{"id":139477,"date":"2026-04-02T12:04:26","date_gmt":"2026-04-02T12:04:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139477"},"modified":"2026-04-02T12:04:26","modified_gmt":"2026-04-02T12:04:26","slug":"bardhi-kuvendi-eshte-kthyer-ne-shtojce-te-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/02\/bardhi-kuvendi-eshte-kthyer-ne-shtojce-te-qeverise\/","title":{"rendered":"Bardhi: Kuvendi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb shtojc\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhoranc\u00ebn dhe kryeministrin p\u00ebr degradim t\u00eb rolit t\u00eb Kuvendit dhe shkelje t\u00eb detyrimeve kushtetuese, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb procesin e integrimit europian.<\/p>\n<p>Bardhi tha se, Kuvendi nuk po funksionon si nj\u00eb institucion i pavarur, por si nj\u00eb zgjatim i ekzekutivit, duke kritikuar munges\u00ebn e transparenc\u00ebs dhe mosraportimin e qeveris\u00eb p\u00ebrpara deputet\u00ebve. Ai ngriti shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr mosrespektimin e afateve ligjore dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si, sipas tij, po menaxhohet procesi i integrimit, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe respektim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe rregullores s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p><strong>Gazment Bardhi:<\/strong> Procesi i integrimit na k\u00ebrkon m\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb funksionim demokratik t\u00eb kuvendit. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislatur\u00eb, Kuvendi ka degraduar n\u00eb nj\u00eb shtojc\u00eb t\u00eb pushtetit ekzekutiv. Shembullin konkret e kishim n\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebsaj seance, ku n\u00eb interpelanc\u00eb thirret kryeministri, dhe kryeministri pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim, refuzon t\u00eb paraqitet n\u00eb kuvend p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb llogari deputet\u00ebve p\u00ebr vendimmarrje t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij dhe thot\u00eb detyrimet e mia ja delegoj ministrave. N\u00eb fakt detyrimet, ve\u00e7an\u00ebrisht ato kushtetuese nuk delegohen. Na e tha kryeministri. Kur u pezullua Belinda Balluku, tha, nuk pezullohet dot funksioni se \u00ebsht\u00eb i padeleguesh\u00ebm. Funksioni i z\u00ebvend\u00ebskryeministrit tha, \u00ebsht\u00eb i padeleguesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pra p\u00ebr t\u00eb sulmuar organet e drejt\u00ebsis\u00eb, funksioni \u00ebsht\u00eb i padeleguesh\u00ebm. P\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb llogari kuvendit, funksioni \u00ebsht\u00eb i deleguesh\u00ebm. Dhe ju e pranoni k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb madhe. Dhe s&#8217;keni faj. Sepse ju a ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislatur\u00eb as nuk duhet t\u00eb mendoni, as nuk duhet t\u00eb lexoni, vet\u00ebm as nuk duhet t\u00eb diskutoni madje, duhet vet\u00ebm t\u00eb votoni. S\u00eb dyti zoti kryetar, pash\u00eb para nj\u00eb jave q\u00eb qeveria i raportonte qeveris\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit t\u00eb integrimit. Kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb hapur t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe i raportonin nj\u00ebri-tjetrit. N\u00eb fakt, sipas kushtetut\u00ebs, sipas ligjit, sipas rregullores s\u00eb kuvendit, ka detyrim t\u00eb vij\u00eb dhe t\u00eb raportoj\u00eb n\u00eb kuvend. Dhe ju zoti kryetar, keni shkelur ligjin. Keni shkelur kushtetut\u00ebn, keni shkelur rregulloren e kuvendit. Sipas ligjit p\u00ebr procesin e integrimit, K\u00ebshilli i Ministrave, neni 18, K\u00ebshilli i Ministrave deri n\u00eb dat\u00ebn 31 janar t\u00eb \u00e7do viti paraqet n\u00eb kuvend nj\u00eb raport t\u00eb detajuar mbi zbatimin e detyrimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>Ecurin\u00eb e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim dhe menaxhimin e fondeve nga Bashkimi Evropian dhe donator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr vitin paraardh\u00ebs. Raporti shqyrtohet n\u00eb seanc\u00eb plenare, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kuvendi miraton rezolut\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse. Pra brenda dat\u00ebs 31 janar 2026, K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb duhet t\u00eb kishte sjell\u00eb raportin p\u00ebr t\u00eb treja \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr raportim n\u00eb kuvend. Dhe sipas rregullores s\u00eb kuvendit, brenda dy jav\u00ebve ky raport do t\u00eb duhej t\u00eb ishte shqyrtuar n\u00eb komisionet p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe kuvendi, pra ju zoti Peleshi, t\u00eb organizonit nj\u00eb seanc\u00eb me debat dhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb saj t\u00eb miratonim rezolut\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr procesin e integrimit. Jo vet\u00ebm nuk kan\u00eb sjell\u00eb raport, sepse ju e keni degraduar k\u00ebt\u00eb kuvend p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb tuaj zoti Peleshi. Keni nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje 140 deputet\u00eb, sepse nuk keni kurajon t&#8217;i k\u00ebrkoni kryeministrit, t&#8217;i k\u00ebrkoni K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb respektoj\u00eb kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Por dhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kam procesverbalin e mbledhjes s\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb kryetar\u00ebve, ku kemi diskutuar p\u00ebr mocionin e k\u00ebrkuar nga grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve. Dhe kemi r\u00ebn\u00eb dakord, zoti Peleshi, por ju nuk pyesni as p\u00ebr kushtetut\u00eb, as p\u00ebr ligj, as p\u00ebr rregullore, ju zbatoni verb\u00ebt n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit vet\u00ebm urdhrat dhe porosit\u00eb q\u00eb merrni nga kryetari i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. As nga Edi Rama jo. Po nga kryetari i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Kemi r\u00ebn\u00eb dakord dhe ne kemi dh\u00ebn\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs q\u00eb kishte n\u00eb fundviti p\u00ebr shkak t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb sesionit do t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, nuk po humb kot t\u00eb lexoj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhoranc\u00ebn dhe kryeministrin p\u00ebr degradim t\u00eb rolit t\u00eb Kuvendit dhe shkelje t\u00eb detyrimeve kushtetuese, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb procesin e integrimit europian. Bardhi tha se, Kuvendi nuk po funksionon si nj\u00eb institucion i pavarur, por si nj\u00eb zgjatim i ekzekutivit, duke kritikuar munges\u00ebn e transparenc\u00ebs dhe mosraportimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95681,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139477","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139477"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139477\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139479,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139477\/revisions\/139479"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95681"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}