{"id":138336,"date":"2026-03-18T11:23:42","date_gmt":"2026-03-18T11:23:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138336"},"modified":"2026-03-18T13:08:18","modified_gmt":"2026-03-18T13:08:18","slug":"me-tregoni-sa-keni-marre-ti-dhe-andi-bejtja-me-jepni-mua-gjysmat-deshmia-e-gazetarit-pse-braktisi-ramen-b","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/18\/me-tregoni-sa-keni-marre-ti-dhe-andi-bejtja-me-jepni-mua-gjysmat-deshmia-e-gazetarit-pse-braktisi-ramen-b\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb tregoni sa keni marr\u00eb ti dhe Andi Bejtja, m\u00eb jepni mua gjysmat dhe e mbaroj q\u00eb sot\u2026\u201d\/ D\u00ebshmia e gazetarit pse braktisi Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<div class=\"chapo\">N\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim fshikullues dhe plot detaje, gazetari i njohur sportiv Adriatik Dosti sjell n\u00eb drit\u00eb takimet e tij t\u00eb para me Edi Ram\u00ebn, n\u00eb koh\u00ebn kur ky i fundit sapo kishte l\u00ebn\u00eb Parisin p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve. P\u00ebrmes episodeve q\u00eb nisin nga tavolinat e \u201cKafes s\u00eb Fikut\u201d te stadiumi \u201cQemal Stafa\u201d e deri te zyrat e ministris\u00eb, Dosti tregon p\u00ebrplasjet e para, arroganc\u00ebn pushtetare dhe tentativat p\u00ebr t\u00eb kontrolluar median q\u00eb n\u00eb hapat e par\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs politike t\u00eb kryeministrit aktual. Nj\u00eb d\u00ebshmi personale mbi at\u00eb q\u00eb gazetari e cil\u00ebson si \u201cabandonim\u201d t\u00eb hersh\u00ebm ndaj nj\u00eb modeli q\u00eb, sipas tij, nuk ndryshoi kurr\u00eb. Rr\u00ebfimi shokues: \u201cm\u00eb tregoni sa keni marr\u00eb ti dhe Andi Bejtja, m\u00eb jepni mua gjysmat\u2026\u201d<\/div>\n<p><strong>Shkrimi origjinal<\/strong><\/p>\n<p><strong>Abandonojeni Ram\u00ebn\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb p\u00ebr vete e kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb 28 vjet m\u00eb par\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitin 1998, kur Fatos Nano na e b\u00ebri \u201cpeshqesh\u201d si Minist\u00ebr t\u00eb Sporteve.<\/p>\n<p>\u201cTa g\u00ebzojm\u00eb ministrin e ri,\u201d m\u00eb tha nj\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb zakonsh\u00ebm prilli, shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, miku im i ngusht\u00eb dhe kolegu G\u00ebzim Sinemati, teksa uleshim te bar-kafeja e mikut ton\u00eb, Fikut, te tribuna e stadiumit \u201cQemal Stafa\u201d. Pastaj m\u00eb tregoi se ishte shk\u00ebmbyer diku me Tos Nanon dhe ai, duke qeshur, i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb: \u201cTa g\u00ebzoni Ministrin e Ri\u201d. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, t\u00eb cilin kryeministri Nano sapo e kishte em\u00ebruar Minist\u00ebr t\u00eb Rinis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Sporteve.<\/p>\n<p>Pas nja dy dit\u00ebsh, m\u00eb merr n\u00eb telefon Saimir Demi (u preht\u00eb n\u00eb paqe) e m\u00eb thot\u00eb: \u201cHajde urgjent k\u00ebtu te \u2018Kafja e Fikut\u2019 se e nxore lajmin p\u00ebr sot\u201d. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb punoja p\u00ebr Radio-TV e kompanis\u00eb mediatike \u201cKoha Jon\u00eb\u201d dhe redaksin\u00eb e kishim ngjitur me shkoll\u00ebn \u201c11 Janari\u201d.