{"id":139791,"date":"2026-04-07T09:25:20","date_gmt":"2026-04-07T09:25:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139791"},"modified":"2026-04-07T09:25:20","modified_gmt":"2026-04-07T09:25:20","slug":"projektligji-i-porteve-turistike-zhupa-po-i-dhurohen-oligarkeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/07\/projektligji-i-porteve-turistike-zhupa-po-i-dhurohen-oligarkeve\/","title":{"rendered":"Projektligji i porteve turistike, Zhupa: Po i dhurohen oligark\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, denoncoi projektligjin e propozuar nga deputetja socialiste Zamira Sina, i cili po kalon me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb tre komisione parlamentare brenda nj\u00eb dite.<\/p>\n<p>Zhupa theksoi se ky nxitim p\u00ebr t\u00eb miratuar ligjin n\u00eb Komisionin e Turizmit, t\u00eb Burimeve Natyrore dhe t\u00eb Ekonomis\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje flagrante e procedurave parlamentare dhe nj\u00eb tregues i \u201cfalsitetit\u201d t\u00eb procesit. Ajo theksoi se ky ligj \u00ebsht\u00eb \u201cantikushtetues\u201d dhe shkelja e par\u00eb serioze q\u00eb i b\u00ebhet procedur\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb nism\u00eb me pasoja kaq t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Ajo tha se, Partia Demokratike ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb ligjin n\u00eb komisione, do t\u00eb votoj\u00eb kund\u00ebr n\u00eb seanc\u00eb plenare dhe do ta d\u00ebrgoj\u00eb at\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese sapo t\u00eb miratohet.<\/p>\n<p>Deklarata<\/p>\n<p>N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e kemi trajtuar dhe her\u00eb t\u00eb tjera, q\u00eb kur u depozitua ligji p\u00ebr portet. Sot kan\u00eb vendosur q\u00eb me shpejt\u00ebsi ta kalojn\u00eb ligjin p\u00ebr portet, propozim i deputetes Zamira Sina, n\u00eb tre komisione nj\u00ebher\u00ebsh. Pra, sot do t\u00eb shqyrtohet, do t\u00eb diskutohet, do t\u00eb d\u00ebgjohen pal\u00ebt dhe do t\u00eb miratohet, sipas mazhoranc\u00ebs, n\u00eb tre komisione nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Nisur tani nga ora 11:00 dhe duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb or\u00ebn 4:00, n\u00eb Komisionin e Turizmit, n\u00eb Komisionin e Burimeve Natyrore dhe n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb. Q\u00eb me k\u00ebt\u00eb e kuptoni se \u00e7far\u00eb falsiteti dhe \u00e7far\u00eb shqyrtimi parlamentar i garantohet deputet\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duan ta fusin dit\u00ebn e enjte me detyrim p\u00ebrcaktim. Dhe rendi i dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb dali 48 or\u00eb para, pra duhet t\u00eb dali dit\u00ebn e sotme. Kjo \u00ebsht\u00eb shkelja e par\u00eb q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb procedur\u00ebs parlamentare p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb ligj i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj antikushtetues. P\u00ebrmes k\u00ebtij propozimi t\u00eb deputetes Zamira Sina, q\u00eb n\u00eb fakt me shum\u00eb mund\u00ebsi as nuk e di se \u00e7far\u00eb ka propozuar, p\u00ebrcakton q\u00eb nd\u00ebrtimi i porteve turistike nuk do t\u00eb realizohet m\u00eb sipas asaj q\u00eb thot\u00eb ligji i porteve, n\u00ebp\u00ebrmjet procedurave koncensionare, i cili e lejonte, pra ligji i tanish\u00ebm e lejon nj\u00eb procedur\u00eb koncensionare. Ajo propozon q\u00eb subjektet q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb statusin investitor strategjik, mos jen\u00eb t\u00eb detyruara as t&#8217;i n\u00ebnshtrohen k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Por kompania q\u00eb merr statusin investitor strategjik, dhe p\u00ebr ta sqaruar m\u00eb thjesht, miku, klienti, oligarku pran\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb cilit i dhurohen 1001 t\u00eb mira nga qeveria, nga toka, tek rruga, tek uj\u00ebsjell\u00ebs, kanalizime, gjith\u00e7ka tjet\u00ebr i dhurohet, t&#8217;i dhurohet edhe nj\u00eb port\u00eb, pa procedur\u00eb, pa gar\u00eb, pa dh\u00ebnie koncensionare me detyrim p\u00ebr t&#8217;ia rikthyer shtetit, por nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb fitohet sipas k\u00ebtij propozimi automatikisht p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar, p\u00ebr ta menaxhuar portin dhe p\u00ebr ta pasur portin. N\u00eb skem\u00ebn e