{"id":139601,"date":"2026-04-03T16:33:45","date_gmt":"2026-04-03T16:33:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139601"},"modified":"2026-04-03T16:33:45","modified_gmt":"2026-04-03T16:33:45","slug":"impianti-i-kasharit-gropa-qe-perpiu-mln-euro-dhe-helmoi-lanen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/03\/impianti-i-kasharit-gropa-qe-perpiu-mln-euro-dhe-helmoi-lanen\/","title":{"rendered":"Impianti i Kasharit, \u201cgropa\u201d q\u00eb p\u00ebrpiu mln euro dhe helmoi Lan\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Bretkosat jan\u00eb t\u00eb vetmet gjallesa t\u00eb z\u00ebshme q\u00eb lundrojn\u00eb e lodrojn\u00eb pa e kuptuar se habitati q\u00eb kan\u00eb zgjedhur (nj\u00eb pellg i madh me uj\u00eb t\u00eb ndotur), i ka kushtuar shtetit 56 milion\u00eb euro investim, 13.5 milion\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrbim p\u00ebr prishje t\u00eb nj\u00ebanshme kontrate dhe degradim t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb investuar.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb Impiantin e Trajtimit t\u00eb Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotur n\u00eb Kashar, e cila vet\u00ebm emrin ka t\u00eb madh, pasi \u00e7far\u00eb shihet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngrehin\u00eb n\u00eb degradim nga koha dhe mungesa e mir\u00ebmbajtjes, shoq\u00ebruar me nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike, mjedisore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e funksionimit t\u00eb impiantit t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00eb Kashar p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga problemet m\u00eb serioze mjedisore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr qytetin e Tiran\u00ebs sot. Praktikisht, e gjith\u00eb ngarkesa e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura urbane dhe industriale derdhet pa trajtim n\u00eb lumenjt\u00eb Lan\u00eb dhe Tiran\u00eb, duke i kthyer ato n\u00eb kanale t\u00eb hapura shkarkimi dhe duke e transferuar ndotjen m\u00eb tej n\u00eb lumin Ish\u00ebm dhe n\u00eb detin Adriatik\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Faktoje.al, OIsi Nika, ekspert hidrobiolog dhe Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 d\u00ebmit mjedisor dhe sh\u00ebndet\u00ebsor, impianti mbart edhe nj\u00eb fatur\u00eb ekonomike nga prishja e nj\u00ebanshme e kontrat\u00ebs nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjitik\u00ebs n\u00eb vitin 2018 ndaj kompanis\u00eb italo-japoneze \u201cDonti &amp; Kubota\u201d.<\/p>\n<p>Pasojat vijuan kur n\u00eb vitin 2024, kompania fitoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke i shtuar shtetit shqiptar edhe nj\u00eb fatur\u00eb prej 13.5 milion\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p><strong>Impianti<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, qeveria shqiptare pas negociatave t\u00eb shumta, ratifikon n\u00eb Parlament \u201cMarr\u00ebveshjen e huas\u00eb\u201d nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bank\u00ebs Japoneze p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr financimin e projektit \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i sistemit t\u00eb kanalizimeve p\u00ebr Tiran\u00ebn e Madhe\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, parashikohej q\u00eb Banka Japoneze \u201cJICA\u201d do merrte p\u00ebrsip\u00ebr financimin e projektit me kredi t\u00eb but\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Impiantit t\u00eb Trajtimit t\u00eb Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotura n\u00eb Kashar t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania fituese u\u00a0shpall\u00a0(D.&amp;K.C) \u201cDonti &amp; Kubota\u201d p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj vepre me vler\u00ebn 81 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr realizimin e projektit punimet\u00a0filluan\u00a0zyrtarisht m\u00eb dat\u00ebn 16 Qershor 2014 me afat fillestar p\u00ebr p\u00ebrfundimin e tyre prej 30 muajsh nga momenti i fillimit t\u00eb punimeve, (deri m\u00eb 16 Dhjetor 2016).