{"id":140018,"date":"2026-04-10T09:26:14","date_gmt":"2026-04-10T09:26:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140018"},"modified":"2026-04-10T09:26:14","modified_gmt":"2026-04-10T09:26:14","slug":"gorea-berisha-nje-nga-firmetaret-e-projekt-gjigant-qe-do-ndryshonte-fatin-e-durresit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/10\/gorea-berisha-nje-nga-firmetaret-e-projekt-gjigant-qe-do-ndryshonte-fatin-e-durresit\/","title":{"rendered":"Gorea: Berisha, nj\u00eb nga firm\u00ebtar\u00ebt e projekt gjigant q\u00eb do ndryshonte fatin e Durr\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Arqile Gorea ka treguar t\u00eb path\u00ebnat e projektit gjigant q\u00eb do t\u00eb ndryshonte fatin e qytetit bregdetar.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb takimin e organizuar nga PD n\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn publike p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, Gorea tha se projekti madhor nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella historike, duke e lidhur at\u00eb me Korridorin 8.<\/p>\n<p>Ky projekt, theksoi ish kryebashkiaku, i cili synonte t\u00eb lidhte Adriatikun me Detin e Zi, nuk ishte thjesht nj\u00eb rrug\u00eb, por nj\u00eb vizion p\u00ebr zhvillim ekonomik, kulturor dhe social p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin, me mb\u00ebshtetjen e figurave m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet &#8217;90, ideja e Korridorit 8 mori nj\u00eb shtys\u00eb vendimtare nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb memorandum bashk\u00ebpunimi u n\u00ebnshkrua mes Shqip\u00ebris\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Bullgaris\u00eb, ku nj\u00eb nga firm\u00ebtar\u00ebt ishte edhe ish-presidenti Sali Berisha.<\/p>\n<p><strong>Gorea:<\/strong> Ne nuk duhet t\u00eb prodhojm\u00eb konflikt as me Zotin, as me historin\u00eb. Porti i Durr\u00ebsit i sjell Durr\u00ebsit transportin, turizmin, tregtin\u00eb, peshkimin dhe shum\u00eb benefite t\u00eb tjera. Un\u00eb do t\u00eb ndalem kryesisht tek influenca e transportit dhe tek projekti projekti madhor i korridorit tet\u00eb. Zoti Berisha ka qen\u00eb nj\u00eb nga firm\u00ebtar\u00ebt e memorandumit t\u00eb bashk\u00ebpunimit Bullgari, Maqedoni e Veriut, Shqip\u00ebri, ku t\u00eb tre president\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm firmos\u00ebn me vullnetin e tyre p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet korridorin tet\u00eb. Dhe kjo u b\u00eb n\u00ebn patronazhin e presidentit amerikan Bill Clinton. N\u00eb kuadrin e k\u00ebsaj, Bashkia e Durr\u00ebsit nisi nj\u00eb iniciativ\u00eb sa civile, aq edhe qytetare. N\u00eb kuadrin e k\u00ebsaj u iniciuan shum\u00eb iniciativa duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt madhor, k\u00ebt\u00eb fakt t\u00eb madh q\u00eb i trokiti n\u00eb der\u00eb Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb rajonit me t\u00eb gjith\u00eb benefitet e tjera.<\/p>\n<p>Pra, filluam qysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb organizojm\u00eb takimet e korridorit tet\u00eb. U krijua lobi i kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive t\u00eb korridorit tet\u00eb nga Durr\u00ebsi n\u00eb Varna dhe Burgas. Takimin e par\u00eb, n\u00ebn patronazhin e amerikan\u00ebve, e organizuam n\u00eb qytetin e Ohrit, ku u demonstrua edhe eksperienca dhe projekti se si do t\u00eb zbatohej ky projekt madhor n\u00eb faza. Ishin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pushtetit vendor, edhe nj\u00eb her\u00eb po e theksoj, nga Bari se e harrova Barin, Durr\u00ebsi e deri n\u00eb Varna dhe Burgas, ku ishin pjes\u00eb edhe komunat dhe bashkit\u00eb shqiptare. N\u00eb kuadrin e k\u00ebsaj, gjithmon\u00eb n\u00eb filozofin\u00eb e zhvillimit, sepse korridori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kolektor. T\u00eb gjith\u00eb e mbajm\u00eb mend nga shkolla parimin e en\u00ebve komunikuese. Kolektori barazon nivelet e zhvillimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendeve.<\/p>\n<p>Pra komuniteteve po i vinte barazimi i niveleve t\u00eb zhvillimit. Po i vinte nj\u00eb koncept i ri jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, duke e filluar nga dhomat e tregtis\u00eb s\u00eb korridorit tet\u00eb, duke vazhduar festivalet e korridorit tet\u00eb, \u00eb, aktivitetet sportive, kulturale dhe t\u00eb tjera t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb q\u00eb do prodhonin nj\u00eb l\u00ebvizje. Dhe kjo l\u00ebvizje, kuptohet q\u00eb l\u00ebvizja e njer\u00ebzve do t\u00eb sillte zhvillimin. Po korridori tet\u00eb nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb makinash. Korridori tet\u00eb ishte hekurudh\u00eb, ishte transport inteligjent q\u00eb \u00ebsht\u00eb transporti me kontejner, ishte dhe linjat e telematik\u00ebs. Pra kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb event me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb po i vinte vendit ton\u00eb dhe ne u angazhuam seriozisht q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. K\u00ebtu n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, shum\u00eb nga ju mund ta mbani mend, u organizuan dit\u00ebt e korridorit tet\u00eb, ku mor\u00ebn pjes\u00eb gjith\u00eb qytetet dhe komunat e korridorit tet\u00eb. Pra, u b\u00eb festivali folklorik i korridorit tet\u00eb, ku erdhi ansambli shtet\u00ebror bullgar, ansambli shtet\u00ebror i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Pati gjith\u00eb dit\u00ebn koncerte, qen\u00eb edhe grupet lokale t\u00eb komunave shqiptare. U organizua dita e monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncept, se q\u00eb ta duash di\u00e7ka, duhet ta njoh\u00ebsh. Q\u00eb ta njoh\u00ebsh duhet t\u00eb hap\u00ebsh libra dhe duhet t\u00eb lexosh. Njer\u00ebzit s&#8217;duhet ta harrojn\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi porti i Durr\u00ebsit dhe Durr\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion. Aty e ka vendosur Zoti dhe k\u00ebt\u00eb vullnet t\u00eb Zotit e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Duke filluar q\u00eb nga Norman\u00ebt, Rikard Zem\u00ebr Luani dhe t\u00eb gjitha kryq\u00ebzatat e tjera, pushtimet ushtarake dhe t\u00eb gjitha me radh\u00eb kan\u00eb kaluar nga porti i Durr\u00ebsit. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm strategji ushtarake, \u00ebsht\u00eb strategji transporti, \u00ebsht\u00eb strategji turizmi, \u00ebsht\u00eb strategji zhvillimi, \u00ebsht\u00eb strategji e afrimit t\u00eb komuniteteve, sepse kur njer\u00ebzit kontaktojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, e kuptojn\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb na bashkojn\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gj\u00ebrat q\u00eb na ndajn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Arqile Gorea ka treguar t\u00eb path\u00ebnat e projektit gjigant q\u00eb do t\u00eb ndryshonte fatin e qytetit bregdetar. Duke folur n\u00eb takimin e organizuar nga PD n\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn publike p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, Gorea tha se projekti madhor nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella historike, duke e lidhur at\u00eb me Korridorin 8. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":140019,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140018","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140018"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140018\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140020,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140018\/revisions\/140020"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}