{"id":138100,"date":"2026-03-13T19:11:28","date_gmt":"2026-03-13T19:11:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138100"},"modified":"2026-03-13T19:19:47","modified_gmt":"2026-03-13T19:19:47","slug":"inxhinierja-qeveria-pa-strategji-aeroportuale-shqiperia-i-ka-shanset-te-behet-lider-ne-ballkanin-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/13\/inxhinierja-qeveria-pa-strategji-aeroportuale-shqiperia-i-ka-shanset-te-behet-lider-ne-ballkanin-perendimor\/","title":{"rendered":"Inxhinierja: Qeveria pa strategji aeroportuale, Shqip\u00ebria i ka shanset t\u00eb b\u00ebhet lider n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor!"},"content":{"rendered":"<p>Inxhinierja Senada Mehmeti shprehet se nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria po kthehet n\u00eb nj\u00eb nga tregjet e aviacionit me rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, paradoksalisht me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se qeveria shqiptare nuk ka \u00a0nj\u00eb strategji aeroportuale.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb takimin e organizuar n\u00eb PD me Departamentin e Infrastruktur\u00ebs, Mehmeti tha se ka ardhur koha q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kaloj\u00eb nga nj\u00eb vend ku avion\u00ebt thjesht ulen, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nd\u00ebrton ekosistemin e vet ajror.<\/p>\n<p>\u2018Aviacioni nuk \u00ebsht\u00eb luks. \u00cbsht\u00eb ekonomi, teknologji dhe e ardhmja jon\u00eb\u2019, theksoi Mehmeti.<\/p>\n<p>Sipas saj, Shqip\u00ebria ka potencialin t\u00eb b\u00ebhet hub ajror i Ballkanit Per\u00ebndimor. Por kjo k\u00ebrkon vizion, plan dhe zbatim t\u00eb disiplinuar.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebria ka mbi 11 milion pasagjer\u00eb n\u00eb vit dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tregjet e aviacionit me rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Por paradoksi \u00ebsht\u00eb se kjo rritje nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare aviacioni. Kjo \u00ebsht\u00eb rezultat i:((emigracionit shqiptar, turizmit spontan, linjave lo\u00eb-cost q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb tregun) Nd\u00ebrkoh\u00eb shteti: nuk ka strategji aeroportuale, nuk ka politik\u00eb cargo dhe nuk ka plan p\u00ebr hub rajonal.Pra aviacioni shqiptar po rritet pavar\u00ebsisht shtetit, jo fal\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria funksionon dhe eshte e varur vetem me nj\u00eb aeroport real, paradoksi i aviacionit shqiptar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendet e rajonit kan\u00eb nd\u00ebrtuar rrjete aeroportesh. (Kroacia ka 9 aeroporte, Greqia ka mbi 30 aeroporte, Turqia mbi 50, madje edhe Mali I Zi ka me shume se ne ) Pra ne kemi rritje trafiku, ende nuk ka nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr aviacionin.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kemi nj\u00eb tjet\u00ebr paradoks: infrastruktura aeroportuale nuk po p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase.<\/p>\n<p>Ne kemi aeroporte rajonale q\u00eb duhet t\u00eb integrohen m\u00eb mir\u00eb n\u00eb system (Aeroporti i Kuk\u00ebsit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, por sot nuk ka fluturime, aeroporti i Vlor\u00ebs, parashikohej t\u00eb ishte operacional rreth vitit 2026, ka kaluar disa shtyrje afatesh,) kemi munges\u00eb interoperabiliteti me infrastrukturen tokesore (lidhjeje hekurudhore, transport) me aeroportin kryesor, sh\u00ebrbimet aeroportuale digjitale mungojne, kemi munges\u00eb t\u00eb zhvilluar t\u00eb cargo-s ajrore dhe ende nuk kemi nd\u00ebrtuar nj\u00eb industri t\u00eb konsoliduar t\u00eb aviacionit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot ka mbi 11 milion pasagjer\u00eb n\u00eb vit, por ende nuk ka nj\u00eb sistem t\u00eb plot\u00eb aviacioni. Ne kemi aeroporte, por jo strategji; kemi trafik, por jo industri; kemi rritje, por jo integrim. Si inxhiniere dhe eksperte aviacioni, un\u00eb besoj se koha ka ardhur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kaloj\u00eb nga nj\u00eb vend ku avion\u00ebt thjesht ulen, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nd\u00ebrton ekosistemin e vet ajror. Aviacioni nuk \u00ebsht\u00eb luks. \u00cbsht\u00eb ekonomi, teknologji dhe e ardhmja jon\u00eb.<\/p>\n<p>Pra pyetja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb:<\/p>\n<p>A ka Shqip\u00ebria nj\u00eb Strategji Komb\u00ebtare t\u00eb Aviacionit 2035 me objektiva t\u00eb matsh\u00ebm, apo po zhvillohemi thjesht sipas projekteve t\u00eb izoluara dhe pa strategji?<\/p>\n<p>Pse Shqip\u00ebria ka mbi 11 milion pasagjer\u00eb n\u00eb vit, por nuk ka zhvilluar nj\u00eb industri mir\u00ebmbajtjeje avion\u00ebsh apo nj\u00eb qend\u00ebr cargo rajonale?<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb quhet modern nj\u00eb aeroport n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb i integruar me hekurudh\u00ebn, transportin publik dhe rrjetin logjistik komb\u00ebtar?<\/p>\n<p>N\u00ebse duam zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, duhet t\u00eb kalojm\u00eb nga politika e projekteve t\u00eb izoluara n\u00eb nj\u00eb strategji komb\u00ebtare t\u00eb aviacionit deri n\u00eb vitin 2035.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb kaloj\u00eb nga nj\u00eb vend q\u00eb pret avion\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nd\u00ebrton ekosistem aviacioni.