{"id":137812,"date":"2026-03-10T11:17:04","date_gmt":"2026-03-10T11:17:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=137812"},"modified":"2026-03-10T11:52:10","modified_gmt":"2026-03-10T11:52:10","slug":"balluku-bardhi-rama-bllokoi-spak-per-te-mbrojtur-veten-me-12-mars-ftoj-qytetaret-para-parlamentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/10\/balluku-bardhi-rama-bllokoi-spak-per-te-mbrojtur-veten-me-12-mars-ftoj-qytetaret-para-parlamentit\/","title":{"rendered":"Bardhi: Rama bllokoi SPAK p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten!\u00a0Ftoj qytetar\u00ebt m\u00eb 12 mars para Parlamentit!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi deklaroi se vendimi i maxhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb refuzuar ti heq\u00eb imunitetin Belinda Ballukut p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr arrestimin ishte politik, jo juridik.<\/p>\n<p>Bardhi tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat se, Rama bllokoi SPAK p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten p\u00ebrmes rastit \u201cBalluku\u201d pasi provat e SPAK \u00e7ojn\u00eb drejt Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tha se, edhe me 166 mij\u00eb faqe prova, Rama do ta rr\u00ebzonte k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK, duke shtuar se, Rama p\u00ebrdori Parlamentin si mburoj\u00eb kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj Bardhi ftoi qytetar\u00ebt nes\u00ebr n\u00eb protest\u00eb sepse \u201ckur shteti merret peng nga korrupsioni, fjala u mbetet qytetar\u00ebve. M\u00eb 12 mars, para Parlamentit, qytetar\u00ebt do t\u2019i tregojn\u00eb Edi Ram\u00ebs se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb peng i askujt.<\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR SHTYP<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Edi Ram\u00ebs po ndodh nj\u00eb p\u00ebrmbysje e madhe: korrupsioni paraqitet si viktim\u00eb, nd\u00ebrsa drejt\u00ebsia shpallet fajtore.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbysje e pam\u00eb qart\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Belinda Ballukut, t\u00eb trajtuar nga avokati\/peng i saj, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjej p\u00ebr provat e SPAK-ut dhe abuzimet me 11 tenderat prej 1.1 miliard\u00eb euro, Kryeministri zgjodhi t\u00eb sulmoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb Parlamentin p\u00ebr ta penguar at\u00eb.<\/p>\n<p>Objektivi kryesor i Edi Ram\u00ebs ishte viktimizimi i Belinda Ballukut, qeveris\u00eb s\u00eb tij dhe atij vet\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb diskreditoj\u00eb prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes dhe SPAK-un, si dhe t\u00eb minimizoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjimeve.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb qesharak dhe i pabesuesh\u00ebm nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb flet p\u00ebr lin\u00e7im politik t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet nga i nj\u00ebjti sistem, me t\u00eb cilin mburrej se e kishte ngritur vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar edhe deri n\u00eb zyr\u00ebn e tij? Por Edi Rama ndryshe flet dhe ndryshe vepron.<\/p>\n<p>Ai flet p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por voton kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb lejuar arrestimin e bashk\u00ebpun\u00ebtores m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kam par\u00eb me qindra komente n\u00eb rrjete sociale, dje dhe sot. E kuptoj q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga vendimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Belinda Ballukun dhe aktet korruptive t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyerit kam nj\u00eb mesazh: prej sot, shikojeni Edi Ram\u00ebn ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb mbrojt\u00ebs politik i korrupsionit, t\u00eb cilit tani i ka r\u00ebn\u00eb maska 10-vje\u00e7are e arkitektit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb se vendimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb avokat i korrupsionit nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dje. Ky vendim nuk ka asnj\u00eb lidhje me ndonj\u00eb fakt juridik, sepse provat jan\u00eb aty. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim politik i marr\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb ngritjes s\u00eb akuz\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim i paracaktuar, nj\u00ebsoj si tenderat p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur dhe po hetohet Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt meritojn\u00eb t\u00eb din\u00eb gjithashtu se, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga krijimi i SPAK-ut, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e paraqitur nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr hetimin e abuzimit me fondet publike n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit po refuzohet politikisht nga shumica parlamentare, jo mbi baz\u00ebn e nj\u00eb analize juridike, por mbi baz\u00ebn e nj\u00eb mbrojtjeje t\u00eb hapur politike nga Kryeministri i vendit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e pam\u00eb se Edi Rama p\u00ebrgojoi k\u00ebdo dhe b\u00ebri pis gjith\u00e7ka q\u00eb e \u00e7on drejt\u00ebsin\u00eb nga Belinda tek ai vet\u00eb, por n\u00eb 80 minuta fjalim ai nuk p\u00ebrmendi asnj\u00ebher\u00eb provat reale t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Jan\u00eb me mij\u00ebra mesazhe t\u00eb Belinda Ballukut me vart\u00ebsit e saj ku ajo nd\u00ebrhyn n\u00eb tendera n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb favorizuar nj\u00eb kompani, ose p\u00ebr t\u2019ia hequr t\u00eb drejt\u00ebn nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt e qart\u00eb se tenderi u prish q\u00eb ta fitonte m\u00eb von\u00eb kompania turke, ajo q\u00eb Edi Rama dhe Belinda Balluku kishin takuar n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb po aq e qart\u00eb porosia e dh\u00ebn\u00eb prej Edi Ram\u00ebs dhe e cituar prej Belinda Ballukut q\u00eb nj\u00eb tender tjet\u00ebr ta marr\u00eb nj\u00eb biznesmen i caktuar.