{"id":140228,"date":"2026-04-13T17:59:21","date_gmt":"2026-04-13T17:59:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140228"},"modified":"2026-04-13T18:23:39","modified_gmt":"2026-04-13T18:23:39","slug":"noka-protesta-jone-ka-vrare-friken-shoqeria-shqiptare-eshte-zgjuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/13\/noka-protesta-jone-ka-vrare-friken-shoqeria-shqiptare-eshte-zgjuar\/","title":{"rendered":"Noka: Protesta jon\u00eb ka vrar\u00eb frik\u00ebn, shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb revolt\u00eb masive dhe po braktisin regjimin!"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Flamur Noka, duke folur n\u00eb \u2018Foltoren\u2019 e organizuar para kryeministris\u00eb, duke vler\u00ebsuar protestat e muajve t\u00eb fundit si nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb vet\u00ebdijen qytetare.<\/p>\n<p>Ai tha se, protesta ka vrar\u00eb frik\u00ebn tek shqiptar\u00ebt dhe ka zgjuar shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb,\u2019 tha Noka, duke shtuar se sot n\u00eb \u00e7do tryez\u00eb, kafe dhe cep t\u00eb vendit qytetar\u00ebt shprehin hapur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ndaj qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Noka ironizoi takimet e kryeministrit me shtresat e ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb takimin me fermer\u00ebt \u2018ishte vet\u00ebm nj\u00eb fermer, edhe atij iu mundua t&#8217;ia mbyllin goj\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p><strong>Flamur Noka: <\/strong>Mir\u00ebmbr\u00ebma t\u00eb gjith\u00ebve, zonja, zot\u00ebrinj, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, q\u00ebndrestar\u00eb, protestues, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore ku flet liria, ku flet z\u00ebri i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ku flasin qytetar\u00ebt q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb vend dhe t\u00eb cil\u00ebt luftojn\u00eb dhe jan\u00eb mbledhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ku flitet, b\u00ebhet betej\u00eb jo p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb politike thjesht\u00eb, por b\u00ebhet betej\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb e nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Un\u00eb dua t\u00eb falenderoj Erisild\u00ebn, t\u00eb falenderoj Eden dhe \u00e7do fol\u00ebs q\u00eb ka artikuluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore problematikat e shumta, t\u00eb pafundme, n\u00eb t\u00eb cilat ndeshet kjo shoq\u00ebri dhe me t\u00eb cilat p\u00ebrballet ky vend.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb fol\u00ebse dhe fol\u00ebsa nuk jan\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb reaguar, p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj regjimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb instaluar dhe q\u00eb po i merr frym\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. \u00c7do fol\u00ebs \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i qytetar\u00ebve. Ndryshe nga ai parlament q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer thjesht z\u00ebri i kusar\u00ebve dhe i narkosit dhe jo m\u00eb i qytetaris\u00eb. Reagimi yn\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, q\u00ebndresa jon\u00eb, p\u00ebrballja jon\u00eb, prej kaq muajsh ka filluar t\u00eb jap\u00eb edhe efektet e veta.<\/p>\n<p>Dhe efektet e k\u00ebtij reagimi, e protest\u00ebs dhe p\u00ebrballjes ton\u00eb jan\u00eb t\u00eb qen\u00ebsishme. Si\u00e7 e tha dhe Eda, protesta jon\u00eb ka nj\u00eb sukses. Ajo ka vrar\u00eb frik\u00ebn tek shqiptar\u00ebt. Ka vrar\u00eb frik\u00ebn dhe ka zgjuar shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Sot kudo q\u00eb q\u00eb jan\u00eb, kudo q\u00eb shkon, k\u00ebdo q\u00eb takojm\u00eb, dallojm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh. Flasin.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb filluar t\u00eb artikulojn\u00eb qart\u00ebsisht pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e pafundme ndaj narko-regjimit dhe kreut t\u00eb narkosit k\u00ebtu. Sot n\u00eb \u00e7do tryez\u00eb shtat\u00eb, n\u00ebnt\u00eb, 10 veta shprehin, shfryjn\u00eb duf dhe mllef. Sot n\u00eb \u00e7do kafe, nuk gjen njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt flasin mir\u00eb p\u00ebr narkoshtetin, por gjen qytetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb revoltuar. Sot kudo q\u00eb t\u00eb shkosh, do ndeshesh n\u00eb nj\u00eb form\u00eb a n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr me nj\u00eb mllef dhe revolt\u00eb qytetare. Fermer\u00ebt e treguan n\u00eb Lushnje.<\/p>\n<p>Ata kudo jan\u00eb n\u00eb revolt\u00eb sepse ky regjim i ka asgj\u00ebsuar, i ka falimentuar, jo sot, kjo nisi q\u00eb me Ballkanin e hapur. Dhe e braktis\u00ebn takimin e kryeministrit. E ndoq\u00ebt? E shiti p\u00ebr takim me fermer\u00eb. Aty ishte vet\u00ebm nj\u00eb fermer. Edhe ai foli dhe atij u mundua t&#8217;ia mbyll goj\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb ishin patronazhist\u00eb dhe n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb tregues i madh se shumica b\u00ebn revolt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur.<\/p>\n<p>Pra, kjo \u00ebsht\u00eb braktisja. Kudo q\u00eb shkon, thot\u00eb b\u00ebj takim me m\u00ebsues, asnj\u00eb m\u00ebsues, ka drejtora dhe administrat\u00eb. Tha me fermer\u00ebt, asnj\u00eb fermer. Kudo q\u00eb shkon, shoq\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt e braktisin. Po pse? Sepse ky nuk pranon z\u00eb ndryshe dhe z\u00eb kritik. Dhe ka problem q\u00eb t&#8217;i thuhet realiteti n\u00eb sy. Pra, t\u00eb gjitha takimet q\u00eb i shet si takime me shtresa t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, i ka takime vet\u00ebm me patronazhist\u00eb dhe administrat\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb proteste. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb gjitha shtresat e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie shprehin revolt\u00ebn ndaj tij. Sot n\u00eb protest\u00eb jan\u00eb edhe minator\u00ebt. Ata ndihen t\u00eb vjedhur dhe t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur. Sepse punojn\u00eb me kok\u00ebn n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Por paga e tyre nuk mjafton as p\u00ebr 15 dit\u00eb, pa le m\u00eb t\u00eb mbyll muajin. Nd\u00ebrsa k\u00ebta firmosin fap-fap p\u00ebr t\u00eb vjedhur dhjet\u00ebra dhe qindra miliona euro taksa, mund dhe djers\u00eb t\u00eb tyre. Sot, edhe naft\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb gjetur form\u00ebn e tyre t\u00eb protest\u00ebs dhe t\u00eb reagimit.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb vendit, n\u00eb \u00e7do shtres\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur p\u00ebrve\u00e7 rac\u00ebs s\u00eb ndyr\u00eb t\u00eb patronazhist\u00ebve rilindas. Qytetar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb k\u00ebnaqur dhe q\u00eb e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim, nuk ka sot. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb edhe merit\u00eb e jona, e Partis\u00eb Demokratike dhe e p\u00ebrballjes dhe protestave tona q\u00eb kemi \u00e7uar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb ngrihet, t\u00eb zgjohet dhe t\u00eb reagoj\u00eb. Sot \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb m\u00ebsues, nuk flas p\u00ebr patronazhist\u00ebt, flas p\u00ebr arsimtar\u00ebt profesionist\u00eb, apo nj\u00eb pedagog q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i k\u00ebnaqur dhe t\u00eb mos shfryj\u00eb kudo revolt\u00eb dhe mllef ndaj k\u00ebsaj qeverie.<\/p>\n<p>Shkollat e Tiran\u00ebs, por dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sot jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb, n\u00eb ngrehina ku nx\u00ebn\u00ebsit tregojn\u00eb forc\u00ebn. M\u00eb tregonte nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb miku im, \u00e7uni im tha 14 vje\u00e7, kur niset p\u00ebr shkoll\u00eb merr nj\u00eb shuf\u00ebr hekuri, merr nj\u00eb dorez\u00eb boksi dhe nj\u00eb thik\u00eb. Po pse i merr i thash\u00eb, \u00e7&#8217;i do?<\/p>\n<p>\u00c7uni 15 vje\u00e7. Flamur tha, po t\u00eb mos i marr, si\u00e7 i marrin t\u00eb gjith\u00eb, do t&#8217;i thon\u00eb shok\u00ebt q\u00eb ke \u00e7u mami. \u00c7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebto pes\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb u vran\u00eb? Jan\u00eb tregues kryesor se arsimin p\u00ebrve\u00e7 se e ka shkat\u00ebrruar, e ka inkriminuar.<\/p>\n<p>Sepse ky sot, t\u00eb rinjt\u00eb ndaj po braktisin vendin. Sepse ky sot ka futur nj\u00eb, nj\u00eb mend\u00ebsi te rinia, q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebrpara duhet t\u00eb jesh trafikant. Q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebrpara duhet t\u00eb sillesh si bandit. Po u solle si njeri q\u00eb k\u00ebrkon vlera dhe q\u00eb lufton p\u00ebr t&#8217;u arsimuar dhe kulturuar, k\u00ebta t\u00eb bullizojn\u00eb. Ja pra, prandaj sot rinia nuk e gjen veten te ky vend i qeverisur nga Narkosi.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos flasim m\u00eb tutje p\u00ebr mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i ka kthyer n\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb. N\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb pa pages\u00eb. I ka katandisur si t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb spitale si n\u00eb mesjet\u00eb. Sepse e gjith\u00eb mjek\u00ebsia i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb Vilma Nushit, nga ana tjet\u00ebr Klod Allajbeut. Ik\u00ebn n\u00eb burg ushtari i Vilma Nushit, Ilir Beqja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Flamur Noka, duke folur n\u00eb \u2018Foltoren\u2019 e organizuar para kryeministris\u00eb, duke vler\u00ebsuar protestat e muajve t\u00eb fundit si nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb vet\u00ebdijen qytetare. Ai tha se, protesta ka vrar\u00eb frik\u00ebn tek shqiptar\u00ebt dhe ka zgjuar shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb,\u2019 tha Noka, duke shtuar se sot n\u00eb \u00e7do tryez\u00eb, kafe dhe cep &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":140229,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140228","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140228"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140228\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140235,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140228\/revisions\/140235"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140229"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}