{"id":139236,"date":"2026-03-30T13:19:27","date_gmt":"2026-03-30T13:19:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139236"},"modified":"2026-03-30T13:19:27","modified_gmt":"2026-03-30T13:19:27","slug":"shpresa-e-shqiptareve-eshte-te-pd-berisha-jane-me-mijera-njerez-qe-duan-te-anetaresohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/30\/shpresa-e-shqiptareve-eshte-te-pd-berisha-jane-me-mijera-njerez-qe-duan-te-anetaresohen\/","title":{"rendered":"\u201cShpresa e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb te PD\u201d\/ Berisha: Jan\u00eb me mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb duan t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen!"},"content":{"rendered":"<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha zhvilloi dit\u00ebn e sotme nj\u00eb takim me drejtuesit dhe koordinator\u00ebt politik\u00eb, e cil\u00ebsoi situat\u00ebn n\u00eb vend si kritike dhe akuzoi kryeministrin Rama p\u00ebr p\u00ebrqendrim t\u00eb pushtetit dhe dob\u00ebsim t\u00eb demokracis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Berisha deklaroi se vendimet e fundit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend pluralist, duke theksuar se pushteti ekzekutiv ka nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur korrupsionin dhe p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar funksionimin e drejt\u00ebsis\u00eb. Ai shtoi se opozita po p\u00ebrballet me nj\u00eb regjim autoritar, ku parlamenti \u00ebsht\u00eb i paralizuar, komisionet hetimore nuk lejohen dhe deputet\u00ebve u mohohet informacioni nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/em><\/p>\n<p><em>Lideri demokrat, Sali Berisha ngriti shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr raportet me Bashkimin Europian, duke theksuar se qeveria ka injoruar q\u00ebndrimet e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Ai akuzoi gjithashtu p\u00ebr ndikim politik n\u00eb em\u00ebrimet n\u00eb administrat\u00eb dhe institucione ky\u00e7e, si dhe p\u00ebr kontroll t\u00eb mediave, t\u00eb cilat nuk trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb prekin qytetar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fokus t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij ishte edhe gjendja e brendshme e PD-s\u00eb. Berisha e konsideroi jetike rritjen e an\u00ebtar\u00ebsimeve dhe organizimin e strukturave, duke k\u00ebrkuar angazhim konkret nga drejtuesit p\u00ebr hapjen e partis\u00eb ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb rinj. Ai theksoi se ka interes t\u00eb lart\u00eb nga qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar, por kjo pengohet nga mungesa e organizimit dhe reagimit n\u00eb terren.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryetari i PD b\u00ebri thirrje p\u00ebr intensifikimin e aksionit opozitar p\u00ebrmes protestave dhe mobilizimit qytetar, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si mjetin kryesor p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me qeverin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb arritur ndryshimin politik.<\/em><\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-26022\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/WhatsApp-Image-2026-03-30-at-14.27.58-1-1-1024x682.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/WhatsApp-Image-2026-03-30-at-14.27.58-1-1-1024x682.jpeg 1024w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/WhatsApp-Image-2026-03-30-at-14.27.58-1-1-300x200.jpeg 300w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/WhatsApp-Image-2026-03-30-at-14.27.58-1-1-768x512.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/WhatsApp-Image-2026-03-30-at-14.27.58-1-1.jpeg 1280w\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"682\" \/><\/figure>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebdita dhe p\u00ebrsh\u00ebndetje!<\/p>\n<p>Thirra k\u00ebt\u00eb takim me drejtuesit politik\u00eb, koordinator\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb moment jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vendin, por edhe PD, sigurisht.<\/p>\n<p>Momenti p\u00ebr vendin \u00ebsht\u00eb kritik dhe n\u00eb kursin q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb Edi Rama, nuk mund t\u00eb ket\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 se nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Kjo sepse, akti i tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur pushtetin ekzekutiv, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vjedhjet, korrupsionin e tij, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast unik, ekstrem n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb vendi pluralist.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt i pandodhur. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt me t\u00eb cilin Edi Rama defakto, po t\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb term p\u00ebr ta kuptuar njer\u00ebzit, shum\u00ebzon me zero pushtetin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe merr n\u00eb dor\u00eb haptas, para gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb gjitha pushtetet.