{"id":140188,"date":"2026-04-13T08:58:56","date_gmt":"2026-04-13T08:58:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140188"},"modified":"2026-04-13T08:58:56","modified_gmt":"2026-04-13T08:58:56","slug":"kur-shteti-hipen-ne-avion-me-arka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/13\/kur-shteti-hipen-ne-avion-me-arka\/","title":{"rendered":"Kur shteti hip\u00ebn n\u00eb avion me arka"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Agron GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7udit\u00eb s\u2019kan\u00eb t\u00eb sosur! Kur ti je zgjuar gjith\u00eb bezdi, me zile te koka p\u00ebr t\u00eb kapur avionin, i mufatur, goja shkrumb nga jermet e nat\u00ebs, qejfprishur shfaqesh krejt i dor\u00ebzuar ndaj kuriozitetit, mendjen e ke t\u00eb dremitesh pak e n\u00eb djall t\u00eb tjerat!<\/p>\n<p>Por jo gjithmon\u00eb shabllonet e p\u00ebrftuar nga eksperienca e jet\u00ebs i shkojn\u00eb skenarit deri n\u00eb fund!<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00ebn e p\u00ebrgjumur t\u00eb aeroportit, kat\u00ebr burra me 24 baule e valixhe hyn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit, t\u00eb veshur habitsh\u00ebm e hukubetsh\u00ebm!<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ata ishin m\u00eb t\u00eb panjohur normal se t\u00eb maskuar, po ashtu jua kishte th\u00ebn\u00eb mendja n\u00eb ato or\u00eb kritike ankthi!!<\/p>\n<p>Gjithsesi, kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb tyren! Me rroba t\u00eb ndezura ngjyrash, me k\u00ebshill\u00ebn e Sofianit, ishin tebdilosur: dy z\u00ebvend\u00ebsministrat e financave dhe nj\u00eb si bi\u00e7im i paidentifikuar; n\u00eb fund, vet\u00eb Sypetriti, i hutuar si avdall!<\/p>\n<p>Ata t\u00ebrhiqnin karrelin me ngarkes\u00ebn e madhe bina, ministri e shtynte nga pas, duke thirrur: hop la la, hop la la, edhe pak, edhe pak!<\/p>\n<p>Kur na pa, se desh veten; djers\u00ebt i dol\u00ebn mbi kominoshet q\u00eb kishte veshur p\u00ebr t\u2019u dukur si pun\u00ebtor aeroporti! U topit!<\/p>\n<p>Ju afruam ngadal\u00eb dhe i tham\u00eb: po ti k\u00ebtu q\u00eb me sabah, more tutkun, po arratisesh, e?<\/p>\n<p>Belb\u00ebzonte, \u00e7apitej, k\u00ebrkonte uj\u00eb; dikur e mblodhi veten e tha: \u201cJo, mo, po meqen\u00ebse erdh\u00ebm her\u00ebt se kemi samit, ne jemi njer\u00ebz t\u00eb pun\u00ebs; na ka m\u00ebsuar Babo t\u00eb shfaqim dobi komunitare dhe mejtuam t\u2019u japim nj\u00eb dor\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb sh\u00ebrbimeve e t\u00eb mir\u00ebmbajtjes\u201d, por ishte duksh\u00ebm i shqet\u00ebsuar!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u dukur m\u00eb bind\u00ebs n\u00eb tez\u00ebn e tij, shtoi: \u201cJa, p\u00ebr shembull, q\u00eb ju ta kuptoni m\u00eb mir\u00eb: Bra\u00e7es i ka l\u00ebn\u00eb detyr\u00eb t\u00eb pastroj\u00eb letrat dhe kano\u00e7et n\u00ebp\u00ebr lulishtet e Tiran\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb, meq\u00eb ka shfaqur ambicie p\u00ebr Bashkin\u00eb; Ervin Hoxh\u00ebs t\u00eb ndihmoj\u00eb pleqt\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pazarin dhe t\u00eb ngjisin trastat n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb; Antonet\u00ebs, Evisit dhe Irisit t\u2019i bien qemanes n\u00ebp\u00ebr sheshe p\u00ebr atmosfer\u00eb; Delin\u00ebs t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb byrek\u00eb, shama e gurabi n\u00ebp\u00ebr festa; Ciut, tashm\u00eb n\u00eb ilegalitet, t\u00eb lexoj\u00eb pjes\u00ebza nga \u2018Kurbani\u2019 n\u00ebp\u00ebr universitete; asaj t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb mballos\u00eb miletin me gjilp\u00ebra antiviroze e antigrip n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb; por mbi t\u00eb gjitha, q\u00eb rrisin besimin tek Babua, Alban\u00ebs Ko\u00e7is\u00eb t\u00eb sh\u00ebtis\u00eb n\u00ebp\u00ebr sokaqe q\u00eb gjindja t\u00eb kuptojn\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kot\u00ebsia! Saimir Hasalles te ruaje traditen e Dash Sules dhe t\u00eb qep\u00eb shamiza e thile per xhaketat e te gjith\u00eb deputeteve qe namuzin e therrasin namuz e ashikllekun ashikllek!