{"id":139971,"date":"2026-04-09T18:54:31","date_gmt":"2026-04-09T18:54:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=139971"},"modified":"2026-04-09T18:54:31","modified_gmt":"2026-04-09T18:54:31","slug":"aferat-korruptive-te-akshi-gjykata-i-kerkon-spak-te-hetoje-daniel-shimen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/09\/aferat-korruptive-te-akshi-gjykata-i-kerkon-spak-te-hetoje-daniel-shimen\/","title":{"rendered":"Aferat korruptive te AKSHI, Gjykata i k\u00ebrkon SPAK t\u00eb hetoj\u00eb Daniel Shim\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Elton Qyno<\/strong><\/p>\n<p>Daniel Shima, i konsideruari nga SPAK si d\u00ebshmitari \u201cky\u00e7\u201d n\u00eb shpjegimin e aferave t\u00eb paracaktimit t\u00eb fituesve n\u00eb tenderat e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb dhe Informacionit (AKSHI), rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre aferave, por q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb SPAK, ende nuk kane ngritur zyrtarisht nj\u00eb akuz\u00eb penale kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Gazetari Elton Qyno ka m\u00ebsuar se prezenca e Daniel Shim\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale, \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe nga Gjykata e Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm, e cila k\u00ebshillon dhe orienton dy prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes penale me Nr.20\/1, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb ndjekjen penale ndaj ish-zv\/drejtorit t\u00eb AKSHI-t, Daniel Shima.<\/p>\n<p>Ndjekja penale duhet t\u00eb orientohet edhe tek punonj\u00ebsit Emirton Suli, Meri Manaj, Helena Papa, Denis Molla, Ingrida Luzha, Ersila Qeramixhiu, Brixhilda Sinanaj, Aurel Vrenos dhe Enklid Pelari, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave n\u00eb tendera t\u00eb caktuar si dhe nj\u00ebher\u00ebsh kan\u00eb firmosur disa praktika.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore n\u00eb muajin Dhjetor 2025 dhe Janar 2026, Daniel Shima \u00ebsht\u00eb marr\u00eb 3 her\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb ambientet e prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tij, Shima ka treguar se ai s\u00eb bashku me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, kan\u00eb kryer t\u00eb gjitha veprimet kriminale n\u00eb paracaktimin e fituesit, duke u orientuar nga Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe zv\/drejtoresha e k\u00ebtij institucioni, Hava Delibashi.<\/p>\n<p>Sipas rr\u00ebfimit t\u00eb Daniel Shim\u00ebs, Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe Hava Delibashi, ishin dy zonjat e AKSHI-t q\u00eb \u201cpilotonin\u201d shpalljen e fituesit t\u00eb tenderave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Shima s\u00eb bashku me an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, ishin thjesht zbatues t\u00eb urdh\u00ebresave dhe direktivave, q\u00eb jepnin dy zonjat e v\u00ebna tashm\u00eb n\u00eb ndjekje penale nga SPAK dhe me mas\u00eb sigurie \u201cArrest sht\u00ebpie\u201d.<\/p>\n<p>Por rr\u00ebfimet e Daniel Shim\u00ebs, Emirton Sulin dhe personave t\u00eb tjer\u00eb, jan\u00eb t\u00eb karakterit penal, ndaj Gjykata e Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm, ka orientuar prokuror\u00ebt e SPAK, q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb ndjekjen penale ndaj tyre pasi rezulton t\u00eb ken\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim urdhra kriminal\u00eb dhe krijuar gara fiktive.<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026nga provat e rehatuara n\u00eb pjes\u00ebn e rrethanave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Daniel Shima, Emirton Suli, Meri Manaj, Helena Papa, Migena Schroeder, Denis Molla, Ingrida Luzha, Ersila Qeramixhiu, Brixhilda Sinanaj, Aurel Vrenos, Enklid Pelari, n\u00eb deklarimet e b\u00ebra para policis\u00eb gjyq\u00ebsore japin njoftime se procedurat e prokurimit objekt hetimi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paracaktuara rezultatet. Se gjith\u00e7ka ishte fiktive n\u00eb realizimin e k\u00ebtyre procedurave ligjore, duke qen\u00eb se ofertat zgjidheshin me urdh\u00ebr t\u00eb titullarit dhe z\u00ebvend\u00ebstitullarit dhe kjo gj\u00eb ka ndodhur para dhe pas vitit 2024)\u2026\u201d-<\/em>thuhet n\u00eb dokumentet e siguruara nga gazetari Elton Qyno.