<\/p>\n<p>Shkova atje ku po m\u00eb priste Saimiri dhe, \u00e7\u2019t\u00eb shihja: Rama kishte bashkuar nja tri tavolina dhe kishte ftuar p\u00ebr kafe disa nga krer\u00ebt e federatave tona sportive, kryetarin e KOKSH-it etj. Pasi i p\u00ebrsh\u00ebndeta, zura vend te cepi i tavolin\u00ebs q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoja ndonj\u00eb gj\u00eb, t\u00eb kapja ndonj\u00eb lajm e t\u00eb kuptoja arsyen e k\u00ebtij takimi, kur Rama ende nuk ishte prezantuar zyrtarisht si minist\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cTi Dosti, ngrihu nga aty ku je ulur e ulu n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb tjet\u00ebr,\u201d iu drejtua mua krejt papritur Rama. Njohja ime me t\u00eb ishte q\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, ndaj u \u00e7udita jo pak kur m\u2019u drejtua ashtu. \u201cJu t\u00eb Saliut,\u201d vazhdoi ai, \u201cs\u2019keni pun\u00eb n\u00eb tavolinat e mia\u2026 OK?\u201d<\/p>\n<p>U ngrita, shkova u ula n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb tjet\u00ebr, ndenja edhe pak dhe ika fare. Ai veprim dhe ato fjal\u00eb ma prish\u00ebn t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e dit\u00ebs. M\u00eb ofendoi r\u00ebnd\u00eb dhe pa shkak.<\/p>\n<p>Pas 2-3 dit\u00ebsh vjen ftesa n\u00eb redaksi, ku un\u00eb, si shef i departamentit t\u00eb sportit n\u00eb \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, ftohesha n\u00eb MKRS p\u00ebr t\u00eb asistuar n\u00eb prezantimin e ministrit t\u00eb ri, Edi Rama. \u201cJo,\u201d thash\u00eb, \u201cnuk do t\u00eb shkoj\u201d. Dhe nuk vajta. Lajmin e dhash\u00eb thjesht me dy rreshta, pa asnj\u00eb kronik\u00eb televizive. Inati i asaj dite nuk m\u00eb kishte ikur ende.<\/p>\n<p>Pas nja nj\u00eb muaji e takoj Ram\u00ebn n\u00eb stadium, n\u00eb nj\u00eb ndeshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2014 \u201cPo ti,\u201d m\u00eb tha, \u201cpse s\u2019erdhe n\u00eb prezantimin tim? Apo akoma mban inat p\u00ebr at\u00eb dit\u00ebn kur t\u00eb \u00e7ova nga tavolina? Hajde se uthulla e fort\u00eb prish en\u00ebn e vet,\u201d m\u00eb tha. \u201cAsnj\u00eb lajm sporti nuk do t\u00eb kesh pa qen\u00eb un\u00eb n\u00eb mes,\u201d shtoi dhe qeshi (ose m\u00eb sakt\u00eb n\u00ebnqeshi) hidhur.<\/p>\n<p>\u2014 \u201cPo qe p\u00ebr lajme sportive, un\u00eb e mbaj Radio-TV Koh\u00ebn 24 or\u00eb non-stop edhe pa t\u00eb p\u00ebrmendur ty fare,\u201d i thash\u00eb.<\/p>\n<p>E kam treguar edhe m\u00eb par\u00eb historin\u00eb kur i shkuam Ram\u00ebs n\u00eb zyr\u00eb bashk\u00eb me Andi Bejten p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar nj\u00eb nder p\u00ebr nj\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrsekutuar politik. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk na mbaroi pun\u00eb, por na ofendoi r\u00ebnd\u00eb kur na tha: \u201cM\u00eb tregoni drejt, sa lek\u00eb keni marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ju t\u00eb dy? M\u00eb jepni mua gjysm\u00ebn e jua mbaroj favorin q\u00eb sot\u201d. Mua dhe Andit na ra tavani i zyr\u00ebs n\u00eb kok\u00eb. U ngrit\u00ebm e ik\u00ebm, madje as dor\u00ebn nuk ia dham\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nja dy muajsh, sikur t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb, Edvini m\u00eb merr n\u00eb telefon e m\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb pinim nj\u00eb kafe te bar-kafeja e Bujar Lek\u00ebs, kush\u00ebririt tim, q\u00eb ndodhej midis Hotel Dajtit e Galeris\u00eb s\u00eb Arteve. Mendova se kishte nd\u00ebrruar mendje p\u00ebr at\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb, ose do t\u00eb k\u00ebrkonte falje p\u00ebr fyerjen. Hezitova, por pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb tij, pranova.