{"id":138905,"date":"2026-03-26T11:10:40","date_gmt":"2026-03-26T11:10:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138905"},"modified":"2026-03-26T11:21:48","modified_gmt":"2026-03-26T11:21:48","slug":"renia-e-turpshme-e-spak-kalaja-i-ve-drynin-dhe-ndez-qirinj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/26\/renia-e-turpshme-e-spak-kalaja-i-ve-drynin-dhe-ndez-qirinj\/","title":{"rendered":"R\u00ebnia e turpshme\/ Kalaja i v\u00eb drynin SPAK dhe ndez qirinj&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Me dry e qiri t\u00eb ndezur zgjodhi avokatja Adriana Kalaja t\u00eb simbolizoj\u00eb r\u00ebnien e turpshme t\u00eb SPAK pas vendimit t\u00eb k\u00ebtij institucioni p\u00ebr t\u00eb pushuar hetimin ndaj gjyqtares s\u00eb GJKKO-s\u00eb me 3 mbiemra Irena Gjoka, Shpata Maneku.<\/p>\n<p>Madje ajo ftoi dhe qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb solidarizohen me t\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb kujtojm\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb ne \u00ebnd\u00ebrronim se nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb b\u00ebhej drejt\u00ebsi. I b\u00ebj thirrje dhe heronjve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve munguar t\u00eb mafiozes Yuri Kim q\u00eb ai q\u00eb ik\u00ebn I fundit t\u00eb mbyll\u00eb dritat&#8221;, tha Kalaja para SPAK.<\/p>\n<p>Duke u ndalur tek mbyllja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Irena Gjok\u00ebs, Kalaja tha se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shkelje haptazi t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cProkurori Bledar Maksuti, ose m\u00eb sakt\u00eb prokurori Altin Dumani. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas informacioneve paraprake q\u00eb kam dhe referuar dhe vet\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb SPAK-ut, prokurori Bledar Maksuti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, n\u00eb shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs, n\u00eb shkelje t\u00eb detyrimeve ligjore q\u00eb ka p\u00ebr postin e prokurorit t\u00eb prokuroris\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, n\u00eb shkelje t\u00eb haptaz t\u00eb kushtetut\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb copy-paste t\u00eb deklarimeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Irena me disa mbiemra pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Jo m\u00eb kot, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, si pjes\u00eb e k\u00ebsaj bande q\u00eb po shkat\u00ebrron t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nga data 31 janar dhe deri m\u00eb sot nuk ka pranuar t\u00eb m\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion dokumentat q\u00eb ndodhen n\u00eb dosjen e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, por edhe parashtrimet e b\u00ebra nga Irena me disa mbiemra. \u00cbsht\u00eb detyrim ligjor dhe me k\u00ebt\u00eb rast SPAK-u e ka shkelur ligjin, q\u00eb krahas Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, k\u00ebrkesa p\u00ebr pushim t\u00eb m\u00eb vihet n\u00eb dispozicion edhe mua me cil\u00ebsin\u00eb e personit kall\u00ebzues.<\/p>\n<p>Kalaja analizoi dhe vendimin e SPAK.<\/p>\n<p>&#8220;Referuar po asaj deklarate t\u00eb b\u00ebr\u00eb dje nga SPAK-u, n\u00eb fakt nga ministria n\u00eb hije e organizat\u00ebs kriminale q\u00eb drejton vendin, kishte shum\u00eb kontradikta. S\u00eb pari mohohej elementi i ekzistenc\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale dhe m\u00eb posht\u00eb, pra ose pa dijenia p\u00ebr k\u00ebto vepra penale dhe m\u00eb posht\u00eb vet\u00eb prokurori b\u00ebnte nj\u00eb goditje ndaj vendimit t\u00eb tij, duke th\u00ebn\u00eb se vepra penale \u00ebsht\u00eb parashkruar.<\/p>\n<p>Pra ose ka dijeni dhe nuk e ka deklaruar, ose nuk e ka deklaruar se s&#8217;e ka ditur, ose e ka deklaruar apo nuk e ka deklaruar, por sot vepra \u00ebsht\u00eb parashkruar.<\/p>\n<p>Tani, meq\u00ebn\u00ebse prokurori ka b\u00ebr\u00eb hetime pa hetime, n\u00eb fakt, un\u00eb kam dijeni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jozyrtare q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb lloj hetimi n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb dosje, po mbi t\u00eb gjitha dua t\u00eb informoj publikun se q\u00eb me 15 korrik t\u00eb 2025-\u00ebs, q\u00eb ka ardhur p\u00ebrgjigja nga autoritetet greke, p\u00ebrgjigje e cila i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, po na \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb dhe neve, mua si si si kall\u00ebzuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb vet\u00eb autoritetet greke kan\u00eb pranuar q\u00eb vendimi penal i depozituar nga un\u00eb n\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb autentik dhe se Irena me disa mbiemra rezulton e d\u00ebnuar n\u00eb shtetin grek.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur me pretendimet e prokurorit p\u00ebr padijenin\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prokur\u00eb e vitit 2003, ndodhet n\u00eb dosje dhe si\u00e7 mund ta lexoni leht\u00ebsisht, n\u00eb 31 mars t\u00eb 2003-it, Irena Maneku n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, i jep prokur\u00eb avokatit grek p\u00ebr t\u00eb hequr dy ekspulset t\u00eb vitit 2002 dhe 2003. Dhe po ta shikoni, n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb k\u00ebsaj prokure, thot\u00eb, un\u00eb dhe bashk\u00ebshorti im. Vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb fakt, n\u00ebse do t\u00eb ishte marr\u00eb prokuroria e posa\u00e7me, ne jemi p\u00ebrpara nj\u00eb falsifikimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, pasi sipas \u00e7ertifikat\u00ebs s\u00eb martese,s martesa midis dy shtetasve t\u00eb kall\u00ebzuar nga un\u00eb, pra Irena Gjoka, Shpata, Maneku