{"id":140152,"date":"2026-04-11T20:06:53","date_gmt":"2026-04-11T20:06:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140152"},"modified":"2026-04-11T20:06:53","modified_gmt":"2026-04-11T20:06:53","slug":"ligji-per-investitoret-strategjike-deshtim-i-plote-i-nje-arkitekture-ligjore-anti-be-false-dhe-pa-integritet-institucional","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/11\/ligji-per-investitoret-strategjike-deshtim-i-plote-i-nje-arkitekture-ligjore-anti-be-false-dhe-pa-integritet-institucional\/","title":{"rendered":"Ligji p\u00ebr Investitor\u00ebt Strategjik\u00eb, d\u00ebshtim i plot\u00eb i nj\u00eb arkitekture ligjore anti-BE, false dhe pa integritet institucional"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb majit 2015, sekti Rama n\u00eb pushtet miratoi ligjin p\u00ebr \u201cInvestimet Strategjike\u201d, me efekt t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm deri n\u00eb vitin 2018, gjoja p\u00ebr t\u00eb nxitur investimet e huaja n\u00eb sektor\u00eb me ndikim n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit. Ligji ofroi leht\u00ebsira procedurale, fiskale dhe administrative, investime publike, dh\u00ebnien e tok\u00ebs publike dhe nd\u00ebrhyrjen e shtetit p\u00ebr shpron\u00ebsim t\u00eb pron\u00ebs private, p\u00ebr ata investitor\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonin statusin \u201cinvestitor strategjik\u201d.<\/p>\n<p><strong><em>I. Si ligji anashkaloi me q\u00ebllim nxitjen e prodhimit industrial dhe bujq\u00ebsor<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Relacioni mashtrues i sektit n\u00eb maj 2015 cil\u00ebsonte se gjoja p\u00ebrmes k\u00ebtij ligji synohej zhvillimi i sektor\u00ebve strategjik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, kryesisht prodhues, t\u00eb till\u00eb si energjetika, minierat, bujq\u00ebsia dhe peshkimi, duke favorizuar investimet e huaja.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet, gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb dekade, koh\u00eb kur sekti n\u00eb pushtet e shtyu n\u00eb Kuvend afatin e zbatimit t\u00eb ligjit 5 her\u00eb, deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, nga 48 vendime t\u00eb miratuara deri tani p\u00ebr dh\u00ebnien e statusit \u201cinvestitor strategjik\u201d, vet\u00ebm dy jan\u00eb investime t\u00eb huaja!<\/p>\n<p>Nj\u00eb investim koreanojugor p\u00ebr prodhim pjes\u00ebsh makinash dhe ai arab p\u00ebr portin e jahteve n\u00eb Durr\u00ebs, i cili ka ngelur n\u00eb cektine dhe shet apartamente n\u00eb er\u00eb. Nga t\u00eb 48 projektet e miratuara, vet\u00ebm dy jan\u00eb investime n\u00eb bujq\u00ebsi, ose 4 p\u00ebrqind e totalit!<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb thithur investimet e huaja \u00ebsht\u00eb pothuajse i parealizuar. \u00a0Sektor\u00ebt strategjik\u00eb si energjia dhe bujq\u00ebsia jan\u00eb anashkaluar.<\/p>\n<p><strong><em>II. P\u00ebrqendrimi abuzues tek turizmi gjoja \u201cstrategjik\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p>At\u00ebhere, p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka sh\u00ebrbyer ky ligj, n\u00eb 11 vitet e zgjatura pes\u00eb her\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij? M\u00eb shum\u00eb se 80 p\u00ebrqind e vendimeve p\u00ebr dh\u00ebnien e statusit \u201cinvestitor strategjik\u201d kan\u00eb favorizuar investime n\u00eb turiz\u00ebm, shpesh n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura natyrore dhe arkeologjike, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar struktura akomoduese dhe hoteleri, ku p\u00ebrfituesit rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb grup biznesmen\u00ebsh t\u00eb lidhur me sektin Rama n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast akordimi t\u00eb statusit sh\u00ebnoi rekord negativ n\u00eb plot\u00ebsimin e kritereve p\u00ebr institucionet demokratike, n\u00eb negociatat me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb aplikimit p\u00ebr marrjen e statusit \u201cInvetitor strategjik\u201d, shpesh dosjet kishin mang\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha, pasi kompanit\u00eb q\u00eb kishin marr\u00eb \u201cOK\u201d nga lart nuk arrinin t\u00eb justifikonin me bilancet e tyre garancin\u00eb financiare q\u00eb k\u00ebrkohej p\u00ebr investimet q\u00eb pretendonin t\u00eb b\u00ebnin, mir\u00ebpo stafi i AIDA-s i asistonte p\u00ebr t\u00eb \u2018kopsitur\u2019 letrat.