{"id":13954,"date":"2022-06-01T11:52:09","date_gmt":"2022-06-01T11:52:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=13954"},"modified":"2022-06-01T11:52:31","modified_gmt":"2022-06-01T11:52:31","slug":"pd-i-kerkon-presidentit-te-mos-dekretoje-ligjin-per-koncesionin-e-butrintit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/06\/01\/pd-i-kerkon-presidentit-te-mos-dekretoje-ligjin-per-koncesionin-e-butrintit\/","title":{"rendered":"PD i k\u00ebrkon Presidentit t\u00eb mos dekretoj\u00eb ligjin p\u00ebr koncesionin e Butrintit"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa i ka drejtuar Presidentit Ilir Meta, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mosdekretimin e ligjit \u2018P\u00ebr miratimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr administrimin e n\u00ebnzonave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe peizazhit kulturor, pjes\u00eb e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe Fondacionit p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit\u2019.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa e plot\u00eb e deputetes Ina Zhupa<\/strong><\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, m\u00eb 26.05.2022<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtuar:<\/em><\/p>\n<p><em>SH.T.Z. Ilir META<\/em><\/p>\n<p><em>President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Nga: Znj. Ina Zhupa<\/em><\/p>\n<p><em>Deputete e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>L\u00ebnda: \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mosdekretimin e ligjit \u2018P\u00ebr miratimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr administrimin e n\u00ebnzonave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe peizazhit kulturor, pjes\u00eb e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe Fondacionit p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit\u2019<\/em><\/p>\n<p><em>Shk\u00eblqesia Juaj Z. President,<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb h\u00ebn\u00eb, 23 Maj 2022, Kuvendi miratoi projektligjin \u2018P\u00ebr miratimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr administrimin e n\u00ebnzonave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe peizazhit kulturor, pjes\u00eb e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe Fondacionit p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputetes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Qarkut Vlor\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuese edhe p\u00ebr qytetin e Sarand\u00ebs, Konispolit dhe Finiqit dhe si deputete relatore e komisionit t\u00eb Edukimit dhe Mjeteve t\u00eb Informimit Publik e kam kund\u00ebrshtuar me argumente k\u00ebt\u00eb ligj.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj letre Ju k\u00ebrkoj mosdekretimin e k\u00ebtij ligji bazuar n\u00eb arsyet e renditura shkurtimisht m\u00eb posht\u00eb, t\u00eb cilat shpjegojn\u00eb p\u00ebrse ky ligj bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe interesin publik.<\/em><\/p>\n<p><em>1- Ligji \u00ebsht\u00eb antikushtetues sepse bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Konvent\u00ebn e Parisit 1972<\/em><\/p>\n<p><em>Konventa e Parisit, p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore Bot\u00ebrore, 1972, shprehet se parimi themelor i saj \u00ebsht\u00eb roli i padiskutuesh\u00ebm par\u00ebsor i shteteve an\u00ebtare, [\u2018Shtete Pal\u00eb\u2019], n\u00eb administrimin e pasurive kulturore dhe natyrore n\u00eb territoret e tyre. Neni 4 i Konvent\u00ebs shprehet, m\u00ebse qart\u00eb, se \u2018detyra\u2019 [the duty], p\u00ebr t\u00eb siguruar identifikimin, mbrojtjen, konservimin, prezantimin dhe p\u00ebrcjelljen p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe natyrore [\u2026] q\u00eb ndodhet n\u00eb territorin e tij i takon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb par\u00ebsore atij Shteti.