<\/p>\n<p>Si rezultat i dy shtyrjeve t\u00eb dakord\u00ebsuara nd\u00ebrmjet AKUK dhe kompanis\u00eb dhe t\u00eb miratuara nga financuesi JICA, afati i p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve ndryshoi n\u00eb 52 muaj nga data e fillimit t\u00eb punimeve, duke l\u00ebn\u00eb tetorin e vitit 2018 si afat p\u00ebrfundimtar,\u00a0referuar\u00a0raportit t\u00eb KLSH p\u00ebr eliminimin e derdhjes s\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb lumin e Lan\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p><strong>MIE largon kompanin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn kohore 2017-2018, asokohe Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Energjitik\u00ebs nisi disa kontrolle t\u00eb vazhdueshme pran\u00eb Impiantit t\u00eb Trajtimit t\u00eb Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotura.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, MIE del me raport duke urdh\u00ebruar Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve (si administruese e vepr\u00ebs), q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb kontrat\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme me motivacionin: \u201cShkelje t\u00eb kushteve t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr afatet e punimeve\u201d.<\/p>\n<p>Mbyllja e kontrat\u00ebs, me veton e\u00a0MIE, n\u00eb fund rezultoi me d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb, por edhe degradim t\u00eb objektit t\u00eb nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>Faktoje.al i nisi disa pyetje Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjitik\u00ebs se p\u00ebrse nd\u00ebrpreu kontrat\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe t\u00eb vinte n\u00eb dispozicion konkluzionet e raportit q\u00eb \u00e7oi n\u00eb prishjen e marr\u00ebv\u00ebshjes, por deri n\u00eb botimin e k\u00ebtij artikulli nuk mor\u00ebm p\u00ebrgjigje, pavar\u00ebsisht kalimit t\u00eb afateve ligjore p\u00ebr kthim p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Pasoja<\/strong><\/p>\n<p>Projekti i nisur me shum\u00eb buj\u00eb dhe pas shum\u00eb negociatash aktualisht ka l\u00ebn\u00eb Tiran\u00ebn me nj\u00eb lum mjaft t\u00eb ndotur q\u00eb rrezikon sh\u00ebndetin e banor\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe rrethinave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cSi Lana ashtu edhe lumi i Tiran\u00ebs jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndotjeje, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb segmente mund t\u00eb klasifikohet si ndotje e lart\u00eb deri n\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb (jasht\u00eb \u00e7do standardi t\u00eb pranuesh\u00ebm sipas Direktiv\u00ebs Kuad\u00ebr t\u00eb Ujit t\u00eb BE-s\u00eb). Parametrat kryesor\u00eb si ngarkesa organike (BOD, COD), prania e baktereve fekale (E. coli), nutrient\u00ebt (azot dhe fosfor) dhe mbetjet urbane e industriale tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem ujor praktikisht t\u00eb degraduar ekologjikisht\u201d, thot\u00eb eksperti hidrobiolog Nika.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e administruara nga Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit dhe nga Raportet e Gjendjes n\u00eb Mjedis t\u00eb publikuara, rezulton se vazhdimisht q\u00eb nga viti 2010 e deri n\u00eb vitin 2024, gjendja mjedisore e lumit Lana ka pasqyruar nj\u00eb nivel t\u00eb konsideruesh\u00ebm ndotje.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F04%2F03%2Fimpianti-i-kasharit-gropa-qe-perpiu-mln-euro-dhe-helmoi-lanen%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Faktualitet%2Fpage%2F2%2F&amp;cb=b7854e6968\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<p>\u201cSituata ka mbetur thuajse e pandryshuar n\u00eb stacionin e monitorimit L2 \u2013 ish-Dogana, i klasifikuar vazhdimisht n\u00eb Klas\u00ebn V \u2013 Gjendje e keqe. Nd\u00ebrkoh\u00eb situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb stacionin e monitorimit L1 \u2013 Lanabregas, pavar\u00ebsisht se ky stacion \u00ebsht\u00eb i caktuar n\u00eb fillim t\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb lumit dhe paraprin zon\u00ebn e urbanizuar t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs. P\u00ebr monitorimin e vitit 2024, t\u00eb dy stacionet rezultojn\u00eb te vler\u00ebsuar n\u00eb Klas\u00ebn V \u2013 Gjendje e keqe\u201d, konstaton AKM.