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Daniel Shim\u00ebs dhe personave t\u00eb tjer\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KVO-s\u00eb, kriteret e padrejta p\u00ebrjashtuese t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb diktoheshin nga jasht\u00eb institucionit dhe parashikoheshin me urdh\u00ebr t\u00eb titullarit apo me interpretimin e z\u00ebvend\u00ebstitullarit si kritere p\u00ebr pranimin dhe skualifikimin e operator\u00ebve ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu Shima ka d\u00ebshmuar se rriteshin fiktivisht fondet limite p\u00ebrmes manipulimit t\u00eb ofertave dhe z\u00ebrave t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve n\u00eb preventivet e paraqitura t\u00eb k\u00ebtyre procedurave t\u00eb prokurimit publik dhe se grupet e pun\u00ebs, nj\u00ebsit\u00eb e prokurimit.<\/p>\n<p>Shima ka treguar se Komisionet e Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave dhe komisionet e shqyrtimit t\u00eb ankimeve, ngriheshin dhe funksiononin vet\u00ebm formalisht p\u00ebr t\u00eb legalizuar nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb paravendosur dhe parap\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Ai shpesh her\u00eb ka qen\u00eb an\u00ebtar n\u00eb k\u00ebto komisione dhe se ka zbatuar t\u00eb gjitha urdhrat q\u00eb vinin nga lart, duke ju referuar Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe Hava Delibashit.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo situat\u00eb Gjykat\u00eb e Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm sqaron n\u00eb vendimin e saj, se: \u201c\u2026p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit eventual\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre veprave penale do t\u00eb duhet t\u00eb adresohet nj\u00eb zgjidhje ligjore n\u00eb vijimin e hetimeve paraprake\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera ka rezultuar se n\u00eb k\u00ebto procedura prokurimi publik q\u00eb po heton SPAK, ka operator\u00eb ekonomik\u00eb q\u00eb garojn\u00eb pa oferta dhe pa dokumente, me q\u00ebllimin e dyshuar arsyesh\u00ebm kriminal p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb e gar\u00ebs reale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto procedura prokurimi publik rezulton se ka bashk\u00ebrendim dhe bashk\u00ebkoordinim nd\u00ebrmjet shoq\u00ebrive q\u00eb jan\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi bashk\u00ebortake faktikisht, sikurse jan\u00eb \u201cCommunicaton Progress sh.p.k\u201d., \u201cHorizon\u201d sh.p.k., \u201cSoft &amp; Solution\u201d, \u201cFirst\u201d dhe \u201cFastech\u201d.<\/p>\n<p>Synimi i k\u00ebtyre ofertuesve, t\u00eb thirrur nga brenda AKSHI-t p\u00ebr t\u00eb paraqitur oferta, \u00ebsht\u00eb formalizmi i nj\u00eb gare ekonomike q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb por q\u00eb vet\u00ebm t\u00eb duket si e till\u00eb dhe me q\u00ebllimin final q\u00eb t\u00eb shpallet fituese nj\u00ebra prej tyre e m\u00eb tej t\u00eb ndahen fitimet.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr n\u00eb dosjen hetimore thuhet se sipas deklarimeve t\u00eb Daniel Shim\u00ebs dhe Emirton Sulit, t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb n\u00eb vitin 2023, AKSHI kishte form\u00ebsuar nj\u00eb praktik\u00eb administrative t\u00eb till\u00eb t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr prokurimin publik dhe sigurin\u00eb e informacionit t\u00eb klasifikuar, q\u00eb t\u00eb krijohej nj\u00eb artific\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb krijuar qark t\u00eb mbyllur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si zhvillonte garat e prokurimit ky institucion.