{"id":139286,"date":"2026-03-31T10:10:24","date_gmt":"2026-03-31T10:10:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139286"},"modified":"2026-03-31T10:10:24","modified_gmt":"2026-03-31T10:10:24","slug":"rritja-e-numrit-te-bashkive-e-domosdoshme-boci-reforma-e-2015-es-deshtim-shpopulloi-vendin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/03\/31\/rritja-e-numrit-te-bashkive-e-domosdoshme-boci-reforma-e-2015-es-deshtim-shpopulloi-vendin\/","title":{"rendered":"Rritja e numrit t\u00eb bashkive e domosdoshme, Bo\u00e7i: Reforma e 2015-\u00ebs d\u00ebshtim, shpopulloi vendin"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka prezantuar vizionin e saj p\u00ebr reform\u00ebn e re territoriale n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb hapur me grupet e interesit, duke e cil\u00ebsuar reform\u00ebn e vitit 2015 si nj\u00eb \u201cd\u00ebshtim real\u201d me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb shpopullimin e vendit dhe centralizimin ekstrem t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, deputeti Lu\u00e7iano Bo\u00e7i argumentoi se ndarja aktuale administrative nuk erdhi si rezultat i nj\u00eb suksesi, por si pasoj\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb qeverisjes lokale, e cila, sipas tij, u projektua p\u00ebr t\u00eb siguruar kontrollin absolut t\u00eb vot\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Duke analizuar shtat\u00eb vitet e fundit, Bo\u00e7i theksoi se mazhoranca po p\u00ebrdor t\u00eb nj\u00ebjtat terma teknik\u00eb si n\u00eb 2015-\u00ebn, por brenda nj\u00eb projekti politik q\u00eb synon vet\u00ebm rikontrollin e pushtetit. Sipas tij, sfidat si l\u00ebvizja e popullsis\u00eb, asimetria fiskale dhe hendeku n\u00eb sh\u00ebrbime nuk zgjidhen duke bashkuar bashkit\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, duke shtuar pranin\u00eb e shtetit n\u00eb zonat q\u00eb po boshatisen, duke reformuar formul\u00ebn e transfertave financiare dhe duke rritur autonomin\u00eb e nj\u00ebsive vendore.<\/p>\n<p>\u201cProblemi nuk \u00ebsht\u00eb numri i madh i bashkive, por mungesa e investimit n\u00eb administrat\u00eb dhe politizimi i saj,\u201d deklaroi Bo\u00e7i, duke shtuar se BE-ja nuk k\u00ebrkon bashki t\u00eb m\u00ebdha, por administrat\u00eb profesionale, transparenc\u00eb dhe planifikim. Ai paralajm\u00ebroi se sa m\u00eb e madhe t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bashki, aq m\u00eb i dob\u00ebt b\u00ebhet kontrolli qytetar dhe llogaridh\u00ebnia.<\/p>\n<p>Pasoja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e reform\u00ebs s\u00eb kaluar, sipas opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shpopullimi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat rurale, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve baz\u00eb. Duke p\u00ebrdorur nj\u00eb metafor\u00eb t\u00eb fort\u00eb, Bo\u00e7i u shpreh: \u201cNe e kemi lahut\u00ebn n\u00eb UNESCO si vler\u00eb, por kemi humbur rapsodin. Kemi humbur njeriun, dhe humbja e njeriut rrezikon edhe humbjen e tradit\u00ebs dhe historis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Si zgjidhje, Partia Demokratike propozon nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re territoriale me m\u00eb shum\u00eb bashki. Ky propozim bazohet n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb decentralizim real, ku bashki m\u00eb t\u00eb vogla, me kompetenca t\u00eb qarta dhe burime t\u00eb garantuara, t\u00eb jen\u00eb m\u00eb af\u00ebr qytetar\u00ebve dhe m\u00eb efikase n\u00eb p\u00ebrdorimin e fondeve publike. Sipas Bo\u00e7it, kjo do t\u00eb rriste llogaridh\u00ebnien dhe do t\u00eb frenonte fryrjen burokratike.<\/p>\n<p>Lu\u00e7iano Bo\u00e7i: Jemi mbledhur sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur q\u00ebndrimet tona dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur disa piketa themelore n\u00eb pun\u00ebn e komisionit p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb riardhur p\u00ebr shqyrtim pas 10 vitesh, koh\u00eb e pak\u00ebt kjo p\u00ebr reform\u00ebn administrativo-territoriale. Kur flasim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, pavar\u00ebsisht euforive absurde politike t\u00eb mazhoranc\u00ebs, n\u00eb opinion pranohet gjer\u00ebsisht se sot nuk jemi duke kap\u00ebrcyer n\u00eb nj\u00eb stad t\u00eb ri qeverisjes vendore pas ndonj\u00eb suksesi marramend\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, k\u00ebtu na ka sjell\u00eb d\u00ebshtimi real i pushtetit