<\/p>\n<p>Pra, sot opozita shqiptare p\u00ebrballet me nj\u00eb regjim, kreu i t\u00eb cilit publikisht guxoi dhe mori n\u00eb dor\u00eb edhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Thash\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb, pas k\u00ebtij vendimi duhet ta kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb marr\u00eb \u00e7do vendim tjet\u00ebr. Nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb, nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb penges\u00eb n\u00eb marrjen e vendimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ju e keni t\u00eb qart\u00eb se ky vendim u mor pas nj\u00eb kund\u00ebrshtie t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Komisionit Europian dhe vendeve kryesore an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cilave Edi Rama me vendimin e tij, u tha p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn shqipe \u2018pla\u00e7\u2019 u tha \u2018un\u00eb nuk pyes p\u00ebr ju\u2019. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Pse po ndalem n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment?<\/p>\n<p>Ky moment \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb realizohet nga PD, sepse tani n\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ajo.<\/p>\n<p>Shpresat e mbar\u00eb shqiptar\u00ebve jan\u00eb vet\u00ebm tek PD. Autokracia k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb, diktatura autoritare \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb. Nuk ka m\u00eb asnj\u00eb lloj hap\u00ebsire apo m\u00ebdyshje. Jo.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime u kryen haptas, u kryen sepse ai vet\u00eb personalisht \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Belinda i implikuar. Ka 25 vite q\u00eb vjedh s\u00eb bashku me Belind\u00ebn dhe tani n\u00eb fund ajo ja doli ta paraqes\u00eb para shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs si nj\u00eb skllav t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ju e shihni se, si ajo dikton tani \u00e7do em\u00ebrim t\u00eb ministrave, zv\/ministrave, drejtorit t\u00eb policis\u00eb etj., me radh\u00eb. Sepse pengu nuk \u00ebsht\u00eb Rama q\u00eb kkontrollon Lubin\u00eb, por \u00ebsht\u00eb Lubia q\u00eb kontrollon Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb jemi t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt duhet ta din\u00eb se ne shkojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb parlament t\u00eb pushtuar.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju them shqiptar\u00ebve se, asnj\u00eb pushtues nuk do t\u00eb sillej, ose nuk do t\u00eb vendoste n\u00eb parlamentin e nj\u00eb vendi, nj\u00eb regjim si ky, n\u00eb t\u00eb cilin opozita shum\u00ebzohet me zero. n\u00eb t\u00eb gjitha funksionet e saj kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne.<\/p>\n<p>Sot Eno Bozdo, e pat\u00eb n\u00eb konferenc\u00eb shtypi. Me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb deputeti dhe detyr\u00ebn q\u00eb ka n\u00eb komisionin parlamentar, institucionet qeveritare sikur t\u00eb ishin shpella mafioze, nuk i japim deputetit asnj\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Imagjinoni ju se, si mund t\u00eb kryejm\u00eb ne detyrimet si deputet, kur p\u00ebrjashtohemi nga \u00e7do lloj informacioni apo dokumenti. Por ky \u00ebsht\u00eb realiteti.<\/p>\n<p>N\u00eb parlament, prej 8 muajsh ndalohet ngritja e komisioneve hetimore parlamentare.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb qytetar\u00ebt presin q\u00eb ne t\u00eb ushtrojm\u00eb funksionin themelor q\u00eb kemi, transparenc\u00ebn dhe k\u00ebrkes\u00ebn e llogaris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur, p\u00ebrdorimi i mekanizmit parlamentar.<\/p>\n<p>Po pse \u00ebsht\u00eb e pamundur? Sepse Edi Rama e di q\u00eb \u00e7do dosje q\u00eb hapet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb incenerator i ri. Nuk lejon m\u00eb. E pa q\u00eb \u00e7do dosje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varr p\u00ebr hajdut\u00ebt qeveritar, ndaj nuk i lejon m\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb parlament, Gjykata Kushtetuese shum\u00ebzohet me zero.<\/p>\n<p>E shikoni ju Olta Xha\u00e7k\u00ebn, monumenti i turpit. Ka vjedhur me t\u00eb shoqin 10 mij\u00eb met\u00ebr katror tok\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs se ka firmosur dokumentet.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese dy her\u00eb ka vendosur, por e mban Edi Rama n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Pra, kjo \u00ebsht\u00eb situata, kjo \u00ebsht\u00eb gjendja. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm opozita.