{"id":138022,"date":"2026-03-12T19:54:40","date_gmt":"2026-03-12T19:54:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138022"},"modified":"2026-03-12T19:54:40","modified_gmt":"2026-03-12T19:54:40","slug":"drejtoresha-e-tatimeve-resort-10-milion-euro-ne-qerret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/12\/drejtoresha-e-tatimeve-resort-10-milion-euro-ne-qerret\/","title":{"rendered":"Drejtoresha e Tatimeve, resort 10 milion euro n\u00eb Qerret!"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 16 dhjetor 2024, drejtoresha aktuale e Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve Tiran\u00eb, Erilinda Lala, do t\u2019i dhuronte aksionet e veta brenda kompanis\u00eb \u201c2D Construction 2025\u201d, ish \u201cGea Construction\u201d, ortakes Marsida Dedej, me miratimin e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Taulant Godroli.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Ky veprim do t\u00eb ishte nyja e nj\u00eb historie me resort, me leje nd\u00ebrtimi n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, nyje e cila do t\u00eb na ekspozonte se pas kompanis\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb s\u00ebrish drejtoresha e Tatimeve, Lala, me bashk\u00ebshortin e saj, Taulant Godroli.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div>\n<p>Nga k\u00ebrkimet e \u201cVetting\u201d rezulton se drejtoresha e Tatimeve t\u00eb Tiran\u00ebs, Erilinda Lala, ka fshehur pasurin\u00eb e saj n\u00eb deklarimin e te ardhurave n\u00eb Inspektoratin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave dhe fshehja e k\u00ebsaj pasurie mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur p\u00ebr t\u00eb fshehur lidhjet e m\u00ebparshme me kompanin\u00eb q\u00eb ka fituar lejen e nd\u00ebrtimit<strong>\u00a0p\u00ebr resortin n\u00eb Qerret t\u00eb Kavaj\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Ky projekt me vler\u00eb rreth 10 milion\u00eb euro evidenton nj\u00eb zinxhir shkeljesh ligjore q\u00eb fillojn\u00eb nga KKT-ja dhe pasohen nga Bashkia Kavaj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb institucionesh publike.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 200 metra larg nga bregdeti i Qerretit do t\u00eb fillonin planet p\u00ebr realizimin n\u00eb letra, nga Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit dhe Bashkia Kavaj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kryer investime s\u00eb bashku me privatin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti.<\/p>\n<p>K\u00ebtu do t\u00eb fillonin t\u00eb gjitha problemet, sepse projekti me intensitetin e nd\u00ebrtimit bie ndesh me Dokumentin e Rishikimit t\u00eb Planit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor t\u00eb Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Ky dokument p\u00ebrcakton se si do t\u00eb zhvillohet zona, ku mund t\u00eb nd\u00ebrtohet, sa kate lejohen, \u00e7far\u00eb zone \u00ebsht\u00eb p\u00ebr banim, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr turiz\u00ebm, p\u00ebr rrug\u00eb apo hap\u00ebsira publike.<\/p>\n<p>Ky rast n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model se si projekte t\u00eb m\u00ebdha, me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit, marrin miratimin, duke shkelur ligjin e pushtetit vendor.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 qershor 2023, n\u00eb pallatin e kompleksit Usluga do t\u00eb merrte jet\u00eb kompania \u201c2D CONSTRUCTION 2025\u201d, ish \u201cGea Construction\u201d. N\u00eb fakt, ndryshimi i emrit mund t\u00eb mos jet\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr arsye tregtare, por ndoshta p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt e historis\u00eb q\u00eb fshihet pas saj.