{"id":138146,"date":"2026-03-16T09:51:11","date_gmt":"2026-03-16T09:51:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138146"},"modified":"2026-03-16T10:53:52","modified_gmt":"2026-03-16T10:53:52","slug":"jemi-ne-mes-te-krizes-se-naftes-rama-veshtron-yjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/16\/jemi-ne-mes-te-krizes-se-naftes-rama-veshtron-yjet\/","title":{"rendered":"Jemi n\u00eb mes t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs, Rama v\u00ebshtron yjet!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kriza e re energjetike, e shkaktuar nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi i konfliktit n\u00eb Lindjen e Mesme dhe bllokimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm i kalimit t\u00eb naft\u00ebs nga Ngushtica e Hormuzit, ka sjell\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nMegjithat\u00eb, nd\u00ebrsa shumica e vendeve t\u00eb rajonit kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb mbrojtur konsumator\u00ebt dhe ekonomin\u00eb nga goditja e \u00e7mimeve, mbrojtja e konsumatorit shqiptar n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet p\u00ebr turp m\u00eb dob\u00ebta n\u00eb rajon dhe nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit n\u00eb Evrope dhe bot\u00eb!<\/p>\n<p><strong><em>Vendet e rajonit masa konkrete, Shqiperia monitoron tregjet!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Rritja e ndjeshme e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka detyruar shumic\u00ebn e qeverive europiane t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa p\u00ebr t\u00eb mbrojtur konsumator\u00ebt dhe ekonomit\u00eb e tyre. N\u00eb rajonin e Ballkanit dhe n\u00eb Europ\u00ebn Jugore, vende si Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Serbia, etj., kan\u00eb nisur nd\u00ebrhyrje fiskale dhe rregullatore, p\u00ebr t\u00eb kufizuar efektet e kriz\u00ebs energjetike mbi qytetarin dhe bizneset. Qeveria e sektit Rama \u00ebsht\u00eb e vetmja n\u00eb rajon q\u00eb nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb masa konkrete p\u00ebr t\u00eb zbutur rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve.<br \/>\nQeveria greke ka vendosur masa p\u00ebr t\u00eb frenuar spekulimet n\u00eb treg, duke vendosur nj\u00eb tavan p\u00ebr marzhin e fitimit t\u00eb kompanive t\u00eb karburanteve dhe supermarketeve p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb tre mujore. Sipas vendimit t\u00eb qeveris\u00eb, pikat e karburantit n\u00eb Greqi mund t\u00eb aplikojn\u00eb nj\u00eb fitim maksimal prej 12 cent p\u00ebr lit\u00ebr mbi \u00e7mimin e shumic\u00ebs, nd\u00ebrsa bizneset q\u00eb tejkalojn\u00eb kufijt\u00eb e lejuar p\u00ebrballen me gjoba deri n\u00eb 5 milion\u00eb euro. Qeveria (e djatht\u00eb) argumenton se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndalohet p\u00ebrfitimi i padrejt\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb periudhe pasigurie ekonomike dhe rritjeje t\u00eb \u00e7mimeve.<br \/>\nEdhe n\u00eb Itali, kryeministrja Giorgia Meloni ka deklaruar se ekzekutivi po shqyrton uljen e akciz\u00ebs s\u00eb karburantit, duke p\u00ebrdorur t\u00eb ardhurat shtes\u00eb nga TVSH-ja, q\u00eb vijn\u00eb si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs. Qeveria italiane ka paralajm\u00ebruar edhe rritje taksash p\u00ebr kompanit\u00eb energjetike q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga kriza, me q\u00ebllim frenimin e spekulimeve n\u00eb treg dhe financimin e paketave mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr familjet dhe bizneset. Autoritetet italiane kan\u00eb theksuar se prioriteti \u00ebsht\u00eb mbrojtja e fuqis\u00eb bler\u00ebse t\u00eb qytetar\u00ebve dhe stabiliteti ekonomik i vendit t\u00eb tyre.<br \/>\nMaqedonia e Veriut ka deklaruar se do t\u00eb ul\u00eb akciz\u00ebn e karburanteve, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar ndikimin n\u00eb standardin e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Komisioni Rregullator i Energjis\u00eb i vendit vendosi \u00e7mimet maksimale t\u00eb karburanteve, t\u00eb cilat rishikohen periodikisht, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb tregut nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Edhe Mali i Zi ka reduktuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht disa taksa n\u00eb \u00e7mimin e naft\u00ebs, kurse Serbia ka vendosur tavan mbi \u00e7mimin e karrburanteve.