{"id":139045,"date":"2026-03-27T18:37:01","date_gmt":"2026-03-27T18:37:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139045"},"modified":"2026-03-27T18:37:01","modified_gmt":"2026-03-27T18:37:01","slug":"spahia-minimumi-jetik-e-drejte-kushtetuese-jo-lemoshe-qeveria-rrit-cmimet-injoron-nevojat-e-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/27\/spahia-minimumi-jetik-e-drejte-kushtetuese-jo-lemoshe-qeveria-rrit-cmimet-injoron-nevojat-e-qytetareve\/","title":{"rendered":"Spahia: Minimumi jetik e drejt\u00eb kushtetuese, jo l\u00ebmosh\u00eb! Qeveria rrit \u00e7mimet, injoron nevojat e qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb Partis\u00eb\u00a0Demokratike me Departamentin e \u00c7\u00ebshtjeve Sociale, deputeti Bardh Spahia deklaroi se situata sociale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb \u201cmjaft e v\u00ebshtir\u00eb\u201d dhe se politikat e qeveris\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sipas Spahis\u00eb, varf\u00ebria relative mbetet n\u00eb 40% t\u00eb popullsis\u00eb, nj\u00eb nivel i nj\u00ebjt\u00eb si 20 vite m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa rreziku p\u00ebr p\u00ebrjashtim social \u00ebsht\u00eb 43.4%, mbi dyfishin e mesatares s\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Europian. Ai shtoi se intensiteti i ul\u00ebt i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb 34.7%, nd\u00ebrsa gati gjysma e t\u00eb pun\u00ebsuarve marrin paga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se mesatarja komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cRritja e \u00e7mimeve ka goditur drejtp\u00ebrdrejt shtresat m\u00eb vulnerab\u00ebl. Minimumi jetik nuk \u00ebsht\u00eb luks &#8211; \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb themelore,\u201d tha Spahia, duke u angazhuar q\u00eb opozita t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb p\u00ebr dinjitetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Spahia: <\/strong>Situata sociale n\u00eb Shqip\u00ebria paraqitet mjaft e v\u00ebshtir\u00eb, me indikator\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt si n\u00eb raport me vendet e rajonit, ashtu edhe me ato t\u00eb Bashkimi Evropian. P\u00ebr t\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb dimension na ndihmojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb flasin qart\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Varf\u00ebria relative \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin 40% t\u00eb popullsis\u00eb, nivel i nj\u00ebjt\u00eb si 20 vite m\u00eb par\u00eb, po ti referohemi t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore. Pra varf\u00ebria n\u00eb vitin 2025 ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb e shtrir\u00eb n\u00eb popullat\u00eb sikund\u00ebr ka qen\u00eb n\u00eb vitin 2005. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve ka patur vet\u00ebm regres n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. \u00cbsht\u00eb i pajustifikuesh\u00ebm argumenti se kjo ka ardhur si pasoj\u00eb e t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019, pandemis\u00eb, kriz\u00ebs s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb viteve 2022-2023, t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, por,\u00a0 dhe sot n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb saponisur. Kjo sepse t\u00eb gjitha vendet e rajonit n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto sfida globale kan\u00eb marr\u00eb masa disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha qoft\u00eb financiare, por edhe leht\u00ebsuese p\u00ebr popullsin\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, nj\u00eb indikator determinues p\u00ebr t\u00eb matur nivelin e varf\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe rreziku p\u00ebr p\u00ebrjashtim social, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 43.4%, m\u00eb shum\u00eb se dy her\u00eb mesatarja e vendeve t\u00eb BE. Por, edhe n\u00eb krahasim me vendet e rajonit e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb,\u00a0 ku psh Turqia \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e 34%; Mali I Zi n\u00eb 38%, Rumania n\u00eb 34.4%, Maqedonia e Veriut n\u00eb 32.6%, Bullgaria me 31.7% dhe Serbia me 29.8%.<br \/>\nS\u00eb dyti, Intensiteti i ul\u00ebt i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebnkategori tjet\u00ebr p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb rrezik varf\u00ebrie, dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ky tregues ishte n\u00eb 34.7%, tregues ky m\u00eb i lart\u00eb krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>N\u00ebse i referohemi t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb INSTAT do t\u00eb v\u00ebm\u00eb re se n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2025 niveli i pagave bruto deri n\u00eb 60,000 lek\u00eb e p\u00ebrfitojn\u00eb gati gjysma e t\u00eb pun\u00ebsuarve ose 49% e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paga mesatare bruto p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb varionte t\u00eb ishte rreth 83,000 lek\u00eb n\u00eb muaj. Kjo tregon se m\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb pun\u00ebsuarve marrin shum\u00eb m\u00eb pak se sa paga mesatare n\u00eb rang vendi. Shtojm\u00eb faktin q\u00eb ka nj\u00eb hendek relativisht midis pag\u00ebs n\u00eb sektorin privat dhe atij publik me gati 20 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb muaj n\u00eb nivelin mesatar.<\/p>\n<p>S\u00eb treti n\u00ebse v\u00ebshtrojm\u00eb Pensionet vlera reale e tyre si fuqi bler\u00ebse n\u00eb nj\u00eb dekade \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar me 12.7%. Pra propaganda e qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 12 vite p\u00ebr rritje pensione n\u00eb realitet ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb mashtrim i madh.