{"id":138948,"date":"2026-03-26T19:21:48","date_gmt":"2026-03-26T19:21:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138948"},"modified":"2026-03-26T19:21:48","modified_gmt":"2026-03-26T19:21:48","slug":"drejtoresha-e-tatimeve-skandal-me-tjetersimin-e-pronave-ne-jug","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/26\/drejtoresha-e-tatimeve-skandal-me-tjetersimin-e-pronave-ne-jug\/","title":{"rendered":"Drejtoresha e Tatimeve, skandal me tjet\u00ebrsimin e pronave n\u00eb Jug"},"content":{"rendered":"<p data-start=\"181\" data-end=\"357\"><strong>EMISIONI VETTING<\/strong><\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash, bregdeti i jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga konflikte t\u00eb shumta pron\u00ebsie q\u00eb lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn si jan\u00eb trajtuar pronat pas viteve \u201990. Sot ish pronar\u00ebt p\u00ebrballen me sfida t\u00eb panum\u00ebrta, ku gjykatat dhe prokuroria n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i japin zgjidhje problemit, i zgjasin proceset n\u00eb pafund\u00ebsi, shpeshher\u00eb duke neglizhuar dhe shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs nga zyrtar\u00ebt e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga rastet q\u00eb tregon p\u00ebrfshirjen e nj\u00eb numri t\u00eb lart\u00eb zyrtar\u00ebsh dhe ish zyrtar\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn duke ju dh\u00ebn\u00eb pron\u00ebn uzurpueseve lidhet me fshatin e Borshit, e cila nga Bashkia Sarand\u00eb tashm\u00eb i ka kaluar Bashkis\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Diana Bilali, mbesa e Mehdi Hila (Borshi) \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtare e familjes Hila nga Borshi.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb gazetare gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs time dhe ndoshta profesioni dhe arsimi m\u00eb ka ndihmuar q\u00eb t\u00eb kuptoj probleme t\u00eb ndryshme, q\u00eb shtrohen n\u00eb televizione. Nj\u00eb nga problemet q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb vi k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb emisioni q\u00eb kam par\u00eb te ju p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtim, ku flitej p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb quhet Erilinda Lala dhe bashk\u00ebshorti i saj, Taulant Godrolli m\u00eb duket. Duke ndjekur me shum\u00eb v\u00ebmendje emisionin, mund t\u00eb them q\u00eb n\u00eb fund i doli koka e problemit e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Pas t\u00eb t\u00ebra pyetjeve q\u00eb ju i kishit b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs, se nga kishte buruar ideja p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb Kavaj\u00eb. Ideja e avokates Kola ishte, cili \u00ebsht\u00eb regjimi juridik i tok\u00ebs, n\u00eb rastin e nj\u00eb nd\u00ebrtimi? Pra, ajo pasi i kap\u00ebrceu t\u00eb gjitha ato, ILDKPI-n\u00eb, kalimin e pasuris\u00eb, fondet nga vinin, ishte i rregullt ose jo, n\u00eb fund tha, pika e par\u00eb e cila duhet zgjidhur \u00ebsht\u00eb regjimi juridik i tok\u00ebs\u201d, tha p\u00ebr \u201cVetting\u201dzonja Bilali.<\/p>\n<p>Thelbi i konfliktit lidhet me regjimin juridik t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e ish Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Pushimit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Borsh. Dokumentet tregojn\u00eb se kjo sip\u00ebrfaqe \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme si truall, tok\u00eb turistike dhe tok\u00eb bujq\u00ebsore, duke krijuar mbivendosje t\u00eb titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe konflikte mes ish-pronar\u00ebve dhe p\u00ebrfituesve t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ish-pronarja Bilali, e bija e trash\u00ebgimtar\u00ebs nga familja Hila k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb pronat e saj n\u00eb Borsh, ku sipas saj nj\u00eb pjes\u00eb e tyre q\u00eb i takonte nga privatizimi i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb padrejt\u00ebsisht p\u00ebr hotelin Take n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb atit t\u00eb Erilinda Lala, Tajar Lala. Znj. Bilali erdhi n\u00eb redaksin\u00eb e \u201cVetting\u201d pasi kishte par\u00eb episodin ku ekspozohej hotel restoranti \u201cTake\u201d ku punonte i paregjistruar dhe duke fshehur t\u00eb ardhurat bashk\u00ebshorti i Drejtoresh\u00ebs Lala, Taulant Godroli n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr Deklarimin e Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave.<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb ideja e emisionit \u201cVetting\u201d q\u00eb ishte ndar\u00eb n\u00eb n\u00ebnide, ku ideja qendrore ishte se cili ishte regjimi juridik i pron\u00ebs. Un\u00eb kam ndeshur n\u00eb nj\u00eb problem t\u00eb till\u00eb, n\u00eb ish Zyr\u00ebn e Regjistrimit t\u00eb Pronave n\u00eb Sarand\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb regjimi i juridik i pron\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb e imja. Aty zonja Erilinda Lala q\u00eb ka baban\u00eb e saj, i cili ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hotel prej vitesh dhe kur k\u00ebrkova regjimin juridik t\u00eb pron\u00ebs, m\u00eb than\u00eb \u201cnuk mund ta japin sepse duhet t\u00eb kesh nj\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs, k\u00ebt\u00eb e at\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb i thash\u00eb Zyr\u00ebs se e kam vendimin e gjykat\u00ebs, i kam t\u00eb gjitha, ju i dini k\u00ebto se nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb. Ju e dini, i thash\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se regjistrimeve dhe regjistrave baz\u00eb, q\u00eb n\u00eb hipotekat e para, ju e dini thash\u00eb nga neni 197, i Kodit Civil, q\u00eb nj\u00eb individ kur i drejtohet gjykat\u00ebs, padia k\u00ebrkes\u00eb-padia e tij regjistrohet n\u00eb regjistrin e pasurive t\u00eb paluajtshme\u201d, u shpreh Diana Bilali.<\/p>\n<p>Historia e Dian\u00ebs \u00ebsht\u00eb dramatike, por k\u00ebmb\u00ebngulja e saj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pron\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve si trash\u00ebgimtare ka indiciet e nj\u00eb fundi triumfues pasi Gjykata e Lart\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb \u00e7eshtja e saj t\u00eb rigjykohet n\u00eb themel nga Gjykata e Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pretendimi i Bilalit, hoteli \u2018Take\u2019 u nd\u00ebrtua mbi tok\u00ebn e saj\/ Policia Nd\u00ebrtimore nuk zbatoi vendimin p\u00ebr 14 vite<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr \u201cVetting\u201d, Diana Bilali tregon se ideja p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ish pronat e saj rastisi me periudh\u00ebn kur humbi sht\u00ebpin\u00eb te firmat piramidale. Do t\u00eb ishte jet\u00ebshkrimi i gjyshit q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb hapur dokumentet q\u00eb provonin pron\u00ebsin\u00eb e Bilalit. \u201cN\u00eb vitin 1995, un\u00eb fillova t\u00eb k\u00ebrkoja pronat e n\u00ebn\u00ebs time, t\u00eb gjyshit tim, t\u00eb gjyshes time dhe t\u00eb nj\u00eb st\u00ebrgjyshi q\u00eb binte nga n\u00ebna ime, n\u00eb fshatin Borsh. N\u00eb Delvin\u00eb, Sarand\u00eb, thon\u00eb q\u00eb ka edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera, Kavaj\u00eb, Vlor\u00eb, n\u00eb vende t\u00eb tjera q\u00eb ka punuar gjyshi im se ka qen\u00eb kryetar gjykat\u00ebs\u201d, tregon znj. Bilali.<\/p>\n<p>Rruga p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ish-pronat e gjyshit ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe ka arritur n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa i \u00ebsht\u00eb rrezikuar edhe jeta. Lidhja e pron\u00ebs s\u00eb gjyshit me Tajar Lal\u00ebn \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00ebsisht me ish kampin e pushimit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebve Jetim\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs. Ish-Kampi i Pushimit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Borsh ka patur nj\u00eb kompleks godinash, t\u00eb rrethuara nga portokalle dhe ullinj me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe rreth 4 mij\u00eb m2. N\u00eb \u00e7do sezon veror, f\u00ebmij\u00ebt jetim\u00eb t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Sarand\u00ebs, t\u00eb shoq\u00ebruar nga edukatoret, p\u00ebr gati dy-tre muaj vinin n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb pran\u00eb detit, p\u00ebr pushime.