{"id":139189,"date":"2026-03-30T09:04:34","date_gmt":"2026-03-30T09:04:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139189"},"modified":"2026-03-30T09:04:34","modified_gmt":"2026-03-30T09:04:34","slug":"pd-denoncon-skandalin-durana-bozdo-maxhoranca-po-kerkon-te-kaloje-nje-projektligj-te-dyte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/30\/pd-denoncon-skandalin-durana-bozdo-maxhoranca-po-kerkon-te-kaloje-nje-projektligj-te-dyte\/","title":{"rendered":"PD denoncon skandalin &#8220;Durana&#8221;, Bozdo: Maxhoranca po k\u00ebrkon t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb projektligj t\u00eb dyt\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Enno Bozdo, ka denoncuar nga Kryesia e Kuvendit projektin e njohur si \u201cDurana\u201d, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, jo transparente dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Bozdo b\u00ebri t\u00eb ditur se q\u00eb prej 13 janarit i \u00ebsht\u00eb drejtuar me k\u00ebrkes\u00eb zyrtare Ministres s\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit p\u00ebr informacion mbi kompanit\u00eb e regjistruara virtualisht n\u00eb Parkun Teknologjik t\u00eb Duran\u00ebs n\u00eb Xhafzotaj, p\u00ebrfshir\u00eb pronar\u00ebt dhe p\u00ebrfitimet fiskale. Sipas tij, edhe pse ligji detyron kthimin e p\u00ebrgjigjes brenda 15 dit\u00ebsh, pas afro tre muajsh nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb informacion.<\/p>\n<p>DEKLARATA<\/p>\n<p>N\u00eb 13 janar t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb funksionin tim si deputet, iu drejtova Ministres s\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit me shkrim, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion mbi kompanit\u00eb e rregjistruara virtualisht n\u00eb Parkun virtual Teknologjik t\u00eb Durana\/Xhafzotaj.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa kishte lidhje me emrat e kompanive, pronar\u00ebt e tyre dhe sa para k\u00ebto kompani kan\u00eb p\u00ebrfituar nga leht\u00ebsit\u00eb fiskale, dmth nga taksapaguesit shqiptar\u00eb, duke u regjistruar virtualisht n\u00eb Park. P\u00ebr shkak se nuk mora p\u00ebrgjigje nga ministria, e rik\u00ebrkova k\u00ebt\u00eb informacion, p\u00ebrs\u00ebri me shkrim, n\u00eb fillim t\u00eb muajit mars.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia e k\u00ebtij informacioni \u00ebsht\u00eb e detyrueshme brenda 15 dit\u00ebsh, nd\u00ebrsa po b\u00ebhen tashm\u00eb afro 3 muaj dhe ky informacion nuk jepet q\u00ebllimisht, n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebr Statusin e Deputetit, t\u00eb stadardit minimal t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe transparenc\u00ebs s\u00eb detyrueshme t\u00eb insitucioneve shqiptare.<\/p>\n<p>Gjithsesi, maxhoranca po k\u00ebrkon t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb projektligj t\u00eb dyt\u00eb, i cili amendon thelb\u00ebsisht ligjin e Parqeve Teknologjike, apo ndryshe Ligjin \u201cDurana\u201d. Ky projekligj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Kuvend si insiativ\u00eb e nj\u00eb deputeti t\u00eb maxhoranc\u00ebs, po ndjek tashm\u00eb skem\u00ebn e njohur t\u00eb kalimit me shum\u00eb shpejt\u00ebsi, pa trasparenc\u00eb, pa u konsultuar me publikun, pa relacionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, me amendimet e paraqitura, parashikohet faza virtuale e funksionimit t\u00eb Parkut duke u sanksionuar k\u00ebt\u00eb koncept n\u00eb ligj. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se deri tani, koncepti i \u201cvirtualitetit\u201d ka q\u00ebn\u00eb i paligjsh\u00ebm dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye leht\u00ebsit\u00eb fiskale t\u00eb marra nga kompanit\u00eb jan\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu ngrihet nj\u00eb c\u00ebshtje tjet\u00ebr me mjaft r\u00ebnd\u00ebsi: dh\u00ebnia e leht\u00ebsive fiskale p\u00ebr regjistrim virtual \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian e ndalon, madje e lufton n\u00ebp\u00ebrmjet standardit BEPS, t\u00eb OECD (Base Erosion and Profit Shifting).