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb sjellim n\u00eb v\u00ebmendje indeksimin e p\u00ebrvitsh\u00ebm q\u00eb ndodh s\u00eb paku prej vitit 2019, vihet re se ai nis t\u00eb zbatohet nga 1 tetori i \u00e7do viti, pra p\u00ebr vet\u00ebm 3 muajt e fundit t\u00eb vitit. Nd\u00ebrkoh\u00eb inflacioni prek gjat\u00eb gjith\u00eb vitit dhe jo vet\u00ebm n\u00eb fundvit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, vlera reale e indeksimit t\u00eb pensioneve \u00ebsht\u00eb 4 her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se sa p\u00ebrqindja e propaganduar e qeveris\u00eb. Jo m\u00eb kot t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb kjo rritje \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se kostoja e nj\u00eb kafeje n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsuese ngelet skema aktuale e pensioneve dhe mos nxitja e skemave private p\u00ebr financimin e pensioneve, t\u00eb cilat duhet t\u00eb inkurajojn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit aktual. Ligji i pensioneve private \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim i plot\u00eb dhe ndikimi n\u00eb fondin e pensioneve edhe p\u00ebr dekad\u00ebn e ardhshme n\u00ebse nuk do t\u00eb ndryshohet do t\u00eb jet\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, m\u00eb duhet t\u00eb ndalem n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si Strehimi. Sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thuajse e pamundur p\u00ebr familjet e reja t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb tyre. \u00c7mimet e pronave jan\u00eb 4 fishuar. Sipas Eurostat shqiptar\u00ebt jan\u00eb qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb banes\u00eb, ku mbi 12.7% e tyre p\u00ebrballen me strehim t\u00eb pasigurt\u00eb. Kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa mesatarja e vendeve t\u00eb BE, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 4%. Kjo tregon qart\u00eb se qeveria n\u00eb 12 vite nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb politik\u00eb sociale nxit\u00ebse p\u00ebr sa i p\u00ebrket strehimit.<\/p>\n<p>Mjaftojm\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb q\u00eb kjo qeveri n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit p\u00ebr strehimin social vendos si grupe prioritare personat e komunitetit LGBT para familjeve apo grave kryefamiljare viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, po ashtu dhe familjeve t\u00eb reja. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb neglizhenc\u00eb, e as kusht nga Bashkimi Europian. N\u00eb cilin vend t\u00eb BE lihen pa strehim social gra e n\u00ebna kryefamiljare, viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje?<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Minimumi jetik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese. Maxhoranca sistematikisht refuzon p\u00ebrdhunsh\u00ebm propozimet ligjore t\u00eb Partis\u00eb Demokratike e cila k\u00ebrkon t\u00eb kthej\u00eb dinjitetin njer\u00ebzor p\u00ebr gati gjysm\u00ebn e popullat\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk mundet dhe nuk duhet t\u00eb ofrohet l\u00ebmosh\u00eb pensionist\u00ebve, familjeve me ndihm\u00eb ekonomike, aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, dhe qindra e mij\u00ebra t\u00eb papun\u00ebsh por duhet ti rikthehet dinjiteti i munguar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb, opozita ka vijuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme k\u00ebt\u00eb qasje p\u00ebrmes propozimeve t\u00eb saj ligjore mbi minimumin jetik q\u00eb prej vitit 2023, si dhe p\u00ebrmes amendamentit t\u00eb paraqitur s\u00eb fundmi nga Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Z.Sali Berisha, p\u00ebr \u2018Ligjin e Buxhetit 2026\u2019, ku k\u00ebrkohet q\u00eb pagesat p\u00ebr pensionet e pleq\u00ebris\u00eb, pensionet e invaliditetit dhe aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb kufizuar, ndihm\u00ebn ekonomike, bursat studentore dhe kategori t\u00eb tjera t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se vlera financiare e minimumit jetik, e cila n\u00eb \u00e7do rast nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak se 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Rritja e vazhdueshme e \u00e7mimeve, sidomos p\u00ebr ushqimet baz\u00eb dhe sh\u00ebrbimet jetike, ka goditur drejtp\u00ebrdrejt shtresat m\u00eb vulnerab\u00ebl t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb, p\u00ebrballimi i kostove minimale t\u00eb jetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mungesa e nj\u00eb minimumi jetik t\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht nj\u00eb boshll\u00ebk ligjor \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem social me pasoja konkrete.<\/p>\n<p>K\u00ebto propozime t\u00eb Partis\u00eb Demokratike synonin pik\u00ebrisht t\u00eb adresonin k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb nivel minimal t\u00eb t\u00eb ardhurave, por p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb garanci reale p\u00ebr dinjitetin e \u00e7do qytetari. Minimumi jetik nuk \u00ebsht\u00eb luks \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore q\u00eb lidhet me vet\u00eb jet\u00ebn dhe mir\u00ebqenien.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, opozita mbetet e vendosur t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb politike dhe institucionale deri n\u00eb garantimin e minimumit jetik si standard detyrues p\u00ebr shtetin, duke mos u t\u00ebrhequr p\u00ebrball\u00eb asnj\u00eb refuzimi apo pengese nga kjo mazhoranc\u00eb, q\u00eb cenon drejtp\u00ebrdrejt mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb Partis\u00eb\u00a0Demokratike me Departamentin e \u00c7\u00ebshtjeve Sociale, deputeti Bardh Spahia deklaroi se situata sociale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb \u201cmjaft e v\u00ebshtir\u00eb\u201d dhe se politikat e qeveris\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit. Sipas Spahis\u00eb, varf\u00ebria relative mbetet n\u00eb 40% t\u00eb popullsis\u00eb, nj\u00eb nivel i nj\u00ebjt\u00eb si 20 vite &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":139046,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139045","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139045","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139045"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139045\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139048,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139045\/revisions\/139048"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139046"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}