<\/p>\n<p>Karaka\u00e7it t\u00eb marr\u00eb t\u00eb pamundurit n\u00eb shpin\u00eb dhe t\u2019i bart\u00eb aty ku rrug\u00ebt jan\u00eb t\u00eb prishura dhe ura me vrima; Nufit t\u00eb shtjer\u00eb me top mbi Surrel q\u00eb t\u00eb tremb\u00eb laraskat; e plot gj\u00ebra t\u00eb dobishme! Zeniqja t\u00eb rrij\u00eb ulur kund\u00ebr syrit t\u00eb keq n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebrpudh\u00ebs pran\u00eb Kryeministris\u00eb! Pirro Dengut te qethe vi\u00e7at e Vlores!<\/p>\n<p>Gonxhes i ka l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn e shenjt\u00eb q\u00eb, bashk\u00eb me stafin e tij t\u00eb patentave q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb drejtor\u00eb kulture, t\u00eb pastroj\u00eb qenefet me parull\u00ebn: \u2018N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e dhjesim, po p\u00ebrpiqemi ta mbulojm\u00eb\u2019!<\/p>\n<p>Po k\u00ebta arka \u00e7\u2019i ke? e pyesim me naivitet. \u201cJan\u00eb kapitujt e integrimit n\u00eb form\u00eb origjinale, bio, q\u00eb po \u00e7ojm\u00eb n\u00eb Bruksel\u201d, u p\u00ebrgjigj me z\u00ebrin e fikur!<br \/>\nNje dhimbje e brendshme me pershkoi t\u00eb gjithin, lere mos e nga po te ishte me ne Kryezevendes Lideri Flamur, n\u00eb \u00e7ast do ja sekuestronte dhe do ja shperndante fakir fukarase si dora e Zotit !<\/p>\n<p>Nj\u00ebra ka vizionet e Babos p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb europiane n\u00eb form\u00eb mendimesh dhe esesh\u00eb dhe librin e fundit \u201cSofra e ariut\u201d, ajo e madhja n\u00eb cep, kujtimet e Bel\u00ebs plot daramete, sh\u00ebnime p\u00ebr miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb n\u00eb parti; kjo e murrmja \u00ebsht\u00eb me CD me k\u00ebng\u00ebt q\u00eb Tezja ka k\u00ebnduar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebr g\u00ebzime e ziafete; ajo me kuadrate, petkat e takemet e Mamices para gijotin\u00ebs, veshur p\u00ebr t\u00eb lartuar vatanin n\u00eb takime nd\u00ebrkomb\u00ebtare; tjetra me d\u00ebrrasa, fjalimet e Taos q\u00eb t\u2019i m\u00ebsojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla f\u00ebmij\u00ebt e Europ\u00ebs; ajo n\u00eb cep \u00ebsht\u00eb me k\u00ebshillat e Ulsiut, Xhaf\u00ebs e Tonit si t\u00eb reformohet, komisioni europian me dy shpejtesi, n\u00eb mes, k\u00ebrkesat e Lamellarit p\u00ebr gaz lotsjell\u00ebs p\u00ebr protest\u00ebn e opozit\u00ebs, t\u00eb paskaduar, t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb mir\u00eb; ajo n\u00eb maj\u00eb ka melodit\u00eb e Ismet Beqirit p\u00ebr n\u00eb UNESCO; m\u00eb delikatja, e ambalazhuar mir\u00eb, ka lot\u00ebt e djers\u00ebt e kat\u00ebr viteve t\u00eb shkuara n\u00ebp\u00ebr shishe e damixhane q\u00eb mblodhi Laert Duro gjat\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr hapjen e negociatave!!<\/p>\n<p>E pa q\u00eb nuk i besuam dhe n\u00eb t\u00eb gjitha cepat la si roje sejmen\u00ebt lozonjar\u00eb q\u00eb kishte me vete! Z\u00ebvend\u00ebsministrave u la porosi t\u00eb hynin n\u00eb barkun e avionit bashk\u00eb me bagazhet dhe t\u2019i ruanin si syt\u00eb, madje m\u00eb shum\u00eb se aq!<\/p>\n<p>Arkat b\u00ebn\u00eb nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb madhe, tipiken e monedhave metalike prej floriri! Nj\u00eb u thye duke e ngjitur, e ca kall\u00ebpe ran\u00eb prej tyre si shkronjat e Dhaskal Todrit!<\/p>\n<p>N\u00eb fillim autobusi mori popullin e thjesht\u00eb e m\u00eb pas solli tek pull\u00eb Sypetritin, t\u00eb cilin e vuri tek zona biznes dhe i mbyll\u00ebn perden! Si ministrat q\u00eb mezi i kemi, duhet t\u00eb ken\u00eb rehatll\u00ebk, me aq travaj\u00eb sa u shkakton Gaz Bardhi, q\u00eb mos b\u00ebft\u00eb haj\u00ebr; \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si seleksionues i shpirtrave t\u00eb k\u00ebqij: kudo dosje, p\u00ebrgjime, video, foto, z\u00ebra, allah allah! Se \u00e7\u2019ka n\u00eb dore tani !!??!!!