<\/p>\n<p>Teksa pinim kafen, m\u00eb tregoi planet dhe idet\u00eb e tij t\u00eb reja p\u00ebr sportin, dhe futbollin n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>\u2014 \u201cFola me 2-3 miq e koleg\u00eb t\u00eb tu t\u00eb ngusht\u00eb dhe ata m\u00eb sugjeruan q\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt timin ta nis pikerisht me ty, si i pari nga njer\u00ebzit e medias sportive. Ndaj dua mb\u00ebshtetjen t\u00ebnde.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tregoi se do t\u00eb organizonte nj\u00eb mbledhje te klubi i ish-Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p>\u2014 \u201cE q\u00eb ta dish ti, un\u00eb t\u00eb parin dua t\u00eb shkarkoj presidentin e FSHF-s\u00eb, Mi\u00e7o Papadhopullin. Koleg\u00ebt e tu, por edhe un\u00eb, mendojm\u00eb se po fole ti i pari e t\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsh, t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ty t\u00eb ngjit fjala,\u201d m\u00eb tha dhe m\u00eb ra supeve duke qeshur. \u201cKeni pesh\u00eb ju t\u00eb \u2018Koha Jon\u00eb\u2019.\u201d<\/p>\n<p>\u201cJo,\u201d i thash\u00eb prer\u00eb. \u201cHarroje. Mi\u00e7o \u00ebsht\u00eb njeri i mir\u00eb, i ndersh\u00ebm dhe njeri i futbollit. Pse duhet ta heq\u00ebsh at\u00eb e t\u00eb v\u00ebsh k\u00ebt\u00eb njeriun t\u00ebnd?\u201d (m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb edhe emrin e kandidatit t\u00eb tij). \u201cFlije mendjen, un\u00eb Mi\u00e7on nuk e tradhtoj kurr\u00eb dhe pas teje nuk vij.\u201d U \u00e7ova dhe ika.<\/p>\n<p>Pas dy jav\u00ebsh u b\u00eb mbledhja. Un\u00eb fola pro Mi\u00e7os dhe kund\u00ebr \u201cideve t\u00eb reja\u201d t\u00eb Ram\u00ebs. Salla m\u00eb p\u00ebrkrahu, u b\u00eb votimi dhe Mi\u00e7o fitoi. Rama d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>Pas ca koh\u00ebsh m\u00eb th\u00ebrret n\u00eb zyr\u00eb bosi i \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, Nikoll\u00eb Lesi.<\/p>\n<p>\u2014 \u201cOre,\u201d m\u00eb thot\u00eb, \u201ctakova sot Edi Ram\u00ebn dhe m\u2019u ankua shum\u00eb p\u00ebr ty. M\u00eb tha q\u00eb nuk e pasqyron fare aktivitetin e tij si minist\u00ebr. Si \u00ebsht\u00eb puna?\u201d<\/p>\n<p>Ia shpjegova Nikoll\u00ebs se kush ishte Rama dhe si njiheshim. N\u00eb fund i thash\u00eb: \u201cA m\u00eb ke v\u00ebn\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr prift? Pse k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb rruash mjekr\u00ebn? N\u00ebse nuk t\u00eb p\u00eblqen puna ime, m\u00eb thuaj dhe un\u00eb largohem. Biznesi \u00ebsht\u00eb i yti, por emri \u00ebsht\u00eb imi.\u201d<\/p>\n<p>E kisha shkelur pak etik\u00ebn profesionale, pasi kok\u00ebfort\u00ebsisht e kisha abandonuar totalisht pasqyrimin mediatik t\u00eb ministrit. Por ai lloj tipi at\u00eb lloj sjelljeje meritonte.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1999, m\u00eb th\u00ebrret n\u00eb zyr\u00eb zv.ministri i sporteve i asaj kohe, i mir\u00ebnjohuri K. Tartari: \u201cB\u00ebhu gati se p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb do t\u00eb ik\u00ebsh n\u00eb Itali me delegacionin ton\u00eb. Ty t\u00eb kemi p\u00ebrzgjedhur si gazetarin q\u00eb do t\u00eb pasqyroj\u00eb aktivitetin.