{"id":138096,"date":"2026-03-13T19:00:31","date_gmt":"2026-03-13T19:00:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138096"},"modified":"2026-03-13T19:00:31","modified_gmt":"2026-03-13T19:00:31","slug":"dervishi-qeveria-po-shkaterron-rruget-dhe-rremben-parate-e-shqiptareve-me-koncesione-klienteliste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/13\/dervishi-qeveria-po-shkaterron-rruget-dhe-rremben-parate-e-shqiptareve-me-koncesione-klienteliste\/","title":{"rendered":"Dervishi: Qeveria po shkat\u00ebrron rrug\u00ebt dhe rr\u00ebmben parat\u00eb e shqiptar\u00ebve me koncesione klienteliste"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Departamentit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs n\u00eb PD, Besnik Dervishi, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mbajtur sot n\u00eb selin\u00eb blu,\u00a0kritikoi ashp\u00ebr menaxhimin e infrastruktur\u00ebs rrugore nga qeveria aktuale, duke theksuar se shum\u00eb rrug\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara gjat\u00eb 13 viteve t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00eb degraduara dhe se projektet e koncesioneve dhe PPP-ve po p\u00ebrdoren p\u00ebr interesa klienteliste, me kosto t\u00eb larta p\u00ebr shtetin dhe d\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Situata e Infrastruktur\u00ebs Rrugore. 14.03.2026<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebve dhe muajve t\u00eb fundit, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb sistemin rrugor t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi par\u00eb shembje dhe bllokime rrug\u00ebsh, shkat\u00ebrrim urash, rr\u00ebshqitje skarpatesh dhe shpatesh, si edhe \u00e7arje tunelesh.<\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb fakti se k\u00ebto probleme nuk po ndodhin n\u00eb rrug\u00ebt e nd\u00ebrtuara dekada apo shekuj m\u00eb par\u00eb nga romak\u00ebt, otoman\u00ebt, austro-hungarez\u00ebt apo italian\u00ebt, por n\u00eb rrug\u00ebt e nd\u00ebrtuara nga qeveria aktuale.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta qeveri q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb ironizonte arritjet infrastrukturore t\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005\u20132013, me parull\u00ebn:<\/p>\n<p>\u201cRrug\u00eb, rrug\u00eb, rrug\u00eb\u2026 rrug\u00ebt e l\u00ebna rrug\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Sot, pas 13 vitesh qeverisjeje, krahasimi mes dy modeleve n\u00eb zhvillimin e infrastruktur\u00ebs rrugore, mes vizionit, filozofis\u00eb dhe rezultateve \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Dallimi shfaqet qart\u00eb n\u00eb disa element\u00eb themelor\u00eb, q\u00eb jan\u00eb:<\/p>\n<p>procedurat<\/p>\n<p>kostot e nd\u00ebrtimit<\/p>\n<p>shpejt\u00ebsia e realizimit<\/p>\n<p>dhe cil\u00ebsia e punimeve.<\/p>\n<p>Qeveria e Partis\u00eb Demokratike kishte nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb: nd\u00ebrtimin e korridoreve kryesore komb\u00ebtare, q\u00eb do t\u00eb lidhnin qendrat ekonomike, qytetet kryesore dhe portet shqiptare me rajonin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr u nis nd\u00ebrtimi i korridorit Durr\u00ebs\u2013Prishtin\u00eb, i njohur si Rruga e Kombit, nj\u00eb projekt strategjik q\u00eb lidhi dy pjes\u00ebt e ndara t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord dhe me kosto shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se standardet q\u00eb aplikohen sot, u realizua edhe segmenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb i k\u00ebsaj rruge:<\/p>\n<p>rreth 60 km nga Rr\u00ebsheni n\u00eb Kalimash, s\u00eb bashku me tunelin prej afro 6 kilometrash.<\/p>\n<p>Po ashtu u nd\u00ebrtuan segmentet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb korridoreve veri\u2013jug dhe lindje\u2013per\u00ebndim, si:<\/p>\n<ul>\n<li>Milot\u2013Thuman\u00eb<br \/>\n\u2022 Lushnj\u00eb\u2013Fier<br \/>\n\u2022 Levan\u2013Tepelen\u00eb<br \/>\n\u2022 Levan\u2013Vlor\u00eb<br \/>\n\u2022 dhe autostrada Tiran\u00eb\u2013Elbasan, e cila e reduktoi koh\u00ebn e udh\u00ebtimit nga rreth 1 or\u00eb e 30 minuta n\u00eb vet\u00ebm 20 minuta.