{"id":139949,"date":"2026-04-09T17:10:33","date_gmt":"2026-04-09T17:10:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139949"},"modified":"2026-04-09T17:10:33","modified_gmt":"2026-04-09T17:10:33","slug":"vata-paketa-e-maleve-po-shpopullon-fshatrat-favorizohen-oligarket-jo-zhvillimi-rural","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/09\/vata-paketa-e-maleve-po-shpopullon-fshatrat-favorizohen-oligarket-jo-zhvillimi-rural\/","title":{"rendered":"Vata: Paketa e maleve po shpopullon fshatrat! Favorizohen oligark\u00ebt, jo zhvillimi rural!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Denisa Vata, n\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb Kuvend denoncoi at\u00eb q\u00eb e quajti nj\u00eb \u201cparadoks t\u00eb qeveris\u00eb\u201d: nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shteti flet p\u00ebr zhvillim, politika aktuale po shkat\u00ebrron baz\u00ebn e zhvillimit ekonomik.<\/p>\n<p>Ajo u ndal te projektligjet p\u00ebr portet turistike, q\u00ebfavorizojn\u00eb investitor\u00eb t\u00eb zgjedhur nga qeveria, duke shmangur konkurrenc\u00ebn e hapur dhe duke krijuar monopol dhe klienteliz\u00ebm. \u201cPortet, q\u00eb jan\u00eb infrastruktura strategjike e vendit, nuk trajtohen m\u00eb si pasuri publike, por shp\u00ebrndahen tek nj\u00eb grup i p\u00ebrzgjedhur investitor\u00ebsh\u201d, tha Vata.<\/p>\n<p>Deputetja gjithashtu kritikoi paket\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr zhvillimin e maleve, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si mekaniz\u00ebm p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pronave dhe shpopullimin e fshatrave. Ajo p\u00ebrmendi raste konkrete n\u00eb Martanesh dhe Gjoric\u00eb, ku tokat bujq\u00ebsore po shnd\u00ebrrohen n\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr panele diellore, duke d\u00ebmtuar blegtorin\u00eb dhe ekonomin\u00eb fshatare.<\/p>\n<p><strong>Vata: <\/strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje koleg\u00eb! E nderuar drejtuese e seanc\u00ebs. N\u00eb Shqip\u00ebri sot po ndodh nj\u00eb paradoks q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihet m\u00eb. Shteti flet p\u00ebr zhvillim, por n\u00eb praktik\u00eb po shkat\u00ebrron vet\u00eb baz\u00ebn e zhvillimit. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi projektligje p\u00ebr porte turistike q\u00eb u hapin rrug\u00eb investitor\u00ebve t\u00eb ashtuquajtur strategjik\u00eb, t\u00eb marrin pasuri publike pa konkurenc\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Portet q\u00eb jan\u00eb infrastruktura strategjike t\u00eb vendit, nuk trajtohen m\u00eb si pasuri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb qytetar\u00ebve, por si objekte p\u00ebr t&#8217;u shp\u00ebrndar\u00eb me vendim qeverie tek nj\u00eb grup i p\u00ebrzgjedhur investitor\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb gar\u00eb e hapur, transparente dhe me interes t\u00eb zhvillimit turistik t\u00eb vendit, krijohet nj\u00eb mekaniz\u00ebm ku shteti zgjedh fituesin dhe qytetar\u00ebt paguajn\u00eb pasojat. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model q\u00eb e kemi par\u00eb edhe n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebrjashtimi nga konkurrenca gjithmon\u00eb prodhon klienteliz\u00ebm dhe monopol. Por problemi nuk ndalet k\u00ebtu. Shembulli i politik\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebrmes paket\u00ebs s\u00eb maleve, nj\u00eb mekaniz\u00ebm i qeveris\u00eb p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pronave dhe shpopullimin sistemik t\u00eb fshatrave. Panelet diellore dhe hecet me tuba jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dora e fundit e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb varrosur bujq\u00ebsin\u00eb dhe blegtorin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Martanesh dhe Gjoric\u00eb, Bashkia Bulqiz\u00eb po nxjerr n\u00eb ankand tokat p\u00ebr miqt\u00eb e kryeministrit, p\u00ebr t\u00eb vendosur panele diellore, duke e prezantuar si nj\u00eb zhvillim grin, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb vret blegtorin\u00eb dhe ekonomin\u00eb fshatare. Disa familje prezantohen si biznese lokale, por pas tyre fshihen oligark\u00ebt, nd\u00ebrtues e biznese, biznesmen\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb. Bashkit\u00eb po falsifikojn\u00eb shkall\u00ebn e pjelloris\u00eb s\u00eb tokave. Nga toka buke, po i kthejn\u00eb n\u00eb toka joproduktive. Ku shkoi projekti i agroturizmit q\u00eb g\u00eblltiti nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fondeve t\u00eb IPARD-it? \u00c7far\u00eb zhvillimi \u00ebsht\u00eb ky kur humbasin 100 familje p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb apo dy biznesmen\u00eb?