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt ligjor\u00eb dhe financiar\u00eb mendojn\u00eb se ligji i investimeve strategjike devijoi nga q\u00ebllimet par\u00ebsore p\u00ebr nxitjen e sektor\u00ebve prodhues dhe infrastrukturor\u00eb dhe se nuk ndikoi n\u00eb nxitjen e zhvillimit t\u00eb ekonomis\u00eb. Madje k\u00ebt\u00eb ai nuk e b\u00ebri as edhe n\u00eb turiz\u00ebm, n\u00eb sektorin ku u aplikua tet\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb raste.<\/p>\n<p>Edhe pse u shit nga sekti Rama si nj\u00eb instrument tranzitor p\u00ebr t\u00eb nxitur kapitalin e madh, kryesisht t\u00eb huaj n\u00eb sektor\u00eb strategjik\u00eb prodhues dhe infrastrukturor\u00eb, n\u00eb praktik\u00eb ligji ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe privilegjuar investime me natyr\u00eb t\u00eb kufizuar zhvillimore, t\u00eb fokusuara n\u00eb turizmin bregdetar dhe kryesisht n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme e jo n\u00eb hotele.<\/p>\n<p><strong><em>III. Ligj i devijuar keqazi, q\u00eb ka ndihmuar masakr\u00ebn e pronave n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Fakti q\u00eb investimet e ligjit u p\u00ebrqendruan n\u00eb sektorin e turizmit tregon nj\u00eb devijim t\u00eb thell\u00eb nga q\u00ebllimi par\u00ebsor, stimulimi i investimeve n\u00eb prodhim dhe n\u00eb infrastruktur\u00eb. Efektet e ligjit n\u00eb sektor\u00ebt prodhues, aty ku justifikohej dhe merrte moral ky ligj, jan\u00eb minimale dhe t\u00eb pap\u00ebrfillshme. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara dhe shqyrtimet e rasteve konkrete, investimet e miratuara n\u00eb sektorin e energjis\u00eb, bujq\u00ebsis\u00eb apo transportit jan\u00eb ose sporadike, ose n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb planifikime t\u00eb pazbatuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb 39 investimet n\u00eb turiz\u00ebm nuk kan\u00eb mundur t\u00eb ndihmojn\u00eb as edhe sektorin ku po kryheshin, duke mos krijuar zinxhir me industrin\u00eb prodhuese vendase. Ato thjesht kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb \u201cboom informal\u201d, t\u00eb p\u00ebrqendruar vet\u00ebm tek nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Vendimet e marra, edhe pse mund t\u00eb ken\u00eb respektuar formalisht ligjin, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebllimet dhe efektet q\u00eb ligji synonte t\u00eb arrinte. Ligji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb shum\u00eb si mjet trajtimi preferencial, sesa si nj\u00eb instrument p\u00ebr zhvillimin strategjik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Zbatimi i tij, sipas ekspert\u00ebve serioz\u00eb ekonomik\u00eb t\u00eb vendit dhe opozit\u00ebs, ka nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb problematika t\u00eb m\u00ebdha me pronat, munges\u00ebn e konkurrenc\u00ebs, keqp\u00ebrdorimin e burimeve publike n\u00eb favor t\u00eb investitor\u00ebve strategjik\u00eb, konfliktin e interesit n\u00eb dh\u00ebnien e statusit dhe munges\u00ebn e transparenc\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si p\u00ebrzgjidhen investitor\u00ebt. Nga ana tjet\u00ebr, ligji nuk ka sjell\u00eb ndikim n\u00eb ekonomi dhe as n\u00eb sektorin e turizmit ku \u00ebsht\u00eb fokusuar.<\/p>\n<p>Ligji ka krijuar nj\u00eb anomali ligjore, pasi lejon q\u00eb shteti t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb mes marr\u00ebdh\u00ebnieve private, t\u00eb investitorit dhe atij q\u00eb ka pron\u00ebn. Kjo cenon t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs, t\u00eb pronarit legjitim p\u00ebr ta zhvilluar. P\u00ebrmes k\u00ebtij ligji dhe ligjin fam\u00ebkeq 2020, jan\u00eb shpron\u00ebsuar banor\u00ebt e Bregdetit n\u00eb Jug t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebto ritme dhe p\u00ebrmes k\u00ebtij ligji, sot po shkat\u00ebrrohet dhe betonizohet edhe bregdeti i Himar\u00ebs, duke e kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cGolem\u201d t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>IV. Ligji: arkitektur\u00eb ligjore false q\u00eb nxiti klientelizmin politik rreth Ram\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ligji ka favorizuar dhe nxitur fort klientelizmin politik t\u00eb oligark\u00ebve rreth Ram\u00ebs, duke justifikuar ndarjen e pron\u00ebs publike n\u00eb bregdet, ku ka pasur nj\u00eb p\u00ebrqendrim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb \u2018statusit