{"id":139543,"date":"2026-04-03T08:50:17","date_gmt":"2026-04-03T08:50:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139543"},"modified":"2026-04-03T08:50:17","modified_gmt":"2026-04-03T08:50:17","slug":"si-i-pervetesoi-me-falsifikime-pronat-ne-borsh-drejtoresha-e-tatimeve-dhe-babai-i-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/03\/si-i-pervetesoi-me-falsifikime-pronat-ne-borsh-drejtoresha-e-tatimeve-dhe-babai-i-saj\/","title":{"rendered":"Si i p\u00ebrvet\u00ebsoi me falsifikime pronat n\u00eb Borsh Drejtoresha e Tatimeve dhe babai i saj"},"content":{"rendered":"<p><strong>EMISIONI VETTING<\/strong><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><strong>Prej disa vitesh, konflikti i pronave n\u00eb bregdet po mban peng zhvillimin e zon\u00ebs s\u00eb Borshit, q\u00eb prej nj\u00eb dekade pas reform\u00ebs territoriale ka kaluar si pjes\u00eb e Bashkis\u00eb Himar\u00eb.<\/strong><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb konfliktit \u00ebsht\u00eb ish-Sht\u00ebpia e Pushimit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebs Borsh, e cila dikur mbushej nga gjall\u00ebria dhe energjia, q\u00eb sillnin jetim\u00ebt e Sarand\u00ebs. Dokumentet zyrtare t\u00eb siguruara nga \u201cVetting\u201d dhe d\u00ebshmia ekskluzive nga ish-pronarja e k\u00ebsaj prone me sip\u00ebrfaqe 5400 met\u00ebr katror\u00eb, Diana Bilali kan\u00eb ekspozuar nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme, falsifikim dokumentesh nga komuna Lukov\u00eb dhe indiferenc\u00eb totale nga t\u00eb gjitha institucionet.<\/p>\n<p>Sipas ish-pronares Bilali, n\u00eb procesin p\u00ebr privatizimin e k\u00ebtij territori nuk jan\u00eb zbatuar procedurat sipas ligjit t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>\u201cKa ndonj\u00eb gj\u00eb normale n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes? Me k\u00ebto objekte \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pazar i pis\u00ebt dhe prap\u00eb nuk jan\u00eb vendosur n\u00eb pun\u00eb e di pse? Sepse ata i din\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb ne po flasim bashk\u00eb\u201d, tha Diana Bilali p\u00ebr \u201cVetting\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nj\u00eb pjes\u00eb e godinave jan\u00eb privatizuar nd\u00ebrsa nj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre sipas ish-pronares \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kundraligjshme, duke ju referuar pron\u00ebs s\u00eb Tajar Lal\u00ebs, babait t\u00eb Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Tatimeve Erilinda Lala.<\/p>\n<p>\u201cKy truall \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tre pjes\u00eb, marr\u00ebsit e AMTP-ve kan\u00eb qen\u00eb tre persona. Dy prej tyre kan\u00eb pasur dokumente (AMTP), nd\u00ebrsa Tajar Balil Lala nuk ka AMTP p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb\u201d, shprehet Bilali duke ekspozuar padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shteti shqiptar, por edhe nga personi n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Toka e familjes Lala pa AMTP dhe hoteli e restoranti pa leje nd\u00ebrtimi<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pronat q\u00eb ka ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr procesin e privatizimit sipas denoncimeve t\u00eb ardhura n\u00eb redaksin\u00eb \u201cVetting\u201d \u00ebsht\u00eb hotel-restoranti \u201cTake\u201d i familjes Lala, ku bashk\u00ebshorti i Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Tatimeve Tiran\u00eb, Erilinda Lala, Taulant Godroli, ka punuar si menaxher n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p><em><strong>\u201cTani \u00e7far\u00eb ka shfryt\u00ebzuar ai atje Tajar Lala? S\u2019po flas p\u00ebr dy t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb para, por po flas p\u00ebr at\u00eb (i referohet Tajar Lalas).