<\/p>\n<p>Kompleksi lidhet me adresat e kompanive\u00a0<strong>\u201cAlko Impex\u201d,<\/strong>\u00a0por edhe me kompanin\u00eb koncesionare q\u00eb ka fituar kontrat\u00ebn p\u00ebr pastrimin e Bashkis\u00eb Kam\u00ebz, \u201cECO-CLEANING\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb\u00a0<strong>\u201cAlko Impex General Construction\u201d,<\/strong>\u00a0me administrator\u00a0<strong>Arb\u00ebr Abazin, dhe \u201c2T\u201d sh.p.k., n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Artan Sakos<\/strong>\u00a0dhe me administrator bashk\u00ebshortin e Erilinda Lalas, Taulant Godroli.<\/p>\n<p>Kompania do t\u00eb bashk\u00ebthemelohej nga drejtoresha e Drejtoris\u00eb Rajonale Tiran\u00eb te Tatimet, Erilinda Lala, s\u00eb bashku me Marsida Dedej, t\u00eb cilat zot\u00ebronin secila nga 50% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb. Sipas informacioneve publike, n\u00eb vitin 2023, Erilinda Lala ka qen\u00eb e pun\u00ebsuar si avokate n\u00eb Avokatur\u00ebn e Shtetit dhe asokohe kompania nuk mund t\u00eb sillte nd\u00ebrlikime me pozicionet n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga detajet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024, \u201c2D CONSTRUCTION 2025\u201d, ish \u201cGea Construction\u201d, do t\u00eb pajisej me licenc\u00eb p\u00ebr zbatim t\u00eb punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, edhe pse kompania sapo ishte krijuar dhe nuk kishte kapital me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024, Erilinda Lala do t\u00eb pun\u00ebsohej pran\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Burimeve Natyrore, me drejtues ministrin aktual t\u00eb Financave, Petrit Malaj. Me l\u00ebvizjen e Petrit Malaj si minist\u00ebr Financash, edhe Erilinda Lala do t\u00eb kalonte si k\u00ebshilltare pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave n\u00eb shtator 2024, nga ku do t\u00eb b\u00ebnte edhe deklarat\u00ebn e par\u00eb fillestare t\u00eb pasuris\u00eb pran\u00eb Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave.<\/p>\n<p>Sipas avokates Margarita Kola, ILDKPKI-ja \u00ebsht\u00eb kritikuar shpesh dhe ka pasur debate p\u00ebr rolin e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua, ILDKPI-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb, m\u00eb vjen keq ta them, por ha parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb dhe un\u00eb nuk di se sa raste ILDKPKI-ja i ka d\u00ebrguar pran\u00eb prokuroris\u00eb ose ua ka referuar institucioneve t\u00eb tjera p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d avokatja Kola.<\/p>\n<p>Deklarata fillestare e Erilinda Lalas do t\u00eb ekspozonte pronat dhe pasurit\u00eb, ku nd\u00ebr to ishte edhe kompania \u201c2D Construction 2025\u201d, me emrin e m\u00ebparsh\u00ebm \u201cGea Construction\u201d. Dokumentet e siguruara nga \u201cVetting\u201d evidentojn\u00eb se kompania nuk ka pasur t\u00eb ardhura dhe t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara n\u00eb ILDKPKI ngren\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr rolin e Inspektoratit. Ky i fundit i ka vendosur n\u00eb dispozicion \u201cVetting\u201d formular\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb se kjo e fundit ka pasur t\u00eb ardhura, por nuk tregon emrin apo NIPT-in e biznesit. Madje, n\u00eb formular\u00eb gjendet edhe NIPT-i si person fizik, ku gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Lala ka qen\u00eb n\u00eb Avokatur\u00ebn e Shtetit, ka pasur edhe biznes privat.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se n\u00eb modulet e formular\u00ebve t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, kur nj\u00eb zyrtar b\u00ebn deklarimin e t\u00eb ardhurave, te pjesa \u201cEM\u00cbRTIMI\u201d, shton edhe se nga kan\u00eb ardhur k\u00ebto t\u00eb ardhura, si rrog\u00eb nga vendi ku ka punuar ose NIPT-in dhe emrin e biznesit ku ka pasur aksione.