{"id":138735,"date":"2026-03-24T07:59:40","date_gmt":"2026-03-24T07:59:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138735"},"modified":"2026-03-24T07:59:40","modified_gmt":"2026-03-24T07:59:40","slug":"rama-autokrati-elektoral-lakuriq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/24\/rama-autokrati-elektoral-lakuriq\/","title":{"rendered":"Rama, autokrati elektoral lakuriq!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Instituti suedez V-Dem (Varieties of Democracy), me qend\u00ebr n\u00eb Universitetin e Gothenburgut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga burimet m\u00eb t\u00eb referuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr matjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb demokracis\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb metodologjie t\u00eb detajuar q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb qindra indikator\u00eb dhe ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, V-Dem klasifikon qeverisjet politike n\u00eb disa kategori, duke filluar nga demokracit\u00eb liberale deri tek autokracit\u00eb e mbyllura. Nj\u00eb nga kategorit\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebse \u00ebsht\u00eb ajo e \u201cautokracis\u00eb elektorale\u201d.<br \/>\nVDem publikon nj\u00eb nga setet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb detajuara n\u00eb glob t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave mbi demokracin\u00eb, por edhe p\u00ebr lirin\u00eb e mediave, sundimin e ligjit, t\u00eb drejtat civile, p\u00ebrfshirjen qytetare etj. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna mbulojn\u00eb qindra vende dhe dekada historike.<\/p>\n<p><strong><em>Shqip\u00ebria-r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Indeksin e Demokracis\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb\u00a0raportin p\u00ebr vitin 2025 (Democracy Reports \u2013 V-Dem), instituti V-Dem thekson se Shqip\u00ebria ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie n\u00eb indeksin total t\u00eb demokracis\u00eb, duke u\u00a0regjistruar si autokraci elektorale.<br \/>\nShum\u00eb institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare tashm\u00eb po e njohin dhe e analizojn\u00eb drejt Ramen dhe sektin e tij n\u00eb pushtet. Prandaj dhe cil\u00ebsimi \u201cautokraci elektorale\u201d per rregjimin qe ky autokrat kleptokrat, vjedh\u00ebs votash ka nd\u00ebrtuar tek ne flet shum\u00eb.<br \/>\nSipas institutit V-Dem, nj\u00eb \u201cautokraci elektorale\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem ku zhvillohen zgjedhje periodike dhe ekziston nj\u00eb fasad\u00eb pluralizmi politik, por ku standardet themelore t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb tilla si ndarja e pushteteve, liria e medias, barazia n\u00eb gar\u00eb dhe kontrolli institucional jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta ose t\u00eb deformuara. N\u00eb k\u00ebto sisteme, zgjedhjet nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, nd\u00ebrsa pushteti ka tendenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb duart e nj\u00eb grupi t\u00eb kufizuar.<br \/>\nN\u00eb raportet e viteve t\u00eb fundit, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb renditur nga V-Dem n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori, duke reflektuar nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr funksionimin e demokracis\u00eb n\u00eb vend. Analiza e V-Dem evidenton mang\u00ebsit\u00eb e q\u00ebllimshme strukturore t\u00eb qeverisjes s\u00eb Ram\u00ebs, q\u00eb pengojn\u00eb totalisht ose zerojn\u00eb funksionimin e mekanizmave q\u00eb garantojn\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale.<br \/>\nNj\u00eb nga arsyet kryesore lidhet me p\u00ebrqendrimin e skajsh\u00ebm t\u00eb pushtetit ekzekutiv dhe dob\u00ebsimin e mekanizmave t\u00eb kontrollit dhe balanc\u00ebs. Roli i parlamentit shpesh perceptohet si i kufizuar p\u00ebrball\u00eb qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa institucionet e pavarura p\u00ebrballen me sfida n\u00eb ushtrimin e funksioneve t\u00eb tyre pa ndikim politik.