{"id":139708,"date":"2026-04-06T06:53:04","date_gmt":"2026-04-06T06:53:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139708"},"modified":"2026-04-06T08:23:51","modified_gmt":"2026-04-06T08:23:51","slug":"rama-e-ka-katandisur-shqiperine-ne-parajse-piraterie-dhe-produktesh-te-fallsifikuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/06\/rama-e-ka-katandisur-shqiperine-ne-parajse-piraterie-dhe-produktesh-te-fallsifikuara\/","title":{"rendered":"Rama e ka katandisur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb parajs\u00eb piraterie dhe produktesh t\u00eb fallsifikuara!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se votoj pro projektligjit \u201cP\u00ebr aderimin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb traktatin e Singaporit mbi ligjin e markave tregtare, b\u00ebr\u00eb n\u00eb Singapor, m\u00eb 27 mars 2006\u201d, si nj\u00eb hap pozitiv p\u00ebr vendin, pasi synon harmonizimin e procedurave t\u00eb ndryshme administrative t\u00eb markave tregtare, dua t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen dhe t\u00eb denoncoj pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb ekstreme dhe indiferenc\u00ebn totale t\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet, t\u00eb cilat e kan\u00eb shnd\u00ebrruar prej vitesh tashm\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb t\u00eb pirateris\u00eb s\u00eb markave tregtare dhe shitjes s\u00eb produkteve t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p><strong><em>Pirateria dhe produktet e falsifikuara: problem madhor i ekonomis\u00eb son\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pirateria e markave tregtare dhe tregtimi i produkteve t\u00eb falsifikuara mbetet nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare. Megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ka miratuar nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor t\u00eb p\u00ebrafruar me Bashkimin Evropian p\u00ebr mbrojtjen e pron\u00ebsis\u00eb industriale dhe markave tregtare, n\u00eb praktik\u00eb tregu shqiptar vijon t\u00eb jet\u00eb i mbushur me mallra t\u00eb falsifikuara, imitacione t\u00eb markave t\u00eb njohura dhe produkte t\u00eb importuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale.<br \/>\nKudo n\u00eb qytetet dhe fshatrat tona gjen veshje, k\u00ebpuc\u00eb, parfume, aksesor\u00eb, pajisje elektronike apo produkte kozmetike q\u00eb mbajn\u00eb logo t\u00eb markave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por q\u00eb n\u00eb realitet jan\u00eb produkte t\u00eb falsifikuara. Tregjet informale, dyqane t\u00eb vogla, shitje online n\u00eb rrjete sociale dhe platforma t\u00eb tregtis\u00eb elektronike jan\u00eb kthyer n\u00eb kanale kryesore t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb k\u00ebtyre produkteve.<br \/>\nKjo dukuri p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb problem madhor q\u00eb d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb ekonomin\u00eb. Pirateria e markave tregtare nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje estetike apo morale. Ajo ka pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ekonomike, pasi (i) d\u00ebmton bizneset e ndershme q\u00eb paguajn\u00eb taksa dhe respektojn\u00eb ligjin, (ii) ul t\u00eb ardhurat fiskale t\u00eb shtetit, duke qen\u00eb se shumica e tregtis\u00eb s\u00eb produkteve t\u00eb falsifikuara zhvillohet n\u00eb informalitet, (iii) pengon investitor\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt e shohin munges\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb mark\u00ebs si nj\u00eb rrezik serioz, si dhe (iv) d\u00ebmton konsumator\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt shpesh blejn\u00eb produkte me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt, pa garanci dhe potencialisht t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin.<br \/>\nN\u00eb sektorin e kozmetik\u00ebs, ila\u00e7eve, produkteve ushqimore apo pjes\u00ebve t\u00eb automjeteve, falsifikimi mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Nj\u00eb parfum i falsifikuar mund t\u00eb shkaktoj\u00eb alergji t\u00eb r\u00ebnda, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e falsifikuar e makin\u00ebs mund t\u00eb rrezikoj\u00eb jet\u00ebn dhe nj\u00eb ila\u00e7 i falsifikuar mund t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb efekt terapeutik.<\/p>\n<p><strong><em>Zbatim zero i ligjit p\u00ebr mbrojtjen e markave tregtare<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka ligje p\u00ebr mbrojtjen e markave tregtare dhe pron\u00ebsis\u00eb industriale, por problemi kryesor mbetet zbatimi. Kontrolli i tregut \u00ebsht\u00eb i kufizuar, inspektimet jan\u00eb t\u00eb rralla dhe shpesh t\u00eb p\u00ebrqendruara vet\u00ebm n\u00eb raste sporadike. Kjo indiferenc\u00eb totale \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme nga sekti n\u00eb pushtet, si nj\u00eb favor q\u00eb i b\u00ebhet ekonomis\u00eb informale dhe pirateris\u00eb .