<br \/>\nNdryshe nga vendet e tjera t\u00eb rajonit, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb konkrete fiskale ose rregullatore p\u00ebr t\u00eb frenuar rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve. Qeveria \u00ebsht\u00eb kufizuar kryesisht n\u00eb monitorimin e tregut dhe n\u00eb deklarata p\u00ebr ndjekjen e situat\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong><em>Rama vendos t\u00eb mos mbroj\u00eb, kur familjet shqiptare d\u00ebmtohen m\u00eb shum\u00eb nga rritja e karburantit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb varura n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, nga importi i karburanteve. Tek ne, \u00e7mimi i naft\u00ebs ka nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb inflacion dhe n\u00eb koston e jetes\u00ebs. Nj\u00eb shqiptari i duhen 7.2% e t\u00eb ardhurave ditore p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb 1 lit\u00ebr karburanti, nd\u00ebrsa nje greku 2.5% e t\u00eb ardhurave ditore, nj\u00eb italiani 1.5% e t\u00eb ardhurave ditore dhe nj\u00eb maqedonasi 4%. \u00c7mimi i rritur i naft\u00ebs dhe pasojat e tij r\u00ebndojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pik\u00ebrisht tek familjet shqiptare, duke shtuar n\u00eb progresion gjeometrik mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ato t\u00eb bien n\u00eb varf\u00ebri.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimi i naft\u00ebs tek ne ka arritur n\u00eb 200 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr, ose 2.1 euro, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 1.55 euro. Vendi yn\u00eb ka sot \u00e7mimin m\u00eb\u00a0t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rajon, m\u00eb t\u00eb lart\u00eb edhe nga Greqia apo Italia.<br \/>\nShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se te tjer\u00ebt ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb zbutjen e taksimit mbi naft\u00ebn. Dhe \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb rajon ku qeveria e sektit Rama nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb!<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri, mekanizmat e kontrollit t\u00eb tregut, transparenca e formimit t\u00eb \u00e7mimeve dhe politikat fiskale p\u00ebr amortizimin e goditjeve t\u00eb jashtme jan\u00eb formale ose inekzistente. Nd\u00ebrsa vendet n\u00eb rajon, m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Evrop dhe n\u00eb bot\u00eb po nd\u00ebrhyjn\u00eb p\u00ebrmes (i) uljes s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb taksave mbi karburantet, (ii) vendosjes s\u00eb kufijve t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb marzheve t\u00eb fitimit dhe subvencioneve p\u00ebr sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb prekur, sekti n\u00eb pushtet tek ne nuk b\u00ebn asgj\u00eb. Monitoron tregjet nd\u00ebkomb\u00ebtare. Praktikisht, v\u00ebshtron yjet, sikurse do t\u00eb thoshte Ar\u00e7ibald Xhozef Kronin i madh.<br \/>\nNj\u00eb nga treguesit m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb mbrojtjes s\u00eb konsumatorit ose mbrojtjes gati zero t\u00eb tij tek ne, \u00ebsht\u00eb niveli i lart\u00eb i \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve n\u00eb Shqip\u00ebri krahasuar me rajonin, pavar\u00ebsisht se t\u00eb ardhurat mesatare jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Shqip\u00ebria sot litrin e naft\u00ebs e ka 1.95-2.05 euro, Kosova 1.6-1.7 euro, Maqedonia e Veriut 1.55 euro, Mali i Zi 1.65-1.75 euro, nd\u00ebrsa Serbia 1.70.-1.80 euro. Diferenca prej 20\u201340 cent p\u00ebr lit\u00ebr p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr familjet dhe bizneset shqiptare. Tek ne, gjysma e \u00e7mimit t\u00eb karburantit jan\u00eb taksa, gj\u00eb q\u00eb kufizon shum\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e uljes s\u00eb \u00e7mimeve p\u00ebr konsumatorin.<br \/>\nRritja e \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb disa sektor\u00eb ky\u00e7, si n\u00eb transportin dhe logjistik\u00ebn, n\u00eb bujq\u00ebsi, turiz\u00ebm dhe n\u00eb koston e mallrave ushqimore. N\u00eb nj\u00eb ekonomi si e jona, q\u00eb mb\u00ebshtetet shum\u00eb n\u00eb transportin rrugor dhe importet, rritja e \u00e7mimit t\u00eb karburanteve ka efekt zinxhir n\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>xxx<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pa reforma reale n\u00eb struktur\u00ebn e taksave, transparenc\u00ebn e tregut dhe forcimin e institucioneve rregullatore, \u00e7do kriz\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare energjetike do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb godas\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00eb familjet dhe ekonomin\u00eb shqiptare. Mir\u00ebpo k\u00ebto masa nuk ka nd\u00ebrmend t\u2019i marr\u00eb sekti Rama n\u00eb pushtet, pse ai e ka mendjen vet\u00ebm si t\u00eb vjedhe dhe t\u00eb varf\u00ebroj\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Kriza e re energjetike, e shkaktuar nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi i konfliktit n\u00eb Lindjen e Mesme dhe bllokimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm i kalimit t\u00eb naft\u00ebs nga Ngushtica e Hormuzit, ka sjell\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, nd\u00ebrsa shumica e vendeve t\u00eb rajonit kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb mbrojtur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-138146","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138146"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138146\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138147,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138146\/revisions\/138147"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}