{"id":139772,"date":"2026-04-07T08:28:51","date_gmt":"2026-04-07T08:28:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139772"},"modified":"2026-04-07T08:28:51","modified_gmt":"2026-04-07T08:28:51","slug":"bozdo-qeveria-krijoi-parajse-fiskale-per-kompanite-e-lidhura-me-pushtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/07\/bozdo-qeveria-krijoi-parajse-fiskale-per-kompanite-e-lidhura-me-pushtetin\/","title":{"rendered":"Bozdo: Qeveria krijoi parajs\u00eb fiskale p\u00ebr kompanit\u00eb e lidhura me pushtetin!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Eno Bozdo, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb \u201cparajse fiskale\u201d p\u00ebr t\u00eb favorizuar nj\u00eb grup t\u00eb caktuar kompanish t\u00eb lidhura me pushtetin. Sipas tij, kjo skem\u00eb u mund\u00ebsua p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb leht\u00ebsish t\u00eb paprecedenta fiskale, t\u00eb cilat m\u00eb pas u tentuan t\u00eb legalizoheshin me vones\u00eb p\u00ebrmes ndryshimeve ligjore t\u00eb nxituara.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb akuzave q\u00ebndron nj\u00eb paket\u00eb p\u00ebrfitimesh abuzive, ku p\u00ebrfshihen tatim fitimi 0% p\u00ebr 15 vite, tatim 0% mbi pagat p\u00ebr 10 vite, si dhe TVSH 0% p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>Ai tha se k\u00ebto kompani p\u00ebrjashtoheshin nga taksat doganore dhe ato vendore, duke g\u00ebzuar edhe leht\u00ebsira p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore dhe rimbursim p\u00ebr trajnimin e stafit.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>Tatim fitimi 0% p\u00ebr 15 vite. Tatim mbi pagat 0% p\u00ebr 10 vite. TVSH 0% p\u00ebr mallra, pajisje dhe sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtim nga taksat doganore, leht\u00ebzira p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore. P\u00ebrjashtim nga taksat vendore p\u00ebr 10 vjet.<\/p>\n<p>Taksa e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, si p\u00ebr shembull taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimet, gjithashtu p\u00ebrjashtohet. Rimbursim i pjessh\u00ebm p\u00ebr trajnimin e stafit.<\/p>\n<p>Procedura t\u00eb thjeshtuara doganore.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto benefica, p\u00ebrfitime, nd\u00ebrtonin praktikisht nj\u00eb parajs\u00eb fiskale.<\/p>\n<p>Ky model, q\u00eb nuk haset n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb Bashkimit Evropian, u ofrohet kompanive t\u00eb lidhura me qeverin\u00eb, t\u00eb cilat praktikisht jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi dhe komandohen nga i nj\u00ebjti grup kriminal q\u00eb mori peng Akshin.<\/p>\n<p>Por ata q\u00eb e nd\u00ebrtuan k\u00ebt\u00eb skem\u00eb, me kat\u00ebr vite vones\u00eb, kuptuan se kishte nj\u00eb problem t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb thonj\u00ebza.<\/p>\n<p>As ligji p\u00ebr parkun teknologjik Durana i vitit 2022 dhe as VKM-t\u00eb n\u00eb dalje t\u00eb tij, nuk njihnin konceptin e regjistrimit virtual t\u00eb kompanive dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, as p\u00ebrfitimin nga kompanit\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre beneficave p\u00ebrrallore fiskale.<\/p>\n<p>Prandaj, ky problem i vog\u00ebl ligjor, n\u00eb thonj\u00ebza, duhej ndrequr sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, me nxitimin e hajdut\u00ebve t\u00eb kapur me vjedhje, mazhoranca socialiste miratoi me nxitim, pa asnj\u00eb debat publik, ndryshime n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, duke p\u00ebrligjur me kat\u00ebr vite vones\u00eb konceptin e regjistrimit dhe t\u00eb operimit virtual<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb kjo procedur\u00eb kaq e nxituar nuk e mbulon dot vjedhjen. Madje e nxjerr at\u00eb m\u00eb n\u00eb pah.