<\/p>\n<p>K\u00ebto shpjegime t\u00eb dh\u00ebna nga dy personat e m\u00ebsip\u00ebrm sqarojn\u00eb se, duke u bazuar tek zona e klasifikuar \u201cData-Center\u201d e AKSHI, interpretohej dhe zbatohej legjislacioni respektiv sikur t\u00eb k\u00ebrkohej detyrimisht certifikimi i siguris\u00eb p\u00ebr subjektet operator\u00e9 ekonomik\u00eb, edhe at\u00ebher\u00eb kur procedura e prokurimit nuk e justifikonte marrjen e k\u00ebsaj mase sipas ligjit.<\/p>\n<p>K\u00ebto shpjegime sqarojn\u00eb se si krijimi i k\u00ebtij kriteri t\u00eb posa\u00e7\u00ebm u b\u00eb duke u koordinuar edhe me agjencin\u00eb respektive q\u00eb pajiste me certifikatat respektive t\u00eb siguris\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sigurohej se operator\u00ebt e paracaktuar si fitues t\u00eb mos kishin asnj\u00ebher\u00eb konkurrenc\u00eb nga gara e hapur e ofertave q\u00eb paraqiteshin nga operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb jasht\u00eb k\u00ebtij \u00e7arku t\u00eb mbyllur, pasi ato s\u2019kualifikoheshin se nuk ishin t\u00eb pajisur me certifikat\u00eb sigurie.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka tregon Daniel Shima dhe kryesisht an\u00ebtari tjet\u00ebr Emirton Suli mbi krijimin e artific\u00ebs ligjore t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb klasifikuar t\u00eb \u201cData-Center\u201d dhe diktimin e kriterit t\u00eb certifikimit t\u00eb siguris\u00eb \u201cCSI\u201d \u00ebsht\u00eb krijuar nga koha e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Danil Shima dhe ka vijuar n\u00eb koh\u00ebn e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga Hava Delibashi.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb edhe Mirlinda Kar\u00e7anaj edhe Hava Delibashi, ishin n\u00eb dijeni se ky ishte nj\u00eb kriter i krijuar me keqbesimin penal t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb s\u2019kualifikuar subjektet e pad\u00ebshiruar nga gara ekonomike e prokurimit, tregohet edhe nga m\u00ebnyra se si jan\u00eb anuluar n\u00eb vitin 2025 dy procedurat e prokurimit publik ku ishte kualifikuar shoq\u00ebria \u201cABS sh.p.k.\u201d e kontrolluar nga Gerond Me\u00e7e.<\/p>\n<p>K\u00ebto vendimmarrje anulimi jan\u00eb iniciuar nga autoriteti kontraktor AKSHI nga shkresa \u201cMemo\u201d e firmosur p\u00ebrtej Helena \u00c7upi.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo deklarimet e Emirton Suli, tregojn\u00eb se ajo ka qen\u00eb e detyruar t\u00eb veproj\u00eb me k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb, edhe pse e dinte se vinte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, pasi k\u00ebshtu i ishte k\u00ebrkuar nga Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe nga Hava Delibashi\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb e shpjegimit se si funksiononte AKSHI n\u00eb k\u00ebto procedura prokurimi gjen mb\u00ebshtetje edhe nga deklarimet e Daniel Shima por edhe n\u00eb shpjegimet e Helena \u00c7upit.<\/p>\n<p>Kjo e fundit deklaron nd\u00ebr t\u00eb tjera se:<\/p>\n<p>\u201c\u2026interpretimi se humbja e certifikat\u00ebs \u201cCSI\u201d passillte ligj\u00ebrisht dhe automatikisht edhe humbjen e \u00e7ertifikat\u00ebs \u201cCSP\u201d ishte b\u00ebr\u00eb nga Hava Delibashi dhe se shkresat \u201cMemo\u201d t\u00eb hartuara prej saj ishin miratuar nga Kar\u00e7anaj dhe nga Delibashi\u2026\u201d.\u00a0<strong>\/Syri.net<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Elton Qyno Daniel Shima, i konsideruari nga SPAK si d\u00ebshmitari \u201cky\u00e7\u201d n\u00eb shpjegimin e aferave t\u00eb paracaktimit t\u00eb fituesve n\u00eb tenderat e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb dhe Informacionit (AKSHI), rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre aferave, por q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb SPAK, ende nuk kane ngritur zyrtarisht nj\u00eb akuz\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":139972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-139971","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139971"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139971\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139973,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139971\/revisions\/139973"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}