{"id":139551,"date":"2026-04-03T10:17:35","date_gmt":"2026-04-03T10:17:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139551"},"modified":"2026-04-03T10:17:35","modified_gmt":"2026-04-03T10:17:35","slug":"fjala-ime-e-mohuar-sot-ne-parlament-nga-mazhoranca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/03\/fjala-ime-e-mohuar-sot-ne-parlament-nga-mazhoranca\/","title":{"rendered":"Fjala ime e mohuar sot n\u00eb Parlament nga mazhoranca"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Agron GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Sot kemi nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb rrezikshme: Policia p\u00ebrballet me opozit\u00ebn, nd\u00ebrsa krimi sfidon shtetin. Pse ndodh kjo? Sepse opozita proteston p\u00ebr bllokimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe pengesat q\u00eb i vendosen integrimit europian si pasoj\u00eb e k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>Sot diskutojm\u00eb nj\u00eb projektligj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb akt ligjor, por nj\u00eb prov\u00eb nd\u00ebrgjegjeje komb\u00ebtare: nism\u00ebn e paraqitur nga kolegu Klevis Balliu p\u00ebr kalimin e pasurive t\u00eb sekuestruara nga krimi n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb familjeve t\u00eb polic\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb ndan qart\u00eb dy bot\u00eb: bot\u00ebn e krimit q\u00eb pasurohet padrejt\u00ebsisht, dhe bot\u00ebn e sakrific\u00ebs q\u00eb shpesh harrohet padrejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ne sot duhet t\u00eb zgjedhim:<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn e kujt jemi?<\/p>\n<p>Sepse polic\u00ebt q\u00eb bien n\u00eb detyr\u00eb nuk jan\u00eb statistika. Ata jan\u00eb jet\u00eb t\u00eb nd\u00ebrprera, familje t\u00eb shkat\u00ebrruara, f\u00ebmij\u00eb q\u00eb rriten pa prind\u00ebr. Dhe shteti ka detyrimin moral q\u00eb t\u00eb mos i l\u00ebr\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Prandaj, ky projektligj \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, i nevojsh\u00ebm dhe duhet votuar.Por nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr nderimin e polic\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb heshtim p\u00ebr gjendjen ku ndodhet sot Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>Policia po denatyrohet.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr krimit, ajo po p\u00ebrdoret si instrument kund\u00ebr opozit\u00ebs. Kemi par\u00eb dhun\u00eb ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kemi par\u00eb goditje ndaj deputet\u00ebve si Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati me qetesi olimpike dhe vendosmeri politike ! Kemi par\u00eb goditjen e liderit t\u00eb opozit\u00ebs, Sali Berisha me topa uji dhe spraj ne fytyre !<\/p>\n<p>Sepse sot kemi nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb rrezikshme: Policia p\u00ebrballet me opozit\u00ebn, nd\u00ebrsa krimi sfidon shtetin.Pse ndodh kjo? Sepse opozita proteston p\u00ebr bllokimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe pengesat q\u00eb i vendosen integrimit europian si pasoj\u00eb e k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>Polic\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb keqpaguar, t\u00eb keqp\u00ebrdorur dhe t\u00eb shantazhuar politikisht. Ata p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb me rrezik, por nuk vler\u00ebsohen. Ata urdh\u00ebrohen shpesh jo sipas ligjit, por sipas interesave. Dhe shum\u00eb prej tyre jetojn\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, brenda radh\u00ebve t\u00eb saj ka ende profesionist\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm. Por ata sot jan\u00eb n\u00ebn presion nga drejtues t\u00eb em\u00ebruar jo mbi baz\u00eb merite, por mbi interesa.<\/p>\n<p>Pse ndodh kjo?<\/p>\n<p>Pse krimi duket sikur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara shtetit? Pse n\u00eb qytete si Shkodra, Elbasani, Durr\u00ebsi apo Fieri, perceptohet se em\u00ebrimet n\u00eb polici nuk ndikohen m\u00eb as nga meritokracia dhe as thjesht nga politika\u2026 por nga vet\u00eb krimi dhe bandat?