<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ky truall ka pasur 9 objekte mbi sip\u00ebrfaqen e tij. Nj\u00ebri nga objektet ka qen\u00eb rreth 300\u2013350 metra katror\u00eb, \u00ebsht\u00eb diku n\u00eb pjes\u00ebn e tret\u00eb, s\u2019po them n\u00eb qoshe por diku aty. K\u00ebto 350 metra katror\u00eb un\u00eb e kam gjetur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shkres\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ish -Zyra e Regjistrimit t\u00eb Pasurive n\u00eb Sarand\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb ju k\u00ebrkua privatizimi i truallit dhe objekteve mbi truall n\u00eb vitin 2010. N\u00eb vitin 2010, un\u00eb kam par\u00eb q\u00eb Tajar Lala kishte rreth 600 metra katror\u00eb\u201d, deklaron Diana Bilali.<\/p>\n<p>Denoncimi i zonj\u00ebs Bilali si pasardh\u00ebse e ish-pronarit t\u00eb tokave n\u00eb Borsh, Delvin\u00eb dhe Sarand\u00eb, Mehdi Hila Borshi ka hedhur drit\u00eb mbi nj\u00eb fakt t\u00eb pazbuluar m\u00eb par\u00eb. Familja e Erilinda Lal\u00ebs, bazuar n\u00eb ligjin 7501 rezulton se ka p\u00ebrfituar rreth 2500 metra katror\u00eb tep\u00ebr n\u00eb Borsh.<\/p>\n<p>K\u00ebto gjetje p\u00ebr fryrje fiktive t\u00eb sip\u00ebrfaqeve jan\u00eb zbuluar nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, por edhe nga Gjykata. Por \u00e7far\u00eb ka ndodhur?<\/p>\n<p>Tajar Lal\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb 10 500 metra katror\u00eb sipas ligjit 7501, ku toka ndahej sipas standardit 2000 metra katror\u00eb p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb familje. Familja Lala rezulton me 4 an\u00ebtar\u00eb, pra i takonte 8 dynym ose 8 mij\u00eb metra katror\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb komuna asokohe, por edhe vet\u00eb Tajar Lala ka pranuar 2.5 dynym m\u00eb shum\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Redi Ramaj, k\u00ebto raste jan\u00eb t\u00eb dyshimta. \u201cN\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb ligjit dhe t\u00eb ndryshimeve ligjore q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb von\u00eb, t\u00eb udh\u00ebzimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, nuk mundet q\u00eb t\u00eb jepet ose t\u00eb ndahet me AMTP, pra me ligjin 7501, nj\u00eb tok\u00eb, e cila ka patur godina shtet\u00ebrore apo \u00ebsht\u00eb tok\u00eb truall dhe t\u00eb shp\u00ebrndahej n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij ligji. Pra, \u00ebsht\u00eb e ndaluar referuar parashikimeve ligjore\u201d, tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d avokati Ramaj.<\/p>\n<p>Shkeljet do t\u00eb zbuloheshin nga vendimi i Prokuroris\u00eb t\u00eb vitit 2015 p\u00ebr pushim \u00e7\u00ebshtje, ku kan\u00eb ndodhur shkeljet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb dhe regjistruar toka n\u00eb zon\u00ebn e Ish-Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Pushimit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve. Por k\u00ebto shkelje nuk jan\u00eb ndjekur penalisht sepse kan\u00eb kaluar shum\u00eb vite dhe ndjekja penale \u00ebsht\u00eb parashkruar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ajo q\u00eb ngelet mister \u00ebsht\u00eb fakti se pse Prokuroria nuk mori masat, q\u00eb edhe pse ishin parashkruar shkeljet, t\u00eb rregulloheshin pasojat p\u00ebr pron\u00ebn. Shkeljet kan\u00eb prodhuar pasoja p\u00ebr ish pronar\u00ebt dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tyre kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Gjykata Administrative e Apelit Tiran\u00eb do t\u00eb nxirrte vendimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e sip\u00ebrfaqes s\u00eb tok\u00ebs s\u00eb marr\u00eb nga familja Lala. Procedurat tregojn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja ka nisur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Gjirokastr\u00ebs, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014, e cila fillimisht ua kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn familjes Lala, duke argumentuar se ata nuk kishin pasur dijeni p\u00ebr procesin gjyq\u00ebsor pasi njoftimet nuk u ishin dor\u00ebzuar n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ky vendim i Gjirokastr\u00ebs u kund\u00ebrshtua me ankim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga personat e tret\u00eb n\u00eb proces, Prefekti i Qarkut Vlor\u00eb dhe Komuna Lukov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkuan prishjen e tij dhe rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb familjes