\u2019 Me tranferimin e t\u00eb drejtave t\u00eb administrimit shteti Pal\u00eb \u2018heq dor\u00eb nga k\u00ebto detyra\u2019 dhe shkel hapur parashikimet e k\u00ebsaj konvente nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n<p><em>Po ashtu, Neni 6 .1, ripohon se \u2018sovraniteti i Shteteve n\u00eb territorin e t\u00eb cilit ndodhet trash\u00ebgimia kulturore dhe natyrore respektohet plot\u00ebsisht\u2019, dhe \u2018t\u00eb drejtat pasurore t\u00eb mbrojtura n\u00eb legjislacionin komb\u00ebtar nuk paragjykohen\u2019. Kurse Neni 6.3, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb eksplicit n\u00eb p\u00ebrcaktimin e rolit unik dhe t\u00eb pazev\u00ebnd\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb Shteteve Pal\u00eb n\u00eb rregullimin e statutit juridik dhe menaxhimin apo administrimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe natyrore duke p\u00ebrcaktuar se \u00e7do \u2018Shtet Pal\u00eb\u2019 zotohet t\u00eb mos nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, [deliberate measure], q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb direkt ose indirekt trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe natyrore, [\u2026] q\u00eb gjendet n\u00eb territorin e nj\u00eb Shteti Pal\u00eb tjet\u00ebr\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga sa m\u00eb sip\u00ebr, Konventa e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb Parisit, e cila \u00ebsht\u00eb dokumenti baz\u00eb mbi t\u00eb cilin jan\u00eb konceptuar dhe shkruar t\u00eb gjitha legjislacionet n\u00eb fush\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb p\u00ebrcakton qartazi se administrimi i pasurive t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore duhet t\u00eb kryhet eksluzivisht nga shteti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, dh\u00ebnia e k\u00ebtyre pasurive personave privat\u00eb apo fondacioneve me pron\u00ebsi hibride publiko-private vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb Konvent\u00eb, t\u00eb ratifikuar edhe nga Republika e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 10 korrik 1989, dhe hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 10 tetor 1989.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke q\u00ebn\u00eb nj\u00eb konvent\u00eb e ratifikuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00e7do ligj q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb, \u00ebsht\u00eb antikushtetuese. Konkretisht: Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb, Neni 5, p\u00ebrcakton se \u2018Republika e Shqip\u00ebris\u00eb zbaton t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u00eb.\u2019 M\u00eb tej, Neni 116 i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton se, \u2018sipas hierarkis\u00eb juridike, marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ratifikuara kan\u00eb ep\u00ebrsi ndaj ligjeve\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>Hap\u00ebsira ligjore q\u00eb kan\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr kalimin e k\u00ebtij ligji n\u00eb parlament, \u00ebsht\u00eb ligji i \u2018Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore dhe Muzet\u00eb\u2019 i ndryshuar me mb\u00ebshtjeten e AADF, q\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb antikushtetues p\u00ebr nenet 171,172,173. Sot nuk mund t\u00eb ankimohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese pasi kan\u00eb kaluar 2 vjet nga miratimi. Por, p\u00ebr t\u00eb kthyer t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebn n\u00eb kushtetueshm\u00ebri kam paraqitur nj\u00eb projektligj p\u00ebr ndryshimin e k\u00ebtyre neneve dhe mbylljen e rrug\u00ebs q\u00eb projekte t\u00eb tilla t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb kulturore nga privati. Nisma \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, dat\u00eb 11.05.2022, Nr.1759.<\/em><\/p>\n<p><em>2- Ligji \u00ebsht\u00eb form\u00eb koncensionare, e cili prodhon nj\u00eb model t\u00eb administrimit privat me t\u00eb drejta t\u00eb plota mbi Butrintin.