{"id":139624,"date":"2026-04-03T17:51:10","date_gmt":"2026-04-03T17:51:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139624"},"modified":"2026-04-03T17:51:10","modified_gmt":"2026-04-03T17:51:10","slug":"teliti-qeveria-po-plackit-qytetaret-60-e-cmimit-te-naftes-shkon-tek-taksat-dyfishimi-i-saj-mbyt-ekonomine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/03\/teliti-qeveria-po-plackit-qytetaret-60-e-cmimit-te-naftes-shkon-tek-taksat-dyfishimi-i-saj-mbyt-ekonomine\/","title":{"rendered":"Teliti: Qeveria po pla\u00e7kit qytetar\u00ebt, 60% e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs shkon tek taksat! Dyfishimi i saj mbyt ekonomin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7mimi i naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri ka arritur nj\u00eb tjet\u00ebr nivel rekord, duke u fiksuar n\u00eb 2240 lek\u00eb t\u00eb vjetra p\u00ebr lit\u00ebr pas vendimit t\u00eb fundit t\u00eb Bordit t\u00eb Transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takim me ekspert\u00ebt, Dorian Teliti, ekspert i ekonomis\u00eb, u shpreh se Shqip\u00ebria po paguan \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb rajon dhe n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb strukture fiskale t\u00eb pash\u00ebndetshme.<\/p>\n<p>Ai theksoi se 60% e \u00e7mimit t\u00eb karburantit p\u00ebrb\u00ebhet nga taksat, nj\u00eb nivel q\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb vetmin vend n\u00eb bot\u00eb ku qytetar\u00ebt paguajn\u00eb dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn taks\u00eb: nj\u00eb her\u00eb tek litri i karburantit dhe nj\u00eb her\u00eb gjat\u00eb kolaudimit t\u00eb automjeteve.<\/p>\n<p><strong>Teliti: <\/strong>\u00c7do gj\u00eb pothuajse lidhet me naft\u00ebn dhe me \u00e7mimet e saj. Por ky gjak \u00ebsht\u00eb helmuar nga vendimmarrjet po aq gjakftohta dhe t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb mazhoranc\u00ebs socialiste. Nuk ekziston asnj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb ku pjesa d\u00ebrrmuese e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb produkti t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga taksa. Taksat do t\u00eb ekzistojn\u00eb, pa diskutim q\u00eb po, por taksa duhet t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb, proporcionale me kushtet dhe realitetin, dhe n\u00eb mas\u00ebn e duhur. Edhe vendet e tjera e taksojn\u00eb taksin\u00eb; marrim vendet e OECD-s\u00eb, l\u00ebvizin nga 35 deri n\u00eb 45%. Shqip\u00ebria jo, 60%.<\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb, ndoshta, i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb ku nj\u00eb produkt jetik p\u00ebr ekonomin\u00eb, i cili ka nj\u00eb efekt zinxhir n\u00eb \u00e7mimet e shport\u00ebs s\u00eb mallrave dhe konsumit, po ashtu edhe t\u00eb mallrave t\u00eb tjera jo t\u00eb konsumit, taksohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, ku m\u00eb shum\u00eb se gjysma e vler\u00ebs merret nga taksat. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb e prodhojn\u00eb dhe e nxjerrin nga toka n\u00eb nj\u00eb vend X, q\u00eb e fusin n\u00eb barilet, e transportojn\u00eb me anije t\u00eb m\u00ebdha, e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb rafinerit\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrpunuar, e mbushin p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebp\u00ebr anije dhe kargo, e sjellin n\u00eb Shqip\u00ebri me kosto marramend\u00ebse transporti, e shp\u00ebrndajn\u00eb n\u00eb pikat e karburantit dhe p\u00ebrfitojn\u00eb fitime kompanit\u00eb importuese dhe pik\u00ebt e karburantit \u2013 gjith\u00eb ky zinxhir p\u00ebrb\u00ebn rreth 40% t\u00eb vler\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, duarkryq, shteti shqiptar, qeveria shqiptare, ark\u00ebton 60%-shin tjet\u00ebr. Po kjo ku ka efekt? Ka efekt te mielli, te sheqeri, te vaji, ka efekt te sh\u00ebrbimet, te transporti urban dhe interurban, dhe efektet po i shohim. Ka rritur k\u00ebto dit\u00eb \u00e7mimi i biletave nd\u00ebrurbane, e shohim te turizmi, e shohim te bujq\u00ebsia, e cila prej kat\u00ebr vitesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb recesion dhe do t\u00eb zhytet akoma m\u00eb tej. E shohim te industria prodhuese, e cila prej tre vitesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb recesion, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar at\u00eb n\u00eb recesion.