<\/p>\n<p>\u201cKur mora k\u00ebt\u00eb, shkova drejt n\u00eb Sarand\u00eb, dhe un\u00eb u thash\u00eb shiko kam n\u00eb K\u00ebshillin e Rrethit, Komuniteti Ekzekutiv t\u00eb Rrehit, q\u00eb at\u00ebhere pluralist, ishte nj\u00eb grua, atje q\u00eb punonte, nj\u00eb Jorgji Duka. I thash\u00eb q\u00eb kam nj\u00eb problem t\u00eb madh, kam humbur sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb firmat piramidale.<\/p>\n<p>Tani n\u00ebse mund t\u00eb ndihmohem qoft\u00eb nga ana njer\u00ebzore, qoft\u00eb edhe me k\u00ebt\u00eb burim pasurie q\u00eb kam, m\u00eb ndihmoni ta gjej i thash\u00eb ku kan\u00eb qen\u00eb prona e paraardh\u00ebsve t\u00eb mi.<\/p>\n<p>Gjyshi quhej Mehdi Hila Borshi, ja ku e keni biografin\u00eb, st\u00ebrgjyshi \u00ebsht\u00eb quajtur Alush Hila\u201d, tregon Diana.<\/p>\n<p>Ish-pronarja shton m\u00eb tej tregon se zonja Duka do ta ndihmonte, por disa dit\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb t\u00ebrhiqej, duke sugjeruar q\u00eb ajo mund t\u00eb ishte k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb, kur ajo m\u00eb tha keni tok\u00ebn tuaj por un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj dot gj\u00eb, i vinin djers\u00ebt, i dridheshin duart. Un\u00eb i thash\u00eb t\u00eb kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. Po jo tha nuk \u00ebsht\u00eb puna atje. Un\u00eb vajta n\u00eb fshat, takova kryeplakun Naim K\u00eblli\u00e7i. I thash\u00eb un\u00eb jam filania, kam tok\u00ebn time k\u00ebtu thash\u00eb, kam folur me Jorgji Duk\u00ebn, m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb breg t\u00eb detit, dikur thon\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi f\u00ebmije atje dhe nuk e di n\u00eb \u00e7\u2019gjendje \u00ebsht\u00eb. Thon\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar n\u00eb vitin 1998\u201d, shprehet Diana duke treguar nga biseda me kryeplakun Naim K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Por kryeplaku K\u00eblli\u2559i do t\u00eb binte dakord vet\u00ebm p\u00ebr ti kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tok\u00ebs, edhe pse sipas zonj\u00ebs Bilali ai ka pranuar q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtare e pronar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre tokave.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F03%2F26%2Ftjetersimi-i-prones-ne-jug-skandali-qe-te-con-te-emri-i-drejtoreshes-se-tatimeve-erilinda-lala%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Faktualitet%2F&amp;cb=c5541acd41\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<p>\u201cDuke u ngjitur rrug\u00ebs i them Naim K\u00eblli\u00e7it, cfar\u00eb ke nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebsh?<\/p>\n<p>Ai m\u00eb thot\u00eb nuk ta jap Diana, do t\u00eb jap vet\u00ebm 700 metra katror\u00eb\u2026 S\u2019t\u00eb jap firm\u00ebn!<\/p>\n<p>Po pse? I thash\u00eb un\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Foli me dy nga ata fshatar\u00ebt dhe ata i than\u00eb ia japin tok\u00ebn n\u00eb vend sepse e dim\u00eb kush e ka qen\u00eb e veja e gjyqtarit, e bija. E lan\u00eb p\u00ebr 700 metra katror\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Tani do vemi te nj\u00eb grua e vjet\u00ebr, te Haxho Lala. Po mir\u00eb i thash\u00eb un\u00eb\u201d, tha Diana n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi pasi nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhte.<\/p>\n<p>Diana rr\u00ebfen se Haxho Lala ishte gjyshja e Erilinda Lalas dhe se m\u00eb pas do ti merrte 700 metra katror\u00eb. Mir\u00ebpo pasi merr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb saj Haxho Lala do ti k\u00ebrkonte ndihm\u00eb q\u00eb i biri Tajar Lala t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb kiosk\u00eb tek toka e saj p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive financiare.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga biseda e Diana Bilalit me Haxho Lala:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cM\u00eb thot\u00eb mua tani (N\u00ebna Axho Lala).<br \/>\n-Ne tani jemi shum\u00eb keq nga ana financiare.