<\/em><\/p>\n<p><em>Butrinti i kalon n\u00eb administrim 4 personave privat dhe Ministres s\u00eb Kultur\u00ebs, duke formuar nj\u00eb bord prej 5 vet\u00ebsh. Edhe nj\u00eb drejtor ekzekutiv po ashtu person privat. Ministrja e Kultur\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dy vjet kryetare e k\u00ebtij bordit, edhe kjo formalisht pasi nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb speciale nga q\u00ebnia kryetare. Por as formalisht nuk jan\u00eb kujdesur q\u00eb institucioni shtet\u00ebror t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kryesimin e bordit.<\/em><\/p>\n<p><em>Butrinti thuhet n\u00eb marr\u00ebveshje jepet n\u00eb administrim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb gjitha p\u00ebrfitimet menaxhohen nga Fondacioni. Ministria i garanton Fondacionit posedimin dhe g\u00ebzimin e plot\u00eb dhe t\u00eb qet\u00eb t\u00eb Pasuris\u00eb Kulturore t\u00eb Paluajtshme pa asnj\u00eb kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/em><\/p>\n<p><em>Fondacioni e rregjistron Butrintin n\u00eb kadast\u00ebr sipas shtojc\u00ebs s\u00eb marr\u00ebveshjes. Sipas Kodit Civil kuptimi i posedimit, sqarohet n\u00eb nenin 304: \u2018Posedimi \u00ebsht\u00eb sundimi efektiv i nj\u00eb personi mbi nj\u00eb send dhe mbi t\u00eb drejtat e tjera reale mbi at\u00eb. Posedimi mund t\u00eb ushtrohet drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti ose nga nj\u00eb person q\u00eb mban sendin.\u2019 Pra efektivisht 4 persona privat sundojn\u00eb efektivisht Butrintin sipas asaj q\u00eb parashikon marr\u00ebveshja.<\/em><\/p>\n<p><em>Parat\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ark\u00ebn e Butrintit, aktualisht 2.1 milion dollar sipas Ministres, i kalojn\u00eb fondacionit bashk\u00eb me Butrintin.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Butrinti me k\u00ebt\u00eb fondacion t\u00eb krijuar, model vet\u00ebm shqiptar, i hiqet mund\u00ebsia q\u00eb Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit t\u00eb kontrolloj\u00eb se \u00e7\u2019b\u00ebhet me parat\u00eb e pasurise publike, sepse fondacioni \u00ebsht\u00eb privat dhe me t\u00eb drejt\u00eb si \u00e7do privat nuk auditohet nga KLSH. N\u00eb statutin e k\u00ebtij fondacioni. pika 26.5 e statutit thuhet se: \u2018KLSH-ja nuk ka objekt auditimi parat\u00eb q\u00eb mblidhen n\u00eb Butrint\u2019, sepse \u00ebsht\u00eb privat dhe jan\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebrderisa Shteti Shqiptar po e dor\u00ebzon me ligj.<\/em><\/p>\n<p><em>Fondacioni q\u00eb do t\u00eb zbatoj\u00eb menaxhimin justifikon marrjen e Butrintit p\u00ebr 10 vjet, me grantin 5 milion dollar\u00eb\u00a0 q\u00eb do t\u00eb ofroj\u00eb partneri themelues, e cila \u00ebsht\u00eb sigurisht arsye e pamjftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pasuri komb\u00ebtare me koncension.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari, Butrinti p\u00ebr 10 vjet parashikohet t\u00eb gjeneroj\u00eb 60 milion dollar\u00eb. S\u00eb dyti fondacioni p\u00ebr Butrintin n\u00eb 1993 i themeluar nga lordi Rothchild dhe lordi Sainsburry funksionoi n\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb Shqip\u00ebri, dha kontributin financiar, dhe nuk k\u00ebrkoi ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb ta merrte Butrintin as administrim, menaxhim apo edhe m\u00eb pak t\u00eb regjistruar n\u00eb Kadast\u00ebr. Gjithashtu Fondacioni Amerikan p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00ebnujore RPM Nautical Foundation ka dh\u00ebn\u00eb 4 milion\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebrkime p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00ebnujore n\u00eb Butrint, por nuk ka k\u00ebrkuar kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb territorin n\u00ebnujor n\u00eb administrim. Pra nuk \u00ebsht\u00eb arsye e mjaftueshme q\u00eb shteti shqiptar p\u00ebr 5 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb jap\u00eb me koncension Butrintin q\u00eb gjeneron 60 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr 10 vitet e marr\u00ebveshjes.