<\/p>\n<p><strong>Paralajm\u00ebrimi i KLSH<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kompania (D.&amp;K.C) sapo i ishte drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazhit dhe \u00e7\u00ebshtja ende nuk ishte regjistruar, institucioni i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb i Shtetit pasi\u00a0administron\u00a0dokumentacionin dhe verifikon n\u00eb vend ecurin\u00eb e punimeve, del n\u00eb raport urgjent duke i k\u00ebrkuar Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjitik\u00ebs q\u00eb t\u00eb rilidh\u00eb kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb \u201cD.&amp;K.C\u201d, pasi n\u00eb impiant ishin kryer rreth 70 % t\u00eb punimeve dhe problematikat p\u00ebr mosp\u00ebrfundimin n\u00eb afat nuk kishin ardhur prej saj. \u201cKjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 04.07.2018 dhe deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, punimet ishin kryer rreth 70% ose n\u00eb vler\u00ebn\u00a056 Milion Euro. Nd\u00ebrprerja (zgjidhja) e k\u00ebsaj kontrate \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga MIE n\u00ebp\u00ebrmjet AKUKM n\u00eb kund\u00ebrshtim me marr\u00ebveshjen e financimit dhe me kushtet e kontrat\u00ebs s\u00eb lidhur me kontraktorin\u201d,\u00a0thot\u00eb\u00a0KLSH n\u00eb raport.<\/p>\n<p><strong>Arbitrazhi<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb tej, audituesit theksojn\u00eb se MIE dhe AKUKM p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs nuk ka marr\u00eb miratim paraprak nga financuesi Banka Japoneze p\u00ebr Zhvillim \u201cJICA\u201d dhe nuk ka marr\u00eb parasysh sugjerimet dhe v\u00ebrejtjet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb K\u00ebshilli i Mosmarr\u00ebveshjeve, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kryesisht p\u00ebr: munges\u00ebn t\u00eb hap\u00ebsirave p\u00ebr t\u00eb kryer punimet; munges\u00ebn apo vonesa t\u00eb tejzgjatuara t\u00eb pagesave n\u00eb vlera bllokuesve ndaj kontraktorit si; vonesa n\u00eb likuidim t\u00eb TVSH dhe pagesat e situacioneve; mungesa apo vonesa t\u00eb theksuar bashk\u00ebpunimi n\u00eb lidhje me marrjet e lejeve dhe miratimet e punimeve. \u201cDuke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb paligjshm\u00ebrin\u00eb e zgjidhjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb kontrat\u00ebs ka shum\u00eb gjasa q\u00eb kontraktori k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ta fitoj\u00eb dhe buxheti i shtetit do t\u00eb paguaj nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme\u2026\u201d, sugjeron raporti.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi ishte i pritsh\u00ebm. Gjykata e Arbitrazhit gjen p\u00ebrgjegj\u00ebse MIE p\u00ebr prishjen e nj\u00ebanshme t\u00eb kontrat\u00ebs dhe vendos q\u00eb kompania t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblehet n\u00eb vler\u00ebn 13.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Gjendja sot<\/strong><\/p>\n<p>Pas kodrinave t\u00eb Kasharit n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb me hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb konsiderueshme shfaqet ajo \u00e7far\u00eb ka mbetur nga Impianti i Trajtimit t\u00eb Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotur. \u201cKujdes k\u00ebtu kryhen punime\u201d!, ky \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebrimi i par\u00eb q\u00eb shfaqet n\u00eb port\u00ebn e kantierit, duksh\u00ebm e vjet\u00ebruar pa v\u00ebn\u00eb kush dor\u00eb q\u00eb nga viti 2018. Mes ferrash dhe gardheve t\u00eb shtremb\u00ebruara ndodhen 26 vaska t\u00eb m\u00ebdha, shtat\u00eb godina, tuba, hekura t\u00eb shp\u00ebrndara rr\u00ebmujsh\u00ebm, puse t\u00eb shumta dhe gjasht\u00eb \u201ckulla vrojtimi\u201d p\u00ebr rojet.