Lala. Gjykata e Apelit Administrativ Tiran\u00eb doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se Gjykata e Gjirokastr\u00ebs kishte gabuar n\u00eb vler\u00ebsimin e fakteve dhe zbatimin e ligjit. Apeli argumentoi se njoftimi i pal\u00ebve ishte kryer n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, pasi procesi i njoftimit kishte kaluar t\u00eb gjitha shkall\u00ebt ligjore, nga d\u00ebrgimi i flet\u00ebthirrjes e deri te afishimi publik n\u00eb komun\u00eb kur pal\u00ebt nuk u gjet\u00ebn n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb\u00a0 vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb do t\u00eb theksohej se Erilinda Lala, e cila \u00ebsht\u00eb juriste me profesion, supozohej t\u2019i njihte mir\u00eb procedurat dhe se nuk mund t\u00eb pretendonte mosdije, pasi ata kishin pasur dijeni p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e konfliktit gjyq\u00ebsor dhe kishin ndjekur seanca t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebrpara se \u00e7\u00ebshtja t\u00eb kalonte p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, trupa gjykuese vendosi ndryshimin e plot\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs dhe rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr rivendosje n\u00eb afat, duke u hequr p\u00ebrfundimisht k\u00ebrkuesve Tajar, Teuta, Dervish dhe Erilinda Lala mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ankimuar vendimin e vitit 2014.<\/p>\n<p>Nga informacionet e siguruara nga \u201dVetting\u201d rezulton se Tajar Lala mund t\u00eb ket\u00eb shtuar nj\u00eb kat tjet\u00ebr gjat\u00eb pandemis\u00eb, gj\u00eb e cila ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se kemi nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr pron\u00ebn, por edhe p\u00ebr faktin se Plani i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor i Himar\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndryshuar n\u00eb 2023.<\/p>\n<p>\u201dVetting\u201d i b\u00ebri nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion Bashkis\u00eb Himar\u00eb p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb\u00a0 p\u00ebr hotelin dhe restorantin Take. Mbas ankes\u00ebs te Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale, Bashkia Himar\u00eb do t\u00eb zbulonte detaje t\u00eb r\u00ebnda mbi k\u00ebto godina.<\/p>\n<p>\u201c<em>Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit t\u00eb Territorit pran\u00eb Bashkia Himar\u00eb ka kryer verifikime n\u00eb dokumentacionin e administruar n\u00eb arkivin institucional lidhur me subjektin e referuar. Nga verifikimi i kryer deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, nuk rezulton e regjistruar leje nd\u00ebrtimi n\u00eb dokumentacionin e administruar nga Bashkia Himar\u00eb p\u00ebr objektet e referuara\u201d,<\/em>\u00a0do t\u00eb shkruante n\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare Bashkia.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij informacioni, mungesa e nj\u00eb lejeje nd\u00ebrtimi p\u00ebr hotelin Take n\u00eb arkiv\u00ebn e Bashkis\u00eb Himar\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb e vendos objektin n\u00eb kushtet e paligjshm\u00ebris\u00eb, por ngre dyshime serioze mbi d\u00ebshtimin e q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Dokumenti me firm\u00eb t\u00eb falsifikuar, Bilali: N\u00ebna ime nuk ishte gjall\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Zona e Borshit n\u00eb Himar\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga brigjet m\u00eb t\u00eb lakmuara n\u00eb jug t\u00eb rivier\u00ebs shqiptare sepse ka vij\u00ebn e gjat\u00eb bregdetare dhe \u00ebsht\u00eb larg presionit t\u00eb betonit dhe nd\u00ebrtimeve. Deri n\u00eb vitin 2016 Borshi ka q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e komun\u00ebs Lukov\u00eb t\u00eb rrethit Sarand\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tashm\u00eb prej gati nj\u00eb dekade i ka kaluar Bashkis\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Af\u00ebrsia me detin e kristalt\u00eb dhe bregdeti i virgj\u00ebr jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb p\u00ebr investim, n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb sic isht\u00eb ish Sht\u00ebpia e Pushimit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebs Borsh, cila dihet q\u00eb \u00ebsht\u00eb truall, por pasojat q\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar si tok\u00eb bujq\u00ebsore kan\u00eb ngelur pa u rregulluar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb ish pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte kjo m\u00ebnyra se si Tajar Lala do t\u00eb merrte tok\u00ebn aty, duke ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh se pse kjo \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur kurr\u00eb. Sipas ish pronares Diana Bilali ngelet mister se si jan\u00eb marr\u00eb k\u00ebto prona nga persona q\u00eb nuk plot\u00ebsonin kriteret p\u00ebr ti privatizuar.<\/p>\n<p>\u201cObjekti ishte objekt shtet\u00ebror, pra ky nuk figuronte me AMTP, ky nuk figuronte me dokumente pron\u00ebsie sepse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitues nga reforma, at\u00ebhere si u gjend objekti n\u00eb emrin e Tajar Balil Lal\u00ebs?<\/p>\n<p>Objekti ishte objekt i k\u00ebtij ansambli q\u00eb ndodhet brenda truallit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe kan\u00eb qen\u00eb 9, biles p\u00ebr sakt\u00ebsi i bie t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb 12 objekte, nja 2-3 prej tyre nuk dihet \u00e7far\u00eb funksioni kan\u00eb pasur. K\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb pasqyruara. Un\u00eb ndoshta po t\u00eb kem mund\u00ebsi ta tregoj n\u00eb kamera, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb kan\u00eb \u201ctorturuar\u201d me vite p\u00ebr ato 700 metra katror\u00eb, e di cfar\u00eb ka p\u00ebrpara, q\u00eb m\u00eb thoshin \u00ebsht\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore? Ka dy objekte, dy troje, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla nga objekti q\u00eb \u00ebsht\u00eb 140 metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebhere un\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb di, \u00e7\u2019ne Tajar Balil Lala k\u00ebto 600 metra katror\u00eb? Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb un\u00eb b\u00ebj nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb vitin 2011, duke e par\u00eb q\u00eb kjo situat\u00eb ishte shum\u00eb e veshtir\u00eb p\u00ebr tu zb\u00ebrthyer, b\u00ebj nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr Tajar Lal\u00ebn, por edhe p\u00ebr dy personat e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb tok\u00eb me AMTP nga KNT Borsh, q\u00eb quhen Gazmor Ferit Hizmo dhe Ramadan Mahmut Lala\u201d, tregon Bilali.<\/p>\n<p>Diana Bilali do t\u00eb merrte 700 metra katror\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, por nuk do t\u2019i jepej e drejta p\u00ebr parablerjen e t\u00eb gjith\u00eb ish Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Pushimeve t\u00eb F\u00ebmij\u00ebs Borsh, e cila rezultonte si pron\u00eb e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cIk\u00ebn Genc Ruli dhe vjen Dritan Prifti, i kalon materiali Dritan Priftit. Dritan Prifti b\u00ebn nj\u00eb shkres\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhet, q\u00eb pronar\u00ebt e truallit, pa u cil\u00ebsuar ne si em\u00ebr, dometh\u00ebn\u00eb si familje, pronar\u00ebt e truallit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes. Prifti, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb, i cili nuk mund t\u00eb rr\u00ebzohet sepse ai ka pranuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjitha truall.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb momentin kur ai ka marr\u00eb shkres\u00ebn nga Z.R.R.P-ja ai ka kuptuar q\u00eb k\u00ebtu ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb truall dhe nga i gjith\u00eb konfigurimi, nga e gjith\u00eb planimetria dhe nga m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar e gjitha, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb truall\u201d, shprehet me bindje ish pronarja Bilali.<\/p>\n<p>Pra, sic e shpjegon ish gazetarja tashm\u00eb n\u00eb pension, n\u00eb letra dhe kudo \u00ebsht\u00eb specifikuar q\u00eb zona \u00ebsht\u00eb truall dhe jo tok\u00eb e nj\u00eb natyre tjet\u00ebr. Por k\u00ebtu qendron dhe marifeti sepse n\u00ebse rezultonte si tok\u00eb bujq\u00ebsore, mund t\u00eb kalohej me AMTP t\u00eb vlefshme.