<\/em><\/p>\n<p><em>3- Modelet e paraqitura nga ministria si referenc\u00eb p\u00ebr menaxhimin e Butrinti nuk kan\u00eb asnj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Ligjin. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model q\u00eb nuk ekziston n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Kat\u00ebr modele jan\u00eb paraqitur si modele t\u00eb nj\u00ebjta menaxhimi nga Ministria: Versaja, Pompei, Stone Age-British Museum dhe Muzeu Egjiptian i Torinos.<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em> Modeli Shqiptar ka 3 p\u00ebrfaq\u00ebsues privat dhe 2 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb supozuar t\u00eb shtetit<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<ul>\n<li><em> Modeli i Muzeut Egjiptian t\u00eb Torinos ka 4 p\u00ebrfaq\u00ebsues shteti dhe 2 privat<\/em><\/li>\n<li><em> Modeli Pompei \u00ebsht\u00eb institut brenda Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs me autonomi speciale.<\/em><\/li>\n<li><em> Modeli i Versaj\u00ebs ka 18 p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb bord nga t\u00eb cil\u00ebt 14 shtet\u00ebror dhe 4 privat.<\/em><\/li>\n<li><em> Modeli i Stone Age ka 25 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb caktuar nga shteti, dhe ka gjithashtu nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb quajtur Bord Besimi q\u00eb ka personalitete dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues privat q\u00eb kontribuojn\u00eb financiarisht p\u00ebr muzeun (charity).<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<ol>\n<li><em> Modeli shqiptar pretendon se ka dy p\u00ebrfaq\u00ebsues shtet\u00ebror\u00eb, n\u00eb minoranc\u00eb, Znj. Elva Margariti dhe arkeologun Anglez Richard Hodges, q\u00eb s\u00eb pari nuk jan\u00eb n\u00eb kapacitetin e tyre shtet\u00ebror, por si individ\u00eb dhe s\u00eb dyti, Z. Hodges nuk mban asnj\u00eb funksion shtet\u00ebror n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb kat\u00ebr modelet e tjera, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit mazhoritar t\u00eb shtetit, nuk jan\u00eb t\u00eb caktuar nominalisht por me funksione shtet\u00ebrore.<\/em><\/li>\n<li><em> Modeli shqiptar ka hequr fare pushtetin lokal, pavar\u00ebsisht se pretendon n\u00eb relacion q\u00eb ka ndjeshm\u00ebri p\u00ebr rolin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00eb komunitete. T\u00eb kat\u00ebrta modelet e tjera kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim lokal primar n\u00eb fondacion.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Gjithashtu, pretendimi se modeli \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb eksperienc\u00ebn Amerikane, vet\u00eb ish kongresmeni Joe Diguardi i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr publike Kryetares s\u00eb Kuvendit Znj. Lindita Nikolla dhe i b\u00ebn thirrje t\u00eb mos miratojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj si n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do praktike nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne konstekstin e modeleve ai shkruan: \u2018Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ju mund t\u00eb keni dijeni se parqet tona shum\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuara n\u00eb Amerik\u00eb menaxhohen ekskluzivisht dhe vet\u00ebm nga Sh\u00ebrbimi Komb\u00ebtar i Parqeve {National Park Service], nj\u00eb agjenci brenda Departamentit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Qeveris\u00eb Amerikane. N\u00eb menaxhimin e tyre nuk p\u00ebrfshihen as fondacone private, as partneritete publike private, dhe as ndonj\u00eb model i ri apo \u2018hibrid\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>4- Ligji ndan n\u00eb dy pjes\u00eb menaxhimin e parkut, n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet e UNESCO-s p\u00ebr menaxhimin si nj\u00eb i t\u00ebr\u00eb. Kjo ndarje hap rrug\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtime brenda dhe jasht\u00eb zon\u00ebs A3.