{"id":138637,"date":"2026-03-23T10:28:56","date_gmt":"2026-03-23T10:28:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138637"},"modified":"2026-03-23T10:28:56","modified_gmt":"2026-03-23T10:28:56","slug":"je-bere-si-lugati-i-katundit-edi-rama-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/23\/je-bere-si-lugati-i-katundit-edi-rama-2\/","title":{"rendered":"Je b\u00ebr\u00eb si lugati i katundit, Edi Rama!"},"content":{"rendered":"<div class=\"clear\"><strong>Nga Balil GJINI<\/strong><\/div>\n<div class=\"entry\">\n<p>Je plakur Edi Rama! Je b\u00ebr\u00eb si ai lugati q\u00eb ngjitej mbi \u00e7atit\u00eb e katundit dhe thyente mbi oborr tjegullat e kuqe, fluturonte mbi deg\u00ebn e manit dhe krrokiste si korb. Tashm\u00eb edhe mashtrimet e tua s\u2019e kan\u00eb m\u00eb veskun e dredhis\u00eb estetike, jan\u00eb kalbur e vyshkur si k\u00ebrpudhat e helm\u00ebta mbi nj\u00eb zgarbull lisi. Je plakur! Ke frik\u00eb nga vdekja dhe iu g\u00ebrnjepsesh t\u00eb gjith\u00ebve. Iku koha e \u00e7arapeve t\u00eb verdha si l\u00ebkur\u00eb bananesh, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonin llambat neon n\u00eb kolonat e gazetave dhe n\u00eb bulevardin e snobizmit shqiptar, koha e fjal\u00ebve t\u00eb virgj\u00ebra l\u00ebshuar n\u00eb nj\u00eb qiell t\u00eb verb\u00ebr habish. Iku! Madje iku dhe koha kur ti mendoje se kur mbreti teshtin i gjith\u00eb populli duhet t\u00eb p\u00ebrplas\u00eb duart pas kofsh\u00ebve n\u00eb shenj\u00eb miratimi. Jo vet\u00ebm kaq: por ky popull duhet t\u00eb ruaj\u00eb n\u00ebp\u00ebr qeska thonjt\u00eb dhe flok\u00ebt e prer\u00eb t\u00eb mbretit si gj\u00ebra t\u00eb shenjta, si hajmali, sepse mbreti mbetet mbret edhe kur \u00ebsht\u00eb i ulur mbi uturak.<br \/>\nJe plakur Edi Rama! A e mban mend?! N\u00eb fillim t\u00eb mandatit k\u00ebrkove tepsin\u00eb, kusin\u00eb\u2026 nj\u00eb arsenal me en\u00eb kuzhine. Po shp\u00ebrvishje duart si kuzhinier p\u00ebr t\u00eb gatuar p\u00ebr popullin. Po a gatove gj\u00eb nd\u00ebr to?! Jo. Ve\u00e7 leve duart n\u00eb pasmet e tyre t\u00eb zeza q\u00eb t\u00eb nxirrosje fytyr\u00ebn e kund\u00ebrshtar\u00ebve. Vazhdimisht. K\u00ebshtu e kishe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019i tregoje popullin lugatin e friksh\u00ebm. Kaq. \u00c7\u2019mjerim i madh gjestesh e retorike! Po a qeveriset t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn me folkloriz\u00ebm?! Kusia jote ishte kusia e magjistricave t\u00eb Makbethit. N\u00eb t\u00eb vlonin zhapinjt\u00eb dhe hardhucat e korrupsionit.<br \/>\nJe plakur Edi Rama. Ti k\u00ebrkon t\u00eb na mbush\u00ebsh mendjen se l\u00eb mbrapa vetes shirita vezullues argjendi, por ajme, sepse ato q\u00eb rrekesh t\u2019i paraqes\u00ebsh t\u00eb till\u00eb, nuk jan\u00eb ve\u00e7se jarg\u00eb k\u00ebrmilli. Ve\u00e7 ashtu, sepse ti b\u00ebn pjes\u00eb tek rodina e k\u00ebrmijve q\u00eb jan\u00eb mbuluar me jarg\u00ebt e admirimit t\u00eb vetes. Kjo ndodh edhe kur p\u00ebrsh\u00ebndet ushtar\u00ebt turq \u201cmerhaba asqer\u00eb!\u201d, edhe kur p\u00ebrsh\u00ebndet deputet\u00ebt francez\u00eb \u201cbonjour Franc\u00eb!\u201d Po si k\u00ebshtu?! Midis k\u00ebtyre frazave ekziston nj\u00eb humner\u00eb semantike sa, dhe fajkonjve po t\u00eb fluturonin mbi t\u00eb, do t\u2019iu merreshin mend\u00eb. S\u2019mund t\u00eb kalosh nga nj\u00ebri breg n\u00eb tjetr\u00ebn duke p\u00ebrdorur ve\u00e7 nj\u00eb shkop bambuje. Por ti je pehlivan, Edi Rama: ke hedhur nj\u00eb shilar\u00ebse mbi k\u00ebt\u00eb humner\u00eb dhe kolovitesh n\u00eb t\u00eb si i marr\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb shohin dhe qeshin.