<\/p>\n<p>Ky standard \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky standard lufton pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb qeveria po p\u00ebrpiqet t\u00eb miratoj\u00eb: dh\u00ebnien e leht\u00ebsive fiskale kompanive q\u00eb operojn\u00eb virtualisht. Sepse cdo leht\u00ebsi duhet t\u00eb jepet p\u00ebr nj\u00eb aktivitet konkret, p\u00ebr pun\u00ebsim real, p\u00ebr nj\u00eb produkt real t\u00eb zhvilluar dhe p\u00ebr shpenzime t\u00eb verifikueshme. Pra praktikisht, ky projektligj shkon kund\u00ebr standardit t\u00eb detyruar t\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kapitulli 16 i Acquis Communautaire p\u00ebrcakton se \u00e7do shtet an\u00ebtar (dhe kandidat) duhet t\u00eb adoptoj\u00eb parimet e Kodit t\u00eb Sjelljes BE p\u00ebr Tatimin e Biznesit (EU Code of Conduct for Business Taxation), i cili synon eliminimin e masave tatimore t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr konkurrenc\u00ebn. Kuadri rregullator p\u00ebr Parkun Durana, minon konkurrenc\u00ebs dhe ofron Ndihm\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb palejuar p\u00ebr disa kompani q\u00eb regjistrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb virtuale dhe p\u00ebrjashtohen totalisht nga tatimet dhe taksat, kundrejt t\u00eb tjerave q\u00eb zgjedhin t\u00eb mos regjistrohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb park!<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, projektligji hap der\u00ebn plot\u00ebsisht p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb brendshme t\u00eb shitblerjes s\u00eb aksioneve, jo transparente, mes p\u00ebrdoruesve apo zhvilluesit t\u00eb parkut nga nj\u00ebra an\u00eb dhe enteve publike nga ana tjet\u00ebr, si dhe krijim t\u00eb kompanive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb leht\u00ebsisht situata t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb interesave publike n\u00eb favor t\u00eb interesave private.<\/p>\n<p>Duhet patjet\u00ebr q\u00eb marr\u00ebveshjet e shitblerjes s\u00eb aksioneve apo ato t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes enteve publike dhe p\u00ebrdoruesve apo zhvilluesve t\u00eb parkut, t\u00eb paraprihen nga nj\u00eb procedur\u00eb konkurruese, publike, marr\u00ebveshja mes tyre t\u00eb publikohet, si dhe t\u00eb mbahen auditime periodike, e rezultatet e tyre s\u00ebrish t\u00eb b\u00ebhen publike.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, projektligji parashikon q\u00eb brenda kufijve t\u00eb parkut te mund\u00ebsohet edhe ngritja e \u201cDatacenter\u201d, pra e Q\u00ebndrave t\u00eb t\u00eb Dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet t\u00eb theksojm\u00eb se, Partia Demokratike e inkurajon fort k\u00ebt\u00eb tipologji biznesi, e ka patur pjes\u00eb t\u00eb programit t\u00eb saj ekomomik dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb leht\u00ebsive sa m\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr k\u00ebt\u00eb lloj investimi.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka, ky aktivitet n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb i rregulluar dhe monitoruar me shum\u00eb kujdes. Bashkimi Evropian tre akte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ligjore (ka dy direktiva dhe nj\u00eb rregullore) q\u00eb trajtojn\u00eb aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti:<\/p>\n<p>a) Direktiva p\u00ebr Efi\u00e7enc\u00ebn e Energjis\u00eb \u2014EED Directive 2023\/1791<br \/>\nKjo Direktiv\u00eb \u00ebsht\u00eb instrumenti kryesor i BE-s\u00eb p\u00ebr datacentre. Neni 12 i saj detyron t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt e datacentrave me kapacitet mbi 500 KW t\u00eb raportojn\u00eb \u00e7do vit tregues ky\u00e7 t\u00eb performanc\u00ebs (KPI) konsumin total t\u00eb energjis\u00eb, konsumin e ujit, p\u00ebrdorimin e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme dhe nxeht\u00ebsin\u00eb e mbetjes.