{"id":139546,"date":"2026-04-03T10:05:52","date_gmt":"2026-04-03T10:05:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139546"},"modified":"2026-04-03T10:05:52","modified_gmt":"2026-04-03T10:05:52","slug":"pse-kjo-arrogance-ndaj-nismave-ligjore-te-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/03\/pse-kjo-arrogance-ndaj-nismave-ligjore-te-opozites\/","title":{"rendered":"Pse kjo arroganc\u00eb ndaj nismave ligjore t\u00eb opozit\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sistem demokratik funksional, opozita nuk \u00ebsht\u00eb armike e qeveris\u00eb, por nj\u00eb hallk\u00eb thelb\u00ebsore e balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve dhe e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve. Mazhorancat n\u00eb \u00e7do vend normal demokratik p\u00ebrpiqen t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb ura bashk\u00ebpunimi me opozit\u00ebn n\u00eb parlament, q\u00eb edhe ky institucion t\u00eb funksionoj\u00eb normalisht. Pse ju gjithshka keni b\u00ebr\u00eb deri tani ka qen\u00eb t\u00eb provokoni opozit\u00ebn? Se k\u00ebshtu i keni urdhrat nga lideri global dhe k\u00ebt\u00eb filozofi keni implementuar edhe n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb?<br \/>\nEdhe sot, q\u00eb n\u00eb fillim ju e prish\u00ebt seanc\u00ebn. Kryetari i Kuvendit, edhe n\u00eb drejtimin formal, nuk \u00ebsht\u00eb kryetari i Kuvendit z. Peleshi, por \u00ebsht\u00eb kryetari i grupit tuaj parlamentar z. Balla. Madje, edhe n\u00eb at\u00eb pozicion, kryetarin e Kuvendit duhet ta quajm\u00eb kryetarin e grupit parlamentar. Dhe ky i fundit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dhe thjesht megafon i liderit global, nga i cili i merr udh\u00ebzimet me mesazhe t\u00eb shkurtra.<\/p>\n<p><strong><em>Klim\u00ebn e mosbesimit dhe polarizimit ekstrem e krijoni vet\u00ebm ju!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Dua t\u00eb vler\u00ebsoj nism\u00ebn e z. Klevis Balliu, pun\u00ebn dhe kontributin e tij si deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00ebnkryetar i Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb. Mendoj se edhe shpjegimet e dh\u00ebna nga vet\u00eb z. Balliu, si dhe shpjegimet n\u00eb relacionin shoq\u00ebrues dhe n\u00eb media, jan\u00eb shteruese dhe t\u00eb qarta p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij amendamenti ligjor. Ai synon t\u00eb ridrejtoj\u00eb pasurit\u00eb e konfiskuara nga krimi i organizuar drejt nevojave sociale m\u00eb urgjente t\u00eb vendit. Nisma parashikon q\u00eb parat\u00eb dhe asetet e sekuestruara nga kartelet dhe bandat kriminale t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr strehimin e \u00e7ifteve t\u00eb reja, si dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur familjet e efektiv\u00ebve t\u00eb policis\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs dhe viktimat civile t\u00eb p\u00ebrplasjeve mes grupeve kriminale.<br \/>\nMegjith\u00eb karakterin thell\u00ebsisht social t\u00eb nism\u00ebs, ju q\u00eb e hiqni veten forc\u00eb e majt\u00eb, e refuzoni pa asnj\u00eb diskutim!<br \/>\nMungesa e dialogut institucional krijon nj\u00eb klim\u00eb mosbesimi dhe polarizimi ekstrem. Kur \u00e7do nism\u00eb shihet si \u201csulm politik\u201d dhe jo si mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb qeverisjes, humb interesi publik dhe fiton logjika e konfliktit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb keni injoruar dhe hedhur posht\u00eb me dhun\u00ebn e kartonit n\u00eb Kuvend edhe shum\u00eb nisma t\u00eb tjera ligjore t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, sidomos p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e projektbuxhetit t\u00eb Shtetit, me karakter t\u00eb theksuar social dhe ekonomik. Miratimi i tyre do t\u00eb ndihmonte m\u00eb dhjetra mij\u00ebra familje dhe qytetar\u00eb t\u00eb dilnin nga qerthulli i varf\u00ebris\u00eb, si projektligji per Minimumin Jetik Zyrtar, p\u00ebr uljen e TVSH-s\u00eb p\u00ebr mallrat e shport\u00ebs, p\u00ebr Statusin e Minator\u00ebve, etj.<br \/>\nKjo sjellje e sh\u00ebmtuar e shumic\u00ebs, s\u00eb pari d\u00ebmton p\u00ebrfaq\u00ebsimin. Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb elektoratit t\u00eb vendit. Refuzimi automatik i propozimeve t\u00eb tyre do t\u00eb thot\u00eb refuzim i z\u00ebrit t\u00eb qindra mij\u00ebra qytetar\u00ebve.