{"id":138813,"date":"2026-03-25T09:39:02","date_gmt":"2026-03-25T09:39:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138813"},"modified":"2026-03-25T09:39:02","modified_gmt":"2026-03-25T09:39:02","slug":"nje-portret-psikologjik-dhe-politik-per-edi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/25\/nje-portret-psikologjik-dhe-politik-per-edi-ramen\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb portret psikologjik dhe politik p\u00ebr Edi Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb, pa dyshim, nj\u00eb prurje e pazakont\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, por jo n\u00eb kuptimin fisnik t\u00eb fjal\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i rrall\u00eb i vet\u00ebmitizimit patologjik, nj\u00eb individ q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar karrier\u00ebn jo mbi ide, institucione apo p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por mbi estetik\u00ebn e vetes.<\/p>\n<p>Thuhet se \u00ebsht\u00eb piktor. Un\u00eb nuk e kam besuar kurr\u00eb. Ai vet\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb quhet. Madje e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb epitet me nj\u00eb ngulm q\u00eb shkon p\u00ebrtej krenaris\u00eb: i duhet p\u00ebr t\u00eb justifikuar pushtetin. Por k\u00ebtu fillon \u00e7arja psikologjike: ai nuk do t\u00eb njihet si piktor p\u00ebr vepr\u00ebn, por si artist p\u00ebr pozit\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Ram\u00ebs, arti nuk \u00ebsht\u00eb pasion dhe proces, por \u00ebsht\u00eb alibi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb .<\/p>\n<p>Mania q\u00eb shpreh\u00eb vazhdimisht p\u00ebr gjat\u00ebsin\u00eb fizike nuk \u00ebsht\u00eb thjesht kompleks estetik, por nj\u00eb simbol pushteti. Ai e ka nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar iden\u00eb se p\u00ebrmasat trupore p\u00ebrkthehen n\u00eb p\u00ebrmasa mendore e politike. Nj\u00eb lloj darvinizmi personal, ku natyra sipas tij , e ka zgjedhur p\u00ebr t\u00eb sunduar. Kjo ka prodhuar nj\u00eb delir madh\u00ebshtie, tipik p\u00ebr personalitetet narcisiste q\u00eb nuk pranojn\u00eb kufi, kritik\u00eb apo barazi.<\/p>\n<p>N\u00eb galerin\u00eb e veprave t\u00eb tij, t\u00eb promovuara me nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje tashti q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pushtet dhe q\u00eb kufizohet me obsesionin, nuk gjendet gjenia q\u00eb ai pretendon. Ka shenja grafike, ka shp\u00ebrthime ngjyrash, por mungon struktura, thell\u00ebsia, nervi artistik. Jan\u00eb vepra q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019u par\u00eb, por ama jo aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb bot\u00ebn. Flutura, miza, ngjyra pa ngjyr\u00eb , metafora t\u00eb pavet\u00ebdijshme e nj\u00eb mendjeje q\u00eb rrotullohet rreth vetes.<\/p>\n<p>K\u00ebtu paralelja historike b\u00ebhet e pashmangshme.<\/p>\n<p>Adolf Hitler, gjithashtu nj\u00eb artist i d\u00ebshtuar, e k\u00ebrkoi shp\u00ebtimin e egos s\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb politik\u00eb. D\u00ebshtimi n\u00eb art u shnd\u00ebrrua n\u00eb uri p\u00ebr pushtet absolut. Natyrisht, kontekstet historike jan\u00eb t\u00eb ndryshme, por mekanizmi psikologjik \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm: kur arti nuk t\u00eb njeh, k\u00ebrkon q\u00eb shteti t\u00eb t\u00eb duartrokas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me politik\u00ebn ,Rama nuk nd\u00ebrtoi institucione kurr\u00eb por ai nd\u00ebrtoi skenografi teatri.<\/p>\n<p>Nuk nd\u00ebrtoi demokraci kurr\u00eb, por ai nd\u00ebrtoi histori p\u00ebr veten e tij.<\/p>\n<p>Dhe nuk qeverisi, por ve\u00e7se performoi.<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet ku pushteti \u00ebsht\u00eb personalizuar krejt\u00ebsisht n\u00eb deformim, ku ligji \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fotografi, nd\u00ebrsa propaganda \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb substanc\u00eb. Nj\u00eb realitet ku demokracia \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebrdhe, jo nga nj\u00eb grusht shteti brutal, por nga nj\u00eb estetik\u00eb autoritare, q\u00eb e mb\u00ebshtjell dhun\u00ebn me fjal\u00eb, ngjyra dhe ironi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb portret, Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb tirani klasik. Ai \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb e rrezikshme p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb e lodhura: tirani q\u00eb buz\u00ebqesh, q\u00eb flet p\u00ebr art nd\u00ebrsa zbraz vendin nga njer\u00ebzit, q\u00eb flet p\u00ebr Evrop\u00eb nd\u00ebrsa prodhon braktisje masive, q\u00eb flet p\u00ebr modernitet nd\u00ebrsa sundon me instinktet m\u00eb primitive t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Por problemi i Ram\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb artist i madh ose se nuk duket artist.