<\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i madh nuk vjen vet\u00ebm nga ILDKPKI-ja, por edhe nga deklarimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Erilinda Lala. N\u00eb deklarimin fillestar n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, Lala ka deklaruar se brenda disa muajve nga biznesi, se cili biznes kjo nuk tregohet n\u00eb formular, ajo ka siguruar 2.77 milion\u00eb lek\u00eb dhe 12 mij\u00eb euro, ose totalin e rreth 40 mij\u00eb eurove, brenda periudh\u00ebs korrik-shtator 2023. Pra, nj\u00eb biznes mjaft fitimprur\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb verifikuar k\u00ebto t\u00eb ardhura, ne kryq\u00ebzuam t\u00eb dh\u00ebnat me kompanin\u00eb ku ajo kishte aksionet gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Sipas deklarimit, n\u00eb vitin 2023 kompania \u201c2D Construction 2025\u201d ka deklaruar vet\u00ebm 82 mij\u00eb lek\u00eb shpenzime, duke dal\u00eb edhe me humbje. N\u00eb vitin 2024 situata ndryshon vet\u00ebm n\u00eb nivelin e shpenzimeve, por jo n\u00eb t\u00eb ardhura, pasi kompania s\u00ebrish deklaron zero t\u00eb ardhura, nd\u00ebrsa shpenzimet p\u00ebr personelin rriten n\u00eb rreth 1.17 milion lek\u00eb n\u00eb vit, ose af\u00ebrsisht 97 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, shif\u00ebr q\u00eb p\u00ebrkthehet praktikisht n\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>N\u00eb total, p\u00ebr vitin 2024 kompania rezulton me humbje rreth 1.18 milion lek\u00eb, duke krijuar profilin e nj\u00eb shoq\u00ebrie shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, pa aktivitet real nd\u00ebrtimi dhe me staf minimal, pavar\u00ebsisht se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb pajisur me licenc\u00eb p\u00ebr punime nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Pra, eliminohet kjo kompani, por as kompania si person fizik q\u00eb Lala e ka themeluar n\u00eb vitin 2022 p\u00ebr sh\u00ebrbime ligjore dhe avokatie dhe \u00ebsht\u00eb pezulluar n\u00eb 2024, nuk ka aq t\u00eb ardhura. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nga kjo kompani ka siguruar vet\u00ebm 5 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2023. Nuk dihet se nga jan\u00eb siguruar k\u00ebto para, por ILDKPKI-ja vazhdon t\u00eb bllokoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna publike dhe nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb administrative ndaj subjektit. Kjo pasi, sipas ligjit p\u00ebr deklarimin e pasurive, kur subjekti deklaron t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb biznes, duhet t\u00eb paraqes\u00eb emrin dhe NIPT-in e biznesit.<\/p>\n<p>\u201cVetting\u201d kontaktoi ILDKPKI-n\u00eb, q\u00eb drejtohet nga Evgjeni Bashari, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb koment p\u00ebr arsyet q\u00eb nuk ishin vendosur t\u00eb dh\u00ebnat specifike sipas ligjit dhe e kujt ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, e institucionit apo e subjektit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deklarimin. Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij materiali, ILDKPKI-ja nuk dha asnj\u00eb koment p\u00ebr rastin specifik.<\/p>\n<p><strong>\/Emisioni Vetting<\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 16 dhjetor 2024, drejtoresha aktuale e Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve Tiran\u00eb, Erilinda Lala, do t\u2019i dhuronte aksionet e veta brenda kompanis\u00eb \u201c2D Construction 2025\u201d, ish \u201cGea Construction\u201d, ortakes Marsida Dedej, me miratimin e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Taulant Godroli. Ky veprim do t\u00eb ishte nyja e nj\u00eb historie me resort, me leje nd\u00ebrtimi n\u00eb kund\u00ebrshtim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":138024,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-138022","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138022"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138022\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138025,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138022\/revisions\/138025"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138024"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}