<\/p>\n<p>Si inxhiniere dhe eksperte aviacioni, un\u00eb besoj se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb modelin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vizion, veriu i vendit duhet t\u00eb ket\u00eb gjithashtu port\u00ebn e vet ajrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam propozuar aeroportin e Shkodr\u00ebs, jo thjesht si nj\u00eb pist\u00eb t\u00eb re fluturimi, por si nj\u00eb nyje zhvillimi p\u00ebr turizmin alpin, p\u00ebr ekonomin\u00eb e veriut dhe p\u00ebr lidhjen me rajonin e Adriatikut.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin rrjet aeroportesh funksionale, integrim multimodal, digjitalizim t\u00eb plot\u00eb dhe zhvillim t\u00eb industris\u00eb s\u00eb mir\u00ebmbajtjes dhe trajnimit. Aviacioni nuk \u00ebsht\u00eb luks.\u00cbsht\u00eb ekonomi. \u00cbsht\u00eb turiz\u00ebm. \u00cbsht\u00eb lidhje komb\u00ebtare. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga motor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka potencialin t\u00eb b\u00ebhet hub ajror i Ballkanit Per\u00ebndimor. Por kjo k\u00ebrkon vizion, plan dhe zbatim t\u00eb disiplinuar.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi strategjik qe ne kemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb deri n\u00eb vitin 2035 Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb hub ajror p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, duke lidhur turizmin, transportin, logjistik\u00ebn dhe industrin\u00eb e aviacionit.<\/p>\n<p>Objektivi kryesor<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2035 Shqip\u00ebria duhet t\u00eb arrij\u00eb:<\/p>\n<p>20 milion pasagjer\u00eb n\u00eb vit<br \/>\n4 -5 aeroporte funksionale me role t\u00eb diferencuara (1) Tiran\u00eb; hub nd\u00ebrkomb\u00ebtar 2) Vlor\u00eb; turiz\u00ebm jugor &amp; charter 3) Kuk\u00ebs; lidhje rajonale &amp; diaspor\u00eb 4) Shkod\u00ebr; zhvillim verior &amp; turiz\u00ebm alpin 5) Gjirokaster; turizem)<br \/>\nhub cargo rajonal (Nga disa qindra ton n\u00eb vit n\u00eb disa mij\u00eb ton brenda 5 viteve, zhvillim i qendr\u00ebs logjistike rajonale.)<br \/>\nZhvillimi i industris\u00eb s\u00eb aviacionit (Qendra mir\u00ebmbajtjeje (MRO) Akademi pilot\u00ebsh &amp; inxhinier\u00ebsh Sh\u00ebrbime teknike &amp; digjitalizim<br \/>\nrrjet transporti t\u00eb integruar aj\u00ebr-tok\u00eb (interoperabilitet me hekurudhat, rruget dhe linjat e transportit)<br \/>\ndigjitalizim te infrastruktures aeroportuale (Automatizim, e-gates, menaxhim digjital, standarde europiane)<br \/>\npolitika fiskale p\u00ebr linjat e reja nderkontinentale (me SHBA, Canada, AZine qendrore etj)<br \/>\n40\u201350 mij\u00eb vende pune direkte &amp; indirekte<br \/>\nRritje e ndjeshme e eksportit p\u00ebrmes transportit ajror<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk vij n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat vet\u00ebm si politikane. Vij si inxhiniere, si eksperte aviacioni q\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb se nj\u00eb vend nuk ngrihet n\u00eb qiell vet\u00ebm me avion\u00eb, por me vision dhe strategji<\/p>\n<p>Turizmi po shp\u00ebrthen, trafiku ajror po rritet por infrastruktura jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ende e viteve 2000.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk veprojm\u00eb sot, Shqip\u00ebria do t\u00eb mbetet thjesht nj\u00eb destinacion fluturimi. Nd\u00ebrsa ne besojme se Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb qend\u00ebr aviacioni n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb vet\u00ebm aeroporte. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb sistem aviacioni. Nj\u00eb sistem q\u00eb lidh ekonomin\u00eb, turizmin dhe teknologjin\u00eb. Dhe n\u00ebse e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb me vizion, Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhet qendra ajrore e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>PO, Shqip\u00ebria sot ka 11 milion pasagjer\u00eb n\u00eb vit. Por nj\u00eb vend nuk b\u00ebhet fuqi aviacioni vet\u00ebm duke num\u00ebruar avion\u00ebt q\u00eb ulen, por nj\u00eb shtet serioz nd\u00ebrton industrin\u00eb q\u00eb i prodhon, i mir\u00ebmban dhe i kthen n\u00eb ekonomi. Fuqi aviacioni b\u00ebhesh kur nd\u00ebrton strategji, industri dhe infrastruktur\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb sfida q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrballet n\u00eb dekad\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet dhe ka potencial t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb qend\u00ebr aviacioni p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Inxhinierja Senada Mehmeti shprehet se nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria po kthehet n\u00eb nj\u00eb nga tregjet e aviacionit me rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, paradoksalisht me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se qeveria shqiptare nuk ka \u00a0nj\u00eb strategji aeroportuale. Duke folur n\u00eb takimin e organizuar n\u00eb PD me Departamentin e Infrastruktur\u00ebs, Mehmeti tha se ka ardhur koha q\u00eb Shqip\u00ebria &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":138105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-138100","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138100"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138100\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138102,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138100\/revisions\/138102"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}