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se ai e trajtoi Shqip\u00ebrin\u00eb si telajo personale dhe popullin si boj\u00eb t\u00eb harxhueshme.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb lexohet thjesht si politikan. Ai k\u00ebrkon nj\u00eb lexim tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb, m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, sepse nuk ka ardhur n\u00eb pushtet p\u00ebrmes nj\u00eb programi, por p\u00ebrmes nj\u00eb vet\u00ebp\u00ebrfytyrimi. Dhe kjo sepse nuk e sheh veten si administrator t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb shtetit, por si personazh historik n\u00eb nd\u00ebrtim, si figur\u00eb q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr hise t\u00eb sundoj\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb lodhur, t\u00eb pambrojtur. Kjo \u00ebsht\u00eb pika e nisjes s\u00eb \u00e7do analize serioze p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim, ai e ka imponuar veten jo p\u00ebrmes ideve, por p\u00ebrmes trupit. Gjat\u00ebsia e tij fizike, e p\u00ebrmendur shpesh dhe e p\u00ebrdorur me nj\u00eb narciz\u00ebm t\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj biografik, por nj\u00eb simbol psikologjik. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb mendjen e tij si prov\u00eb ep\u00ebrsie, si shenj\u00eb se natyra e ka zgjedhur. Nga kjo lind bindja e rrezikshme se hierarkia biologjike mund t\u00eb kthehet n\u00eb hierarki morale dhe politike. Kurr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk e ka par\u00eb barazin\u00eb si parim, por si penges\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebp\u00ebrkufizimi i tij si artist \u00ebsht\u00eb thelbi i k\u00ebtij konstruksioni. Artin nuk e ka p\u00ebrdorur si k\u00ebrkim, por si mburoj\u00eb. Ai nuk ka dashur t\u00eb gjykohet p\u00ebr vepr\u00ebn, por t\u00eb shpallet i papreksh\u00ebm nga kritika p\u00ebr shkak t\u00eb statusit simbolik t\u00eb \u201cartistit\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, arti pushon s\u00eb qeni art dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb propagand\u00eb personale. Veprat e tij t\u00eb promovuara me ngulm institucional nuk d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb proces krijues t\u00eb brendsh\u00ebm, por nj\u00eb ankth t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u v\u00ebrtetuar. Ato jan\u00eb shenja, jo struktura; impulse, jo vizione; gjeste, jo mendim. Jan\u00eb produkte t\u00eb nj\u00eb egoje q\u00eb k\u00ebrkon vazhdimisht pasqyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ky d\u00ebshtim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar thell\u00ebsi artistike shnd\u00ebrrohet gradualisht n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pushtet. Kur arti nuk t\u00eb bind bot\u00ebn, k\u00ebrkon q\u00eb bota t\u00eb t\u00eb bindet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i njohur n\u00eb historin\u00eb e figurave autoritare. Adolf Hitler, n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr dhe me pasoja katastrofike p\u00ebr njer\u00ebzimin, e p\u00ebrjetoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kthes\u00eb psikologjike: d\u00ebshtimi personal i sublimuar n\u00eb ambicie politike absolute. Krahasimi nuk \u00ebsht\u00eb historik, por strukturor. Dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrmasat e krimit, por me mekanizmin e shp\u00ebrnguljes s\u00eb frustrimit nga vetja te pushteti.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Ram\u00ebs, politika u b\u00eb skena ku ai mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht autor, aktor por dhe kritik. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ai nuk duron dialogun e v\u00ebrtet\u00eb. Debati nuk i sh\u00ebrben, sepse debati e zbret nga piedestali. Ai preferon monologun, ironin\u00eb, talljen, gjuh\u00ebn e ep\u00ebrsis\u00eb morale. \u00c7do kund\u00ebrshtar nuk trajtohet si alternativ\u00eb, por si figurant i panevojsh\u00ebm n\u00eb shfaqjen e tij. Kjo sjellje nuk \u00ebsht\u00eb thjesht arroganc\u00eb karakteri, por simptom\u00eb e nj\u00eb psikologjie pushteti q\u00eb nuk njeh kufij.