<br \/>\n\u2013 Un\u00eb nuk t\u00eb ndihmoj dot p\u00ebr vete, I thash\u00eb.<br \/>\n\u2013 Ta b\u00ebj nj\u00eb kiosk\u00eb t\u00eb vog\u00ebl djali Tajari!<br \/>\n\u2013 Un\u00eb e kam provuar vet\u00eb, pa shpi dhe pa buk\u00eb, mund ta b\u00ebj.\u201d<\/p>\n<p>Diana shtanget kur merr vesh se Tajari nga kiosk\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar jetes\u00ebn kishte b\u00ebr\u00eb hotel mbi pron\u00ebn e saj. Duke par\u00eb nd\u00ebrtimin pa leje, Diana tregon se me shkresa do ti drejtohej Policis\u00eb Nd\u00ebrtimore Vlor\u00eb. Sipas vendimit nr. 122, dat\u00eb 18.4.2022, asokohe Policia Nd\u00ebrtimore e Vlor\u00ebs kishte vendosur prishjen e objektit t\u00eb nd\u00ebrtuar nga Tajar Balil Lala mbi ish Sht\u00ebpin\u00eb e Pushimit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebs Borsh mbi pron\u00ebn e saj.<br \/>\nDiana tregon se ia d\u00ebrgoi n\u00eb vitin 2014 Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Nd\u00ebrtimore Tiran\u00eb, por nuk u mor asnj\u00eb mas\u00eb ndaj k\u00ebsaj godine.<\/p>\n<p><strong>Ministria i dha n\u00eb shkelje t\u00eb mundshme t\u00eb ligjit truallin babait t\u00eb Drejtoresh\u00ebs Lala\/ Si u kthye Sht\u00ebpia e F\u00ebmij\u00ebs n\u00eb hotel mbi tok\u00ebn e Bilalit<\/strong><\/p>\n<p>Disa vite m\u00eb pas n\u00eb 2013, Ministria e Energjis\u00eb do ti nxirrte n\u00eb privatizim objektet te ish kampin e pushimit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebve Jetim\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs, duke shitur n\u00eb fakt tok\u00ebn e Diana Bilalit.<br \/>\n\u201cPrivatizimi u b\u00eb mbi baz\u00ebn e ligjit p\u00ebr zonat turistike. Pas k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb b\u00ebra un\u00eb, m\u00eb njoh\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes vet\u00ebm p\u00ebr 120 m\u00b2, por jo p\u00ebr 560 m\u00b2, pa nj\u00eb arsye t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb i jam drejtuar prefektur\u00ebs, Ministris\u00eb s\u00eb Financave, Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe institucioneve t\u00eb tjera p\u00ebrkat\u00ebse. Kam ndjekur procedurat dhe m\u00eb pas u detyrova t\u00eb hap gjyq, edhe pse ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb financiarisht\u201d, do t\u00eb shprehej Diana Bilali p\u00ebr procesin e k\u00ebtij trualli.<\/p>\n<p>Zonja Bilali tregon se gjat\u00eb procesit ka konstatuar shum\u00eb parregullsi dhe shkelje pasi kjo pron\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb ndar\u00eb dhe trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe persona t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb p\u00ebrfituar padrejt\u00ebsisht pjes\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo shprehet se ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb zbatohet ligji dhe q\u00eb t\u00eb njihet e drejta ime mbi tok\u00ebn, duke k\u00ebrkuar gjithashtu d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e padrejt\u00eb t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb saj nga Tajar Lala.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk kam k\u00ebrkuar vet\u00ebm 120 apo 560 metra katror\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb territorin q\u00eb m\u00eb takon dhe q\u00eb nuk figuron i regjistruar si duhet. Sipas ligjit, n\u00ebse nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hartat kadastrale, procesi konsiderohet i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kam kaluar n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb procese gjyq\u00ebsore dhe aktualisht ka disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb padi p\u00ebr shkelje, p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim dhe p\u00ebr njohje t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kush e bleu at\u00eb? E \u00e7ojn\u00eb n\u00eb privatizim, Ministria e Energjis\u00eb dhe e b\u00ebri fillimisht nxjerrjen n\u00eb privatizim me nj\u00eb ligj p\u00ebr zonat turistike.