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto mesazhe q\u00eb e mbajn\u00eb peng Edi Ram\u00ebn. Jan\u00eb k\u00ebto mesazhe q\u00eb shpjegojn\u00eb edhe frik\u00ebn e tij sot. \u00cbsht\u00eb sistemi korruptiv q\u00eb ai ka krijuar, i cili e detyron t\u00eb dal\u00eb hapur kund\u00ebr SPAK-ut.<\/p>\n<p>Jo se iu hap barku p\u00ebr Belinda Ballukun.<\/p>\n<p>Jam i bindur se do t\u00eb donte nj\u00eb mij\u00eb her\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte prej saj.<\/p>\n<p>Por Edi Rama po refuzon arrestimin e saj dhe po lin\u00e7on prokurorin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb SPAK-ut t\u00eb mos i shkoj\u00eb nd\u00ebr mend m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb arrestime t\u00eb tjera apo, akoma m\u00eb keq, t\u00eb mos k\u00ebrkoj\u00eb arrestimin e vet\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri po p\u00ebrpiqet t\u00eb fsheh\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Vendimi p\u00ebr t\u00eb bllokuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK nuk u mor sepse provat ishin t\u00eb dob\u00ebta, por sepse provat t\u00eb \u00e7ojn\u00eb, her\u00ebt a von\u00eb, tek Edi Rama.<\/p>\n<p>Edhe sikur dosja e SPAK t\u00eb kishte jo 16 mij\u00eb faqe, por 166 mij\u00eb faqe prova, Edi Rama do t\u00eb kishte marr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vendim. Sepse ky nuk ishte nj\u00eb vendim juridik. Ishte nj\u00eb vendim politik p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin e tij, veten e tij.<\/p>\n<p>Parimi europian q\u00eb Edi Rama d\u00ebshtoi ta p\u00ebrmbush\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb: n\u00eb nj\u00eb shtet ligjor askush nuk duhet t\u00eb mbrohet nga drejt\u00ebsia p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit q\u00eb ka.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Parlament q\u00eb p\u00ebrdoret si mburoj\u00eb politike kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr institucione q\u00eb garantojn\u00eb barazin\u00eb para ligjit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Dua t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb mendim q\u00eb m\u00eb erdhi nd\u00ebrsa po lexoja raportin e mazhoranc\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb 11 tenderave abuziv\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet Belinda Balluku.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014, kur Edi Rama ju mashtronte se \u201cpo b\u00ebnte shtet\u201d, nj\u00eb kryefamiljar n\u00eb varf\u00ebri ekstreme u burgos sepse nuk paguante dot energjin\u00eb elektrike. Ishte koha kur Edi Rama rraste n\u00eb burg k\u00ebdo dhe nuk shqet\u00ebsohej si sot p\u00ebr mbingarkes\u00ebn e qelive t\u00eb paraburgimit.<\/p>\n<p>Ky kryefamiljar, nga d\u00ebshp\u00ebrimi se nuk mund t\u00eb paguante dot as p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga burgu, as faturat e energjis\u00eb, vrau veten. Raste ekstreme pati me qindra gjat\u00eb asaj periudhe, por p\u00ebrgjigjja e Edi Ram\u00ebs at\u00ebher\u00eb ishte \u201cbarazia para ligjit\u201d.<\/p>\n<p>Sot, kur ligji ka trokitur n\u00eb paradhom\u00ebn e tij, Edi Rama ka ndryshuar standard. P\u00ebr Belind\u00ebn q\u00eb ka abuzuar me t\u00eb pakt\u00ebn 1.1 miliard\u00eb euro, ligji nuk mund t\u00eb jet\u00eb kaq i barabart\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mesazhi u kemi d\u00ebrguar sot vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, q\u00eb na k\u00ebrkojn\u00eb sundimin e ligjit dhe luft\u00eb reale kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta?<\/p>\n<p>E them me bindje: jo pasaport\u00eb europiane, por as pasaport\u00eb iraniane nuk marrim me k\u00ebt\u00eb standard, ku hetimi nuk p\u00ebrcaktohet nga prokuroria, por nga Gjykata supreme e mazhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Sepse nga dje sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend sipas vizionit t\u00eb Ram\u00ebs ka k\u00ebt\u00eb hierarki:<\/p>\n<p>Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb<\/p>\n<p>Apeli<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese<\/p>\n<p>Grupi parlamentar i Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Prandaj sot \u00ebsht\u00eb e konfirmuar edhe zyrtarisht ajo q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim: Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr i lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime n\u00eb interes t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Edi Rama as nuk ka qen\u00eb, as nuk \u00ebsht\u00eb dhe as nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb qeveris\u00eb pa mbrojtur korrupsionin.<\/p>\n<p>Dhe kur shteti merret peng nga korrupsioni, fjala u mbetet qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 mars, para Parlamentit, qytetar\u00ebt do t\u2019i tregojn\u00eb Edi Ram\u00ebs se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb peng i askujt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi deklaroi se vendimi i maxhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb refuzuar ti heq\u00eb imunitetin Belinda Ballukut p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr arrestimin ishte politik, jo juridik. Bardhi tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat se, Rama bllokoi SPAK p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten p\u00ebrmes rastit \u201cBalluku\u201d pasi provat e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128232,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-137812","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137812"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137812\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137829,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137812\/revisions\/137829"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128232"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}