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb pastaj mediat, t\u00eb cilat nuk i d\u00ebgjoni t\u00eb trajtojn\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto probleme. Asnj\u00eb nga k\u00ebto probleme, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me fatet e vendit, me fatet e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, me xhepat e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, me jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Do t\u00eb stisin dhe st\u00ebrstisin lloj-lloj temash, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Ne jemi n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor, dhe kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb informoj shqiptar\u00ebt se, ky proces gjer sot \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet demokratike dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me statutin e PD.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb zhvilluar bazuar n\u00eb gar\u00ebn me shum\u00eb kandidat\u00eb dhe vot\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kryetarin. Dhe ky \u00ebsht\u00eb zhvillim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seri takimesh kemi r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb ne jemi t\u00eb detyruar p\u00ebr veprimtari shum\u00ebplan\u00ebshe.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb detyruar dhe do t\u00eb ju them nj\u00eb moment k\u00ebtu.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia m\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr forc\u00ebn ton\u00eb politike ka q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohemi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb organizim, organizim, organizim.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk e kemi b\u00ebr\u00eb, por t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe t\u00eb q\u00eb rrethanat e zhb\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Ne ngrejm\u00eb seksionin, emigracioni e zhduk seksionin. Emigracioni dikton nj\u00eb seri ndryshimesh q\u00eb ne duhet t\u00eb p\u00ebrshtatemi me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb hapim PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Me projekt konkret, \u00e7do kryetar, \u00e7do kryesi, \u00e7do udh\u00ebheq\u00ebs politik duhet t\u00eb ket\u00eb si etalon an\u00ebtar\u00ebsimet e reja dhe hapjen e partis\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se kjo k\u00ebrkon nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb, dhe k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, n\u00eb nj\u00eb kriter kryesor t\u00eb perfomanc\u00ebs ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ka ardhur koha t\u00eb l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb thirrjet, por t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vler\u00ebsimin.<\/p>\n<p>Ju them ju dhe ua them me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb. Ua them se, pasi un\u00eb, pas nj\u00eb seri takimesh dhe hetimesh se jan\u00eb me qindra e qindra qytetar\u00eb q\u00eb duan t\u00eb marrin dokumentin e PD.<\/p>\n<p>Nuk ka kush ua ofron, e pafalshme p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Thelbi i k\u00ebtij takimi \u00ebsht\u00eb ky: \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebni p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsime t\u00eb reja. Jan\u00eb me qindra, por dhe mij\u00ebra demokrate e demokrat\u00eb t\u00eb paan\u00ebtar\u00ebsuar q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb marrin dokumentin e PD-s\u00eb, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb regjistrohen, jan\u00eb njer\u00ebz idealist\u00eb. Por hasin n\u00eb plog\u00ebshtin\u00eb, apatin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb e shtrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, e kemi shtruar dhe n\u00eb mbledhje t\u00eb tjera, por tani kjo b\u00ebhet imperative.<\/p>\n<p>PD-ja ka domosdoshm\u00ebri urgjente p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen dhe an\u00ebtar\u00ebsime t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ju si koordinator\u00eb, si drejtues, k\u00ebt\u00eb mesazh do ua p\u00ebrcjellim dhe kryetar\u00ebve t\u00eb deg\u00ebve shum\u00eb shpejt, duhet t\u00eb keni n\u00eb axhend\u00eb dhe si tregues kryesor k\u00ebt\u00eb veprimtari.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb njeri t\u00eb mos mendoj\u00eb se ka hezitim. Jo. Ka njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb hezitim, por ka me qindra, mij\u00ebra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ti v\u00ebm\u00eb vetes detyra konkrete. \u00c7do an\u00ebtar i PD-s\u00eb duhet ti vej\u00eb vetes detyr\u00eb konkrete t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoj nj\u00eb tjet\u00ebr, \u00e7do an\u00ebtar i kryesis\u00eb, \u00e7do kryetar.<\/p>\n<p>Mos harroni se aktualisht n\u00eb kushtet q\u00eb jemi, narkodiktatura i tha komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, un\u00eb nuk pyes p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Pse? E ka p\u00ebr jet\u00eb a vdekje ai at\u00eb betej\u00eb. E ka p\u00ebr veten e vet ai, sepse e di q\u00eb kudo q\u00eb ta prek\u00ebsh del i korruptuar, ai del delinkuent\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Dhe mos mendojm\u00eb se do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Pra, mbetemi vet\u00ebm ne. Mbetet vet\u00ebm PD, nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e leht\u00eb, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, \u00ebsht\u00eb mision i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ky mision k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb fuqizuar PD.