{"id":139741,"date":"2026-04-06T17:20:35","date_gmt":"2026-04-06T17:20:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139741"},"modified":"2026-04-06T17:20:56","modified_gmt":"2026-04-06T17:20:56","slug":"ne-podcastin-e-zylfos-genjeshtra-eshte-buke-me-djathe-dhe-deshtimet-behen-fitore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/06\/ne-podcastin-e-zylfos-genjeshtra-eshte-buke-me-djathe-dhe-deshtimet-behen-fitore\/","title":{"rendered":"N\u00eb podcastin e Zylfos g\u00ebnjeshtra \u00ebsht\u00eb &#8220;buk\u00eb me djath\u00eb&#8221; dhe d\u00ebshtimet b\u00ebhen fitore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Kur fjala humbet pesh\u00ebn e saj dhe fillon t\u00eb sillet si nj\u00eb monedh\u00eb e zhvler\u00ebsuar, q\u00eb qarkullon shum\u00eb, por nuk blen m\u00eb asgj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, g\u00ebnjeshtra nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrjashtim, por b\u00ebhet rregull. Dhe kur rregulli b\u00ebhet g\u00ebnjesht\u00ebr, at\u00ebher\u00eb pushteti nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn; mjafton ta p\u00ebrmbys\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shpjegohet edhe ajo q\u00eb populli e thot\u00eb me nj\u00eb thjesht\u00ebsi ther\u00ebse: p\u00ebr dik\u00eb, g\u00ebnjeshtra \u00ebsht\u00eb \u201cbuk\u00eb dhe djath\u00eb\u201d. Nj\u00eb ushqim i p\u00ebrditsh\u00ebm dhe i zakonsh\u00ebm i Edi Ram\u00ebs, pa t\u00eb cilin duket sikur nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb me nj\u00eb devijim moral, por me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekzistence politike.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Edi Ram\u00ebs, kjo m\u00ebnyr\u00eb shfaqet p\u00ebrmes nj\u00eb paradoksi t\u00eb vazhduesh\u00ebm: ai krijon mjegull\u00ebn dhe m\u00eb pas del si interpretuesi i saj. Ai e mbulon realitetin p\u00ebr vite me radh\u00eb dhe m\u00eb pas flet p\u00ebr konfuzionin q\u00eb vet\u00eb ka prodhuar, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb fenomen natyror dhe jo nj\u00eb konstruksion i q\u00ebllimsh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e rafinuar e manipulimit: kur autori i err\u00ebsir\u00ebs paraqitet si d\u00ebshmitari m\u00eb i besuesh\u00ebm i saj.<\/p>\n<p>N\u00eb diskursin e tij publik, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb formatet q\u00eb kontrollon vet\u00eb, si podcastet apo komunikimet e nj\u00ebanshme, tashm\u00eb k\u00ebrcet hapur p\u00ebrpjekja e tij e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb realitet paralel. Nj\u00eb realitet ku opozita gjykohet se n\u00eb \u00e7do rast nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtare politike, por penges\u00eb ekzistenciale p\u00ebr p\u00ebrparimin dhe integrimin dhe kritika e saj nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb demokratike, por sabotim; dhe ku d\u00ebshtimi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeverisjes, por produkt i keqinterpretimit nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i k\u00ebtij pushteti q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mbijetoj\u00eb p\u00ebrtej s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Ai nuk e mohon dot realitetin drejtp\u00ebrdrejt, por e z\u00ebvend\u00ebson at\u00eb me nj\u00eb pamje t\u00eb zhurmshme, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe m\u00eb t\u00eb kontrolluar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, e v\u00ebrteta humbet n\u00eb nj\u00eb kakofoni z\u00ebrash, ku g\u00ebnjeshtra ka avantazhin e organizimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj b\u00ebme \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e integrimit europian. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, Bashkimi Europian nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb projekt politik; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aspirat\u00eb historike, nj\u00eb horizont shprese q\u00eb lidhet me dinjitetin, drejt\u00ebsin\u00eb dhe standardet. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do manipulim me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb ka nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa nj\u00eb debat i zakonsh\u00ebm politik.