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, mbas nj\u00eb k\u00ebrkese q\u00eb b\u00ebra un\u00eb me shkrim, b\u00ebn nxjerrjen n\u00eb parablerjes t\u00eb objektit p\u00ebr 120 m\u00b2, jo p\u00ebr 560 m\u00b2, dhe kjo nuk e di pse. Duhet t\u00eb b\u00ebhen tekstet sepse ka nj\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Ligji \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb objekt \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrdorsh\u00ebm, i jepet e drejta e parablerjes atij q\u00eb ka lidhje me t\u00eb dhe k\u00ebto objekte kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruara, praktikisht t\u00eb pap\u00ebrdorshme\u201d, tha Diana.<br \/>\nAjo shprehet se Ministria kur e nxori n\u00eb privatizim, duke ia dh\u00ebn\u00eb tok\u00ebn dikujt tjet\u00ebr, por Bilali nuk do ta linte me kaq \u00e7\u00ebshtjen duke ju drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Privatizimi i pron\u00ebs n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, Prokuroria demaskon skem\u00ebn e hotelit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Diana Bilalit, Tajar Lala babai i Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Tatimeve Tiran\u00eb Erilinda Lala do t\u00eb merrte n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit tok\u00ebn ku ka qen\u00eb ish Kampi i Pushimit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebve Jetim\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs. N\u00eb fakt, problemi lidhet me regjimin juridik t\u00eb tok\u00ebs pasi sipas ish gazetares, aty kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me tok\u00eb truall.<\/p>\n<p>\u201cKur un\u00eb k\u00ebrkova regjimin e tok\u00ebs p\u00ebr Tajar Lal\u00ebn, ka marr\u00eb 350 metra katror\u00eb. N\u00eb kuadrat ishte nj\u00eb objekt, se atje p\u00ebr 100 metra t\u00eb heqin kok\u00ebn. Si e kishte marr\u00eb Tajar Lala k\u00ebt\u00eb 350 metra katror\u00eb tok\u00eb pa ia dh\u00ebn\u00eb KNT-ja? Kush ia dha?<\/p>\n<p>Un\u00eb kur kam par\u00eb hart\u00ebn e Borshit, kam par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth viteve 1950, 1989. Nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar nga parametrat e parashikuar nga ligji\u201d, shprehet Bilali p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem.<\/p>\n<p>Diana tregon se asokohe i \u00ebsht\u00eb drejtuar zv. Ministrit t\u00eb Nd\u00ebrtimit Albert Caci dhe Policis\u00eb Nd\u00ebrtimore n\u00eb Borsh, p\u00ebr t\u00eb ndaluar nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm, por pavar\u00ebsisht vendimit p\u00ebr prishje, Tajar Lala nd\u00ebrtoi nj\u00eb hotel t\u00eb cilin e regjistroi n\u00eb Zyr\u00ebn e Regjistrimit Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE merr Prefektura Vlor\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e cila ishte pregatitur. Tok\u00ebn e merr Tajari pa AMTP. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Policia Nd\u00ebrtimore m\u00eb k\u00ebrkonte 3 milion\u00eb lek\u00eb pages\u00eb p\u00ebr t\u00eb prishur hotelin, por un\u00eb nuk kisha mund\u00ebsi asokohe. At\u00ebhere un\u00eb ju drejtova INUK-ut\u201d, tregon Bilali p\u00ebr \u201cVetting\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Prokuroris\u00eb t\u00eb vitit 2015 p\u00ebr pushim \u00e7\u00ebshtje del se ku kan\u00eb ndodhur shkeljet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb dhe regjistruar toka n\u00eb zon\u00ebn e \u201cSht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Pushimit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve\u201d. K\u00ebto shkelje nuk jan\u00eb ndjekur sepse kan\u00eb kaluar shum\u00eb vite dhe ndjekja penale \u00ebsht\u00eb parashkruar. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shkeljet nuk kan\u00eb ndodhur, p\u00ebrkundrazi n\u00eb dokument p\u00ebrmenden qart\u00eb veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Nga hetimet del se zona ku ndodhej Sht\u00ebpia e Pushimit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve ishte n\u00eb fakt truall dhe zon\u00eb nd\u00ebrtimi, sepse q\u00eb n\u00eb vitin 1989 kishte nj\u00eb vendim t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb Sarand\u00ebs q\u00eb e p\u00ebrfshinte k\u00ebt\u00eb zon\u00eb brenda vij\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb lagjes \u201cShkall\u00eb\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kjo tok\u00eb nuk duhej t\u00eb trajtohej si tok\u00eb bujq\u00ebsore. Gjat\u00eb ndarjes s\u00eb tok\u00ebs pas vitit 1991, Komisioni i Ndarjes s\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb Borsh e trajtoi k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe si tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe e ndau p\u00ebr banor\u00eb t\u00eb fshatit.