<\/em><\/p>\n<p><em>Qyteti antik i Butrintit u shpall p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb monument kulture n\u00eb vitin 1948; n\u00eb 1999 u regjistrua n\u00eb list\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s; n\u00eb 2003 kompleksi ligatinor, p\u00ebrfshir\u00eb dhe pjes\u00ebn e lagun\u00ebs dhe zon\u00ebn bregdetare t\u00eb Butrintit \u2013 Kepin e Stillos \u2013 u shpall\u00ebn Zon\u00eb Ramsar dhe Park Komb\u00ebtar (Kategoria II e IUNC-it p\u00ebr Kategorin\u00eb e Menaxhimit t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura).<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndahet menaxhimi i qytetit antik nga menaxhimi i parkut komb\u00ebtar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koncepti i UNESCO-s \u00ebsht\u00eb lidhja integrale e dy pjes\u00ebve. Nisur edhe nga fakti q\u00eb qeveria shqiptare me vendim VKM Nr. 59, dat\u00eb 26.1.2022, Fletore zyrtare nr. 16-2022, vendosi t\u00eb reduktoj\u00eb sip\u00ebrfaqen e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit nga 9.424,2 ha n\u00eb 8.622,2 ha ngre dyshime p\u00ebr nd\u00ebrtime n\u00eb zon\u00ebn buferike t\u00eb parkut. Sipas hart\u00ebs bashk\u00ebngjitur vendimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr Butrintin nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej rreth 800 ha nga Manastiri, Gjiri i Hart\u00ebs dhe deri n\u00eb kufirin jugor tek Gjiri i Pem\u00ebs s\u00eb That\u00eb, nuk p\u00ebrfshihet m\u00eb n\u00eb statusin e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur, duke i hapur rrug\u00ebn nd\u00ebrtimeve dhe aktiviteteve ekonomike n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga ana tjet\u00ebr sipas k\u00ebsaj marr\u00ebveshje me fondacionin privat, rezulton q\u00eb nd\u00ebrtimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare kulturore dhe historike, do zhvillohen biznese q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje as me arkeologjin\u00eb, as me trash\u00ebgimin\u00eb dhe as me g\u00ebrmimet p\u00ebr zbulime t\u00eb reja. Plani i Biznesit, q\u00eb p\u00ebrmendet vazhdimisht n\u00eb marr\u00ebveshje, parashikon p\u00ebrfitime private t\u00eb bizneseve, q\u00eb do shkojn\u00eb n\u00eb xhepat e individ\u00ebve qe do shfryt\u00ebzojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00eb pasuri komb\u00ebtare dhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrtimet n\u00eb Butrint ka qen\u00eb nj\u00eb plan i nisur nga qeveria shqiptare n\u00eb vitin 2017 ku parashikohej ndertimi i nje bari (lokal) por ishte nd\u00ebrhyrja e Dr. Mechtild R\u00d6SSLER, Director of the UNESCO \u00cborld Heritage Centre and the Heritage Division me nje let\u00ebr urgjente i k\u00ebrkonte qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite t\u00eb ndalte menj\u00ebher\u00eb \u00e7do punim dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb Butrint. Letra e mb\u00ebrritur nga UNESCO \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr autoritetet shqiptare m\u00eb dat\u00ebn 9 tetor 2017. Nd\u00ebrsa at\u00ebher\u00eb fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb UNESCO-s u ndalua plani i nd\u00ebrtimit, tani plani i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb faza e dyt\u00eb pasi ti jepet fondacionit privat fillimisht dhe m\u00eb pas shteti t\u00eb mos mbaj\u00eb as p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebrpara UNESCO-s.