<\/p>\n<p>N\u00ebse krimi ndikon policin\u00eb, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrmbysje totale t\u00eb rendit: nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb policia q\u00eb lufton krimin, por krimi q\u00eb dikton policin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb simbioz\u00eb mes qeveris\u00eb dhe krimit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb teori. \u00cbsht\u00eb realitet: Krimi \u00ebsht\u00eb preferencial n\u00eb tendera, zgjedhje dhe p\u00ebrzgjedhje drejtuesish. Investon n\u00eb ekonomi, nd\u00ebrtim, kulla q\u00eb po mbijn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Media nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Rai 3 ka dokumentuar k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Kur flasin t\u00eb huajt dhe hesht shteti, problemi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se \u00e7\u2019duam ta pranojm\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb kjo ndodh n\u00ebn qeverin\u00eb e Edi Rama. Kur profesionist\u00ebt e ndersh\u00ebm tallen, kur meritokracia posht\u00ebrohet dhe institucionet politizohen, p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi kryeministrin dhe qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kemi shembuj t\u00eb qart\u00eb si manipulohet Policia e Shtetit. U organizua nj\u00eb konkurs p\u00ebr Drejtorin e Policis\u00eb, i cili duhet t\u00eb ishte shembull transparence dhe meritokracie. Por \u00e7far\u00eb ndodhi? Nj\u00eb konkurs fallco. Prej jav\u00ebsh dihej se kush do t\u00eb em\u00ebrohej: Sk\u00ebnder Hitaj.Mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: nuk fiton m\u00eb i zoti, fiton m\u00eb i binduri. Qytetar\u00ebt presin p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb p\u00ebrgjigje jep ministri Besfort Lamallari p\u00ebr vrasjet e Brilant Martinajt, Besmir Hoxh\u00ebs, Diklen Vat\u00ebs tek ura e Fush\u00eb Kruj\u00ebs n\u00eb mes te dites, n\u00eb rrugen nacionale m\u00eb me trafik n\u00eb Shqip\u00ebri apo zhdukjen e Ervis Martinaj menjeher\u00eb m\u00eb pas? A \u00ebsht\u00eb dor\u00ebjasht\u00eb policia e shtetit n\u00eb keto ngjarje kriminale? Kan\u00eb kaluar vite. P\u00ebrgjigjja mungon.<\/p>\n<p>Ky projektligj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i drejt\u00eb, por nuk mjafton. Ne duhet t\u00eb rikthejm\u00eb dinjitetin e policis\u00eb dhe ta \u00e7lirojm\u00eb nga presioni politik dhe kriminal.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, pyetja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: pse japin jet\u00ebn polic\u00ebt? P\u00ebr shtetin, p\u00ebr ligjin, p\u00ebr qytetar\u00ebt. Le ta votojm\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj dhe le t\u00eb ndryshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet. Sepse pa nj\u00eb polici t\u00eb lir\u00eb, nuk ka shtet t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u2019u mbyllur me nj\u00eb not\u00eb cinike:<\/p>\n<p>Po behemi kurioz pse : ende krimi nuk po merret me let\u00ebsi, histori, muzik\u00eb dhome apo balet klasik\u2026 se vet\u00eb k\u00ebto zhanre p\u00ebr momentin kan\u00eb mbetur jasht\u00eb vemendjes s\u00eb tij!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron GJEKMARKAJ Sot kemi nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb rrezikshme: Policia p\u00ebrballet me opozit\u00ebn, nd\u00ebrsa krimi sfidon shtetin. Pse ndodh kjo? Sepse opozita proteston p\u00ebr bllokimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe pengesat q\u00eb i vendosen integrimit europian si pasoj\u00eb e k\u00ebtij sistemi. Sot diskutojm\u00eb nj\u00eb projektligj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb akt ligjor, por nj\u00eb prov\u00eb nd\u00ebrgjegjeje komb\u00ebtare: &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":74291,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139551","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139551","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139551"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139551\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139552,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139551\/revisions\/139552"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139551"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139551"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139551"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}