<br \/>\nb) Direktiva NIS2 e Siguris\u00eb Kibernetike\u2014 Cybersecurity Directive 2022\/2555<br \/>\nNIS2 klasifikon infrastruktur\u00ebn dixhitale \u2014 duke p\u00ebrfshir\u00eb datacentrat \u2014 si sektor \u201cthelb\u00ebsor\u201d i siguris\u00eb komb\u00ebtare. Shqip\u00ebria, si vend kandidat, \u00ebsht\u00eb e detyruar ta adoptoj\u00eb NIS2 si pjes\u00eb e Kapitullit 10 (Shoq\u00ebria e Informacionit dhe Media) t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<br \/>\nc) Rregullorja 2023\/2854 dhe Mbrotja e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale (General Data Protection Regulation) GDPR<\/p>\n<p>Rregullorja rregullon aksesin, p\u00ebrdorimin dhe mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb gjeneruara nga pajisjet e lidhura dhe sh\u00ebrbimet cloud \u2014 aktivitete thelb\u00ebsore t\u00eb datacentrave. Kjo Rregullore imponon kufizime strikte mbi vendndodhjen fizike t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve europian\u00eb dhe mbi transfertat nd\u00ebrkufitare. Mungesa e legjislacionit shqiptar mbi datacentrat e b\u00ebn t\u00eb pamundur verifikimin e pajtueshm\u00ebris\u00eb me k\u00ebt\u00eb rregullore \u2014 element kritik p\u00ebr \u00e7do kompani europiane q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb datacentrat e Duran\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj ky aktivitet nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb Park, sepse m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb rregullohet me nj\u00eb legjislacion t\u00eb vecant\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, miratimi i ligjeve t\u00eb tilla, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe me shum\u00eb ndikim, me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse dhe pa konsultime me publikun, duke mos rekspektuar as detyrimet tona minimale ndaj Bashkimit Evropian n\u00eb t\u00ebrma t\u00eb p\u00ebrafrimit t\u00eb legjislacionit, vet\u00ebm sa v\u00ebrteton at\u00eb q\u00eb Partia Demokratike ka shprehur si shqet\u00ebsim thelb\u00ebsor t\u00eb tij:<\/p>\n<p>Procesi i integrimit mbetet pa asnj\u00eb vler\u00eb dhe pa asnj\u00eb kuptim nga veprimet e k\u00ebsaj maxhorance. Roli i Parlamentit \u00ebsht\u00eb reduktuar thelb\u00ebsisht sepse ai nuk kryen m\u00eb asnj\u00eb funksion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Qeveria k\u00ebrkon vet\u00ebm miratimin e ligjeve n\u00eb let\u00ebr, sa p\u00ebr sy e faqe, p\u00ebr t\u00eb mashtruar opinionin publik vendas dhe t\u00eb huaj se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e \u201cgatshme\u201d t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat shum\u00eb t\u00eb keq, faktet e p\u00ebrditshme tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj sjelljeje, p\u00ebrspektiva e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE po b\u00ebh\u00ebt gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e larg\u00ebt! P\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb personi: e Edi Ram\u00ebs!<br \/>\nFaleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Enno Bozdo, ka denoncuar nga Kryesia e Kuvendit projektin e njohur si \u201cDurana\u201d, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, jo transparente dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet e Bashkimit Evropian. Bozdo b\u00ebri t\u00eb ditur se q\u00eb prej 13 janarit i \u00ebsht\u00eb drejtuar me k\u00ebrkes\u00eb zyrtare Ministres s\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":133238,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139189","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139189"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139189\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139190,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139189\/revisions\/139190"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}