{"id":138966,"date":"2026-03-27T10:07:25","date_gmt":"2026-03-27T10:07:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=138966"},"modified":"2026-03-27T10:07:25","modified_gmt":"2026-03-27T10:07:25","slug":"analisti-spak-i-dorezuar-ndaj-rames-sistemi-mbron-njerezit-e-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/27\/analisti-spak-i-dorezuar-ndaj-rames-sistemi-mbron-njerezit-e-pushtetit\/","title":{"rendered":"Analisti: SPAK i dor\u00ebzuar ndaj Ram\u00ebs, sistemi mbron njer\u00ebzit e pushtetit!"},"content":{"rendered":"<p>Analisti Armand Shkullaku, ka hedhur akuza t\u00eb forta ndaj qeveris\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si, sipas tij, po funksionon drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb emisionin \u2018\u00c7im Peka LIVE\u2019 n\u00eb SYRI TV, Shkullaku u shpreh se, Edi Rama ka si objektiv kryesor q\u00ebndrimin sa m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet, duke p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet e mundshme politike dhe institucionale. Ai u shpreh se institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb SPAK, kan\u00eb ndjekur n\u00eb distanc\u00eb l\u00ebvizjet e Ram\u00ebs, duke mos treguar pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Shkullaku p\u00ebrmendi edhe rastin e gjyqtares Irena Gjoka, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i qart\u00eb i nd\u00ebrhyrjes s\u00eb sistemit. Sipas tij, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb normale, nj\u00eb gjyqtar do t\u00eb duhej t\u00eb t\u00ebrhiqej moralisht n\u00ebse ka konflikt interesi, por kjo nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb kontrollohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte nga pushteti politik dhe se zvarritjet procedurale, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr prokurori dhe komunikimet institucionale, tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb munges\u00eb vullneti p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Shkullaku vuri n\u00eb dyshim narrativ\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, duke theksuar se veprimet konkrete t\u00eb institucioneve nuk p\u00ebrputhen me k\u00ebt\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>\u2018Me nj\u00eb mision t\u00eb caktuar. \u00cbsht\u00eb \u00e7uar aty p\u00ebr t\u00eb goditur opozit\u00ebn, kund\u00ebrshtar\u00ebt e Edi Ram\u00ebs, qofshin opozit\u00eb, jo opozit\u00eb, brenda, jasht\u00eb. Pra, dihet misioni \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Ajo prandaj \u00ebsht\u00eb e paprekshme. Nuk \u00ebsht\u00eb e paprekshme sepse b\u00ebn \u00e7far\u00eb i thot\u00eb SPAK-u apo jo, sepse dhe SPAK-u, \u00e7far\u00eb po themi, SPAK-u n\u00eb distanc\u00eb ka ndjekur deri tani, t\u00eb pakt\u00ebn deri tani, SPAK-u ka ndjekur gjith\u00eb l\u00ebvizjen e Ram\u00ebs dhe misionin q\u00eb ka Edi Rama. Kush \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i Edi Ram\u00ebs? T\u00eb rri n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Po, at\u00eb po, at\u00eb e ka arritur. Tani s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi, futemi apo nuk futemi, kjo nuk \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb, sepse ne e kemi arritur BE-n\u00eb. Jemi m\u00eb t\u00eb past\u00ebr se Gjermania, jemi m\u00eb lart me standarte, kemi turizmin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb bot\u00eb. Pra ne standartet i kemi arritur. Ajo \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje noterizim. Problemi i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb i SPAK-ut dhe i drejt\u00ebsis\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht rasti i Iren\u00ebs, po n\u00eb qoft\u00eb se Edi Rama ka si mision q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb pushtetin me me \u00e7do \u00e7mim, duke p\u00ebr k\u00ebt\u00eb her\u00eb pas here\u2026<\/p>\n<p>Dhe sa m\u00eb gjat\u00eb pushtet, aq m\u00eb shum\u00eb koka aty duhet t\u00eb k\u00ebrpuc\u00ebsh q\u00eb t\u00eb ngrihesh mbi to. Belinda b\u00ebn ndryshim cil\u00ebsor n\u00eb sjelljen e Ram\u00ebs ndaj drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ndaj Ram\u00ebs, vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama, nuk \u00ebsht\u00eb Belinda. Aty ishte Arjola, ishte \u00e7uni i Terit, ishte babi i Alqit. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb babi i Bel\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb babi politik q\u00eb \u00ebsht\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi ndryshim. Dhe me t\u00eb par\u00ebn p\u00ebrplasje reale q\u00eb ndodhi, Rama b\u00ebri at\u00eb q\u00eb ne kishim th\u00ebn\u00eb, q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se Ram\u00ebs s\u2019i do qejfi, ia ul SPAK-ut brek\u00ebt sa her\u00eb t\u00eb doj\u00eb. Dhe ja uli. Sjell k\u00ebrkesa, nuk ta kaloj. Do rroga m\u00eb t\u00eb larta, nuk t\u2019i b\u00ebj. Do t\u00eb ndryshoj ligjin, do t\u00eb ndryshoj kodin e procedur\u00ebs penale, do t\u00eb ndryshoj kushtetut\u00ebn. Mund t\u2019ju shkrij fare.<\/p>\n<p>Pra me t\u00eb par\u00ebn her\u00eb q\u00eb ata ju afruan. Pra SPAK-u \u00ebsht\u00eb ai bastarda q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb ne, \u00eb, q\u00eb nxori k\u00ebmb\u00ebn nga rrethi p\u00ebr t\u2019ju afruar nj\u00eb \u00e7ik\u00eb Edi Ram\u00ebs. Dhe aty e pam\u00eb q\u00eb SPAK-ut i ran\u00eb brek\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs. S\u2019ka. \u00c7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb SPAK p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs? K\u00ebshtu q\u00eb dhe n\u00eb rastin e Iren\u00ebs nuk ka nevoj\u00eb fare t\u2019i \u00e7oj\u00eb mesazhe.<\/p>\n<p>Irena Gjoka e dihet q\u00eb aty po e mban sistemi. Sistemin kush e p\u00ebrfaq\u00ebson? E p\u00ebrfaq\u00ebson Edi Rama. Sa u zgjat k\u00ebrkesa p\u00ebr prokurori? Sa u vonua marrja e nj\u00eb let\u00ebr-porosie? Si u sorollat, jo KLD-ja, jo KLGJ-ja, jo KLP-ja, jo\u2026 p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb nj\u00ebher\u00eb ta parashkruanin si vep\u00ebr, nj\u00ebher\u00eb ta b\u00ebnin ndryshe. Pra \u00ebsht\u00eb mision i qart\u00eb q\u00eb po mbrohet nj\u00eb gjyqtare, q\u00eb ajo normalisht, n\u00eb nj\u00eb vend, s\u2019po them demokratik se \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb e madhe, por n\u00eb nj\u00eb vend edhe gjys\u00ebm-autoritar, kur del q\u00eb ty t\u00eb ka shkarkuar nga detyra personi q\u00eb po e gjykon, moralisht jep dor\u00ebheqjen dhe ja cakton nj\u00eb gjyqtari tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pse duhet me \u00e7do kusht, ai q\u00eb un\u00eb kam pushuar nga puna t\u00eb m\u00eb gjykoj\u00eb mua? Rasti, me \u00e7do kusht, s\u2019diskutohet fare. Pra aty ishte shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb k\u00ebta jan\u00eb n\u00eb mision. Tani ta thon\u00eb drejt\u00ebsia e pavarur. Po pra drejt\u00ebsia e pavarur \u00ebsht\u00eb, q\u00eb kur thot\u00eb ai q\u00eb si mund t\u00eb ekzistoj\u00eb SPAK-u p\u00ebr sa koh\u00eb Sali Berisha dhe Ilir Meta jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe SPAK-u i arreston\u2019, u shpreh Armand Shkullaku gjat\u00eb bised\u00ebs n\u00eb SYRI TV.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti Armand Shkullaku, ka hedhur akuza t\u00eb forta ndaj qeveris\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si, sipas tij, po funksionon drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri. I ftuar n\u00eb emisionin \u2018\u00c7im Peka LIVE\u2019 n\u00eb SYRI TV, Shkullaku u shpreh se, Edi Rama ka si objektiv kryesor q\u00ebndrimin sa m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet, duke p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet e mundshme politike &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":138967,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-138966","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138966"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138966\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":138968,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138966\/revisions\/138968"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138967"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}