{"id":139864,"date":"2026-04-08T08:36:48","date_gmt":"2026-04-08T08:36:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139864"},"modified":"2026-04-08T08:37:12","modified_gmt":"2026-04-08T08:37:12","slug":"gazetari-pacientet-lihen-te-vdesin-spitali-publik-agjenci-per-privatet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/08\/gazetari-pacientet-lihen-te-vdesin-spitali-publik-agjenci-per-privatet\/","title":{"rendered":"Gazetari: Pacient\u00ebt lihen t\u00eb vdesin! Spitali publik, agjenci p\u00ebr privat\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Osman Stafa shprehet se sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor publik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag kolapsi, duke denoncuar me shifra konkrete mungesat dhe d\u00ebshtimet serioze n\u00eb spitalet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ai theksoi se n\u00eb 10 dit\u00ebt e fundit t\u00eb \u00e7do muaji nuk kryhen analiza p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve buxhetore t\u00eb koncesionit, nd\u00ebrsa pacient\u00ebt detyrohen t\u00eb presin deri n\u00eb nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb ose t\u2019i drejtohen privatit.<\/p>\n<p>Sipas tij, qytetar\u00ebt paguajn\u00eb nga 1500 deri n\u00eb 2000 euro p\u00ebr nj\u00eb PET-Scan jasht\u00eb vendit, nd\u00ebrsa p\u00ebr nd\u00ebrhyrje jetike si trombektomia u duhet t\u00eb paguajn\u00eb 30,000 deri n\u00eb 32,000 euro n\u00eb spitalet private, pasi n\u00eb publik pajisjet, ndon\u00ebse t\u00eb blera rreth 1.5 milion euro, nuk vihen n\u00eb funksion.<\/p>\n<p>Stafa ngriti shqet\u00ebsimin edhe p\u00ebr munges\u00ebn e lenteve prej nj\u00eb viti n\u00eb QSUT, duke theksuar se pacient\u00ebt detyrohen t\u00eb paguajn\u00eb 700\u2013800 euro n\u00eb klinika private.<\/p>\n<p>Gazetari u shpreh se, mungesat e ila\u00e7eve, pajisjeve dhe sh\u00ebrbimeve baz\u00eb n\u00eb spitalet shtet\u00ebrore po i shtyjn\u00eb qytetar\u00ebt drejt sektorit privat, duke e kthyer sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb publike n\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb nuk ofron zgjidhje, por vet\u00ebm orienton pacient\u00ebt drejt pagesave t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gjendjen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr shembull n\u00eb pediatri: kur u ngrit alarmi i madh n\u00eb datat 24\u201325, at\u00ebher\u00eb i kan\u00eb \u00e7uar dit\u00ebn tjet\u00ebr. Ua kan\u00eb pranuar s\u00ebrish analizat, sepse p\u00ebr dy dit\u00eb nuk ua pranuan. Dhe un\u00eb k\u00ebto i kam me fakte. Sigurisht, kam edhe kontrat\u00ebn e shtetit shqiptar me koncesionarin, ku thuhet fare qart\u00eb: kemi list\u00eb pritjeje, dhe n\u00ebse buxheti i muajit ezaurohet para mbylljes s\u00eb muajit. Gjithashtu thuhet se ka analiza urgjente, por n\u00ebse mbushet volumi 5%, nuk jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u2019i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse paguhen. Dhe k\u00ebta nuk paguajn\u00eb. T\u00eb thon\u00eb: \u201cprit muajin tjet\u00ebr\u201d; nuk ka problem n\u00ebse shkon me urgjenc\u00eb n\u00eb spital. Ke nj\u00eb problem, p\u00ebr shembull me krahun e majt\u00eb, ke shqet\u00ebsime t\u00eb tjera, duhet t\u00eb b\u00ebsh troponin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ke infarkt apo jo, por nuk i b\u00ebn dot. Do pres\u00ebsh muajin tjet\u00ebr. S\u2019ka gj\u00eb, le t\u00eb t\u00eb bjer\u00eb infarkti; ti do pres\u00ebsh muajin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb realiteti. Ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb vjen t\u00eb plas, o Flavio, sepse e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike: i majt\u00eb, i djatht\u00eb. Por s\u00ebmuren t\u00eb gjith\u00eb. Duhet ta kuptoni: s\u00ebmuren t\u00eb gjith\u00eb. Nuk pyet s\u00ebmundja n\u00ebse je i majt\u00eb apo i djatht\u00eb. Nuk pyet apandesiti n\u00ebse je i majt\u00eb apo i djatht\u00eb. Asnj\u00eb s\u00ebmundje nuk pyet p\u00ebr bindjet e tua politike. \u00cbsht\u00eb s\u00ebmundje. Dhe spitali nuk duhet t\u00eb ket\u00eb politik\u00eb; duhet t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbim, qoft\u00eb me nj\u00eb qeveri t\u00eb djatht\u00eb apo t\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p>Realisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk e di \u00e7far\u00eb u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzve, por \u00ebsht\u00eb \u00e7menduri. N\u00ebse nuk reagon as p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb prek\u00eb n\u00eb \u00e7do moment, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb f\u00ebmija yt, n\u00ebna, babai, motra, v\u00ebllai at\u00ebher\u00eb nuk e di \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr duhet t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb reagojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsia: shkon n\u00eb spital, shkon n\u00eb urgjenc\u00eb dhe nuk b\u00ebn analiza; shkon n\u00eb spitalin onkologjik dhe nuk ka ila\u00e7e; p\u00ebson nj\u00eb goditje n\u00eb kok\u00eb dhe nuk ka trombektomi; do t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb PET-Scan dhe nuk e b\u00ebn dot n\u00eb Shqip\u00ebri, por duhet t\u00eb marr\u00ebsh avionin dhe t\u00eb paguash 1500\u20132000 euro me gjith\u00eb hotelerin\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb n\u00eb Turqi. Do t\u00eb b\u00ebsh ekzaminime t\u00eb tjera dhe nuk ka pajisje. Pra, nuk e di \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb ky popull t\u00eb reagoj\u00eb e t\u00eb thot\u00eb: \u201cprit pak\u201d. Okej, mund t\u00eb ket\u00eb abuzime diku tjet\u00ebr, por t\u00eb pakt\u00ebn na siguroni sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>E kuptoj q\u00eb reagimi \u00ebsht\u00eb zbehur dhe sikur nuk ka reagim p\u00ebr asgj\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, sepse t\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt. Shkon n\u00eb spital dhe, n\u00ebse nuk trajtohesh, mund t\u00eb vdes\u00ebsh. N\u00ebse vendos partin\u00eb apo di\u00e7ka tjet\u00ebr para jet\u00ebs t\u00ebnde, at\u00ebher\u00eb rri n\u00eb sht\u00ebpi dhe p\u00ebrballu me pasojat.<\/p>\n<p>Nuk po b\u00ebj krahasime me t\u00eb kaluar\u00ebn. Po flas p\u00ebr vitin 2026. N\u00eb 2026 nuk mund t\u00eb b\u00ebsh analiza n\u00eb 10 dit\u00ebt e fundit t\u00eb muajit. Shkon te mjeku i familjes dhe nuk i b\u00ebn dot analizat; rezultatet mund t\u00eb dalin pas nj\u00eb muaji e gjysm\u00eb. N\u00ebse je i s\u00ebmur\u00eb kronik, mjeku t\u00eb thot\u00eb se radha p\u00ebr analiza del pas nj\u00eb muaji e gjysm\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr nga problemi i 10 dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb muajit, q\u00eb lidhet me pacient\u00ebt e shtruar. Edhe t\u00eb moshuarit apo t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb te mjeku i familjes nuk i b\u00ebjn\u00eb dot analizat; presin nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb apo dy muaj. Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb? Shkojn\u00eb te privati.<\/p>\n<p>Privati ka lul\u00ebzuar jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, por n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Analizat private jan\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes shum\u00eb fitimprur\u00ebs. Mjafton t\u00eb shkosh n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb private dhe do t\u00eb shoh\u00ebsh radh\u00eb t\u00eb gjata pacient\u00ebsh. Nuk i b\u00ebn shteti, nuk b\u00ebhen n\u00eb spitale, ndaj njer\u00ebzit detyrohen t\u2019i b\u00ebjn\u00eb privatisht.