<br \/>\nJe plakur Edi Rama. Iku koha kur mund t\u00eb magjepsje turmat, duke u shfaqur gjys\u00ebm trendi, gjys\u00ebm i marr\u00eb, gjys\u00ebm hoxh\u00eb, gjys\u00ebm prift, her\u00eb me bishtin e penelit n\u00eb dor\u00eb e her\u00eb me bishtin e sopat\u00ebs, her\u00eb me sok\u00ebllimat e bandidit dhe her\u00eb me z\u00ebrin e \u00ebmb\u00ebl t\u00eb rospis\u00eb n\u00eb boduar. Je plakur. Gjestet e tua jan\u00eb gjith\u00eb dhjam\u00eb, t\u00eb sh\u00ebmtuara e kaba. S\u2019ka m\u00eb varka t\u00eb bardha shprese q\u00eb nisen drejt Evrop\u00ebs, sepse ujrat e korrupsionit jan\u00eb aq t\u00eb f\u00eblliqura, sa do t\u2019i ndragnin menj\u00ebher\u00eb. Atyre varkave iu shkon ve\u00e7 nj\u00eb simbol: kafka e flamurit t\u00eb pirat\u00ebve. Ti je b\u00ebr\u00eb si ai cjapi hebre q\u00eb ka marr\u00eb mbi vete mallkimet e nje\u00ebzve dhe do t\u00eb d\u00ebrgohesh n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb p\u00ebr t\u2019i shlyer ato.<br \/>\nJe plakur Edi Rama. Tashm\u00eb je fara e keqe e bim\u00ebs helmuese q\u00eb mbin n\u00eb plasat e gabimeve, n\u00eb gropat e keqkuptimeve t\u00eb injoranc\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs. T\u00eb ka mbetur ve\u00e7 nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekzistence: lajka. Ah, e dim\u00eb: ajo \u00ebsht\u00eb gjethja mitike e lotusit dhe kush e ngj\u00ebron humbet kujtes\u00ebn, bie n\u00eb duart e \u00c7ir\u00e7es. K\u00ebshtu veprove me shum\u00eb nga drejtuesit Evrop\u00ebs, duke shpresuar t\u2019i shnd\u00ebrroje n\u00eb derra koritash floriri, por harrove se ata s\u2019jan\u00eb marinar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, por vet\u00eb mbreti Odise. Tashm\u00eb nga lajkat t\u00eb ka mbetur ve\u00e7 gjuha e gjat\u00eb, objekt muzeal, varur mbi gjoks si kollare e kuqe. T\u00eb kan\u00eb shterur fuqit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb dhe vet\u00eb godina e kryeministris\u00eb ngjan si nj\u00eb stall\u00eb derrash. Ajme! S\u2019ka thup\u00ebr \u00c7ir\u00e7eje q\u00eb i kthen prap\u00eb m\u00eb njer\u00ebz.<br \/>\nJe plakur Edi Rama. Me kusit\u00eb dhe tepsit\u00eb q\u00eb t\u00eb dha elektorati vazhdon t\u00eb lyesh me t\u00eb zez\u00eb fytyr\u00ebn e opozit\u00ebs. Thjesht p\u00ebr ritual. Por, hera-her\u00ebs, harron dhe i shkon ato duar mbi fytyr\u00eb. At\u00ebher\u00eb shfaqesh para t\u00eb tjer\u00ebve me fytyr\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb v\u00ebrte\u00eb: t\u00eb nxirr\u00eb dhe t\u00eb sterrosur katran. Tashm\u00eb je b\u00ebr\u00eb ti lugati. Je b\u00ebr\u00eb lugati i k\u00ebtij vendi, Edi Rama. Dhe varret e luget\u00ebrve digjen dit\u00ebn e shtun\u00eb me benzin\u00eb, pik\u00ebrisht kur ata lahen dhe presin thonjt\u00eb. Po, ata thonj q\u00eb, p\u00ebr ironi, jo gjithmon\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si hajmali. Ke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb zullume Edi Rama. Vjen nj\u00eb koh\u00eb kur thonjt\u00eb futen n\u00eb g\u00ebrlan\u2026<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Balil GJINI Je plakur Edi Rama! Je b\u00ebr\u00eb si ai lugati q\u00eb ngjitej mbi \u00e7atit\u00eb e katundit dhe thyente mbi oborr tjegullat e kuqe, fluturonte mbi deg\u00ebn e manit dhe krrokiste si korb. Tashm\u00eb edhe mashtrimet e tua s\u2019e kan\u00eb m\u00eb veskun e dredhis\u00eb estetike, jan\u00eb kalbur e vyshkur si k\u00ebrpudhat e helm\u00ebta mbi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118436,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-138637","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138637"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138637\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138638,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138637\/revisions\/138638"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118436"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}