{"id":140083,"date":"2026-04-10T19:46:58","date_gmt":"2026-04-10T19:46:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140083"},"modified":"2026-04-10T19:55:40","modified_gmt":"2026-04-10T19:55:40","slug":"yeffeti-i-rames-pranon-mashtrimin-me-7-6-milione-usd-biznesmeni-amerikan-tregon-cfare-i-ndodhi-ne-shqipeeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/10\/yeffeti-i-rames-pranon-mashtrimin-me-7-6-milione-usd-biznesmeni-amerikan-tregon-cfare-i-ndodhi-ne-shqipeeri\/","title":{"rendered":"Yeffeti i Ram\u00ebs pranon mashtrimin me 7.6 milion\u00eb USD\/ Biznesmeni amerikan tregon \u00e7far\u00eb i ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ron Yeffet, njeriu q\u00eb Rma i ka dhuruar tretin\u00eb e arm\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ka pranuar n\u00eb New York se ka mashtruar parnerin e tij n\u00eb biznes, Faist n\u00eb shum\u00ebn e 7.6 milion\u00eb dollar\u00ebve. Megjith\u00ebse ka pranuar mashtrimin, miku i Ram\u00ebs refuzon ti kthej\u00eb ish partnerit n\u00eb biznes parat\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Biznesmeni amerikan, Mark Faist, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mashtruar nga Yeffet, ka reguar n\u00eb padin\u00eb e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn aerikane se si Yeffet e ka mashtruar at\u00eb duke p\u00ebrdorur edhe Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Rama.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ai rr\u00ebfen takimet me Ram\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga Yeffet dhe m\u00eb pas edhe pritjen madh\u00ebshtore q\u00eb i \u00ebsht\u00eb rezervuar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb saj\u00eb t\u00eb lidhjeve t\u00eb Yeffet me Ram\u00ebn. T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb mashtrimit t\u00eb Yeffet ndaj Faist, thuhet n\u00eb padin\u00eb e biznesmenit amerikan t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn amerikane.<\/strong><\/p>\n<p>Pas afer\u00ebs s\u00eb Charles Mcgonigal, emri i Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr padi n\u00eb gjykatat amerikane, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet mikut t\u00eb tij izraelit Ron Yeffet. Syri Televizion ka siguruar nj\u00eb dokument, ku biznesmeni amerikan n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb Mark Faist, ka paditur biznesmenin Ron Yeffet p\u00ebr mashtrim n\u00eb shum\u00ebn e 7.6 milion\u00eb dollar\u00ebve. Akt-padia p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb skandal i r\u00ebnd\u00eb, pasi ngre dyshime se Ron Yeffet ka p\u00ebrdorur pik\u00ebrisht miqsin\u00eb dhe lidhjet e tij t\u00eb forta me Kryeministrin Edi Rama, p\u00ebr t\u00eb zhvatur mbi 7.6 milion\u00eb dollar\u00eb biznesmenit Mark Faist. Sipas dokumentit t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb gjykat\u00ebn e Floridas, Qarku Miami-Dade, Mark Faist \u00ebsht\u00eb mashtruar nga Ron Yeffet, pasi ky i fundit e ka ftuar biznesmenin amerikan q\u00eb t\u00eb investoj\u00eb shuma parash t\u00eb cilat do t\u00eb rikheshin m\u00eb pas nga invsetimet. P\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb imazh t\u00eb besuesh\u00ebm te biznemeni amerikan, Ron Yeffet p\u00ebrdori pik\u00ebrisht njohjet dhe miqsit\u00eb me shefin e qeveris\u00eb shqiptare. Madje, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga biznesmeni amerikan, Mark Fais ka pasur udh\u00ebtime t\u00eb shpeshta n\u00eb europ\u00eb dhe Shqip\u00ebri, ku \u00ebsht\u00eb takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Nj\u00eb takim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit 2020, n\u00eb Parsi.<\/p>\n<p><em>\u201cMenj\u00ebher\u00eb pasi pandemia COVID-19 kufizoi udh\u00ebtimet n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb mars 2020, Yeffet ftoi Faist-in dhe bashk\u00ebshorten e tij n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Paris me avionin privat t\u00eb Yeffet-it. Gjat\u00eb udh\u00ebtimit, grupi vizitoi Pallatin e Versaj\u00ebs dhe familja Faist u prezantua me disa nga kontaktet m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb Yeffet-it: Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Ambasadorin shqiptar n\u00eb Franc\u00eb dhe Monako. K\u00ebto prezantime ishin t\u00eb kuruara me kujdes p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar imazhin e Yeffet-it si nj\u00eb njeri me shtrirje globale dhe ndikim n\u00eb biznes\u201d<\/em>, Pas k\u00ebtij takimi, Shqip\u00ebria shnd\u00ebrrohet n\u00eb \u201ctok\u00ebn e premtuar\u201d, t\u00eb cil\u00ebn Ron Yeffet e p\u00ebrdor sipas interesit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb krijuar imazhin e nj\u00eb njeriu t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb syt\u00eb e biznesmenit amerikan. K\u00ebshtu, midis viteve 2020 deri n\u00eb vitin 2022, Ron Yeffet organizon disa udh\u00ebtime luksoze p\u00ebr biznesmenin amerikan, ku nj\u00eb