<\/p>\n<p>Por gj\u00ebrat do t\u00eb komplikoheshin pasi gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe sipas Bilalit, ajo do t\u00eb p\u00ebrballej me nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr vrasje nga nj\u00eb person me mbiem\u00ebr Abazi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb 2010 ik\u00ebn Dritan Prifti, vjen p\u00ebr pak koh\u00eb Ilir Meta mos gaboj dhe vjen Nasip Na\u00e7o. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat ndodh\u00ebn shum\u00eb shpejt, pat\u00ebm nj\u00eb ngjarje jo t\u00eb mir\u00eb un\u00eb dhe vajza, 3 her\u00eb nj\u00eb person tentoi t\u00eb na b\u00ebnte nj\u00eb aksident me makin\u00eb. Hera e tret\u00eb ishte shum\u00eb e shprehur dhe ne kemi shp\u00ebtuar, do thon\u00eb p\u00ebr mrekulli t\u00eb zotit si\u00e7 thon\u00eb njer\u00ebzit. Dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb k\u00ebrkova t\u00eb di kush ishte personi, kush ishte targa dhe m\u00eb del nj\u00eb person me mbiemrin Abazi, se t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb ardhur me radh\u00eb\u201d, tregon e shqet\u00ebsuar Diana Bilali.<\/p>\n<p>Ish pronarja Bilali tregon se pas k\u00ebsaj ngjarje, ajo do t\u00eb vazhdonte me procesin e privatizimit pavar\u00ebsisht se i ishte rrezikuar jeta.<\/p>\n<p>Por asaj do ti dilnin pengesa t\u00eb shumta dhe k\u00ebsaj radhe nga ish Ministria e Energjitik\u00ebs, Tregtis\u00eb dhe Ekonomis\u00eb, si edhe nga ish Zyra e Regjistrimit t\u00eb Pasurive Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>\u201dU b\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, Nasip Naco e quajti sakt\u00ebsim t\u00eb privatizimit. Dometh\u00ebn\u00eb n\u00ebse un\u00eb kisha k\u00ebrkuar t\u00eb gjith\u00eb privatizimin e t\u00eb gjith\u00eb objekteve sepse e njihja si truallin tim at\u00eb, ai tha (i referohet Nasip Nacos):<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrderisa nuk kemi nj\u00eb vendim t\u00eb kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave ose t\u00eb AKP-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb gj\u00eb, un\u00eb kisha k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb AKP dhe kur ke k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb AKP, problemi quhet i hapur. Pra, \u00e7mund t\u00eb b\u00ebnte Nasip Naco n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mendoj un\u00eb?<\/p>\n<p>Sepse Nasip Naco ka qen\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i aft\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e ligjit, nuk ka qen\u00eb nj\u00eb njeri i radh\u00ebs. Ai mund t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, kur un\u00eb i kam shkruar dhe i kam th\u00ebn\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb Agjencin\u00eb e Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave.\u201d<\/p>\n<p>Dokumentet zyrtare t\u00eb nxjerra nga institucionet publike n\u00eb lidhje me pronat e ish pronares Diana Bilali zbulojn\u00eb t\u00eb verteta trondit\u00ebse. Njer\u00ebz q\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkesa, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ish Komuna Lukov\u00eb, ku Borshi ka qen\u00eb pjes\u00eb ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn dhe ka realizuar nj\u00eb genplan t\u00eb falsifikuar. Sipas dokumenteve, k\u00ebrkes\u00ebn e ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebna e Diana Bilalit pas komunizmit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ndjera ishte ndar\u00eb nga jet\u00eb n\u00eb vitin 1987.