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb liria dhe pavar\u00ebsia e medias. Edhe pse ekziston tek ne nj\u00eb num\u00ebr i madh mediash, tregu mediatik karakterizohet nga p\u00ebrqendrim i pron\u00ebsis\u00eb dhe ndikim ekonomik e politik, \u00e7ka ndikon n\u00eb pluralizmin real t\u00eb informacionit dhe n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e debatit publik.<\/p>\n<p><strong><em>Procesi zgjedhor t\u00ebr\u00ebsisht i deformuar<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb institutit V-Dem, proceset zgjedhore n\u00eb vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, megjith\u00ebse zhvillohen rregullisht, jan\u00eb shoq\u00ebruar me akuza p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore, presion ndaj votuesve dhe pabarazi n\u00eb aksesin mediatik. K\u00ebto faktor\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb perceptimin dhe vler\u00ebsimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb integritetit t\u00eb zgjedhjeve.<br \/>\nInstituti suedez denoncon nj\u00eb deformim t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb barazis\u00eb dhe integritetit t\u00eb gar\u00ebs elektorale. Nj\u00eb nga arsyet kryesore q\u00eb evidenton V-Dem lidhet me p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb funksion t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet. N\u00eb shum\u00eb raste, administrata publike, investimet publike dhe politikat sociale perceptohen si t\u00eb orientuara p\u00ebr t\u00eb ndikuar sjelljen elektorale t\u00eb votuesve. Kjo krijon nj\u00eb avantazh t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb n\u00eb raport me opozit\u00ebn.<br \/>\nV-Dem shpjegon e qart\u00eb se vendi nuk mban zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme dhe nuk ka nivelet e mjaftueshme t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe asociimit. N\u00eb praktik\u00eb, ky klasifikim e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb autoritare me mask\u00eb demokratike. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb totalitare apo autokraci e mbyllur si\u00e7 e etiketon V-Dem, sepse qytetar\u00ebt ende votojn\u00eb, por pushteti mbetet i p\u00ebrqendruar dhe zgjedhjet jan\u00eb fars\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr faktor \u00ebsht\u00eb presioni i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose i t\u00ebrthort\u00eb mbi votuesit. Raportime t\u00eb ndryshme edhe p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit 2025, kan\u00eb evidentuar fenomene si blerja e vot\u00ebs, ndikimi mbi punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs dhe var\u00ebsia ekonomike e qytetar\u00ebve nga strukturat shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb n\u00eb lirin\u00eb reale t\u00eb zgjedhjes.<br \/>\nVotimet nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt politik\u00eb, dhe ndikimi i qeveris\u00eb mbi gjyq\u00ebsorin, mediat dhe administrat\u00ebn publike dob\u00ebson mekanizmat demokratik\u00eb.<br \/>\nRoli i medias p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim. Sipas analizave t\u00eb V-Dem dhe organizatave t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, aksesi n\u00eb media dhe balanca e mbulimit elektoral jan\u00eb tejet t\u00eb pabarabarta. P\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb tek biznese t\u00eb lidhura me qeverin\u00eb dhe ndikimi politik mbi median kufizojn\u00eb pluralizmin dhe informimin objektiv t\u00eb votuesve.<br \/>\nProblematikat n\u00eb administrimin e procesit zgjedhor ndikojn\u00eb n\u00eb perceptimin e integritetit t\u00eb tij. Edhe pse V-Dem v\u00ebren se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime n\u00eb aspektin teknik t\u00eb organizimit t\u00eb zgjedhjeve, \u00e7\u00ebshtje si politizimi i administrat\u00ebs zgjedhore dhe mosbesimi nd\u00ebrpartiak vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten probleme themelore.<br \/>\nNj\u00eb komponent tjet\u00ebr lidhet me dob\u00ebsin\u00eb e institucioneve t\u00eb pavarura dhe t\u00eb mekanizmave t\u00eb kontrollit. Kur organet q\u00eb duhet t\u00eb garantojn\u00eb barazin\u00eb n\u00eb gar\u00eb dhe t\u00eb hetojn\u00eb shkeljet nuk perceptohen si plot\u00ebsisht t\u00eb pavarura, sipas V-Dem, besueshm\u00ebria e procesit zgjedhor vihet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb pik\u00ebpyetje.