<\/p>\n<p>\u201cNuk lejohet t\u00eb filmoni. Largohuni\u201d, thot\u00eb prer\u00eb nj\u00eb nga rojet e objektit, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr i vjen n\u00eb \u201cndihm\u00eb\u201d me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momentin e terminimit t\u00eb kontrat\u00ebs, asnj\u00eb nga n\u00ebnobjektet e projektit nuk kishte p\u00ebrfunduar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion. N\u00eb vijim, AKUK ka marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr ruajtjen dhe mir\u00ebmbajtjen e veprave t\u00eb nd\u00ebrtuara, me q\u00ebllim konservimin e tyre n\u00eb gjendjen e terminimit t\u00eb kontrat\u00ebs, bazuar n\u00eb dokumentacionin teknik t\u00eb masave t\u00eb nevojshme p\u00ebr ruajtjen dhe mir\u00ebmbajtjen e veprave t\u00eb nd\u00ebrtuara t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Konsulenti (supervizori i punimeve)\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Faktoje.al, AKUK.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00eb periudh\u00ebs pas terminimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb punimeve, jan\u00eb lidhur 4 (kat\u00ebr) kontrata p\u00ebr sh\u00ebrbimin e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb kantierit si dhe 8 (tet\u00eb) kontrata p\u00ebr sh\u00ebrbimin e ruajtjes fizike t\u00eb objektit, t\u00eb cilat jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nevojave t\u00eb projektit\u201d, shton ky institucion.<\/p>\n<p>\u201cNdotja bakteriale jasht\u00eb \u00e7do kufiri bashk\u00eb me metalet e r\u00ebnda prej ujrave t\u00eb zeza rrezikohet dhe ndotja e tok\u00ebs s\u00eb disa fermave q\u00eb mund ta p\u00ebrdorin p\u00ebr vaditje, sidomos n\u00eb rrjedhjen pas bashkimit me lumin e Tiran\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e Laknasit, deri n\u00eb Adriatik\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Faktoje, eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferruni.<\/p>\n<p><strong>Administrimi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare p\u00ebr Faktoje, AKUK thot\u00eb se projekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e rishikimit t\u00eb detajuar, me q\u00ebllim vijimin e procedurave p\u00ebr lidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb re me kontraktorin e punimeve dhe p\u00ebrfundimin e implementimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb faz\u00ebn aktuale, mir\u00ebmbajtja e kantierit fokusohet vet\u00ebm n\u00eb konservimin e objekteve ekzistuese, sigurin\u00eb e kantierit, aksesueshm\u00ebrin\u00eb e q\u00ebndrueshme n\u00eb objekte dhe zonat funksionale t\u00eb kantierit dhe krijimin e kushteve optimale p\u00ebr vijimin e proceseve teknike dhe administrative q\u00eb aktualisht jan\u00eb duke u zhvilluar n\u00eb objekt\u201d, thot\u00eb AKUK.<\/p>\n<p><strong>Emergjenca<\/strong><\/p>\n<p>\u201cZgjidhja k\u00ebrkon nj\u00eb qasje urgjente dhe t\u00eb shum\u00ebanshme. S\u00eb pari, duhet t\u00eb vihet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb funksion impianti i Kasharit dhe t\u00eb garantohet operimi i tij sipas standardeve teknike dhe mjedisore. S\u00eb dyti, duhet t\u00eb forcohet kontrolli mbi shkarkimet industriale dhe lidhjet e paligjshme n\u00eb rrjet. Paralelisht, k\u00ebrkohet nj\u00eb sistem i rregullt monitorimi transparent i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ujit dhe informimi publik\u201d, thot\u00eb hidrobiologu Nika.<strong>\u00a0\/Sebi Alla \u2013<a href=\"https:\/\/faktoje.al\/impianti-i-kasharit-gropa-qe-perpiu-mln-euro-dhe-helmoi-lanen\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0Faktoje<\/a><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bretkosat jan\u00eb t\u00eb vetmet gjallesa t\u00eb z\u00ebshme q\u00eb lundrojn\u00eb e lodrojn\u00eb pa e kuptuar se habitati q\u00eb kan\u00eb zgjedhur (nj\u00eb pellg i madh me uj\u00eb t\u00eb ndotur), i ka kushtuar shtetit 56 milion\u00eb euro investim, 13.5 milion\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrbim p\u00ebr prishje t\u00eb nj\u00ebanshme kontrate dhe degradim t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb investuar. Jemi n\u00eb Impiantin e Trajtimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":139602,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139601","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139601"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139601\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139603,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139601\/revisions\/139603"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139602"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}