<\/p>\n<p>\u201dN\u00ebna ime nuk ka qen\u00eb gjall\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00ebna ime ka vdekur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb vitin 1987 dhe k\u00ebtu jemi n\u00eb vitin 1996 ( i referohet genplanit q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb Diana) \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendimi i Komisionit dhe ky \u00ebsht\u00eb genplani shoq\u00ebrues, por jo genplani im. Nuk e kam k\u00ebrkuar un\u00eb dhe nuk kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb b\u00ebrjen e tij dhe kur e kam par\u00eb, kam qen\u00eb e detyruar ta pranoj\u00eb sepse ka qen\u00eb institucion p\u00ebrfaq\u00ebsues. Dometh\u00ebn\u00eb komuna Lukov\u00eb ishte mbajt\u00ebsja e hartave n\u00eb sektorin e urbanistik\u00ebs dhe e tokave bujq\u00ebsore dhe kam qen\u00eb e detyruar ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb organe ligjzbatuese edhe n\u00eb Gjykata\u201d, tha Bilali duke ju referuar dokumentit t\u00eb ish komun\u00ebs Lukov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Ramaj, dokumente t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb merren p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtyre veprimeve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momentin q\u00eb ky person ka nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb firmosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tijin, nj\u00eb dokument shum\u00eb vite pasi ai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, normalisht efektet e atij dokumentacioni ose i atij dokumenti konkret, Genplani jan\u00eb nul.<\/p>\n<p>Normalisht duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akt ekspertimi p\u00ebr t\u00eb provuar ose p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb hetim m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb nga ana e prokuroris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar se kush e ka prodhur at\u00eb dokument dhe kush ka p\u00ebrfituar nga prodhimi i k\u00ebtij dokumenti, pasi nuk mundet q\u00eb nj\u00eb person i cili ka nd\u00ebrruar jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb dokumenta pas k\u00ebtij fakti, dokumenti juridik\u201d, u shpreh avokati Ramaj.<\/p>\n<p><strong>Komisionerja Lleshi ia ngec p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb DAP-it, Erilinda Lala pa eksperienc\u00eb drejtuese kalon provimin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 29 maj 2025, n\u00eb krye t\u00eb Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve Tiran\u00eb do t\u00eb em\u00ebrohej Erilinda Lala pa patur statusin e n\u00ebpun\u00ebsit civil si drejtuese e komanduar. Nga analiza e \u201cVetting\u201d shkelja e mundshme r\u00ebndon mbi Departamentin e Administrat\u00ebs Publike, i cili ka sh\u00ebrbyer si institucioni q\u00eb ligj\u00ebroi em\u00ebrimin e Drejtoresh\u00ebs Lala p\u00ebrmes nj\u00eb procedure q\u00eb anashkaloi konkurrimin e hapur p\u00ebr postin e Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Tatimeve Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pesha bie mbi DAP-in sepse ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pranimin e Lalas n\u00eb konkursin e Trup\u00ebs s\u00eb Nivelit t\u00eb Lart\u00eb Drejtues (TND) n\u00eb gusht-n\u00ebntor 2025, pa kryer nj\u00eb verifikim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb kriterit ligjor prej 5 vitesh p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb pozicione drejtuese. Nga korrespondenca me k\u00ebt\u00eb institucion rezulton se DAP-i ka vepruar me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb pazakont\u00eb, duke nxjerr\u00eb aktin e em\u00ebrimit m\u00eb 19 shkurt 2026, vet\u00ebm 24 or\u00eb pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Ministrit t\u00eb Financave Petrit Malaj n\u00eb 18 shkurt 2026. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb indicie p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb paracaktuar q\u00eb i jepte form\u00eb ligjore nj\u00eb situate ku Drejtoresha Lala ushtronte detyr\u00ebn si e komanduar q\u00eb prej majit 2025.<\/p>\n<p>Departamenti i Administrat\u00ebs Publike ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs, duke u mjaftuar me p\u00ebrgjigje t\u00eb pjesshme derisa u detyrua nga ankesat e emisionit \u201cVetting\u201d dhe nd\u00ebrhyrja e Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dosjen e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk ka vet\u00ebm DAP-i, por edhe Komisioneri p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e Sh\u00ebrbimit Civil q\u00eb drejtohet nga Lefterije Luzi Lleshi, e cila pavar\u00ebsisht fuqis\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb inspektuar \u00e7do parregullsi, ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim pasiv.