<br \/>\nKrahas fars\u00ebs elektorale dhe krimit elektoral t\u00eb 11 majit 2025, Rama vijon t\u00eb godas\u00eb opozitat dhe mediat e gazetar\u00ebt, sa her\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit guxojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb kritik\u00eb. K\u00ebshtu ndodhi edhe sot me silurimin dhe shkarkimin nga puna t\u00eb gazetarit Ilir Babaramo, q\u00eb kishte dy dekada n\u00eb emisionin e tij \u201cPes\u00eb pyetje nga Babaramo\u201d, vet\u00ebm se guxoi mbr\u00ebm\u00eb t\u00eb vinte theksin jo tek protestat legjitime t\u00eb opozit\u00ebs, sikurse ia k\u00ebrkonte televizioni oborrtar ku punonte, por tek abuzimet dhe korrupsioni i sektit Rama n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong><em>Korrupsioni qeveritar ende i pand\u00ebrshkuar si duhet<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sipas institutit suedez, problemet me korrupsionin dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri mbeten faktor\u00eb ky\u00e7 t\u00eb klasifikimit t\u00eb vendit si \u201cautokraci elektrorale\u201d, sistem i ngjash\u00ebm me Rusin\u00eb ose disa shtete t\u00eb Afrik\u00ebs. Shqip\u00ebria renditet me vende afrikane si Somalia, Zambia dhe Sierra Leone q\u00eb jan\u00eb regjistruara si vende diktatoriale. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb list\u00ebn e autokracive elektorale jan\u00eb edhe Rusia dhe Serbia.<br \/>\nKjo situat\u00eb e vendos Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb ku demokracia ekziston vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb, nd\u00ebrsa realiteti politik reflekton kontroll t\u00eb fort\u00eb dhe kufizim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb liris\u00eb politike dhe qytetare.<\/p>\n<p><strong><em>xxx<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sjellja e djeshme e shtetit t\u00eb sektit Rama ndaj protest\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb opozit\u00ebs dhe ndaj Prof. Dr. Sali Berish\u00ebs, n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb kujtohet si dita e triumfit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, 22 marsit, me dhun\u00ebn policore t\u00eb ushtruar, e v\u00ebrteton kat\u00ebrcip\u00ebrisht etiketimin e V-Dem t\u00eb qeverisjes s\u00eb Ram\u00ebs si \u201cautokraci elektorale\u201d, e aft\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb kleptokrate votash dhe shtyp\u00ebse e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe protest\u00ebs civile.<br \/>\nVazhdimi i opozit\u00ebs konstruktive t\u00eb Partis\u00eb Demokratike me protesta t\u00eb parreshtura dhe lufta e pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb e llogaridh\u00ebnie e mediave dhe e intelektual\u00ebve kurajoz\u00eb, do ta zhveshin Ram\u00ebn si mbretin lakuriq t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs s\u00eb Andersenit dhe do t\u2019i japin atij emrin e v\u00ebrtet\u00eb: kleptokrat dhe kryeminist\u00ebr antikomb\u00ebtar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Instituti suedez V-Dem (Varieties of Democracy), me qend\u00ebr n\u00eb Universitetin e Gothenburgut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga burimet m\u00eb t\u00eb referuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr matjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb demokracis\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb metodologjie t\u00eb detajuar q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb qindra indikator\u00eb dhe ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, V-Dem klasifikon qeverisjet politike n\u00eb disa kategori, duke filluar nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-138735","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138735"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138735\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138736,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138735\/revisions\/138736"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}