<br \/>\nQytetar\u00ebt nuk na votuan p\u00ebr konflikt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, por p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vendit zgjidhje konkrete. \u00c7do nism\u00eb, pavar\u00ebsisht nga ngjyra partiake, duhet t\u00eb matet me nj\u00eb kriter t\u00eb vet\u00ebm: a e p\u00ebrmir\u00ebson ajo jet\u00ebn e njer\u00ebzve? N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb po, at\u00ebher\u00eb refuzimi i saj p\u00ebr arsye politike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kolosal p\u00ebr interesin publik dhe p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong><em>Mohimi i nismave ligjore t\u00eb opozit\u00ebs: atentat ndaj qytetarit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Injorimi i nismave me ndikim social apo ekonomik, si propozimet p\u00ebr ulje taksash p\u00ebr produktet e shport\u00ebs, rritje t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr pensionist\u00ebt, rishikim t\u00eb skemave t\u00eb ndihm\u00ebs sociale apo forcim t\u00eb kontrollit mbi koncesionet, p\u00ebrkthehet n\u00eb kosto reale p\u00ebr qytetar\u00ebt. \u00c7do muaj vones\u00eb n\u00eb miratimin e masave leht\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr familjet shqiptare.<br \/>\nNj\u00eb qeveri e fort\u00eb nuk ka frik\u00eb nga idet\u00eb dhe propozimet e opozit\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, ajo i shqyrton, i p\u00ebrmir\u00ebson, madje i p\u00ebrvet\u00ebson ato, n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb publikut. Demokracia nuk \u00ebsht\u00eb monopol i mazhoranc\u00ebs, por proces bashk\u00ebpunimi, kontrolli dhe konkurrimi idesh.<br \/>\nMohimi dhe indiferenca institucionale ndaj propozimeve dhe nismave ligjore t\u00eb opozit\u00ebs, kur b\u00ebhet norm\u00eb, kthehet n\u00eb problem sistemik. Ajo dob\u00ebson rolin e Kuvendit si forum debati, e shnd\u00ebrron votimin n\u00eb akt formal dhe e zhvendos vendimmarrjen jasht\u00eb syrit t\u00eb publikut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, mbyllja e der\u00ebs ndaj nismave konstruktive t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb \u201catentat\u201d ndaj interesit qytetar, sepse i privon qytetar\u00ebt nga alternativa dhe zgjidhje t\u00eb mundshme.<br \/>\nZgjidhja nuk q\u00ebndron te retorika p\u00ebrplas\u00ebse, por te institucionalizimi i dialogut: komisione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta pune p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje madhore, detyrim procedural p\u00ebr shqyrtim brenda afateve t\u00eb qarta t\u00eb \u00e7do nisme opozitare, transparenc\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb argumentimin e rr\u00ebzimit t\u00eb projektligjeve dhe hapje ndaj amendamenteve q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb legjislacionin ekzistues.<\/p>\n<p><strong><em>Mos e urreni dhe mos e konsideroni opozit\u00ebn armike t\u00eb vendit, si b\u00ebn Rama<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kur nismat ligjore t\u00eb opozit\u00ebs, sidomos ato me karakter social dhe ekonomik n\u00eb dobi t\u00eb qytetar\u00ebve, injorohen sistematikisht nga mazhoranca, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb jo thjesht me p\u00ebrplasje politike, por me nj\u00eb deformim t\u00eb vet\u00eb frym\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb parlamentare.<br \/>\nVet\u00ebm gjat\u00eb gjasht\u00eb muajve t\u00eb fundit, jan\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend mbi 22 nisma projektligjesh dhe amendamentesh nga opozita. Ato kan\u00eb synuar leht\u00ebsimin e barr\u00ebs fiskale, rritjen e transparenc\u00ebs buxhetore, p\u00ebrmir\u00ebsimin e mbrojtjes sociale, mb\u00ebshtetjen e pensionist\u00ebve, fermer\u00ebve, minator\u00ebve, apo shtresave n\u00eb nevoj\u00eb. Asnj\u00eb prej k\u00ebtyre nismave ligjore nuk \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar pas nj\u00eb debati t\u00eb thelluar e t\u00eb argumentuar, pasi sekti Rama n\u00eb qeverisje nuk ka asnj\u00eb argument kok\u00ebfort\u00eb p\u00ebr t\u00eb mohuar dobin\u00eb publike t\u00eb tyre.<br \/>\nN\u00eb bashk\u00ebpunim me Shoqat\u00ebn \u201cP\u00ebr Autonomi Vendore\u201d dhe ekspertin Agron Haxhimali, kam paraqitur dy projektligje, nj\u00eb \u201cP\u00ebr nj\u00eb ndryshim n\u00eb ligjin nr. 68\/2017, \u201cP\u00ebr financat e vet\u00ebqeverisjes vendore\u201d dhe nj\u00eb \u201cP\u00ebr nj\u00eb ndryshim n\u00eb ligjin nr.9975, dat\u00eb 28.7.2008, \u201cP\u00ebr Taksat Komb\u00ebtare\u2019, t\u00eb ndryshuar\u201d, me synim p\u00ebrmir\u00ebsimin e financave vendore, p\u00ebrmes rritjes s\u00eb ndjeshme t\u00eb nivelit t\u00eb ndarjes s\u00eb rent\u00ebs minerare, nga vet\u00ebm 5% q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb 25% n\u00eb favor t\u00eb bashkive, duke e afruar me vendet e rajonit q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb intervalin 20-35%. Miratimi i k\u00ebtyre projektligjeve do t\u00eb fuqizonte ndjesh\u00ebm financat e bashkive n\u00eb Veri dhe n\u00eb Jug t\u00eb vendit, ku jan\u00eb p\u00ebrq\u00ebnduar pasurit\u00eb natyrore.