lokal. Apo t\u00eb themi se jemi k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllime apo b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb reja t\u00eb paeksploruara dhe t\u00eb pasynuara m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>PS, si\u00e7 u vet\u00ebdeklarua, po p\u00ebrdor t\u00eb nj\u00ebjtat terma teknik\u00eb t\u00eb 2015-\u00ebs, n\u00eb form\u00eb sfidash si demografia, financat, sh\u00ebrbimet, kapacitetet, integrimi e t\u00eb tjer\u00eb, por tani me nj\u00eb pamje t\u00eb re, duke i nd\u00ebrkallur ato brenda nj\u00eb projekti t\u00eb brasht\u00eb politik me kat\u00ebr variante, t\u00eb cilat faktikisht i lidh bashk\u00eb rikontrolli sa m\u00eb absolut i vot\u00ebs politike. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebto sfida n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e parashtrimit t\u00eb tyre deformohen t\u00ebr\u00ebsisht, sepse, po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, popullsia l\u00ebviz, por zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb largimi i institucioneve nga zonat q\u00eb po boshatisen. Ato zona kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb pranin\u00eb e shtetit dhe jo m\u00eb pak pranin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Asimetria fiskale nuk zgjidhet duke bashkuar bashki, por duke reformuar formul\u00ebn e transfertave dhe duke rritur autonomin\u00eb fiskale. Hendeku n\u00eb sh\u00ebrbime mes bashkive nuk vjen nga madh\u00ebsia, por nga kapacitetet dhe nga financimi i dob\u00ebt. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb numri i madh i bashkive, por mungesa e investimit n\u00eb administrat\u00eb dhe politizimi i saj. BE nuk k\u00ebrkon bashki t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sip\u00ebrfaqe dhe num\u00ebr popullsie, aspak. BE k\u00ebrkon administrat\u00eb profesionale, planifikim dhe transparenc\u00eb. Sa m\u00eb e madhe bashkia, aq m\u00eb i dob\u00ebt kontrolli qytetar. Sa m\u00eb larg institucioni, aq m\u00eb pak llogaridh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Nuk ka model unik europian p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ka vende me konsolidim, po, por ka dhe vende me shum\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb vogla dhe shum\u00eb funksionale. Dhe identiteti n\u00eb fund nuk \u00ebsht\u00eb folklor, ai \u00ebsht\u00eb burim legjitimiteti dhe kohezion social. Nuk ruhet me simbole, por ruhet me institucione q\u00eb i p\u00ebrkasin komunitetit. Moraliteti i gjith\u00eb k\u00ebsaj i ngjason asaj fabul\u00ebs s\u00eb atij inxhinierit, i cili pasi e ka rr\u00ebnuar sht\u00ebpin\u00eb e vet, me dor\u00ebn e vet, vjen menj\u00ebher\u00eb me kat\u00ebr projekte dhe k\u00ebrkon duartrokitje. Th\u00ebn\u00eb qart\u00eb, ne jemi k\u00ebtu sepse duhet t\u00eb korrigjojm\u00eb pasojat qeveris\u00ebse q\u00eb soll\u00ebn kalkulimet e votave politike t\u00eb 2015-\u00ebs, t\u00eb cilat kurdis\u00ebn kufijt\u00eb e bashkive dhe q\u00eb t\u00eb korrigjojm\u00eb politizimin ekstrem dhe afunksionalitetin e pushtetit lokal n\u00eb Shqip\u00ebri pas 2015-\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe ky d\u00ebshtim nuk lidhet vet\u00ebm me numrin e bashkive dhe arkitektur\u00ebn. Ai lidhet s\u00eb pari me filozofin\u00eb e reform\u00ebs s\u00eb 2015-\u00ebs dhe me keqqeverisjen. Reforma e 2015-\u00ebs u nd\u00ebrtua mbi interpretimin se centralizimi territorial administrativ do t\u00eb sillte efi\u00e7enc\u00eb dhe decentralizim t\u00eb qeverisjes lokale. Nj\u00eb absurd epik ky q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb fshihte q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb s&#8217;ka ndryshuar as edhe sot. Ky q\u00ebllim ishte dhe \u00ebsht\u00eb var\u00ebsia politike nga pushteti qendror i atij lokal. Dhe p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb votash dhe jo n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbyes t\u00eb qytetarit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye sot ne kemi m\u00eb pak autonomi vendore, m\u00eb pak sh\u00ebrbime p\u00ebr qytetar\u00ebt, m\u00eb pak llogaridh\u00ebnie para zgjedh\u00ebsve, m\u00eb pak kompetenca dhe m\u00eb shum\u00eb centralizim financiar dhe kompetencash, m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar fiktiv\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb abuzim dhe korrupsion. Por pasoja m\u00eb e keqe e k\u00ebsaj nd\u00ebrhyrje ka qen\u00eb shpopullimi, sidomos i zonave rurale, ku nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet kryesore \u00ebsht\u00eb dhe mungesa e sh\u00ebrbimeve baz\u00eb sociale, arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. Kjo \u00ebsht\u00eb si t\u00eb pranosh faktin q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ne e kemi lahut\u00ebn n\u00eb UNESCO si vler\u00eb, por kemi humbur rapsodin. Kemi humbur njeriun. E humbja e rapsodit, e njeriut pas viteve e viteve rrezikon dhe humbjen e lahut\u00ebs, tradit\u00ebs, th\u00ebn\u00eb m\u00eb sakt\u00eb, humbjen e historis\u00eb, tradit\u00ebs dhe konstitucionit ton\u00eb shpirt\u00ebror. T\u00eb tjerat pas k\u00ebsaj jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb bukura, jan\u00eb tryeza interesante, por mund t\u00eb quhen dhe reforma, si kjo q\u00eb po tentohet.<\/p>\n<p>Prandaj, s\u00eb pari, un\u00eb mendoj se sado e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb duket, sfida kryesore jona \u00ebsht\u00eb eliminimi i k\u00ebtij shkaku thelb\u00ebsor. Dhe ky eliminim p\u00ebr mendimin tim ka vet\u00ebm nj\u00eb mjet, nj\u00eb zgjidhje iniciuese, filluese: nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re territoriale me m\u00eb shum\u00eb bashki q\u00eb konsideron \u00e7do element mbi t\u00eb cil\u00ebn form\u00ebsohet nj\u00eb territor, ekonomik, historik, shpirt\u00ebror, por nuk konsideron numrin e votave politike p\u00ebr partit\u00eb politike. Tek rritja e numrit ne nuk na \u00e7on thjesht konteksti politik i sot\u00ebm sipas narrativ\u00ebs q\u00eb PD do m\u00eb shum\u00eb bashki dhe PS do m\u00eb pak bashki. K\u00ebtu na \u00e7on natyrsh\u00ebm pyetja themelore e nj\u00eb reforme p\u00ebr pushtetin vendor: A jemi gati t&#8217;u japim bashkive pushtet real dhe qytetar\u00ebve sh\u00ebrbimin e duhur? N\u00ebse po, dhe rritja e numrit \u00ebsht\u00eb logjike dhe e nevojshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse jo, \u00e7do modifikim me nivele apo pa nivele \u00ebsht\u00eb iluzion institucional. N\u00ebse synimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb vazhdohet me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb centralizuese dhe me nivel bashkish t\u00eb m\u00ebdha, at\u00ebher\u00eb \u00e7do rishikim territorial do t\u00eb prodhonte t\u00eb nj\u00ebjtat probleme: m\u00eb shum\u00eb burokraci, m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebsime pa funksion dhe m\u00eb shum\u00eb pabarazi midis bashkive dhe m\u00eb pak sh\u00ebrbime. N\u00ebse p\u00ebrkundrazi, synimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb decentralizim real, at\u00ebher\u00eb rritja e numrit t\u00eb bashkive b\u00ebhet jo vet\u00ebm e arsyeshme, por edhe e domosdoshme. Bashki m\u00eb t\u00eb vogla, me kompetenca t\u00eb qarta dhe burime t\u00eb garantuara, jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb planifikojn\u00eb zhvillimin lokal, t\u00eb identifikojn\u00eb nevojat reale t\u00eb komunitetit dhe t\u00eb p\u00ebrdorin fondet publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb efikase. Ato jan\u00eb gjithashtu m\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj kontrollit qytetar dhe m\u00eb pak t\u00eb prirura ndaj fryrjes burokratike. M\u00ebsimi i reform\u00ebs s\u00eb 2015-\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i qart\u00eb: zvog\u00eblimi i numrit t\u00eb bashkive pa transferim pushteti real dhe afrim sh\u00ebrbimesh nuk sjell efi\u00e7enc\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka prezantuar vizionin e saj p\u00ebr reform\u00ebn e re territoriale n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb hapur me grupet e interesit, duke e cil\u00ebsuar reform\u00ebn e vitit 2015 si nj\u00eb \u201cd\u00ebshtim real\u201d me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb shpopullimin e vendit dhe centralizimin ekstrem t\u00eb pushtetit. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, deputeti Lu\u00e7iano Bo\u00e7i argumentoi se ndarja &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127597,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139286","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139286","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139286"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139286\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139287,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139286\/revisions\/139287"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127597"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}