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka edhe nj\u00eb problem tjet\u00ebr: ai i lenteve n\u00eb okulistik\u00eb. Ka nj\u00eb vit pa lente n\u00eb QSUT dhe spitali francez rrezikon t\u00eb mbyllet, sepse nuk ka m\u00eb mjek\u00eb. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb hapur klinika private dhe spitali sh\u00ebrben vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pritur pacient\u00ebt e m\u00eb pas p\u00ebr t\u2019i transferuar. Pacient\u00ebt shkojn\u00eb aty dhe u thuhet se nuk ka mjek p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen apo p\u00ebr vendosjen e lenteve. Nj\u00eb 70-vje\u00e7ar nuk pret dot nj\u00eb vit p\u00ebr nj\u00eb lente. Nuk pret dot.<\/p>\n<p>Pra, jo vet\u00ebm ky pavion. Edhe pavione t\u00eb tjera funksionojn\u00eb si \u201cur\u00eb\u201d drejt privatit: endokrinologjia, kardiokirurgjia dhe t\u00eb tjera. N\u00eb spitalin publik, n\u00eb neurokirurgji apo neurologji n\u00eb QSUT, nuk kryhen procedura si trombektomia apo arteriografia, edhe pse jan\u00eb jetike dhe zgjasin m\u00eb pak se nj\u00eb or\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb goditje n\u00eb tru, nd\u00ebrhyrja duhet b\u00ebr\u00eb brenda gjasht\u00eb or\u00ebve t\u00eb para. Pajisjet ekzistojn\u00eb jan\u00eb bler\u00eb, madje kushtojn\u00eb miliona euro por nuk vihen n\u00eb pun\u00eb. Askush nuk e di pse.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb ndodh me pacient\u00ebt? N\u00ebse kan\u00eb 30\u201332 mij\u00eb euro, shkojn\u00eb te privati; n\u00ebse jo, p\u00ebrballen me dy mund\u00ebsi: vdekje ose paraliz\u00eb e p\u00ebrhershme. Kjo \u00ebsht\u00eb kosto p\u00ebr familjen dhe p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>Prandaj them: pajisjet jan\u00eb, por nuk p\u00ebrdoren. Nd\u00ebrkoh\u00eb, reagimet zyrtare shpesh jan\u00eb kontradiktore. Thuhet se situata do rregullohet \u201cderi n\u00eb fund t\u00eb vitit\u201d, por pacient\u00ebt nuk presin dot. Nj\u00eb pacient me kancer apo me urgjenc\u00eb neurologjike ka nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim tani, jo pas muajsh. N\u00ebse shteti nuk e ofron dot sh\u00ebrbimin, t\u00eb pakt\u00ebn duhet ta rimbursoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ka raste konkrete njer\u00ebzish q\u00eb presin prej vitesh p\u00ebr nd\u00ebrhyrje q\u00eb nuk kryhen n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk mund t\u2019i thuash nj\u00eb pacienti \u201cprit\u201d, kur jeta e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik. S\u00ebmundja nuk pret. Prandaj kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht problematik\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal i r\u00ebnd\u00eb\u201c, tha gazetari n\u00eb \u201cKafe Shqeto\u201d n\u00eb Syritv.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Osman Stafa shprehet se sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor publik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag kolapsi, duke denoncuar me shifra konkrete mungesat dhe d\u00ebshtimet serioze n\u00eb spitalet shtet\u00ebrore. Ai theksoi se n\u00eb 10 dit\u00ebt e fundit t\u00eb \u00e7do muaji nuk kryhen analiza p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve buxhetore t\u00eb koncesionit, nd\u00ebrsa pacient\u00ebt detyrohen t\u00eb presin deri n\u00eb nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":139865,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139864","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139864"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139864\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139866,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139864\/revisions\/139866"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139865"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}