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen ndaj \u201cVetting\u201d p\u00ebr rastin e Drejtoresh\u00ebs Erilinda Lala, Komisionerja Lleshi deklaroi se institucioni nuk kishte administruar informacion p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb em\u00ebrimit deri n\u00eb momentin e k\u00ebrkes\u00ebs nga redaksia, duke shmangur rolin mbik\u00ebqyr\u00ebs mbi procedur\u00ebn e komandimit t\u00eb vitit 2025, e cila ishte kryer p\u00ebrpara se subjekti t\u00eb fitonte statusin e n\u00ebpun\u00ebsit civil.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Komisionerja Lefterije Lleshi ia ka deleguar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e rekrutimit DAP-it. Por Komisioneri p\u00ebr Mbikqyrjen e Sh\u00ebrbimit Civil ka d\u00ebshtuar t\u00eb veproj\u00eb si filt\u00ebr kontrolli p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebrim q\u00eb ekspert\u00ebt ligjor\u00eb e konsiderojn\u00eb jasht\u00eb kritereve t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsin civil\u201d.<\/p>\n<p>Nga analiza e CV-s\u00eb q\u00eb ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Departamentit t\u00eb Administrat\u00ebs Publike, Erilinda Lala rezulton se ka si p\u00ebrvoj\u00eb drejtuese pozicione q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me kriteret e sh\u00ebrbimit civil.<\/p>\n<p>Drejtoresha Lala ka sh\u00ebrbyer si juriste n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (2013-2018) dhe si Avokate Shteti (2018-2023), pozicione k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit ligjor dhe jo t\u00eb drejtimit administrativ n\u00eb institucionet publike. Eksperienca e saj e mir\u00ebfillt\u00eb si drejtuese n\u00eb nj\u00eb institucion publik rezulton n\u00eb janar 2024 n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Burimeve Natyrore. Ky fakt v\u00ebrteton se n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb TND, Drejtoresha Lala kishte vet\u00ebm rreth 21 muaj p\u00ebrvoj\u00eb drejtuese nga janari 2024, duke d\u00ebshtuar t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kriterin prej 5 vitesh eksperienc\u00eb si drejtuese.<\/p>\n<p>Kjo skem\u00eb, ku institucionet si DAP-i dhe Komisioneri i Mbikqyrjes s\u00eb Sh\u00ebrbimit Civil kan\u00eb qendruar m\u00ebnjan\u00eb, kan\u00eb lejuar q\u00eb nj\u00eb zyrtare t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb nga postet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb financave publike.<\/p>\n<p>\u201cVetting\u201d i b\u00ebri nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr koment Komisionerit t\u00eb Mbikqyrjes s\u00eb Sh\u00ebrbimit Civil p\u00ebr faktin se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre procedurave dhe cilat ishin arsyet q\u00eb nuk ka marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb verifikuar procedurat p\u00ebr Drejtoresh\u00ebn Lala. Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij materiali, nga Komisioneri p\u00ebr Mbikqyrjen e Sh\u00ebrbimit Civil nuk pati asnj\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Edhe DAP-i nuk reagoi, edhe pse u vu n\u00eb dijeni q\u00eb Komisioneri i ngarkoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Erilinda Lalas.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EMISIONI VETTING Prej disa vitesh, konflikti i pronave n\u00eb bregdet po mban peng zhvillimin e zon\u00ebs s\u00eb Borshit, q\u00eb prej nj\u00eb dekade pas reform\u00ebs territoriale ka kaluar si pjes\u00eb e Bashkis\u00eb Himar\u00eb. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb konfliktit \u00ebsht\u00eb ish-Sht\u00ebpia e Pushimit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebs Borsh, e cila dikur mbushej nga gjall\u00ebria dhe energjia, q\u00eb sillnin jetim\u00ebt e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":139544,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139543"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139545,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139543\/revisions\/139545"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}