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb mbledhje paraprake po me ju diskutuam p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e dokumenteve. Duhet q\u00eb t\u00eb kontrolloni k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia t\u00eb pajiset sa m\u00eb shpejt\u00eb me dokumente.<\/p>\n<p>Sot ne kemi drejtim absolut m\u00eb themelor, organizim, organizim, organizim. Pra, t\u00eb merremi me partin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet nj\u00eb diktature opozita duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb fuqizohet, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet.<\/p>\n<p>Dhe ne p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar para shqiptar\u00ebve dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve kemi vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: protest\u00ebn, revolt\u00ebn, kryengritjen.<\/p>\n<p>Protestat, revoltat, kryengritjet tona, kryengritja paq\u00ebsore kan\u00eb pasur efekte shum\u00eb pozitive. Por natyrisht, Edi Rama mori vendimet e veta me t\u00eb cilat ai sfidoi shqiptar\u00ebt, posht\u00ebroi shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Imagjinoni, arrihet n\u00eb nivele t\u00eb larta, fare t\u00eb larta t\u00eb vihet n\u00eb dyshim vullneti yn\u00eb, apo ndjeshm\u00ebria jon\u00eb ndaj korrupsionit.<\/p>\n<p>Shkohet gjer aty sa ta paraqesin si kultur\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nuk ka m\u00eb turp se kjo? Po pse, sepse Edi Rama nuk heq imunitetin e Lubi Ballukut, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur para 13 vitesh hiqej \u00e7do imunitet.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb nuk kishin kultur\u00eb, po k\u00ebta shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Pra, duhet t\u00eb d\u00ebgjohemi fort, duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb gjer n\u00eb realizimin e misionit q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb rikthehem, an\u00ebtar\u00ebsimet, an\u00ebtar\u00ebsimet duhet t\u00eb jen\u00eb motoja k\u00ebtij procesi, e gjith\u00eb veprimtaris\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ne mir\u00ebpresim \u00e7do vler\u00eb, mir\u00ebpresim qytetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk pajtohen me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb ndikim p\u00ebrve\u00e7 se pozitiv, kan\u00eb momentet e largimit t\u00eb atyre t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fushat\u00ebn elektorale kan\u00eb tradhtuar idealet e demokrat\u00ebve dhe kan\u00eb punuar p\u00ebr mazhoranc\u00ebn e krimit.<\/p>\n<p>Mos mendoj\u00eb njeri se, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb socialist\u00ebve do t\u00eb ndodhet n\u00eb gjirin ton\u00eb. Jo.<\/p>\n<p>Zonja q\u00eb deri dje ishte e nderuar, b\u00ebn fushat\u00eb p\u00ebr kandidatin e Tom Doshit dhe pastaj del e \u00e7irret para mediave t\u00eb qeveris\u00eb se m\u00eb hoq\u00ebn nga lista. Jo zonj\u00eb, hoqe veten nga lista.<\/p>\n<p>Jo zonj\u00eb, hoqe veten nga lista.<\/p>\n<p>Dhe tjetri shkon e voton p\u00ebr buxhetin e Sakos dhe pastaj b\u00ebrtet, thot\u00eb m\u00eb nd\u00ebshkuan se, prita k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb. Nuk impresionohemi ne nga k\u00ebto.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00eb ka nj\u00eb grusht njer\u00ebzish q\u00eb shkelen, shiten, b\u00ebjn\u00eb pazare, por absolutisht demokrat\u00ebt jan\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se kurr\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne i q\u00ebndrojm\u00eb p\u00ebrpekjeve tona t\u00eb fuqishme p\u00ebr an\u00ebt\u00ebsime, p\u00ebr afrim t\u00eb vlerave, p\u00ebr organizim sa m\u00eb solid.<\/p>\n<p>N\u00ebqoft\u00ebse, gjer para pak koh\u00ebsh ne kaluam n\u00eb problematika nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, tani nuk kemi, jemi n\u00eb kilometrin e fundit.<\/p>\n<p>Tani jemi vet\u00eb, t\u00eb forcohemi sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb gjer n\u00eb fitoren ton\u00eb dhe asnj\u00eb, asgj\u00eb nuk mund t\u00eb na ndal\u00eb ne, pa p\u00ebrmbushur misionin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha zhvilloi dit\u00ebn e sotme nj\u00eb takim me drejtuesit dhe koordinator\u00ebt politik\u00eb, e cil\u00ebsoi situat\u00ebn n\u00eb vend si kritike dhe akuzoi kryeministrin Rama p\u00ebr p\u00ebrqendrim t\u00eb pushtetit dhe dob\u00ebsim t\u00eb demokracis\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Berisha deklaroi se vendimet e fundit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb paprecedent\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":139237,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139236","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139236"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139236\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139238,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139236\/revisions\/139238"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}