<\/p>\n<p>Po pse kjo politik\u00eb kaq armiq\u00ebsore ndaj fermer\u00ebve dhe blegtor\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt qeveria e Rilindjes kishte premtuar shum\u00eb\u00e7ka? Ku shkuan thirrjet e kryeministrit p\u00ebr emigrant\u00ebt q\u00eb t\u00eb kthehen, q\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre, kur vet\u00eb qeveria po grabit tokat n\u00eb mal, n\u00eb kodra, n\u00eb fusha, n\u00eb dete p\u00ebr miqt\u00eb e kryeministrit? N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qeveria del dhe thot\u00eb se po rrit subvencionet p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe blegtorin\u00eb. Por le t\u00eb shohim realitetin n\u00eb terren. Familjet n\u00eb fshatra nuk kan\u00eb ferma, kan\u00eb nj\u00eb ose dy lop\u00eb, pak tok\u00eb p\u00ebr buk\u00eb, disa dele. K\u00ebto jan\u00eb fermer\u00ebt real\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse kush nga familjet q\u00eb banojn\u00eb sot n\u00eb fshat paska pes\u00eb lop\u00eb apo 50 dele? Jo p\u00ebr gj\u00eb, po dhe sikur, nuk ka kush t&#8217;i kullos\u00eb sepse fshati \u00ebsht\u00eb shpopulluar dhe ka mbetur vet\u00ebm moshat e treta. Dhe \u00e7far\u00eb ndodh me ta? Ata nuk marrin subvencione, ata nuk p\u00ebrfitojn\u00eb nga skemat, ata nuk kan\u00eb akses n\u00eb mb\u00ebshtetje. Pra kemi nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb n\u00eb let\u00ebr mb\u00ebshtet fermerin, por n\u00eb praktik\u00eb p\u00ebrjashton fermerin real.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot shum\u00eb toka jan\u00eb djerr\u00eb. Jo sepse shqiptar\u00ebt nuk duan t\u00eb punojn\u00eb tok\u00ebn, por sepse shteti nuk e mb\u00ebshtet prodhimin. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb toka e buk\u00ebs lihet pa mb\u00ebshtetje, por merr nj\u00eb destinacion tjet\u00ebr, po jepet p\u00ebr panele diellore, t\u00eb pakt\u00ebn ashtu si po ndodh n\u00eb qarkun Dib\u00ebr. Uji po futet n\u00eb tuba, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i fshatit Kurdari. Bujq\u00ebsia tok\u00eb k\u00ebrkon dhe uj\u00eb dhe normalisht q\u00eb do t\u00eb funksionoj\u00eb. Por kemi nj\u00eb situat\u00eb absurde. Fermeri nuk subvencionohet q\u00eb t\u00eb mbjell\u00eb tok\u00ebn, por toka e tij shpallet joprodhuese dhe i jepet dikujt tjet\u00ebr p\u00ebr biznes energjie.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, portet strategjike jepen p\u00ebr investitor\u00ebt strategjik\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, toka bujq\u00ebsore po kalon n\u00eb projekte q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me prodhimin. N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj politike, politika, n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj politike humb nj\u00eb kategori e vetme, fermeri shqiptar dhe ekonomia reale e vendit. Si mund t\u00eb zhvillohet nj\u00eb vend duke braktisur bujq\u00ebsin\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb tokat djerr\u00eb dhe duke shp\u00ebrndar\u00eb asetet strategjike pa konkurenc\u00eb? Zhvillim do t\u00eb kishim n\u00ebse portet menaxhohen me transparenc\u00eb dhe gar\u00eb t\u00eb hapur. Bujq\u00ebsia mb\u00ebshtetet realisht dhe toka e buk\u00ebs mbrohet si pasuri. Ndryshe, rrezikojm\u00eb q\u00eb pas disa vitesh t\u00eb kemi nj\u00eb vend me bregdet t\u00eb privatizuar, toka bujq\u00ebsore t\u00eb zhdukura dhe fshatra t\u00eb zbrazura.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Denisa Vata, n\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb Kuvend denoncoi at\u00eb q\u00eb e quajti nj\u00eb \u201cparadoks t\u00eb qeveris\u00eb\u201d: nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shteti flet p\u00ebr zhvillim, politika aktuale po shkat\u00ebrron baz\u00ebn e zhvillimit ekonomik. Ajo u ndal te projektligjet p\u00ebr portet turistike, q\u00ebfavorizojn\u00eb investitor\u00eb t\u00eb zgjedhur nga qeveria, duke shmangur konkurrenc\u00ebn e hapur dhe duke krijuar monopol &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":139950,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139949","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139949","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139949"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139949\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139951,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139949\/revisions\/139951"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139950"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139949"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139949"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139949"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}