebm pasi urat bien. \/Denada Jushi \u2013 ACQJ<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qytetar\u00ebt q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb nga kryeqyteti apo nga Kosova drejt veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes Ur\u00ebs s\u00eb Matit p\u00ebr t\u2019u lidhur me qytete si Lezha dhe Shkodra. Por p\u00ebrpara se t\u00eb hysh n\u00eb k\u00ebt\u00eb ur\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos v\u00ebresh malin e lart\u00eb t\u00eb r\u00ebr\u00ebs dhe gur\u00ebve n\u00eb lavatri\u00e7et industriale t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130353,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137793","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137793","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137793"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137793\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137794,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137793\/revisions\/137794"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}