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb plan shkruhet: \u2018Kompleksi i nd\u00ebrtesave brenda dhe rreth \u2018Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Dogan\u00ebs\u2019 n\u00eb brigjet e Kanalit t\u00eb Vivarit p\u00ebrball\u00eb kalas\u00eb s\u00eb \u2018Ali Pash\u00ebs\u2019, nd\u00ebrtuar mbi themelet e nj\u00eb vile romake buz\u00eb detit, ofron pamje spektakolare nga Kanali i Vivarit, Gjiri i Butrintit dhe deti Jon. Jo m\u00eb larg se 1.5 km nga qendra e propozuar e vizitor\u00ebve, siti mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet p\u00ebr akomodim hoteli. Ai duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb si nj\u00eb opsion p\u00ebr Fondacionin e Menaxhimit t\u00eb Butrintit, pasi kthimet n\u00eb at\u00eb hotel, me restorante dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera, mund t\u00eb jen\u00eb thelb\u00ebsore dhe do t\u00eb garantonin nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr sitin, n\u00ebn menaxhimin e Fondacionit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Butrintit\u2019<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb planin e menaxhimit po ashtu parashikohet nd\u00ebrtimi brenda Butrintit. \u2018Mir\u00ebqenia e Zon\u00ebs A3 dhe Parkut Komb\u00ebtar p\u00ebrreth tij n\u00ebp\u00ebrmjet largimit t\u00eb mbetjeve plastike dhe t\u00eb tjera, pun\u00ebsimit t\u00eb banor\u00ebve vendas si udh\u00ebrr\u00ebfyes, vark\u00ebtar\u00eb dhe zejtar\u00eb dhe rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb banor\u00ebve vendas n\u00ebp\u00ebrmjet ngritjes s\u00eb hoteleve, restoranteve, bareve dhe strukturave t\u00eb ngjashme\u2019, thuhet n\u00eb marr\u00ebveshje.<\/em><\/p>\n<p><em>Duket qart\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtimet jan\u00eb parashikuar t\u00eb shumta brenda qytetit antik por edhe brenda parkut komb\u00ebtar, me heqjen e mbrojtjes t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr nd\u00ebrtimin e resorteve sic denoncon me prova media BIRN.<\/em><\/p>\n<p><em>5- Mungesa e dokumentacionit nga UNESCO dhe ICOMOS<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb projekt i till\u00eb duhet jet\u00eb i konsultuar edhe i paraqitur Kuvendit dhe Presidentit me dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs nga UNESCO. Duke qen\u00eb se Butrinti \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore q\u00eb nga 1999. Asnj\u00eb dokument i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe pse t\u00eb k\u00ebrkuara nga un\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputetes.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb emisionin televiziv Opinion, shfaq\u00ebn nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb pretendohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb rekomandimi pozitiv i UNESCO-s p\u00ebr Butrintin, let\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ka asnj\u00eb element t\u00eb lidhur me marr\u00ebveshjen e menaxhimit e ligjin n\u00eb fjal\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>E para \u00ebsht\u00eb data, kjo let\u00ebr ka ardhur m\u00eb 28 shkurt 2020 nd\u00ebrkoh\u00eb fondacioni p\u00ebr t\u00eb cilin ne flasim dhe fondacioni p\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb kishin marr\u00eb miratimin nga UNESCO \u00ebsht\u00eb krijuar me 22.07.2021 pra UNESCO nuk shprehet dot p\u00ebr nj\u00eb fondacion q\u00eb do t\u00eb krijohet nj\u00eb vit m\u00eb pas q\u00eb \u00ebsht\u00eb privat dhe aq m\u00eb teper q\u00eb kjo let\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb as rekomandim pozitiv, porn j\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion q\u00eb i b\u00ebn UNESCO qeveris\u00eb shqiptare: \u2018Mbasi ju takuam Ju dhe ekspert\u00ebt e AADF ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr sqarime t\u00eb m\u00ebtejshme\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>Informacioni i par\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u2018Specifikoni emrin e struktur\u00ebs shtet\u00ebrore\u2019, n\u00ebnvizoj struktur\u00ebs shtet\u00ebrore, \u2018n\u00eb trup\u00ebn qeveritar\u00eb e cili do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr menaxhimin e pasuris\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb Butrintit.