dhe Stefan Gjoka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb 2006-\u00ebn. Por falsifikimi nuk mbaron k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Vijojm\u00eb me deklaratat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Irena Spata, Gjoka, Maneku gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut. Justifikimi prej 60 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra i vetingut dhe kalimi me urdh\u00ebr politik, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb momentin q\u00eb kjo gjyqtare, kriminele, duhet t\u00eb p\u00ebrdorej nga Edi Rama dhe pushteti i tij p\u00ebr t\u00eb goditur opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me dijenin\u00eb e Iren\u00ebs me disa mbiemra, un\u00eb po ju jap vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb Athin\u00ebs, ku leht\u00ebsisht dallohet, \u00ebsht\u00eb e depozituar n\u00eb dosje, edhe versioni shqip, leht\u00ebsisht dallohet q\u00eb k\u00ebrkuese \u00ebsht\u00eb Irena Gjoka, ose Maneku n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dhe se gjykata e Athin\u00ebs n\u00eb 2004, pra, meq\u00ebn\u00ebse prokurori thot\u00eb nuk ka patur dijeni, gjykata e Athin\u00ebs thot\u00eb, ne nuk jemi kompetente p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb konflikt q\u00eb i takon Gjykat\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs. Ia ka deleguar p\u00ebr kompetenc\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs dhe Gjykata e Janin\u00ebs e ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn. Pra, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, me provat q\u00eb ndodhen n\u00eb dosje, ka dijeni t\u00eb plot\u00eb, nuk ka deklarim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebh, veprimet arbitrare dhe po k\u00ebshtu, n\u00ebse mund t\u00eb shikoni vet\u00ebm formularin e deklarimit, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kolonat ku Irena me disa mbiemra duhet t\u00eb plot\u00ebsonte dhe duhet t\u00eb sqaronte pozicionin e saj juridik p\u00ebr dy d\u00ebbimet dhe p\u00ebr dy d\u00ebnimet, qoft\u00eb at\u00eb penal qoft\u00eb administrativ, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb bosh.<\/p>\n<p>Pra, ka mohuar n\u00eb deklarim. Ky deklarim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb 2019-\u00ebn, pra n\u00eb funksion t\u00eb ligjit p\u00ebr dekriminalizimin dhe deklarimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb 2022-shin ku kjo gjyqtare me disa mbiemra ka marr\u00eb detyr\u00ebn. Dhe si rast precedent, un\u00eb po ju marr rastin e shtetasit Kreshnik Hajdari, i cili dhe ky ka pretenduar q\u00eb nuk ka patur dijeni p\u00ebr nj\u00eb problematik\u00eb, nj\u00eb d\u00ebnim n\u00eb shtetin grek, por Gjykata e Posa\u00e7me dhe vet\u00eb prokurori Dritan Pren\u00e7i kan\u00eb k\u00ebrkuar d\u00ebnimin e tij p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit, pra p\u00ebr falsifikim n\u00eb deklarim, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb nj\u00eb vendimi penal dhe dy d\u00ebbimeve n\u00eb shtetin grek&#8221;, u shpreh Kalaja.<\/p>\n<p>Kalaja i k\u00ebrkon GJKKO-s\u00eb t\u00eb mos pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb mendoj se plot\u00ebsohen t\u00eb gjith\u00eb kushtet q\u00eb kjo k\u00ebrkes\u00eb e SPAK-ut, e para t\u00eb mos pranohet nga ana e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me. Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb do k\u00ebrkoj dhe kalimin p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb tjet\u00ebr, sepse nuk ka shqiptar me minimumin e njohurive q\u00eb t\u00eb besoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb kolege apo koleg i Irena Gjok\u00ebs, Shpata Manekut, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe nuk do mbaj\u00eb krahun e koleges s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Si\u00e7 po e shikoni, jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb b\u00ebra bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, duke filluar nga SPAK-u, GJKKO-ja, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb unison me nj\u00ebri-tjetrin, duke mbrojtur nj\u00ebri-tjetrin, kan\u00eb amnistuar vepra kaq t\u00eb r\u00ebnda penale, duke i treguar publikut se s\u00eb pari, Irena me disa mbiemra nuk duhet t\u00eb merrte mandatin e magjistrat\u00ebs, pra KLGJ-ja nuk duhet t\u00eb dilte me at\u00eb vendim t\u00eb turpsh\u00ebm, por duhet t\u00eb nd\u00ebrpriste mandatin, dhe nga ana tjet\u00ebr, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ka akoma koh\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e detyr\u00ebs dhe t\u00eb ligjit dhe ka akoma koh\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb respektim t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjit&#8221;, p\u00ebrfundoi Kalaja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me dry e qiri t\u00eb ndezur zgjodhi avokatja Adriana Kalaja t\u00eb simbolizoj\u00eb r\u00ebnien e turpshme t\u00eb SPAK pas vendimit t\u00eb k\u00ebtij institucioni p\u00ebr t\u00eb pushuar hetimin ndaj gjyqtares s\u00eb GJKKO-s\u00eb me 3 mbiemra Irena Gjoka, Shpata Maneku. Madje ajo ftoi dhe qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb solidarizohen me t\u00eb. &#8220;T\u00eb kujtojm\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb ne \u00ebnd\u00ebrronim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99941,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-138905","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138905"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138905\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138910,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138905\/revisions\/138910"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99941"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}