strategjik\u2019\u201d. Kjo m\u00ebnyr\u00eb veprimi ka qen\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb hapur me interesin publik dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Liberalizimi i paqart\u00eb i statusit t\u00eb \u201cinvestitorit strategjik\u201d n\u00eb turiz\u00ebm ka zhb\u00ebr\u00eb \u00e7do diferencim midis investimeve reale me impakt afatgjat\u00eb dhe projekteve t\u00eb fokusuara thjesht n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme. Investitor\u00ebt vendas qokaxhinj t\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet iu turr\u00ebn bregdetit, p\u00ebrmes k\u00ebtij ligji, pasi favoret p\u00ebr projektet n\u00eb turiz\u00ebm q\u00eb ky ligj ofronte, kishin kosto oportuniteti shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, sesa bujq\u00ebsia, industria apo energjia.<\/p>\n<p>Investimet strategjike p\u00ebrmes k\u00ebtij ligji nuk u shoq\u00ebruan pothuajse asnj\u00ebher\u00eb nga politika t\u00eb bashk\u00ebrenduara n\u00eb taksa, n\u00eb infrastruktur\u00eb, n\u00eb fuqi pun\u00ebtore apo n\u00eb mb\u00ebshtetje financiare. Pa k\u00ebt\u00eb koherenc\u00eb, ligji ka funksionuar n\u00eb vakuum, i shk\u00ebputur nga realiteti i sfidave t\u00eb zhvillimit real ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb arkitekture ligjore false, q\u00eb nuk u shoq\u00ebrua me integritet institucional, selektivitet real, apo nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillim ekonomik afatgjat\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ligji ka ngritur shqet\u00ebsime serioze n\u00eb shkeljen e konkurrenc\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb, p\u00ebr klienteliz\u00ebm, cenimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs dhe cenimin e mjedisit. K\u00ebto jan\u00eb aspekte q\u00eb bien ndesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante me standardet e Bashkimit Evropian p\u00ebr konkurrenc\u00ebn e drejt\u00eb dhe praktikat e mira n\u00eb qeverisjen ekonomike.<\/p>\n<p><strong>xxx<\/strong><\/p>\n<p>Ligji jep akses jokonkurrues n\u00eb asete shtet\u00ebrore duke anashkaluar procedurat e rregullta t\u00eb prokurimit. Kjo i penalizon sip\u00ebrmarrjet q\u00eb ndjekin rrug\u00ebn e rregullt dhe krijon nj\u00eb perceptim, n\u00ebse jo edhe realitet, t\u00eb klientelizmit apo nj\u00eb kapitalizmi klanor. Ai ka shtremb\u00ebruar r\u00ebnd\u00eb konkurrenc\u00eb n treg, n\u00eb favor t\u00eb njer\u00ebzve me kapital dhe ndikim politik tek sekti Rama dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve dhe projekteve t\u00eb reja me potencial inovativ.<\/p>\n<p>Ky ligj praktikisht i ka masakruar pronat n\u00eb Shqip\u00ebri, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar prona publike pa gar\u00eb dhe, nga ana tjet\u00ebr, duke shpron\u00ebsuar pron\u00ebn private, me gjoja justifikimin e \u201cinteresit publik\u201d!. Duke marr\u00eb parasysh edhe sistemin ton\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb ngadalt\u00eb dhe t\u00eb dob\u00ebt, ligji ka krijuar nj\u00eb regjim me dy nivele, ku investitor\u00ebt strategjik\u00eb mbrohen, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt pronar\u00eb, sidomos banor\u00ebt e Bregdetit, p\u00ebrballen me padrejt\u00ebsi ekstreme dhe pasiguri p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj N\u00eb fund t\u00eb majit 2015, sekti Rama n\u00eb pushtet miratoi ligjin p\u00ebr \u201cInvestimet Strategjike\u201d, me efekt t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm deri n\u00eb vitin 2018, gjoja p\u00ebr t\u00eb nxitur investimet e huaja n\u00eb sektor\u00eb me ndikim n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit. Ligji ofroi leht\u00ebsira procedurale, fiskale dhe administrative, investime publike, dh\u00ebnien e tok\u00ebs publike dhe nd\u00ebrhyrjen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140152","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140152","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140152"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140152\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140153,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140152\/revisions\/140153"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140152"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140152"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140152"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}