{"id":138344,"date":"2026-03-18T13:03:24","date_gmt":"2026-03-18T13:03:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138344"},"modified":"2026-03-18T13:03:47","modified_gmt":"2026-03-18T13:03:47","slug":"thirrja-e-ish-ministrit-te-brendshem-te-rames-zgjedhje-te-lira-per-te-ndryshuar-qeverine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/18\/thirrja-e-ish-ministrit-te-brendshem-te-rames-zgjedhje-te-lira-per-te-ndryshuar-qeverine\/","title":{"rendered":"Thirrja e ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb Ram\u00ebs\/ &#8220;Zgjedhje t\u00eb lira p\u00ebr t\u00eb ndryshuar qeverin\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Sander Lleshaj, b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fort\u00eb mbi ndryshimet e fundit n\u00eb qeverin\u00eb \u201cRama\u201d, \u00e7\u00ebshtjen \u201cBalluku\u201d, p\u00ebrplasjet politike dhe rolin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00ebse raste t\u00eb tilla vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me refuzime n\u00eb Kuvend, a krijohet ideja se drejt\u00ebsia ka kufij kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pushtetin?<\/strong><\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb hyjnore. E p\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr kufij. Dhe k\u00ebta kufij i vendos sovrani, p\u00ebrmes Kuvendit, n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb qarta e n\u00eb favor t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, politika e ka detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb kuadrin ligjor, pra kufijt\u00eb, p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Por q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e ligjshme, nd\u00ebrhyrja e politik\u00ebs duhet t\u00eb kryhet si reagim ndaj nj\u00eb fenomeni problematik shqet\u00ebsues dhe kurr\u00ebsesi si reagim ndaj nj\u00eb rasti konkret t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi ky do t\u00eb ishte thjesht pengim i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A duhet q\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb japin dor\u00ebheqje sapo p\u00ebrfshihen n\u00eb hetime serioze\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Drejtuesit e lart\u00eb duhet t\u00eb mish\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb kombinim t\u00eb profesionalizmit, moralit dhe integritetit. Un\u00eb e konsideroj aventur\u00eb me rrisk t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr vendin em\u00ebrimin e personave q\u00eb nuk i kan\u00eb d\u00ebshmuar qart\u00eb k\u00ebto vlera gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre. Dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i lart\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie, pjekurie dhe integriteti. Ajo \u00ebsht\u00eb atribut i atyre q\u00eb me postin i lidh p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsia, morali e integriteti dhe jo interesi meskin. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ajo n\u00eb Shqip\u00ebri ende mbetet e munguar, aq sa t\u00eb munguara mbeten vlerat e p\u00ebrmendura n\u00eb fjalin\u00eb e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij paragrafi. Eksperimentimet me promovimin e personave t\u00eb pa sprovuar n\u00eb poste t\u00eb larta politike n\u00eb Shqip\u00ebri, vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb fatale. Dikur, vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb pasi kisha marr\u00eb detyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, nga nj\u00eb gazetar inteligjent, u pyeta n\u00ebse kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqjen. P\u00ebrgjigja ime asokohe ishte se p\u00ebr dor\u00ebheqjen mendoj \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se me karrigen ku ulem nuk kam ndonj\u00eb lidhje organike, pra nuk jam i ngjitur pas saj. At\u00eb nat\u00eb ishte data 10 dhjetor 2018. Si p\u00ebr \u00e7udi, sakt\u00ebsisht m\u00eb 10 dhjetor 2020, un\u00eb e dhash\u00eb v\u00ebrtet dor\u00ebheqjen, pasi nj\u00eb polic q\u00eblloi me arm\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs dhe n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit nj\u00eb t\u00eb ri n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pavar\u00ebsisht skandaleve t\u00eb qeveris\u00eb, akuzave p\u00ebr lidhje me krimin dhe korrupsionin, \u00e7far\u00eb e mban ende n\u00eb pushtet t\u00eb majt\u00ebn? Pse kaq e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rr\u00ebzosh nj\u00eb qeveri t\u00eb till\u00eb\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se \u00e7\u00ebshtja e rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb as nuk duhet t\u00eb shtrohet. N\u00eb nj\u00eb vend normal, qeverit\u00eb nuk rr\u00ebzohen, por nd\u00ebrrohen. P\u00ebr fat t\u00eb keq, Shqip\u00ebria vijon ende jermin komunist t\u00eb frym\u00ebzuar nga mentaliteti revolucionar i rr\u00ebzimit apo p\u00ebrmbysjes. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ne nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe as nuk duhet t\u00eb merremi me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, e cila kurr\u00eb nuk na \u00e7on p\u00ebrpara. Por, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb urgjente q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se si nd\u00ebrrohet qeveria dhe q\u00eb krijoj\u00eb kushtet q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb lira dhe mund\u00ebsisht sa her\u00eb k\u00ebto t\u00eb ndodhin edhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar koh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\u00a0demokracia maturohet. Krijimi i k\u00ebtyre kushteve lidhet me shum\u00eb gj\u00ebra, por, para s\u00eb gjithash, me at\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda pak m\u00eb lart. Vendi ka nevoj\u00eb jetike q\u00eb t\u00eb reformoj\u00eb sistemin politik, p\u00ebrmes reformimit rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb partive politike. Pa nj\u00eb ndryshim t\u00eb ligjit p\u00ebr partit\u00eb politike, pa vendosjen e demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb brenda partive politike q\u00eb qeverisin vendin, asgj\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet realisht. Qeverit\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrrohen dhe jo t\u00eb rr\u00ebzohen. Q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb, partit\u00eb duhet t\u00eb humbasin ekskluzivitetin e p\u00ebrcaktimit t\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb zgjedhje jasht\u00eb proceseve t\u00eb mir\u00ebfillta demokratike. Retorikat revolucionare t\u00eb rr\u00ebzimeve imagjinare vet\u00ebm sa topisin nd\u00ebrgjegjen publike dhe \u00e7imentojn\u00eb sistemin aktual jo demokratik.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse korrupsioni m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb ai politik, kush duhet ta mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se roli i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por\u00a0jo primar dhe as vendimtar. Drejt\u00ebsia mund t\u00eb godas\u00eb raste t\u00eb shk\u00ebputura p\u00ebr t\u00eb cilat arrin t\u00eb mbledh\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme. Drejt\u00ebsia mund t\u00eb godas\u00eb n\u00eb ato raste kur jan\u00eb shkelur apo shmangur procedurat e parashikuara me ligj. Por si b\u00ebhet n\u00eb ato raste kur procedurat respektohen me p\u00ebrpikm\u00ebri, e megjithat\u00eb i gjith\u00eb investimi \u00ebsht\u00eb i mbrapsht\u00eb? D\u00ebmi m\u00eb i madh i shkaktohet vendit kur parat\u00eb e tij shkojn\u00eb n\u00eb prioritete t\u00eb gabuara. L\u00ebnia pa nd\u00ebrtuar e nj\u00eb aksi rrugor, e nj\u00eb porti a spitali, apo nd\u00ebrtimi n\u00eb vend t\u00eb tyre i disa t\u00eb tjer\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nevoja nuk \u00ebsht\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb korrupsioni m\u00eb i madh. Edhe pse n\u00eb k\u00ebto raste, praktikat ligjore t\u00eb ndjekura mund t\u00eb jen\u00eb pa asnj\u00eb t\u00eb met\u00eb, pra edhe jasht\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, d\u00ebmi real i shkaktuar vendit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i madh nga ai i rasteve kur shkeljet jan\u00eb n\u00eb procedura. Korrupsioni i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i nivelit politik dhe jo procedurial. Por vendimet politike mund t\u2019i gjykoj\u00eb e vetmja \u201cgjykat\u00eb politike\u201d e vendit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga zgjedh\u00ebsit n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit t\u00eb tyre, n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve. P\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb vendit, dita e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb dit\u00eb feste dhe vallesh folklorike, krejt larg s\u00eb qeni nj\u00eb dit\u00eb \u201cgjyqi politik\u201d. Dhe kjo ndodh p\u00ebr nj\u00eb fakt t\u00eb thjesht\u00eb: populli thirret jo p\u00ebr t\u00eb gjykuar, por p\u00ebr t\u00eb zgjedhur mes vullnetit t\u00eb nj\u00ebrit apo tjetrit kryetar partie, vullnete t\u00eb cilat p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk kan\u00eb ndonj\u00eb ndryshim substancial, t\u00eb pakt\u00ebn sa i p\u00ebrket profilit t\u00eb atyre q\u00eb em\u00ebrohen\/zgjidhen. Un\u00eb kam bindjen e plot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb problemi themelor i Shqip\u00ebris\u00eb Sistemi i saj demokratik \u00ebsht\u00eb i dominuar eksluzivisht nga parti politike t\u00eb cilat n\u00eb vetvete nuk jan\u00eb as demokratike dhe as t\u00eb rregulluara nga nj\u00eb ligj i mir\u00ebfillt\u00eb. Dhe p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb kjo gjendje do t\u00eb vijoj\u00eb, problemet e vendit do t\u00eb thellohen.