<\/p>\n<p>\u201cMua ma ndan\u00eb tok\u00ebn, kur t\u00eb dilte n\u00eb privatizim. Duke e njohur tok\u00eb bujq\u00ebsore, mua m\u00eb dhan\u00eb aq e kaq. N\u00eb dokumentet e Z.V.R.R.P Sarand\u00eb dilte truall, sepse kishte 9 objekte. \u00cbsht\u00eb e turpshme se si Zyra p\u00ebr mua e quajti tok\u00eb bujq\u00ebsore, kurse p\u00ebr fshatar\u00ebt e Borshit e quajti truall, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb fshatar\u00ebve nuk u njihej e drejta e parablerjes\u201d, tregon Diana.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument p\u00ebrmendet se Komisioni i Ndarjes s\u00eb Tok\u00ebs me kryetar Mejdan Memoali dhe kryeplakun Naim K\u00eblli\u00e7i ka ndar\u00eb tok\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt ishte tok\u00eb turistike dhe truall, duke e regjistruar si tok\u00eb bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ndarje kan\u00eb p\u00ebrfituar disa persona, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmenden Gazmor Hizmo, Ramadan Lala dhe Tajar Lala, ku sipas hetimit Tajar Lala ka marr\u00eb rreth 650 m\u00b2 tok\u00eb me godin\u00eb brenda saj. K\u00ebto prona m\u00eb pas jan\u00eb regjistruar edhe n\u00eb ish Zyr\u00ebn e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Nga vet\u00eb hetimet del se ndarja e tok\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, sepse nj\u00eb sip\u00ebrfaqe q\u00eb ishte truall dhe zon\u00eb turistike \u00ebsht\u00eb trajtuar si tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb sipas ligjit 7501 p\u00ebr tok\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb shkelja kryesore q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb vendimin e Prokuroris\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy vajti b\u00ebri hotel e ia regjistron zyra e regjistrimit Sarand\u00eb. I drejtohem Prefektur\u00ebs Vlor\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb tok\u00eb truall dhe \u00ebsht\u00eb trajtuar si tok\u00eb bujq\u00ebsore. Dikush nd\u00ebrton nj\u00eb hotel, un\u00eb nuk mund ti rri nga pas sepse nuk jam banor\u00eb rezidente\u201d tha Diana Bilali.<\/p>\n<p><strong>Gjykata e Lart\u00eb prishi vendimin dhe e riktheu \u00e7\u00ebshtjen e Diana Bilalit p\u00ebr rigjykim<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb maj 2023, Gjykata e Lart\u00eb do t\u00eb dilte me nj\u00eb vendim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Bilalit, duke i hapur mund\u00ebsin\u00eb asaj q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb thelb konflikti lidhet me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke q\u00eb sipas ish-pronares Bilali, prona e familjes s\u00eb tyre n\u00eb at\u00eb zon\u00eb ka qen\u00eb rreth 4,400 m\u00b2, nd\u00ebrsa institucionet publike dhe vendimet e m\u00ebparshme e kan\u00eb njohur vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb k\u00ebsaj prone.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb gjykat\u00ebs, Diana Bilali, e cila \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtare e Naxhije Hila (Bilali), pretendon se n\u00ebna e saj ka qen\u00eb pronare e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje prej 4,400 m\u00b2 tok\u00eb n\u00eb fshatin Borsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe shteti kishte nd\u00ebrtuar m\u00eb von\u00eb objektin e njohur si Sht\u00ebpia e Pushimit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Sarand\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sipas saj, prona \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga shteti gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb regjimit komunist dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb njohjen dhe kthimin e saj sipas ligjit p\u00ebr kthimin dhe kompensimin e pronave t\u00eb ish-pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1996, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb trajtuar nga Gjykata e Rrethit Sarand\u00eb, e cila ka njohur