<\/p>\n<p>Por kur premtimet p\u00ebr integrim p\u00ebrdoren si mjet propagandistik, ato nuk d\u00ebshtojn\u00eb vet\u00ebm si politika; ato d\u00ebmtojn\u00eb edhe besimin p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Dhe kur besimi d\u00ebmtohet, shoq\u00ebria hyn n\u00eb nj\u00eb gjendje cinizmi t\u00eb thell\u00eb, ku \u00e7do lajm i mir\u00eb pritet me dyshim dhe \u00e7do premtim shihet si mashtrim i mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, krahasimet me modele si Alexander Lukashenko apo Vladimir Putin q\u00eb ka krijuar regjimi sot n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk jan\u00eb thjesht figura retorike. Ato shprehin nj\u00eb frik\u00eb reale: se standardet demokratike po z\u00ebvend\u00ebsohen gradualisht nga nj\u00eb form\u00eb qeverisjeje q\u00eb ruan fasad\u00ebn e demokracis\u00eb, por boshatis p\u00ebrmbajtjen e saj. Nj\u00eb sistem ku zgjedhjet mbahen, por alternativa eliminohet, ku fjala formalisht lejohet, por diskreditohet; ku institucionet ekzistojn\u00eb, por nuk funksionojn\u00eb fare sipas kritereve demokratike dhe shtetit ligjor.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb situat\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar \u00ebsht\u00eb fakti se kjo strategji nuk mb\u00ebshtetet vet\u00ebm n\u00eb kontrollin e institucioneve, por edhe n\u00eb kontrollin e perceptimit. N\u00eb epok\u00ebn e komunikimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, ai q\u00eb kontrollon realitetin q\u00eb ka krijuar, kontrollon edhe realitetin e perceptuar. Dhe kur realiteti i perceptuar devijon mjaftuesh\u00ebm nga ai faktik, at\u00ebher\u00eb qytetari humbet orientimin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb mjegulla e v\u00ebrtet\u00eb: jo ajo q\u00eb mbulon tok\u00ebn, por ajo q\u00eb mbulon mendjen. Nj\u00eb mjegull ku dallimi midis s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe g\u00ebnjeshtr\u00ebs b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, derisa n\u00eb fund b\u00ebhet i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron rreziku m\u00eb i madh. Jo te nj\u00eb deklarat\u00eb e vetme e Edi Ram\u00ebs dje n\u00eb podcastin e Zylfos n\u00eb lidhje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn reale t\u00eb bllokimit t\u00eb integrimit, jo te nj\u00eb konflikt politik i radh\u00ebs, por te thellimi i nj\u00eb kulture ku g\u00ebnjeshtra nuk e turp\u00ebron m\u00eb, ku kontradikta nuk k\u00ebrkon shpjegim dhe ku p\u00ebrgjegj\u00ebsia shp\u00ebrndahet derisa zhduket.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb till\u00eb, opozita akuzohet p\u00ebr gjith\u00e7ka, por problemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm te akuzat. Problemi \u00ebsht\u00eb se akuzat b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi ku e v\u00ebrteta nuk k\u00ebrkohet m\u00eb si standard, por p\u00ebrdoret si instrument.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00eb folurit, ku p\u00ebrgjegj\u00ebsia zhvendoset me leht\u00ebsi nga vetja te tjetri dhe ku realiteti z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb histori t\u00eb p\u00ebrpunuar p\u00ebr konsum publik, shfaqet nj\u00eb nga tiparet m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb k\u00ebtij pushteti t\u00eb gjat\u00eb. Kur faj\u00ebsohet opozita p\u00ebr pengimin e negociatave, nuk kemi thjesht nj\u00eb deklarat\u00eb politike, por nj\u00eb akt q\u00eb synon t\u00eb deformoj\u00eb vet\u00eb kuptimin e procesit europian, i cili nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gar\u00eb retorike mes pal\u00ebsh, por nj\u00eb rrug\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi standarde t\u00eb matshme, institucione funksionale dhe nj\u00eb kultur\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie q\u00eb nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse Europa, n\u00eb thelbin e saj, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premtim q\u00eb merret me buz\u00ebqeshje dhe as nj\u00eb \u00e7mim q\u00eb jepet p\u00ebr aft\u00ebsi komunikimi; ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb k\u00ebrkon llogari, nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb mat, vler\u00ebson dhe nd\u00ebshkon munges\u00ebn e progresit, dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind kontradikta thelb\u00ebsore mes diskursit q\u00eb serviret dhe realitetit q\u00eb p\u00ebrjetohet. T\u00eb pretendosh se pengesa kryesore q\u00ebndron tek opozita, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problemet strukturore t\u00eb shtetit mbeten t\u00eb pazgjidhura, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shmang\u00ebsh thelbin dhe t\u00eb mbash publikun n\u00eb nj\u00eb gjendje pritjeje t\u00eb pafundme, ku \u201clajmi i mir\u00eb\u201d b\u00ebhet nj\u00eb horizont gjithmon\u00eb kurr\u00eb i arritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo strategji, e mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb p\u00ebrzierje t\u00eb kritik\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr ndaj kund\u00ebrshtarit dhe optimizmit t\u00eb shpallur p\u00ebr t\u00eb ardhmen, krijon nj\u00eb iluzion stabiliteti, nj\u00eb ndjenj\u00eb se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll dhe se pengesat jan\u00eb thjesht t\u00eb p\u00ebrkohshme, t\u00eb imponuara nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, kur n\u00eb fakt ato burojn\u00eb nga vet\u00eb m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe funksionon pushteti. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron rreziku m\u00eb i madh: kur fjala z\u00eb vendin e veprimit dhe kur perceptimi fillon t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb realitetin, at\u00ebher\u00eb edhe vet\u00eb ideja e progresit deformohet, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebrkon prova, por vet\u00ebm besim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, sulmi ndaj opozit\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb p\u00ebrplasje politike, por nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb pyetje m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme: n\u00ebse standardet nuk po p\u00ebrmbushen, kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi reale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Sepse n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi parime, p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abstrakte, por \u00ebsht\u00eb e lidhur drejtp\u00ebrdrejt me ata q\u00eb kan\u00eb pushtetin p\u00ebr t\u00eb vepruar. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi shmanget, aq m\u00eb shum\u00eb zgjatet distanca mes asaj q\u00eb thuhet dhe asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb, mes premtimit dhe realitetit, mes nj\u00eb Europe t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb fjal\u00eb dhe nj\u00eb Europe q\u00eb k\u00ebrkon prova konkrete p\u00ebr t\u00eb hapur dyert e saj.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto parime nuk p\u00ebrqafohen realisht, at\u00ebher\u00eb \u00e7do premtim p\u00ebr integrim mbetet nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb mjegull. Dhe mjegulla, sado e dendur t\u00eb jet\u00eb, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Kur fjala humbet pesh\u00ebn e saj dhe fillon t\u00eb sillet si nj\u00eb monedh\u00eb e zhvler\u00ebsuar, q\u00eb qarkullon shum\u00eb, por nuk blen m\u00eb asgj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, g\u00ebnjeshtra nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrjashtim, por b\u00ebhet rregull. Dhe kur rregulli b\u00ebhet g\u00ebnjesht\u00ebr, at\u00ebher\u00eb pushteti nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn; mjafton ta p\u00ebrmbys\u00eb at\u00eb. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":139742,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139741","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139741"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139741\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139744,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139741\/revisions\/139744"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139742"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}