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto segmente rrugore u nd\u00ebrtuan me parametra teknik\u00eb q\u00eb p\u00ebrballonin m\u00eb s\u00eb miri trafikun e at\u00ebhersh\u00ebm, si edhe ritmet e rritjes s\u00eb trafikut, duke krijuar mund\u00ebsin\u00eb e zgjerimit t\u00eb tyre sipas k\u00ebrkesave n\u00eb rritje t\u00eb trafikut.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha procedurat e investimeve t\u00eb ndjekura gjat\u00eb 8 viteve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike ishin t\u00eb hapura dhe transparente, gj\u00eb q\u00eb siguroi:<\/p>\n<ul>\n<li>Pjes\u00ebmarrjen e kompanive me prestigj nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb projektim, zbatim dhe mbik\u00ebqyrje, duke siguruar k\u00ebshtu konkurrenc\u00eb reale, si dhe kontroll serioz t\u00eb punimeve dhe zbatim rigoroz t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/li>\n<li>Kursim n\u00eb rreth 30\u201335% t\u00eb fondeve t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit (rast tipik \u00ebsht\u00eb tuneli i Krrab\u00ebs n\u00eb segmentin Tiran\u00eb\u2013Elbasan, i cili u realizua me 55% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb fondit limit t\u00eb tenderit).<\/li>\n<li>Cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfituar si rezultat i t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre faktor\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur, e cila \u00ebsht\u00eb e dukshme n\u00eb drit\u00ebn e diellit edhe sot (asnj\u00eb rrug\u00eb e shembur, asnj\u00eb shpat apo skarpat\u00eb e rr\u00ebshqitur, shtresa asfaltike q\u00eb ende nuk jan\u00eb d\u00ebmtuar).<\/li>\n<\/ul>\n<p>U nd\u00ebrtuan rreth 11,000 km rrug\u00eb, nga t\u00eb cilat rreth 2,000 ishin rrug\u00eb komb\u00ebtare dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mbi 50% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrjetit komb\u00ebtar, nd\u00ebrsa gjat\u00eb 13 viteve t\u00eb qeverisjes aktuale jan\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00ebm 500 km rrug\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Dallimi, edhe nj\u00ebher\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt i duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Strategjia e investimeve.<\/p>\n<p>Investimet n\u00eb rrug\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 13 viteve nuk jan\u00eb realizuar sipas nj\u00eb Plani Komb\u00ebtar t\u00eb Transportit dhe nj\u00eb Strategjie Komb\u00ebtare p\u00ebr sistemin e transportit, por jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb cop\u00ebzuara, p\u00ebr nevoja elektorale, shpeshher\u00eb t\u00eb paracaktuara sipas interesave t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Shembull tipik \u00ebsht\u00eb rruga Elbasan\u2013Qaf\u00eb Than\u00eb, e cila nuk fillon aty ku ka p\u00ebrfunduar autostrada Tiran\u00eb\u2013Elbasan, pra n\u00eb Bradashesh, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me unaz\u00ebn e Elbasanit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb rrjedhshm\u00ebri dhe shpejt\u00ebsi n\u00eb trafik, duke eliminuar bllokimet e trafikut n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment p\u00ebr gjith\u00eb zon\u00ebn juglindore dhe qytetar\u00ebt e Elbasanit, sidomos n\u00eb ver\u00eb dhe gjat\u00eb fundjavave.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb qeveria projektimin, zbatimin dhe mbik\u00ebqyrjen e k\u00ebtij segmenti, t\u00eb cilin qeveria e paraqet si pjes\u00eb t\u00eb Korridorit t\u00eb 8-t\u00eb, ta kryente me procedura t\u00eb hapura nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku t\u00eb merrnin pjes\u00eb kompani me p\u00ebrvoj\u00eb dhe kapacitete n\u00eb projektimin dhe nd\u00ebrtimin e k\u00ebtyre korridoreve, duke zbatuar t\u00eb gjitha hapat q\u00eb p\u00ebrcakton ligji shqiptar, duke filluar me:<\/p>\n<p>studimin e fizibilitetit,<\/p>\n<p>projekt-iden\u00eb,<\/p>\n<p>projektin teknik dhe