{"id":140193,"date":"2026-04-13T12:34:47","date_gmt":"2026-04-13T12:34:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140193"},"modified":"2026-04-13T12:34:47","modified_gmt":"2026-04-13T12:34:47","slug":"katandisja-e-reformes-ne-drejtesi-vec-per-te-mbrojtur-shpifesin-taulant-balla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/13\/katandisja-e-reformes-ne-drejtesi-vec-per-te-mbrojtur-shpifesin-taulant-balla\/","title":{"rendered":"Katandisja e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi ve\u00e7 p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shpif\u00ebsin Taulant Balla!"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Malltezi fitoi t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb Strasburg p\u00ebr shpifjen e Taulant Ball\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb 2012-2013 hodha n\u00eb gjyq civil Taulant Ball\u00ebn p\u00ebr shpifje pasi g\u00ebnjeu publikisht duke pretenduar sikur Jamarb\u00ebr Malltezi kish vjedhur tok\u00ebn ku ishte ish Klubi i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, Partizani, apo sikur ajo tok\u00eb (q\u00eb hajdut\u00ebt komunist\u00eb ia grabit\u00ebn familjeve t\u00eb nderuara themeluese t\u00eb Tiran\u00ebs si Begeja, Llagami, Vaqaqi, Alimehmeti e Saliaga) t\u00eb ishte shpron\u00ebsuar nga Italia.<\/p>\n<p>Gjykata civile e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb e ftoi t\u00eb paraqiste fakte apo prova por ai nuk paraqiti dot gj\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb n\u00eb 2013 Gjykata e shpalli Taulant Ball\u00ebn fajtor p\u00ebr shpifje dhe e d\u00ebnoi me gjobe.<\/p>\n<p>N\u00eb 2014, ndon\u00ebse Taulanti nuk paraqiti dot asnj\u00eb fakt, Gjykata e Apelit e rr\u00ebzon vendimin pasi deklaroi se Balla ka t\u00eb drejt\u00ebn e shprehjes s\u00eb lir\u00eb dhe se \u201cshpifja mund t\u00eb jet\u00eb civile ose penale dhe meq\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, le t\u00eb vler\u00ebsohet si penale dhe barr\u00ebn e prov\u00ebs ta ket\u00eb i d\u00ebmtuari e jo shpif\u00ebsi!\u201d Gjyqtari iku me dor\u00ebheqje kur filloi vetingu se k\u00ebta i keqp\u00ebrdorin e pastaj i tallin.<\/p>\n<p>2014-2022 dosja mbeti n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb dhe askush nuk guxoi ta prek\u00eb me dor\u00eb.<\/p>\n<p>2021-2022 Soros dhe Delina Fico (gruaja e ministrit dhe ish-gruaja e kryeministrit) marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shqyrtojn\u00eb dosjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar (!) pun\u00ebt.<\/p>\n<p>2022: Gjykata e Lart\u00eb njofton n\u00eb website t\u00eb saj s\u00eb m\u00eb 25 Maj 2022 do shqyrtoj\u00eb rekursin. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin njoftim thuhet se seanca e dat\u00ebs 25 Maj 2022 nuk do mbahej dhe do shtyhej p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb njoftim i m\u00ebtejsh\u00ebm nuk u b\u00eb. As nuk ju njoftua pal\u00ebs vendimi i marr\u00eb nga GJL.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb Shtatorit 2022 avokati im shkon n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb interesohet se kur do mbahet seanca dhe i thon\u00eb se seanca u mbajt me 09 Qershor 2022. Gjithashtu ju tha se Gjykata vendosi rr\u00ebzimin e rekursit pasi kan\u00eb hyr\u00eb dispozita t\u00eb reja t\u00eb kodit t\u00eb procedur\u00ebs civile, ndon\u00ebse kjo \u00e7\u00ebshtje kish 8 vjet pritje dhe vet\u00eb ligji e kish p\u00ebrcaktuar se p\u00ebr dosjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shqyrtim do vijohet t\u00eb gjykohen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb shpjegim se pse, as nuk u njoftua se kur do mbahej dhe as nuk u njoftua zyrtarisht pala p\u00ebr vendimin e gjykat\u00ebs!<\/p>\n<p>Avokati k\u00ebrkon dosjen q\u00eb ta konsultoj\u00eb dhe t\u2019a \u00e7oj\u00eb p\u00ebr ankim n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, por merr p\u00ebrgjigje me shkrim se \u201cdosjen e \u00e7\u00ebshtjes civile e ka sekuestruar SPAK\u201c.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk depoziton dosjen Gjykata Kushtetuese nuk t\u00eb shqyrton ankimin ndaj avokati im priti p\u00ebrmbi 2 muaj q\u00eb t\u00eb merrte dosjen. N\u00eb Dhjetor 2022 avokati im \u00e7oi ankimin n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese pa dosjen. U cenua e drejta e aksesit n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese!<\/p>\n<p>Me 8 Mars 2023 Gjykata Kushtetuese m\u00eb nisi nj\u00eb zarf me vendimin p\u00ebr mosshqyrtimin e dosjes pasi ka kaluar afati 4 mujor i ankimimit q\u00eb e nisnin nga data 9 Qershor 2022 kur Gjykata e Lart\u00eb kish marr\u00eb vendimin, e jo nga data kur pala u njoftua p\u00ebr vendimin! Ka t\u00eb pakt\u00ebn 3 vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut q\u00eb njofton Gjyq\u00ebsorin Shqiptar se llogaritja e afatit fillon nga data e njoftimit t\u00eb pal\u00ebs e jo nga dalja e nxjerrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>N\u00eb 2023 depozitova ankes\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>S\u00ebrish k\u00ebrkova me shkrim nga gjykata kopjen e dosjes por s\u00ebrish gjykata me shkrim sqaroi se vijon ta mbaj\u00eb t\u00eb sekuestruar SPAK. Pra s\u00ebrish u d\u00ebrgua ankimi n\u00eb Strasburg pa akses n\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore!<\/p>\n<p>GJEDNJ shpalli me 31.03.2026 se Shqip\u00ebria ka shkelur t\u00eb drejtat konventore dhe kushtetuese t\u00eb Malltezit p\u00ebr aksesin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe k\u00ebrkoi q\u00eb kjo gjykat\u00eb detyrohet ta shqyrtoj\u00eb ankes\u00ebn.<\/p>\n<p>Disa pyetje p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb me regji t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Soros reform\u00ebs:<\/p>\n<p>1. Mos vall\u00eb nuk e dinte dallimin mes \u00e7\u00ebshtjes civile dhe asaj penale ish-gjykat\u00ebsi i apelit me eksperienc\u00eb mbi 30 vje\u00e7are?<\/p>\n<p>2. Pse mbi 8 vjet Gjykata e Lart\u00eb nuk guxoi t\u00eb shqyrtonte \u00e7\u00ebshtjen?<\/p>\n<p>3. A ka ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bote ku Soros reforma, ish gruaja e kryeministrit dhe gruaja e ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore?<\/p>\n<p>4. Cila \u00ebsht\u00eb baza ligjore mbi t\u00eb cil\u00ebn Gjykata e Lart\u00eb vendosi t\u2018a shqyrtoj\u00eb dosjen sipas Procedur\u00ebs Civile t\u00eb re nd\u00ebrsa kjo \u00e7\u00ebshtje kish 8 vite n\u00eb pritje dhe \u00e7do jurist e di se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje vijon me procedur\u00ebn q\u00eb ka nisur?<\/p>\n<p>5. A mos vall\u00eb jan\u00eb kaq t\u00eb paafte gjyqtar\u00ebt e GJL sa t\u00eb mos lexojn\u00eb nenin e ligjit apo u detyruan? Apo ju dha e gatshme nga Delina dhe Edi Rama?<\/p>\n<p>6. Pse Gjykata e Lart\u00eb nuk njoftoi pal\u00ebn me shkrim as p\u00ebr seanc\u00ebn e as p\u00ebr vendimin?<\/p>\n<p>7. Pse u desh q\u00eb prokurorja q\u00eb ka promovuar Taulant Balla nga Elbasani n\u00eb SPAK t\u00eb sekuestronte dosjen gjyq\u00ebsore? Pse mos b\u00ebnte kopje? Apo e din veten mbi gjykat\u00ebn?<\/p>\n<p>8. Pse Gjykata Kushtetuese injoron 3 vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut lidhur me llogaritjen e afateve?<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fabi.malltezi%2Fposts%2Fpfbid0wmFbR4qwhaU95GT3LAKJNiHctoNSUuHqcCxTFvLPo9GSs5gEjPQ4s4TeJB5yAaGql&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"475\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-45\"><\/div>\n<div id=\"rekl-16\"><\/div>\n<div id=\"rekl-33\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Malltezi fitoi t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb Strasburg p\u00ebr shpifjen e Taulant Ball\u00ebs. N\u00eb 2012-2013 hodha n\u00eb gjyq civil Taulant Ball\u00ebn p\u00ebr shpifje pasi g\u00ebnjeu publikisht duke pretenduar sikur Jamarb\u00ebr Malltezi kish vjedhur tok\u00ebn ku ishte ish Klubi i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, Partizani, apo sikur ajo tok\u00eb (q\u00eb hajdut\u00ebt komunist\u00eb ia grabit\u00ebn familjeve t\u00eb nderuara themeluese t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75423,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140193","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140193","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140193"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140193\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140194,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140193\/revisions\/140194"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140193"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140193"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140193"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}