pron\u00ebsin\u00eb e ish-pronares vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 700 m\u00b2 tok\u00eb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb vitin 1998, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave n\u00eb Sarand\u00eb ka marr\u00eb vendim q\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u2019u njihet e drejta e kompensimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 700 m\u00b2, jo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen 4,400 m\u00b2 q\u00eb ata pretendonin. Vendimi i komisionit ka parashikuar gjithashtu q\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb parablerjeje n\u00eb rast privatizimi t\u00eb objektit q\u00eb ishte nd\u00ebrtuar mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb, pra Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Pushimit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb m\u00ebvonshme, gjat\u00eb procesit t\u00eb privatizimit t\u00eb k\u00ebtij objekti, trash\u00ebgimtar\u00ebt kan\u00eb ushtruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe n\u00eb vitin 2012 \u00ebsht\u00eb lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb shitjeje p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb truallit, rreth 140 metra katror\u00eb , q\u00eb lidhej me nd\u00ebrtes\u00ebn e privatizuar. Megjithat\u00eb, sipas Bilalit, kjo nuk e zgjidhte \u00e7\u00ebshtjen e gjith\u00eb pron\u00ebs s\u00eb pretenduar prej 4,400 metra katror\u00eb, ndaj ajo ka vazhduar proceset gjyq\u00ebsore duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb njihej e drejta e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen.<\/p>\n<p>N\u00eb proceset gjyq\u00ebsore q\u00eb pasuan, gjykatat analizuan provat e paraqitura nga Znj.Bilali si deklarata t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve dhe planvendosje t\u00eb pron\u00ebs, por arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk kishte prova t\u00eb mjaftueshme q\u00eb ish-pronarja kishte pasur n\u00eb pron\u00ebsi 4,400 metra katror\u00eb tok\u00eb. Sipas gjykatave, dokumentet zyrtare dhe vendimet e m\u00ebparshme t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore tregonin vet\u00ebm njohjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje prej 700 metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, Gjykata e Rrethit Sarand\u00eb e rr\u00ebzoi padin\u00eb e Diana Bilali, duke e konsideruar t\u00eb pabazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj. Ky vendim u la n\u00eb fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Gjirokast\u00ebr n\u00eb vitin 2015, e cila arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Bilali nuk kishte sjell\u00eb prova q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonin pron\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqen 4,400 metra katror\u00eb dhe se vendimi i m\u00ebparsh\u00ebm i komisionit t\u00eb kthimit t\u00eb pronave, q\u00eb njihte vet\u00ebm 700 metra katror\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me dokumentet ekzistuese.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, \u00e7\u00ebshtja u \u00e7ua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Kjo gjykat\u00eb nuk hyri drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb analiz\u00ebn e provave p\u00ebr t\u00eb vendosur se kujt i takon prona, por analizoi m\u00ebnyr\u00ebn se si gjykatat e m\u00ebparshme kishin shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen. Sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, gjykatat e niveleve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nuk e kishin hetuar plot\u00ebsisht konfliktin dhe nuk kishin sqaruar qart\u00eb disa element\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si identifikimi i sakt\u00eb i pron\u00ebs, kufijt\u00eb e saj dhe raporti midis sip\u00ebrfaqes s\u00eb njohur prej 700 metra katror\u00eb dhe pretendimit p\u00ebr 4,400 metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb vendimin e saj t\u00eb 11 majit 2023, Gjykata e Lart\u00eb vendosi t\u00eb prish\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr dhe ta rikthej\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtja duhet t\u00eb shqyrtohet p\u00ebrs\u00ebri nga nj\u00eb trup tjet\u00ebr gjykues, duke analizuar m\u00eb n\u00eb detaje provat dhe dokumentet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb n\u00ebse ekziston apo jo e drejta e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqen q\u00eb pretendohet.