<\/p>\n<p>Shteti, n\u00ebn k\u00ebt\u00eb qasje, pushon s\u00eb qeni struktur\u00eb ligjore dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb trup t\u00eb liderit. Institucionet nuk funksionojn\u00eb si mekanizma kontrolli, por si zgjatime t\u00eb vullnetit personal. Ligji nuk \u00ebsht\u00eb norm\u00eb e p\u00ebrgjithshme, por instrument selektiv. Demokracia nuk zhduket me dhun\u00eb klasike, zbehet, b\u00ebhet formale. Ajo vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb si fjal\u00eb, por jo si p\u00ebrvoj\u00eb qytetare. Kjo \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e sofistikuar e autoritarizmit. Ajo q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr tanke, sepse ka manipulimin.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka ambalazhohet: d\u00ebshtimi quhet reform\u00eb, emigrimi quhet l\u00ebvizshm\u00ebri, kapja e shtetit quhet stabilitet. Gjuha humbet kuptimin dhe b\u00ebhet mjet mpirjeje. Rama, si mjesht\u00ebr i fjal\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb i buron nga histeria e pushtetit dhe ironis\u00eb publike, e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb arm\u00eb me mjesht\u00ebri. Ai nuk t\u00eb bind por t\u00eb lodh. Nuk argumenton por relativizon. Nuk p\u00ebrballet por e b\u00ebn qesharake \u00e7do kund\u00ebrshti.<\/p>\n<p>Pasojat jan\u00eb t\u00eb dukshme: nj\u00eb shoq\u00ebri e demoralizuar, nj\u00eb klas\u00eb e mesme e shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb, nj\u00eb rini q\u00eb nuk e sheh m\u00eb t\u00eb ardhmen si projekt kolektiv, por si ikje individuale. Ky nuk \u00ebsht\u00eb aksident, por rezultat logjik i nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk e sheh qytetarin si subjekt, por si spektator. Shqip\u00ebria, n\u00ebn k\u00ebt\u00eb qasje, nuk \u00ebsht\u00eb vend q\u00eb nd\u00ebrtohet, por nj\u00eb sken\u00eb q\u00eb keq menaxhohet.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktator klasik. Ai \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb e rafinuar dhe m\u00eb e rrezikshme p\u00ebr koh\u00ebt moderne: nj\u00eb lider q\u00eb e mbulon boshll\u00ebkun institucional me estetik\u00eb personale, q\u00eb e fsheh dhun\u00ebn strukturore pas ironis\u00eb, q\u00eb e z\u00ebvend\u00ebson p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb me performanc\u00ebn. Ai nuk e shkat\u00ebrron demokracin\u00eb me zhurm\u00eb, por me indiferenc\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e qet\u00eb e rr\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Dhe drama e v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Rama mendon p\u00ebr veten, por ajo q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebris\u00eb duke e imponuar k\u00ebt\u00eb vet\u00ebp\u00ebrfytyrim si realitet politik. Nj\u00eb vend nuk mund t\u00eb mbahet gjat\u00eb si telajo personale pa u shqyer. Dhe kur boja mbaron, ajo q\u00eb mbetet nuk \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr arti, por shenja t\u00eb thata t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb e ngat\u00ebrroi veten me historin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA Edi Rama \u00ebsht\u00eb, pa dyshim, nj\u00eb prurje e pazakont\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, por jo n\u00eb kuptimin fisnik t\u00eb fjal\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i rrall\u00eb i vet\u00ebmitizimit patologjik, nj\u00eb individ q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar karrier\u00ebn jo mbi ide, institucione apo p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por mbi estetik\u00ebn e vetes. Thuhet se \u00ebsht\u00eb piktor. Un\u00eb nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":126357,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-138813","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138813","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138813"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138813\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138815,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138813\/revisions\/138815"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126357"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}