\u2019 Pra UNESCO k\u00ebrkon t\u00eb specifikoj\u00eb kush do t\u00eb jet\u00eb struktura qeveritare, q\u00eb t\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptosh se gjat\u00eb takimit as Ministria as AADF nuk kan\u00eb shpjeguar krijimin e OJF-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>6- Ligji rrezikon historin\u00eb shqiptare dhe identitetin komb\u00ebtar shqiptar.<\/em><\/p>\n<p><em>Butrinti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb vend arkeologjik p\u00ebr t\u2019u vizituar, por \u00ebsht\u00eb historia jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb identiteti jon\u00eb dhe historia e identiteti nuk mund t\u00eb jepen me koncension.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb planin e menaxhimit jan\u00eb zhdukur studiuesit shqiptar dhe jo vetem kaq, autori i planit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht an\u00ebtar i bordit t\u00eb k\u00ebtij fondacioni Richard Hodges, ka shkruajtur jo vetem n\u00eb veprat e veta por edhe n\u00eb dokumentin zyrtar t\u00eb m\u00ebnaxhimit 10 vjecar te Butrintit, q\u00eb Butrinti \u00ebsht\u00eb qyteti i nj\u00eb kolonie greke.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk dua t\u00eb shtoj asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb sesa shkrimi i cituar i nj\u00eb nga arkeolog\u00ebve tan\u00eb m\u00eb t\u00eb vyer, an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, si Z. Neritan Ceka:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u2018Duke paraqitur nj\u00eb dokument publik, studio duhet t\u00eb kishte qen\u00eb e kujdesshme n\u00eb paraqitjen e pjes\u00ebs historike, q\u00eb dominohet nga nj\u00eb megallomani anglosaksone (ndjes\u00eb p\u00ebr metafor\u00ebn!), sipas s\u00eb cil\u00ebs Parku Arkeologjik i Butrintit \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e Fondacionit Butrinti q\u00eb punoi atje n\u00eb vitet 1993-2012, duke reduktuar n\u00eb disa rreshta kontributin e misionit arkeologjik italian t\u00eb drejtuar nga L. M. Ugolini dhe asistuar nga H. Ceka, q\u00eb zbuloi pjes\u00ebn kryesore t\u00eb monumenteve, pun\u00ebn e arkeolog\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Institutit t\u00eb Arkeologjis\u00eb D. Budina, S. Islami, S. Anamali, N. Ceka, K. Lako, Dh. Condi, B. Muka q\u00eb drejtuan ekspeditat k\u00ebrkimore nga 1958-2019, apo pun\u00ebn e historian\u00ebve t\u00eb arkitektur\u00ebs dhe restaurator\u00ebve t\u00eb Institutit t\u00eb Monumenteve K. Zheku, N. Ceka, Gj. Karaiskaj, A. Meksi, A. Ba\u00e7e, q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb Butrint gjat\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb. Personalisht kam drejtuar krijimin e Parkut Arkeologjik t\u00eb Butrintit n\u00eb vitet 1969-1975, kur kam qen\u00eb punonj\u00ebs i Institutit t\u00eb Monumenteve dhe parku q\u00eb kemi sot, me p\u00ebrjashtim t\u00eb muzeut, \u00ebsht\u00eb krijuar i gjithi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, q\u00eb nga rrethimi, porta, rruginat e l\u00ebvizjes, restaurimi i sken\u00ebs s\u00eb teatrit, tempullit t\u00eb Asklepit, termeve romake, nymfeut, etj. Po ashtu, kam drejtuar ekspedit\u00ebn arkeologjike shqiptare-greke n\u00eb vitet 1991-1992 dhe ekspedit\u00ebn e Forumit n\u00eb vitet 2004-2005. Nd\u00ebrsa un\u00eb kam qen\u00eb autor i krijimit t\u00eb parkut arkeologjik brenda rrethimit, i detyrohet A. Tares p\u00ebrfshirja n\u00eb territorin e Parkut edhe t\u00eb pjes\u00ebs ambientale dhe vendosja e renxhersave, pa t\u00eb cil\u00ebn Parku arkeologjik sot do t\u00eb ishte i rrethuar nga dhjet\u00ebra hotele, restorante dhe banesa. \u00cbsht\u00eb jo vet\u00ebm joetike, por krejt\u00ebsisht megallomane mungesa e \u00e7do referimi ndaj kontributeve shkencore e menaxheriale shqiptare p\u00ebr Butrintin n\u00eb list\u00ebn bibliografike, ku mund t\u00eb gjesh citime si: Bescoby et ali, Shenjt\u00eb dhe m\u00ebkatar\u00eb (pa dat\u00eb dhe vend botimi; al n\u00eb vend t\u00eb alii), apo Hernandez D. R; Mitchell, I.; Varrezat per\u00ebndimore: vrojtim arkeologjik i varreve romake p\u00ebrgjat\u00eb Kanalit t\u00eb Vivarit, Butrint 4. Oxbo\u00eb books (Pa dat\u00eb! dhe p\u00ebrse sh\u00ebrben???), citime q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aspak me p\u00ebrmbajtjen e dokumentit, por evidentojn\u00eb diletantizmin e hartuesve.