t\u00eb zbatimit (ku p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha studimet e nevojshme: topografike, hidrogjeologjike, mjedisore etj.),<\/p>\n<p>marrjen n\u00eb dor\u00ebzim dhe oponenc\u00ebn e tij nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse,<\/p>\n<p>e b\u00ebri sipas parimit \u201cshto uj\u00eb, shto miell\u201d, duke e nisur projektin e k\u00ebtij segmenti si zgjerim t\u00eb rrug\u00ebs ekzistuese nga 2 n\u00eb 3 korsi, dhe gjat\u00eb zbatimit qeveria nd\u00ebrroi mendje dhe e kthen n\u00eb rrug\u00eb me 4 korsi, duke e em\u00ebrtuar at\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb Korridorit t\u00eb 8-t\u00eb, q\u00eb n\u00eb kushtet aktuale gjeopolitike ky korridor merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb q\u00eb projektimi, nd\u00ebrtimi dhe mbik\u00ebqyrja e tij si nj\u00eb i t\u00ebr\u00eb do t\u00eb sillte unifikim t\u00eb parametrave teknik\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, shfaqjen e interesit t\u00eb kompanive nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe si rezultat do t\u00eb kishim konkurrenc\u00eb reale, kursim t\u00eb fondeve, cil\u00ebsi dhe standarde bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Por kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb cop\u00ebzuar n\u00eb pjes\u00eb, apo lote si\u00e7 i quajn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur orekset e klient\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb, dhe rezultati duket qart\u00eb: shkat\u00ebrrimi i shtratit t\u00eb lumit Shkumbin nga marrja pa kriter e inerteve, duke sjell\u00eb pasoja katastrofale mjedisore, si edhe shembjet e vazhdueshme t\u00eb ndodhura s\u00eb fundmi t\u00eb rrug\u00ebs dhe hekurudh\u00ebs q\u00eb kalon n\u00eb k\u00ebt\u00eb lugin\u00eb, si dhe asaj q\u00eb po nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<p>Modeli ekonomik.<\/p>\n<p>Nga modeli ekonomik i nd\u00ebrtimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs rrugore gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike,<\/p>\n<p>modeli i financimit nga buxheti i shtetit n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me financimet e organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebp\u00ebrmjet granteve, kredive t\u00eb buta dhe atyre tregtare,<\/p>\n<p>u kalua n\u00eb modelin e financimit me PPP dhe koncesione.<\/p>\n<p>Justifikimi q\u00eb ka p\u00ebrdorur kjo qeveri ka qen\u00eb se koncesionet dhe PPP-t\u00eb p\u00ebr infrastruktur\u00ebn mund t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve dhe zhvillimin e infrastruktur\u00ebs rrugore.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta ka treguar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: zvarritje t\u00eb nd\u00ebrtimeve, cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt dhe kosto t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Shembull krahasimor: rrug\u00eb me kushte t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta terreni dhe parametra gjeometrik\u00eb, me modelin ton\u00eb (financim nga buxheti i shtetit) kan\u00eb kushtuar rreth 2 milion\u00eb euro p\u00ebr kilomet\u00ebr, nd\u00ebrsa me modelin e qeverisjes aktuale (koncesion) kan\u00eb shkuar deri n\u00eb 13.5 milion\u00eb euro p\u00ebr kilomet\u00ebr.<\/p>\n<p>Rast tipik i d\u00ebshtimit t\u00eb PPP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb Rruga e Arbrit, p\u00ebr p\u00ebrfundimin e s\u00eb cil\u00ebs ka ekzistuar nj\u00eb projekt nga nj\u00eb studio e huaj q\u00eb kushtonte 160 milion\u00eb euro, duke theksuar se rreth 25 nga 74 km t\u00eb saj kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar dhe t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim dhe 15 t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kontratuar dhe t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb mas\u00ebn 80%, por q\u00eb u nd\u00ebrpren\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb PPP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrata e PPP-s\u00eb kishte nj\u00eb \u00e7mim kontraktual prej 267 milion\u00eb euro, i cili p\u00ebrfshinte p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj rruge me \u00e7el\u00ebs n\u00eb dor\u00eb, pra t\u00eb kolauduar dhe t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim.<\/p>\n<p>Vlera e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj rruge ka shkuar mbi 400 milion\u00eb euro dhe, megjith\u00ebse nd\u00ebrtimi i saj zgjati rreth 7 vite, sot \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim pa u kolauduar dhe pa u marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim tuneli i saj nga ARRSH.<\/p>\n<p>N\u00ebse qeveria do t\u00eb kishte ndjekur nj\u00eb model financimi p\u00ebrmes buxhetit dhe fondeve t\u00eb donator\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si\u00e7 u b\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb PD, t\u00eb gjitha akset kryesore q\u00eb sot jan\u00eb pjes\u00eb e skemave koncesionare do t\u00eb kishin p\u00ebrfunduar tashm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, qeveria ka alokuar asetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb infrastruktur\u00ebs rrugore te koncesionar\u00eb vendas, t\u00eb cil\u00ebt shpesh nuk kan\u00eb eksperienc\u00ebn dhe kapacitetet p\u00ebr t\u00eb menaxhuar projekte t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 e shpjeguam, strategjia aktuale e koncesioneve dhe PPP-ve ka rezultuar e d\u00ebshtuar, duke krijuar nj\u00eb borxh t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm dhe duke vendosur interesat klienteliste p\u00ebrpara nevojave reale t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye lind si nevoj\u00eb dhe objektiv:<\/p>\n<ul>\n<li>Ndryshimi i modelit t\u00eb financimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs, duke u mb\u00ebshtetur te fondet e BE-s\u00eb, BERZH-it dhe BEI-s\u00eb, si dhe te buxheti i shtetit, n\u00eb vend t\u00eb skemave klienteliste t\u00eb PPP-ve.<\/li>\n<li>Krijimi i Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Monitorimit t\u00eb Koncesioneve dhe PPP-ve, n\u00eb bashk\u00ebpunim me institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/li>\n<li>Krijimi i nj\u00eb databaze t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb gjitha kontratat koncesionare dhe t\u00eb prokurimit publik.<\/li>\n<li>Rishikimi dhe auditimi i t\u00eb gjitha kontratave p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb fondet e p\u00ebrvet\u00ebsuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme t\u00eb kthehen n\u00eb ark\u00ebn e shtetit.<\/li>\n<li>Heqja e barrierave ligjore dhe krijimi i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb kompanive t\u00eb huaja n\u00eb projektim, zbatim dhe mbik\u00ebqyrje.<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Departamentit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs n\u00eb PD, Besnik Dervishi, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mbajtur sot n\u00eb selin\u00eb blu,\u00a0kritikoi ashp\u00ebr menaxhimin e infrastruktur\u00ebs rrugore nga qeveria aktuale, duke theksuar se shum\u00eb rrug\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara gjat\u00eb 13 viteve t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00eb degraduara dhe se projektet e koncesioneve dhe PPP-ve po p\u00ebrdoren p\u00ebr interesa klienteliste, me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":138097,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-138096","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138096","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138096"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138096\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138099,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138096\/revisions\/138099"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138097"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138096"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138096"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138096"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}