<\/p>\n<p>Sepse edhe sikur parimi i virtualitetit t\u00eb ishte nj\u00eb parim logjik dhe i pranuar, p\u00ebrs\u00ebri fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb e \u00e7unave t\u00eb Akshit kan\u00eb p\u00ebrfituar leht\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha fiskale n\u00eb koh\u00ebn e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Sigurisht, n\u00eb kurriz t\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo afer\u00eb nuk mbaron me kaq. K\u00ebtu kemi dhe nj\u00eb problem tjet\u00ebr, i cili nxjerr zbuluar gjith\u00eb retorik\u00ebn e mazhoranc\u00ebs p\u00ebrsa i p\u00ebrket integrimit Evropian.<\/p>\n<p>Modelet e parqeve me regjistrim virtual dhe aktivitet diku tjet\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb palejuara n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Madje n\u00eb 15-20 vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka implementuar standarte t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosin k\u00ebt\u00eb model, sepse ai \u00ebsht\u00eb burim kryesor i evazionit fiskal dhe i minimit t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndershme, t\u00eb cilat jan\u00eb dy shtylla shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politikave evropiane n\u00eb fush\u00ebn e biznesit, konkurrenc\u00ebs dhe klim\u00ebs s\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb po rreshtoj disa argumente pse parku virtual i Durana bie ndesh me standartet e OECD-s\u00eb, standarti BEPS, dhe direktivat e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, shk\u00ebput tatimin nga krijimi real i vler\u00ebs ekonomike. Standarti BEPS i OECD-s\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb fitimi t\u00eb tatohet atje ku krijohet vlera reale ekonomike. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb aktiviteti, stafi dhe ku ndodhet vendimmarrja. Parku virtual lejon p\u00ebrfitime tatimore pa prani fizike dhe pa aktivitet real, duke e kthyer tatimin n\u00eb formalitet dhe jo n\u00eb pasqyrim t\u00eb ekonomis\u00eb reale.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, shkel parimin e aktivitetit real ekonomik. BEPS-i dhe Bashkimi Evropian k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb leht\u00ebsirat fiskale t\u00eb lidhen me pun\u00ebsimin real, shpenzime reale n\u00eb k\u00ebrkim dhe zhvillim, infrastruktur\u00eb funksionale.<\/p>\n<p>Modeli virtual i Duran\u00ebs nuk garanton asnj\u00ebr\u00ebn prej tyre, duke lejuar q\u00eb aktiviteti real t\u00eb kryhet jasht\u00eb vendit ose jasht\u00eb parkut Durana, nd\u00ebrsa fitimi deklarohet n\u00eb Shqip\u00ebri me 0%.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, krijohet regjim fiskal preferencial i d\u00ebmsh\u00ebm sipas OECD-s\u00eb. Regjimet me taksim 0%, akses selektiv, munges\u00eb aktiviteti real ekonomik, klasifikohen nga OECD-ja si regjim fiskal preferencial i d\u00ebmsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Parku virtual i plot\u00ebson t\u00eb gjitha k\u00ebto karakteristika. Fol\u00ebsi 2: Krijon ishull tatimor brenda vendit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb grup i kufizuar kompanish p\u00ebrfitojn\u00eb nj\u00eb regjim ekstremisht t\u00eb favorsh\u00ebm, nd\u00ebrsa kompanit\u00eb identike jasht\u00eb parkut tatohen normalisht.<\/p>\n<p>Kjo bie ndesh me standartin e OECD-s\u00eb dhe me parimin e konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Eno Bozdo, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb \u201cparajse fiskale\u201d p\u00ebr t\u00eb favorizuar nj\u00eb grup t\u00eb caktuar kompanish t\u00eb lidhura me pushtetin. Sipas tij, kjo skem\u00eb u mund\u00ebsua p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb leht\u00ebsish t\u00eb paprecedenta fiskale, t\u00eb cilat m\u00eb pas u tentuan t\u00eb legalizoheshin me vones\u00eb p\u00ebrmes ndryshimeve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":138061,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139772","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139772"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139772\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139773,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139772\/revisions\/139773"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138061"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}