<br \/>\nEdhe kur zbulohen produkte t\u00eb falsifikuara, nd\u00ebshkimet jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta ose procedurat zvarriten p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra. Bizneset q\u00eb shesin produkte t\u00eb falsifikuara shpesh rifillojn\u00eb aktivitetin pas pak kohe.<br \/>\nLufta kund\u00ebr pirateris\u00eb k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim mes Doganave, Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Tatimeve, Inspektoratit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut, Prokuroris\u00eb dhe gjykatave. N\u00eb praktik\u00eb, ky koordinim ose \u00ebsht\u00eb tejet formal, ose mungon krejt\u00ebsisht.<br \/>\nKa raste kur doganat bllokojn\u00eb nj\u00eb sasi mallrash t\u00eb dyshuara si t\u00eb falsifikuara, por m\u00eb pas procedurat gjyq\u00ebsore zgjasin aq shum\u00eb, sa mallrat humbin vler\u00ebn ose \u00e7\u00ebshtja mbyllet pa rezultat.<\/p>\n<p><strong><em>Sekti Rama: garantor i tregut t\u00eb madh informal<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ekonomia informale n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet me her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian dhe me vendet e tjera t\u00eb rajonit. Pik\u00ebrisht informaliteti krijon terren ideal p\u00ebr shitjen e mallrave pa fatur\u00eb, pa origjin\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe pa kontroll.<br \/>\nShitja online e ka shtuar m\u00eb tej problemin. N\u00eb rrjetet sociale mund t\u00eb gjenden qindra faqe q\u00eb reklamojn\u00eb \u201cprodukte origjinale\u201d me \u00e7mime shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr imitacione.<br \/>\nSekti Rama n\u00eb pushtet ka b\u00ebr\u00eb sehirxhiun. Institucionet ligjzbatuese tek ne nuk e kan\u00eb trajtuar ansj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb problem me p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e duhur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarata p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr informalitetit dhe p\u00ebr afrimin me standardet e Bashkimit Evropian, rezultatet konkrete n\u00eb mbrojtjen e markave tregtare mbeten t\u00eb kufizuara.<br \/>\nProblemet kryesore q\u00eb evidentohen jan\u00eb (i) numri i ul\u00ebt i kontrolleve n\u00eb treg, (ii) munges\u00eb transparence mbi sasit\u00eb e mallrave t\u00eb sekuestruara, (iii) d\u00ebnime t\u00eb rralla penale p\u00ebr falsifikim t\u00eb markave. (iv) mosfunksionim efektiv i mekanizmave t\u00eb monitorimit t\u00eb tregtis\u00eb online dhe (v) burime t\u00eb pamjaftueshme njer\u00ebzore dhe financiare p\u00ebr institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, bizneset q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb marka nd\u00ebrkomb\u00ebtare shpesh ankohen se duhet t\u00eb ndjekin vet\u00eb procedurat ligjore, duke mbuluar kostot e ekspertiz\u00ebs dhe proceseve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0 xxx<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Mbrojtja e pron\u00ebsis\u00eb intelektuale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr vendet q\u00eb synojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin. Raportet e progresit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb kan\u00eb theksuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nevoj\u00ebn p\u00ebr forcimin e zbatimit t\u00eb ligjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<br \/>\nShqip\u00ebria nuk po arrin t\u00eb luftoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive piraterin\u00eb e markave tregtare kjo po ndikon negativisht jo vet\u00ebm n\u00eb klim\u00ebn e investimeve, n\u00eb zhvillimin e biznesit formal, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb penges\u00eb e pakap\u00ebrcyeshme n\u00eb negociatat me Bashkimin Evropian dhe n\u00eb imazhin e vendit si ekonomi n\u00eb zhvillim dhe e besueshme.<\/p>\n<p><strong>V.O<\/strong> Eshte diskutimi i menduar per seancen e te enjtes, 2 prill 2026, qe nuk u mundesua per shkak te prishjes se seances nga provokatori i shumices parlamentare T.Balla.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Pavar\u00ebsisht se votoj pro projektligjit \u201cP\u00ebr aderimin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb traktatin e Singaporit mbi ligjin e markave tregtare, b\u00ebr\u00eb n\u00eb Singapor, m\u00eb 27 mars 2006\u201d, si nj\u00eb hap pozitiv p\u00ebr vendin, pasi synon harmonizimin e procedurave t\u00eb ndryshme administrative t\u00eb markave tregtare, dua t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen dhe t\u00eb denoncoj pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41295,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139708","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139708"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139708\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139711,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139708\/revisions\/139711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41295"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}