<\/p>\n<p><strong>KLSH zbulon shkeljet, Tajar Lala mori 500 metra katror\u00eb \u201cfalas\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Problemet me statusin e tokave n\u00eb Borsh apo n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bregdetin e jugut evidentohen edhe nga Raporti i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit i shkurtit 2009. Ky raport do t\u00eb zbardhte nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shkeljesh ligjore lidhur me ndarjen e tokave n\u00eb Komun\u00ebn Lukov\u00eb, konkretisht n\u00eb fshatrat Borsh, Piqeras dhe Sh\u00ebn Vasil gjat\u00eb viteve 2006\u20132007. Sipas auditit, procesi i kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb nga ish-kooperativat te familjet private u shoq\u00ebrua me manipulime t\u00eb r\u00ebnda, ku vet\u00ebm n\u00eb fshatin Borsh u konstatuan mbi 443 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Diana Bilali do t\u00eb tregonte se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e saj \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb dhe Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit sepse kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar nga institucionet publike, q\u00eb jan\u00eb audituar nga KLSH-ja.<br \/>\n\u201cSot ka disa procese gjyq\u00ebsore q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb tok\u00eb jan\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn prone dhe kjo tregon qart\u00eb q\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur.Un\u00eb do t\u00eb vazhdoj ta ndjek k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deri n\u00eb fund sepse \u00ebsht\u00eb e drejta ime\u201d, shprehet me vendosm\u00ebri Bilali.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nga auditi dalin detaje t\u00eb reja p\u00ebr pronat n\u00eb Borsh. Shkeljet p\u00ebrfshinin fryrjen artificiale t\u00eb numrit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr familje, llogaritjen e gabuar t\u00eb norm\u00ebs p\u00ebr frym\u00eb, p\u00ebrfshirjen e trojeve brenda vij\u00ebs s\u00eb verdh\u00eb dhe dh\u00ebnien e tok\u00ebs p\u00ebr persona q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrfitimi. P\u00ebr k\u00ebto parregullsi, KLSH-ja b\u00ebri p\u00ebrgjegj\u00ebs zyrtar\u00ebt e kadastr\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs dhe komisionet lokale q\u00eb firmos\u00ebn dokumentet. Nj\u00eb rast konkret i p\u00ebrmendur n\u00eb raport \u00ebsht\u00eb ai i familjes s\u00eb Tajar Balil Lal\u00ebs, e cila u regjistrua me 5 frym\u00eb dhe p\u00ebrfitoi 10,500 metra katror\u00eb tok\u00eb, duke tejkaluar me t\u00eb pakt\u00ebn 500 metra katror\u00eb norm\u00ebn ligjore t\u00eb lejuar p\u00ebr at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja mbetet ende n\u00eb proces gjyq\u00ebsor dhe pritet q\u00eb Gjykata e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar mbi konfliktin e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EMISIONI VETTING Prej m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash, bregdeti i jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga konflikte t\u00eb shumta pron\u00ebsie q\u00eb lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn si jan\u00eb trajtuar pronat pas viteve \u201990. Sot ish pronar\u00ebt p\u00ebrballen me sfida t\u00eb panum\u00ebrta, ku gjykatat dhe prokuroria n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i japin zgjidhje problemit, i zgjasin proceset n\u00eb pafund\u00ebsi, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":138949,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-138948","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138948"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138948\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138951,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138948\/revisions\/138951"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138949"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}