\u201d<\/p>\n<p>Pas tre dit\u00ebsh, Tartari m\u00eb telefonon s\u00ebrish: \u201cM\u00eb fal, o Tiku, por sapo m\u00eb than\u00eb t\u00eb t\u00eb njoftoj se nuk do t\u00eb vish. Emrin t\u00ebnd e kishte fshir\u00eb Edi nga lista sapo e kishte par\u00eb. M\u00eb vjen turp, nuk di \u00e7\u2019t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Kur u largova nga Shqip\u00ebria n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2000, Ram\u00ebn e lash\u00eb ende n\u00eb detyr\u00eb, por \u201cabandonimin\u201d ndaj tij e mora me vete. Pas 11 vitesh emigrim n\u00eb SHBA, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2011, vizitova Shqip\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb, Andi Bejtja m\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb hanim dark\u00eb me mikun ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Reis \u00c7i\u00e7o, te \u201cKaomi\u201d, nj\u00eb restorant pran\u00eb RTSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa bisedonim, Reizi thot\u00eb: \u201cBo, Ando, shih kush erdhi!\u201d Kthyem kokat dhe pam\u00eb Kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Edi Ram\u00ebn, t\u00eb shoq\u00ebruar nga 2-3 veta. \u201cIshalla s\u2019na sheh,\u201d thash\u00eb, pasi as Andi e as Reizi nuk shkonin mir\u00eb me t\u00eb. Jam i sigurt q\u00eb na pa, por na shmangu dhe u ul n\u00eb nj\u00eb cep tjet\u00ebr t\u00eb restorantit.<\/p>\n<p>Kjo ishte hera e fundit q\u00eb e shihja fizikisht Edi Ram\u00ebn. Q\u00eb prej asaj kohe, as nuk ia kam par\u00eb dhe as nuk dua t\u2019ia shoh m\u00eb kurr\u00eb surratin. Kur shoh se si sillet ky njeri prej vitesh me vendin tim, si i fyen dhe i posht\u00ebron koleg\u00ebt e mi, apo se si shumic\u00ebn prej tyre i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rresht, i them vetes: sa mir\u00eb b\u00ebre q\u00eb e abandonove at\u00eb monstr\u00ebr q\u00eb at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: N\u00eb foto \u00ebsht\u00eb Edi Rama gjat\u00eb periudh\u00ebs si Minist\u00ebr i Rinis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Sportit (prill 1998 \u2013 tetor 2000).<strong>A.R.D<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim fshikullues dhe plot detaje, gazetari i njohur sportiv Adriatik Dosti sjell n\u00eb drit\u00eb takimet e tij t\u00eb para me Edi Ram\u00ebn, n\u00eb koh\u00ebn kur ky i fundit sapo kishte l\u00ebn\u00eb Parisin p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve. P\u00ebrmes episodeve q\u00eb nisin nga tavolinat e \u201cKafes s\u00eb Fikut\u201d te stadiumi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":138338,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37,40],"tags":[],"class_list":["post-138336","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138336","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138336"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138336\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138348,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138336\/revisions\/138348"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138338"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138336"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138336"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138336"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}