<\/p>\n<p>Por qeveria \u00e7far\u00eb b\u00ebn? Ndryshe nga vendet e tjera, ku, si\u00e7 pam\u00eb edhe n\u00eb prezantim, jan\u00eb marr\u00eb masa konkrete, qeveria shqiptare b\u00ebn monitorim. Po t\u00eb keni v\u00ebn\u00eb re k\u00ebto dit\u00ebt e fundit, si\u00e7 ka ndodhur shpeshher\u00eb fatkeq\u00ebsisht, kryeministri mundohet gjithmon\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb fajtor jasht\u00eb vetes s\u00eb tij dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb hedh\u00eb fajin tek industria, tek sektori. Le t\u00eb themi disa t\u00eb v\u00ebrteta: n\u00ebse sektori i hidrokarbureve nuk funksionon n\u00ebn regjimin e plot\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndershme \u2013 jo, nuk funksionon. Dhe kemi raste konkrete p\u00ebr ta ilustruar at\u00eb. Por le t\u00eb themi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oligopol i licensuar nga vet\u00eb shteti. \u00cbsht\u00eb vet\u00eb shteti i cili e di shum\u00eb mir\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh atje dhe e ka licensuar, p\u00ebr arsye t\u00eb veta, p\u00ebr t\u00eb mbushur ark\u00ebn e shtetit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm vitin e kaluar, n\u00eb ark\u00ebn e shtetit kan\u00eb ardhur 1.1 miliard\u00eb euro t\u00eb ardhura vet\u00ebm nga taksimi mbi karburantin, nga taksat q\u00eb njohim ne, jo nga taksat e fshehura t\u00eb karburantit. Ka edhe 200-250 milion\u00eb euro t\u00eb tjera nga licensimi i pikave t\u00eb karburantit dhe taksat e tyre bashkiake, q\u00eb nuk llogariten n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb, t\u00eb cilat e b\u00ebjn\u00eb taksimin total mbi \u00e7mimin e karburantit edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se 60%.<\/p>\n<p>Dhe ku e gjen fajin qeveria? Mundohet ta gjej\u00eb te t\u00eb tjer\u00ebt. E ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb: te sektori i arsimit, te bujq\u00ebsia, dhe tashm\u00eb po e b\u00ebn me sektorin e hidrokarbureve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vendimmarrja kriminale p\u00ebr t\u00eb mbushur ark\u00ebn e shtetit dhe p\u00ebr t\u2019i shpenzuar parat\u00eb e buxhetit, si\u00e7 pam\u00eb tashm\u00eb me ballukra dhe akshera, po i merr frym\u00ebn sektor\u00ebve jetik\u00eb dhe prodhues t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Operator\u00ebt turistik\u00eb dit\u00ebn e djeshme m\u00eb komunikuan n\u00eb nj\u00eb komunikim informal q\u00eb pata me ta se po fillon t\u00eb ndihet kriza, efektet e para edhe n\u00eb sektorin e hoteleri-turizmit. Pse? Sepse njer\u00ebzit do t\u00eb l\u00ebvizin, dhe \u00e7do l\u00ebvizje b\u00ebhet me karburant. Edhe pse po futen makinat elektrike n\u00eb Shqip\u00ebri, 76% e tregut sot vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb me naft\u00eb dhe benzin\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria ka shpallur Bordin e Transparenc\u00ebs dhe e justifikoi duke th\u00ebn\u00eb: \u201cJemi n\u00eb koh\u00eb krize.\u201d Por a po sillet qeveria shqiptare si n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize me buxhetin e saj? Ka dy instrumenta, afatshkurt\u00ebr dhe afatgjat\u00eb, q\u00eb qeveria shqiptare duhet t\u2019i marr\u00eb q\u00eb dje n\u00eb konsiderat\u00eb, por fatkeq\u00ebsisht vazhdon vet\u00ebm me monitorimin. N\u00ebse krahasojm\u00eb me eksperienc\u00ebn e kaluar, si gjat\u00eb COVID-it dhe fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb vitin 2022, qeveria shqiptare mori paketa mb\u00ebshtet\u00ebse shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se vendet e rajonit, rreth kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7mimi i naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri ka arritur nj\u00eb tjet\u00ebr nivel rekord, duke u fiksuar n\u00eb 2240 lek\u00eb t\u00eb vjetra p\u00ebr lit\u00ebr pas vendimit t\u00eb fundit t\u00eb Bordit t\u00eb Transparenc\u00ebs. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takim me ekspert\u00ebt, Dorian Teliti, ekspert i ekonomis\u00eb, u shpreh se Shqip\u00ebria po paguan \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":139625,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139624","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139624"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139624\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139626,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139624\/revisions\/139626"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139625"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}