<br \/>\nT\u00eb gjitha nismat e opozit\u00ebs jan\u00eb refuzuar me vot\u00eb t\u00eb verb\u00ebr politike. Projektligjet apo amendamentet e paraqitura nga deputet\u00ebt opozitar\u00eb nuk marrin hap\u00ebsir\u00eb reale debati ose rr\u00ebzohen automatikisht nga vota e mazhoranc\u00ebs. Rama n\u00eb Kuvend ka krijuar me malinjitet t\u00eb plot\u00eb nj\u00eb mur politik, q\u00eb nuk lejon bashk\u00ebpunim me opozit\u00ebn, edhe kur \u00e7\u00ebshtjet prekin drejtp\u00ebrdrejti interesin qytetar.<br \/>\nBuxheti i Shtetit kalohet p\u00ebr tre minuta, pa lejuar diskutime dhe debat. Reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare apo projekte strategjike miratohen pa konsensus t\u00eb opozit\u00ebs dhe me tension t\u00eb lart\u00eb politik. Opozita q\u00ebllimisht nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb procese t\u00eb tilla, por konsiderohet faktor destabilizues dhe asnj\u00ebher\u00eb partner institucional.<br \/>\nTrajtimi i saj si \u201carmike\u201d po prodhon pasoja konkrete t\u00eb r\u00ebnda, duke thelluar polarizimin shoq\u00ebror, duke dob\u00ebsuar n\u00eb asgj\u00ebsim kultur\u00ebn e kompromisit dhe duke ulur besimin e qytetar\u00ebve te tek institucionet.<br \/>\nDemokracia funksionon kur kund\u00ebrshtari politik shihet si rival p\u00ebr pushtet, jo si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong style=\"text-align: center;\"><em>xxx<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kjo jan\u00eb tre nga arsyet kryesore, pse e pezulloj p\u00ebrkoh\u00ebsisht ligjin q\u00eb kam propozuar, ligjin p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb materiale t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb.<br \/>\nKam disa vite q\u00eb paraqes n\u00eb Kuvend projektligjin \u201cP\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb punonj\u00ebsve publik\u00eb\u201d, i cili synon t\u00eb vendos\u00eb procedura dhe t\u00eb rregulloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb lindin midis subjekteve publik\u00eb dhe punonj\u00ebsve publik\u00eb, lidhur me d\u00ebmet e shkaktuara prej k\u00ebtyre t\u00eb fundit, n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb ata jan\u00eb ose kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, ose n\u00eb \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebdh\u00ebnie me subjektin publik. Dobia themelore e k\u00ebtij projektligji \u00ebsht\u00eb mbrojtja e burimeve publike nga veprimtaria e kundraligjshme e punonj\u00ebsve publik\u00eb, q\u00eb me dashje ose nga pakujdesia i shkaktojn\u00eb d\u00ebme interesave publike. Miratimi i tij do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb goditje t\u00eb fort\u00eb ndaj korrupsionit galopant tek ne, sidomos atij t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\nJu ftoj deputet\u00eb t\u00eb maxhoranc\u00ebs, t\u00eb tregoni v\u00ebmendje profesionale, v\u00ebmendje politike dhe v\u00ebmendje n\u00eb kuadrin ligjor, n\u00eb lidhje me ato propozime q\u00eb ne sjellim p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime ligjore, qoft\u00eb ligj t\u00eb ri, si\u00e7 kam paraqitur un\u00eb ligjin p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb materiale, apo amendamente ligjore t\u00eb ndryshme.<br \/>\nNe kemi p\u00ebrpara dy reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: reform\u00ebn zgjedhore dhe reform\u00ebn administrative-territoriale. N\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb mir\u00ebkuptim, nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje ajo me votat q\u00eb keni ju. Ndryshe, t\u00eb 83 votat tuaja nuk jan\u00eb vota reale, por bien er\u00eb abuzim dhe vjedhje t\u00eb interesit qytetar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj N\u00eb nj\u00eb sistem demokratik funksional, opozita nuk \u00ebsht\u00eb armike e qeveris\u00eb, por nj\u00eb hallk\u00eb thelb\u00ebsore e balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve dhe e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve. Mazhorancat n\u00eb \u00e7do vend normal demokratik p\u00ebrpiqen t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb ura bashk\u00ebpunimi me opozit\u00ebn n\u00eb parlament, q\u00eb edhe ky institucion t\u00eb funksionoj\u00eb normalisht. Pse ju gjithshka keni &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139546","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139546","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139546"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139546\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139547,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139546\/revisions\/139547"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}