nga destinacionet kryesore ishte Shqip\u00ebria. Madje n\u00eb nj\u00eb nga udh\u00ebtimet n\u00eb Shqip\u00ebri, biznesmeni amerian tregon se i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pritje ceremoniale, me autokolon\u00eb mjetesh t\u00eb kompletuar me personel sigurie t\u00eb armatosur, nd\u00ebrsa q\u00ebndrimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb private e cila ruhej gjithashtu nga persona t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr shembull, Yeffet organizoi nj\u00eb tjet\u00ebr udh\u00ebtim luksoz n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shfaqje teatrale t\u00eb pasuris\u00eb dhe fuqis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb supozuar, Yeffet dhe Faist u shoq\u00ebruan n\u00ebp\u00ebr qytete me nj\u00eb autokolon\u00eb t\u00eb kompletuar me personel sigurie t\u00eb armatosur. Ata qendruan n\u00eb nj\u00eb kompleks t\u00eb madh privat ku kuzhinier\u00eb privat\u00eb p\u00ebrgatisnin t\u00eb gjitha vaktet dhe siguria private ruante pron\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebtimi, Yeffet diskutoi investimet n\u00eb vazhdim dhe premtoi se m\u00eb shum\u00eb informacion do t\u00eb jepej s\u00eb shpejti\u201d,<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga udh\u00ebtimet n\u00eb Shqip\u00ebri, Ron Yeffet, duket se nuk ka nguruar t\u00eb shfaq miqsin\u00eb me kryeministrin Edi Rama, duke i ofruar biznesmenit amerikan edhe marrjen e nj\u00eb pasaporte shqiptare, e cila p\u00ebrshkruhet si trajtim ekskluziv dhe mekaniz\u00ebm p\u00ebr forcimin e besimit mes ron yeffet dhe Mark Faist.<\/p>\n<p><em>\u201cAi gjithashtu hodhi iden\u00eb e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb pasaport\u00eb shqiptare p\u00ebr Faist-in, nj\u00eb tjet\u00ebr gjest q\u00eb dukej si akses ekskluziv dhe trajtim i ve\u00e7ant\u00eb, i llogaritur p\u00ebr t\u00eb ruajtur besimin e Faist-it dhe p\u00ebr t\u00eb zbutur dyshimet n\u00eb rritje p\u00ebr faktin se ai nuk kishte marr\u00eb asnj\u00eb kthim nga investimet\u201d<\/em><\/p>\n<p>Pas krijimit t\u00eb besimit, Ron Yeffet ka arritur t\u00eb bind bizensmenin amerikan t\u00eb investoj\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash q\u00eb kapin shifr\u00ebn e 7.6 milion\u00eb euorve n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb Njy Jork. Investimet ishin shitur si mund\u00ebsi t\u00eb rralla p\u00ebr fitime duke shfryt\u00ebzuar pandemin\u00eb. Parat\u00eb, sipas dokumentit jan\u00eb transferuar n\u00eb nj\u00eb nga kompanit\u00eb e zot\u00ebruara nga Ron Yeffet, R&amp;I Trading. Por, me kalimin e koh\u00ebs, investimi nuk po kthehej. Kjo b\u00ebri q\u00eb Mark Faist t`i k\u00ebrkonte llogari dhe m\u00eb pas t\u00eb k\u00ebrkonte edhe parat\u00eb nga sip\u00ebrmarr\u00ebsi izraelit, Ron Yeffet. Ky i fundit, sipas aktpadis\u00eb, pranoi zyrtarisht mashtrimin ndaj sip\u00ebrmarr\u00ebsit amerikan n\u00eb shtator 2025, kur n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje ku njihte detyrimin dhe ofronte mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shlyerjen me k\u00ebste. Por as k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje Ron Yeffet nuk e respektoi, \u00e7ka b\u00ebri q\u00eb biznesmeni amerikan, Mark Faist t\u00eb depozitonte padin\u00eb ndaj mikut t\u00eb kryeministrit t\u00eb shqip\u00ebris\u00eb, Ron Yffet. Biznesmeni izraelit Ron Yffet, \u00ebsht\u00eb i impikuar n\u00eb disa skema t\u00eb dyshuarasi afera edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai \u00ebsht\u00eb denoncuar fillimisht nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, se do t\u00eb merrte tok\u00ebn e ambasad\u00ebs shqiptare n\u00eb Nju Jork p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar, nd\u00ebrsa m\u00eb pas Ronn Yeffet \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb industrin\u00eb e arm\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb Kayo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ron Yeffet, njeriu q\u00eb Rma i ka dhuruar tretin\u00eb e arm\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ka pranuar n\u00eb New York se ka mashtruar parnerin e tij n\u00eb biznes, Faist n\u00eb shum\u00ebn e 7.6 milion\u00eb dollar\u00ebve. Megjith\u00ebse ka pranuar mashtrimin, miku i Ram\u00ebs refuzon ti kthej\u00eb ish partnerit n\u00eb biznes parat\u00eb. Biznesmeni amerikan, Mark Faist, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mashtruar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":140084,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140083","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140083"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140083\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140088,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140083\/revisions\/140088"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140084"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}