koncensionit q\u00eb p\u00ebrdorej, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorej deri tani, investimi mund t\u00eb kryhej nga sektori privat, por pas nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar ky objekt i kthehet p\u00ebrs\u00ebri shtetit shqiptar. Nd\u00ebrkoh\u00eb me ndryshimin ligjor q\u00eb propozon deputetja, porti turistik mbetet pron\u00eb e p\u00ebrjetshme e nj\u00eb investitori privat, e nj\u00eb klienti, e nj\u00eb oligarku. Pra, hajde gjeni logjik\u00ebn se si nj\u00eb shtet do t\u00eb duhet t\u00eb dhuroj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht portet e veta turistike. Kush \u00ebsht\u00eb e mira publike dhe kush \u00ebsht\u00eb modeli n\u00eb bot\u00eb q\u00eb u b\u00ebka kjo gj\u00eb, kundrejt asaj q\u00eb garanton kushtetuta e nj\u00eb vendi, interesi publik dhe standartet e Bashkimit Evropian. Portet konsiderohen si pasuri me interes publik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb projektligji parashikon q\u00eb kontrata do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e lidhur midis K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe investitorit strategjik, me nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb nuk ka as gar\u00eb, nuk ka as transparenc\u00eb, ka thjesht nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr t&#8217;u dhuruar ty ve\u00e7 gj\u00ebrave t\u00eb tjera edhe nj\u00eb port. Kjo situat\u00eb sigurisht ngre shqet\u00ebsime lidhur me konkurrenc\u00ebn, me transparenc\u00ebn, por edhe me p\u00ebrfitimin afatgjat\u00eb. A \u00ebsht\u00eb ky ligj i favorsh\u00ebm p\u00ebr shtetin? A \u00ebsht\u00eb e favorshme p\u00ebr shtetin dhe p\u00ebr interesin publik t\u00eb dhuroj\u00eb prona publike p\u00ebrjet\u00ebsisht tek nj\u00eb privat? A garanton kjo m\u00eb t\u00eb mira? Sigurisht q\u00eb jo. Ajo q\u00eb dua t\u00eb shpreh sot para jush \u00ebsht\u00eb q\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb antikushtetues. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Partia Demokratike sapo t\u00eb miratohet, bashk\u00eb me ekspert\u00ebt e saj, do ta \u00e7oj\u00eb ligjin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb e shkel kushtetut\u00ebn jo n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, jo n\u00eb dy, por n\u00eb parimet e saj, n\u00eb disa pika, n\u00eb thelbin e saj, n\u00eb frym\u00ebn e saj dhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shteti i s\u00eb drejt\u00ebs. Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton kushtetuta k\u00ebrkon stabilitet dhe koherenc\u00eb normative, transparenc\u00eb n\u00eb vendimmarrje, kufizim t\u00eb diskrecionit administrativ dhe mbrojtje t\u00eb interesit publik n\u00eb administrimin e pron\u00ebs shtet\u00ebrore. Dua t&#8217;ju kujtoj t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eb detaj. Ligji i investimeve strategjike i mbaron afati n\u00eb 31 dhjetor 2026.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb ligj q\u00eb ka edhe gjasht\u00eb muaj afat? \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodhi n\u00eb k\u00ebto gjasht\u00eb muaj q\u00eb qenka kaq e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb dhuruar porte turistike? I kan\u00eb gati list\u00ebn e klient\u00ebve q\u00eb do ja japin p\u00ebr gjasht\u00eb muaj? Kan\u00eb gati ta rizgjasin p\u00ebrs\u00ebri ligjin e investimeve strategjike, mbasi e kan\u00eb zgjatur gjasht\u00eb her\u00eb deri tani se duhet t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb 2018-\u00ebn? K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si funksionon parlamenti shqiptar. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si b\u00ebhen ligjet me porosi, p\u00ebr interes t\u00eb nj\u00eb oligarku, t\u00eb nj\u00eb klienti dhe jo p\u00ebr interesin publik. Por kushtetuta k\u00ebt\u00eb e ndalon. Ndryshimi i nj\u00eb ligji sektorial me karakter t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;ju p\u00ebrshtatur nj\u00eb skeme t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb investimeve strategjike, c\u00ebnon parimin e siguris\u00eb juridike dhe krijon paqart\u00ebsi n\u00eb rendin normativ.