<\/p>\n<p>Stjuardesa tha: \u201cMos b\u00ebni zhurm\u00eb se ministri po num\u00ebron!\u201d<\/p>\n<p>Hesht\u00ebm ne, por nga nj\u00eb cep dukej Sypetriti q\u00eb njomte gishtat me p\u00ebshtym\u00eb dhe i jepte krahut v\u00ebt, v\u00ebt, v\u00ebt!<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ishte her\u00ebt dhe nuk e kishte kuptuar q\u00eb ishim n\u00eb nj\u00eb avion, i tha zonj\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit: qerasi me birra t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtar\u00ebt!<\/p>\n<p>Kur kaluam mbi Mal t\u00eb Zi, u d\u00ebgjua nj\u00eb piskam\u00eb: \u201cA medet, medet, a ku ku ku, kemi harruar kat\u00ebr baulet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Tiran\u00eb, ku t\u00eb mbytemi tani?!\u201d<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb me kriptomonedha e inxhi e kemi\u201d, v\u00ebrejti ndihm\u00ebsi!<\/p>\n<p>\u201cAh, jo more, jo! Tjetra, tjetra, metalikja me tapit\u00eb e pronave t\u00eb paluajtshme n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb! Ku t\u00eb gremisemi tani, se me kesh deri n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb nuk shkohet m\u00eb tej, ja Orbani iku e rrezoi Magjari, ku i dihet na merr me vete?!<\/p>\n<p>Zhurm\u00eb e potere, vaj e lot, \u00e7irrje e ndukje! Shyqyr qe nuk qe me ne Jorushi i Tabakave se kushedi ne e duronte dot ate lebeti!?<\/p>\n<p>Ne shkuam aty af\u00ebr p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi; ai zgurdulloi syt\u00eb: \u201cMosss, edhe ju k\u00ebtu?!\u201d \u2014 r\u00ebnkoi dhe u zalis!<\/p>\n<p>Dikur e soll\u00ebn n\u00eb vete, duke e f\u00ebrkuar me uj\u00eb e ufuth! Nga mesi i Sllovenis\u00eb, lart ne qiell, nj\u00eb britm\u00eb q\u00eb u d\u00ebgjua edhe n\u00eb Lubjan\u00eb na shkundi t\u00eb gjith\u00ebve: \u201cDua nj\u00eb parashut\u00eb, dua nj\u00eb parashut\u00eb!\u201d, k\u00ebrkonte pareshtur p\u00ebr vete dhe baulet Sypetriti !<\/p>\n<p>\u201cKronika\u201d po na p\u00ebrndjek!!<\/p>\n<p>T\u00eb gjorat stjuardesa nuk e kuptonin se p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb\u2026! Ai rrekej t\u2019u shpjegonte se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e tmerrshme, q\u00eb t\u00eb skuq, t\u00eb jep t\u00eb kruara, t\u00eb v\u00eb brir\u00eb e bishta, t\u00eb heq qejfin e jet\u00ebs dhe arratisjen p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb , pa travaje , ta quan faj e ta helmatis!!<\/p>\n<p>N\u00eb Vjen\u00eb, sa zbrit\u00ebm, na u shfaq Slloboda: \u201cPo Etilda ku \u00ebsht\u00eb, si \u00ebsht\u00eb, kur vjen?\u201d<\/p>\n<p>\u201cS\u2019e dim\u00eb vallahi; jan\u00eb ca baule t\u00eb m\u00ebdha, po nuk m\u00eb duket se kan\u00eb fshehur njer\u00ebz aty brenda p\u00ebr momentin!\u201d<\/p>\n<p>\u201cAjo po ndihmon Babon p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2030 me siguri se per pak do hyje n\u00eb Qeveri&#8221;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron GJEKMARKAJ \u00c7udit\u00eb s\u2019kan\u00eb t\u00eb sosur! Kur ti je zgjuar gjith\u00eb bezdi, me zile te koka p\u00ebr t\u00eb kapur avionin, i mufatur, goja shkrumb nga jermet e nat\u00ebs, qejfprishur shfaqesh krejt i dor\u00ebzuar ndaj kuriozitetit, mendjen e ke t\u00eb dremitesh pak e n\u00eb djall t\u00eb tjerat! Por jo gjithmon\u00eb shabllonet e p\u00ebrftuar nga eksperienca &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71695,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-140188","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140188"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140188\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140189,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140188\/revisions\/140189"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}