<\/p>\n<p><strong>Si ish-minist\u00ebr i brendsh\u00ebm, a mendoni se institucionet kan\u00eb sot mjaftuesh\u00ebm pavar\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin politik pa presione?<\/strong><\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris s\u00ebrish se Korrupsionin politik mund ta luftoj\u00eb vet\u00ebm populli p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mundet q\u00eb t\u00eb na e nd\u00ebrtoj\u00eb, p\u00ebr shembull, aksin komb\u00ebtar m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb duhej t\u00eb lidhte Tiran\u00ebn me Europ\u00ebn, n\u00ebp\u00ebrmjet Shkodr\u00ebs, edhe pse n\u00eb Strategjin\u00eb e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, t\u00eb miratuar me ligj q\u00eb n\u00eb vitin 2014, ky \u00ebsht\u00eb shpallur si nj\u00eb prioritet i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund ta p\u00ebrmbys\u00eb paradoksin e rrall\u00eb q\u00eb Rruga e Kombit fillon me kat\u00ebr korsi n\u00eb Kuk\u00ebs dhe vjen duke u ngushtuar sa m\u00eb shum\u00eb i afrohet Tiran\u00ebs, duke ndjekur parimin e mbrapsht\u00eb q\u00eb zbatohet gj\u00ebr\u00ebsisht: sa m\u00eb i dendur trafiku, aq m\u00eb e ngusht\u00eb rruga dhe anasjelltas. Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u2019i heq\u00eb apo t\u2019i vendos\u00eb sipas t\u00eb nj\u00ebjtit standard trar\u00ebt e postblloqeve t\u00eb pages\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebt e vendit dhe as nuk mund t\u2019u shpjegoj\u00eb kuksian\u00ebve se p\u00ebrse ata duhet t\u00eb paguajn\u00eb kur udh\u00ebtojn\u00eb me makin\u00eb p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, por nuk duhet ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kur shkojn\u00eb p\u00ebr mik n\u00eb Vlor\u00eb. Shembuj t\u00eb till\u00eb ka shum\u00eb, por gazeta juaj e ka t\u00eb kufizuar hap\u00ebsir\u00ebn. Jo reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, por reforma e sistemit politik \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb s\u00eb shumti ka nevoj\u00eb vendi. Por, aq sa parakosalisht unanim ishte konsensusi p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi para nj\u00eb dekade, por aq unanime \u00ebsht\u00eb heshtja dhe konsensusi p\u00ebr t\u00eb mos reformuar sistemin politik n\u00eb vend. Dhe p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb gjendja do t\u00eb vijoj\u00eb k\u00ebshtu, korrupsioni politik do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb vendin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrgjegja publike do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb konsumoj\u00eb si narkotik\u00eb raste t\u00eb shk\u00ebputura zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb q\u00eb d\u00ebnohen kryesisht p\u00ebr kot\u00ebsira.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Sander Lleshaj, b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fort\u00eb mbi ndryshimet e fundit n\u00eb qeverin\u00eb \u201cRama\u201d, \u00e7\u00ebshtjen \u201cBalluku\u201d, p\u00ebrplasjet politike dhe rolin e drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00ebse raste t\u00eb tilla vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me refuzime n\u00eb Kuvend, a krijohet ideja se drejt\u00ebsia ka kufij kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pushtetin? Drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si dhe n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":138345,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-138344","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138344","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138344"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138344\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138347,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138344\/revisions\/138347"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}