<\/em><\/p>\n<p><em>Diletantizmi dhe megallomania b\u00ebhen komprometuese p\u00ebr dokumentin ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr termat e p\u00ebrdorura kuturu, por me rrezikun e interpretimit politik. Butrinti dhe qytet\u00ebrimi i tij cil\u00ebsohen grek dhe romak, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Butrinti nuk \u00ebsht\u00eb koloni helene si Apollonia, Dyrrahu dhe Oriku, q\u00eb cil\u00ebsohen nga autor\u00ebt antik\u00eb dhe historia moderne si greke. Ato burime dhe mbishkrimet na d\u00ebshmojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb kryeqytet i prasaib\u00ebve, kaon dhe epirot (n\u00eb se MK mendon se epirot\u00ebt ishin grek\u00eb, le ta d\u00ebshmoj\u00eb, se vet\u00eb grek\u00ebt nuk kan\u00eb arritur). Po kaq diletante \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e t\u00eb gjith\u00eb mureve antike t\u00eb qytetit n\u00ebn termin helenistik, q\u00eb cil\u00ebson periudh\u00ebn 335- 30 p. Kr., nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb muret e Butrintit ka nj\u00eb periudh\u00eb arkaike t\u00eb shek. VII p. Kr., klasike t\u00eb shek. V p.Kr, klasike t\u00eb von\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb shek. IV p. Kr, nd\u00ebrsa periudha helenistike ka vet\u00ebm dy rind\u00ebrtime t\u00eb kufizuara dhe nuk gjendet fare n\u00eb akropol, ku e vendosin hartuesit e dokumentit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm me r\u00ebnd\u00ebsi shkencore, por edhe p\u00ebr pun\u00ebn konkrete t\u00eb vler\u00ebsimit turistik, konservimit e restaurimit, mbi baz\u00ebn e teknikave t\u00eb secil\u00ebs periudh\u00eb (metaforikisht do t\u00eb ishte sikur t\u00eb vler\u00ebsoje nj\u00eb grua t\u00eb bukur bionde si midis t\u00eb tridhjetave dhe shtat\u00ebdhjetave!\u2019<\/em><\/p>\n<p><em>I nderuar Z. President,<\/em><\/p>\n<p><em>Ne permbledhja te arsyeve jo shteruese per antikushtetueshmerine e ketij ligji, jo vertem ne germe por edhe frymen e Kushtetutes se Shqiperise, historia dhe identiteti nuk mund te jepet me koncesion tek nj\u00eb privat. N\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk ka miq dhe armiq t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, ka interesa shtet\u00ebrore dhe Ju jeni autoriteti shtet\u00ebror garant q\u00eb t\u00eb mbroni interesat e popullit Shqiptar.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr ngelem e hapur p\u00ebr informacione shtes\u00eb q\u00eb mund t\u00eb nevojitet dhe jam e bindur q\u00eb pozicionimi juaj publik si mbrojt\u00ebs i Kushtetut\u00ebs, i sovranitetit- n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast sovranitetit kulturor shqiptar, dhe interesit publik do t\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimarrje.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Me respekt,<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Dr. Ina Zhupa<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Deputete e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa i ka drejtuar Presidentit Ilir Meta, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mosdekretimin e ligjit \u2018P\u00ebr miratimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr administrimin e n\u00ebnzonave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe peizazhit kulturor, pjes\u00eb e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe Fondacionit p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit\u2019. K\u00ebrkesa e plot\u00eb e deputetes Ina Zhupa Tiran\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-13954","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13954\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}