{"id":138205,"date":"2026-03-16T14:12:23","date_gmt":"2026-03-16T14:12:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138205"},"modified":"2026-03-16T14:12:23","modified_gmt":"2026-03-16T14:12:23","slug":"berisha-ajo-qe-ndodhi-ne-parlament-eshte-thirrje-lufte-shpresa-e-shqiptareve-ne-rrugen-e-integrimit-eshte-vetem-opozita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/16\/berisha-ajo-qe-ndodhi-ne-parlament-eshte-thirrje-lufte-shpresa-e-shqiptareve-ne-rrugen-e-integrimit-eshte-vetem-opozita\/","title":{"rendered":"Berisha: Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb thirrje lufte! Shpresa e shqiptar\u00ebve n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm opozita"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i PD, Sali Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb mbledhjen e Grupit Parlamentar, e cil\u00ebsoi zhvillimin e seanc\u00ebs s\u00eb fundit parlamentare si goditjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj parlamentarizmit n\u00eb 34 vitet e fundit.<\/strong><\/p>\n<p>Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkelur Kushtetut\u00ebn dhe ligjin, duke pretenduar se me \u201c83 mandatet e krimit\u201d po p\u00ebrpiqet t\u00eb vendos\u00eb veten dhe qeverin\u00eb mbi ligjin.<\/p>\n<p>Sipas tij, veprimet e mazhoranc\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb thirrje lufte dhe nj\u00eb kushtrim p\u00ebr reagim qytetar, nd\u00ebrsa theksoi se opozita \u00ebsht\u00eb sot e vetmja shpres\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Mir\u00ebdita dhe p\u00ebrsh\u00ebndetje!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuare deputete dhe deputet\u00eb, ajo q\u00eb ndodhi seanc\u00ebn e shkuar ishte goditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb parlamenti shqiptar dhe parlamentarizmi ka marr\u00eb n\u00eb 34 vite.<\/p>\n<p>Ishte goditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb Edi Rama i dha ligjit e Kushtetut\u00ebs, u dha t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb parlament t\u00eb bazuar n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vendit, nj\u00eb parlament q\u00eb respekton kushtetueshm\u00ebrin\u00eb, q\u00eb mbron interesat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pseudoparlamenti, Edi Rama me 83 mandatet e krimit vendosi q\u00eb vjedhjet e tij monstruoze, krimet e m\u00ebdha q\u00eb ka kryer, miliardat q\u00eb ka marr\u00eb nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, vet\u00eb familjar\u00ebt dhe ministrat e tij, ti shpall\u00eb mbi ligjin, ti shpall\u00eb mbi kushtetut\u00ebn, ti shpall\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm, nj\u00eblloj si\u00e7 ishin dikur et\u00ebrit e tij xhelat\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky akt \u00ebsht\u00eb thirrje lufte, ky akt \u00ebsht\u00eb kushtrim p\u00ebr \u00e7do shqiptar, \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebr kryengritjen paq\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve, gjer n\u00eb p\u00ebrmbysjen e tij.<\/p>\n<p>Nuk kishte dyshime se Edi Rama do t\u00eb vepronte ndryshe. Jo.<\/p>\n<p>Atij i ka ardhur thika n\u00eb palc\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vjedhjeve t\u00eb tij. Ai e dinte se Lubia ishte thjesht\u00eb dordoleci, ishte noterja, sekretarja e vjedhjeve t\u00eb tij p\u00ebr 25 vite me radh\u00eb. Kurse ai ishte autori, dhe kalonte nga nj\u00eb studio televizive n\u00eb tjet\u00ebr dhe mburrej p\u00ebr reform\u00ebn unike n\u00eb bot\u00eb thoshte, q\u00eb se ka kush n\u00eb bot\u00eb k\u00ebt\u00eb, dhe thoshte se as vende t\u00eb tjera nuk kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, tani e hodhi n\u00eb kosh t\u00eb plehrave, e shum\u00ebzoi me zero.<\/p>\n<p>Akt q\u00eb nuk e ka kryer kush kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjendja, asgj\u00ebsimi i parlamentit, asgj\u00ebsimi i drejt\u00ebsis\u00eb, jan\u00eb hapa t\u00eb cil\u00ebt ai nd\u00ebrmorri gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqendruar t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e tij.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se sot, opozita \u00ebsht\u00eb e vetmja shpres\u00eb dhe sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb k\u00ebrkohet mobilizimi dhe angazhimi i saj me t\u00eb gjith\u00eb potencialet, me t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb, me t\u00eb gjitha burimet dhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot opozita duhet t\u00eb angazhohet n\u00eb nj\u00eb dialog intensiv, deputet\u00ebt duhet t\u00eb angazhohen n\u00eb nj\u00eb dialog intensiv me zgjedh\u00ebsit e tyre. Ata q\u00eb e kan\u00eb votuar dhe ata q\u00eb se kan\u00eb votuar, sepse angazhimi qytetar, p\u00ebrgjegj\u00ebsia qytetare ndaj k\u00ebsaj gjendje dramatike t\u00eb krijuar \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebzgjidhja e vetme.<\/p>\n<p>Nuk besoj se mund t\u00eb ket\u00eb shqiptar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb motive q\u00eb ta pengojn\u00eb p\u00ebr tu ngritur n\u00eb revolt\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj qeverie, kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs q\u00eb p\u00ebr interesa personale i mbylli dyert Europ\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbyllje q\u00eb \u00e7do koh\u00eb q\u00eb kalon, b\u00ebhet m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr tu zgjidhur.<\/p>\n<p>BE gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, pas r\u00ebnies s\u00eb perdes s\u00eb hekur, ka pasur shum\u00eb zhvillime n\u00eb vendet ish-komuniste n\u00eb rrug\u00ebn e tyre, por nuk ka patur kurr\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb. Kurr\u00eb nuk kan\u00eb regjistruar nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb mbledhjen e Grupit Parlamentar, e cil\u00ebsoi zhvillimin e seanc\u00ebs s\u00eb fundit parlamentare si goditjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj parlamentarizmit n\u00eb 34 vitet e fundit. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkelur Kushtetut\u00ebn dhe ligjin, duke pretenduar se me \u201c83 mandatet e krimit\u201d po p\u00ebrpiqet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":138206,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-138205","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138205"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138205\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138207,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138205\/revisions\/138207"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}