<\/p>\n<p>Kushtetuta po ashtu k\u00ebrkon barazi para ligjit dhe ndalon trajtimin diferencial, pa justifikim dhe pa proporcion. P\u00ebrjashtimi i nj\u00eb kategorie subjektesh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast investitor\u00ebve strategjik, q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb procedura konkuruese, trajton qart\u00ebsisht trajtim preferencial, akses t\u00eb operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb e pamund\u00ebson dhe c\u00ebnon barazin\u00eb e mund\u00ebsive n\u00eb treg. Procedura konkuruese nuk \u00ebsht\u00eb formalitet administrativ. \u00cbsht\u00eb mekaniz\u00ebm kushtetues q\u00eb garanton mbrojtjen e interesit publik dhe p\u00ebrdorimin optimal t\u00eb pasurive shtet\u00ebrore q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb e mir\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Dua t\u00eb kujtoj q\u00eb portet, edhe kur klasifikohen si turistike, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb infrastruktur\u00eb kritike komb\u00ebtare t\u00eb lidhur me sovranitetin territorial, siguri detare, kontroll kufitar, zhvillim ekonomik dhe menaxhim t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs bregdetare. Si ishte e mundur q\u00eb k\u00ebto t\u00eb dhurohen p\u00ebrjet\u00ebsisht tek nj\u00eb privat? Kush \u00ebsht\u00eb garancia e siguris\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare, e menaxhimit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs detare, e sovranitetit territorial?<\/p>\n<p>Prandaj k\u00ebto trajtohen si pjes\u00eb e pasurive publike me nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb posa\u00e7\u00ebm juridik. Kurse me k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb duan t\u00eb kalojn\u00eb sot me shpejt\u00ebsi, kjo b\u00ebhet pron\u00eb private, trajtohet sipas kontratave private, mund t\u00eb dhurohet nga investitori strategjik edhe armiqve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe ku ishim? Jemi n\u00eb nj\u00eb gjendje pasigurie totale edhe n\u00eb aspektin e siguris\u00eb komb\u00ebtare. S\u00eb fundmi, Republika e Shqip\u00ebris\u00eb ka detyrim kushtetues t\u00eb harmonizoj\u00eb legjislacionin me Bashkimin Evropian. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, Bashkimi Evropian k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e koncensioneve, n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve publike, n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb t\u00eb mirave publike, t\u00eb ket\u00eb transparenc\u00eb, mosdiskriminim dhe procedur\u00eb t\u00eb hapur. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, t\u00eb nderuar qytetar\u00eb, ky projektligj c\u00ebnon: parimin e barazis\u00eb para ligjit, paralizon konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb pa justifikim proporcional, shkat\u00ebrron mekanizmat e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies, minon sigurin\u00eb komb\u00ebtare, dhuron pron\u00ebn publike tek nj\u00eb privat p\u00ebrjet\u00ebsisht, bie ndesh me parimin e siguris\u00eb juridike dhe krijon mosp\u00ebrputhje me angazhimet europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Partia Demokratike jo vet\u00ebm q\u00eb do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb sot n\u00eb \u00e7do komision, jo vet\u00ebm q\u00eb do ta votoj\u00eb kund\u00ebr, por do ta \u00e7oj\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, do t&#8217;i drejtohet Bashkimit Evropian me t\u00eb gjith\u00eb informacionin e mundsh\u00ebm dhe do ta ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deri n\u00eb vazhdim. Portet e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, portet e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk jan\u00eb mall tregu q\u00eb t&#8217;i dhuroj\u00eb Edi Rama p\u00ebr interesat e vet elektorale dhe t\u00eb pushtetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, denoncoi projektligjin e propozuar nga deputetja socialiste Zamira Sina, i cili po kalon me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb tre komisione parlamentare brenda nj\u00eb dite. Zhupa theksoi se ky nxitim p\u00ebr t\u00eb miratuar ligjin n\u00eb Komisionin e Turizmit, t\u00eb Burimeve Natyrore dhe t\u00eb Ekonomis\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14533,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139791","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139791"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139791\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139792,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139791\/revisions\/139792"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}