{"id":140343,"date":"2026-04-15T09:12:03","date_gmt":"2026-04-15T09:12:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140343"},"modified":"2026-04-15T20:07:10","modified_gmt":"2026-04-15T20:07:10","slug":"jo-parqeve-teknologjike-kryevjedhje-te-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/15\/jo-parqeve-teknologjike-kryevjedhje-te-rames\/","title":{"rendered":"Jo parqeve teknologjike kryevjedhje t\u00eb Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Votoj kund\u00ebr projektligjit \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin Nr. 58\/2022 \u201cP\u00ebr krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore\u201d , p\u00ebr shum\u00eb arsye, nd\u00ebr t\u00eb cilat, m\u00eb kryesoret jan\u00eb:<\/p>\n<p><em><strong>Ligji p\u00ebr parqet teknologjike dhe shkencore: streh\u00eb abuzimesh dhe korrupsioni galopant!<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ligji i vitit 2022 \u201cP\u00ebr krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore\u201d u paraqit me pomp\u00eb e buj\u00eb nga sekti Rama kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb nxitur inovacionin, investimet n\u00eb teknologji, bashk\u00ebpunimin mes universiteteve dhe biznesin, si dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investitor\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb sektor\u00eb me vler\u00eb t\u00eb shtuar.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, zbatimi praktik i k\u00ebtij ligji u shoq\u00ebrua me keqp\u00ebrdorime t\u00eb shumta, favorizime, munges\u00eb transparence dhe korrupsion galopant. N\u00eb vend q\u00eb parqet teknologjike t\u00eb funksiononin si qendra k\u00ebrkimi, inovacioni dhe zhvillimi industrial, ato u p\u00ebrdor\u00ebn si mekaniz\u00ebm p\u00ebr favorizimin e kompanive t\u00eb lidhura politikisht me sektin n\u00eb qeverisje dhe p\u00ebrfitimin e p\u00ebrjashtimeve fiskale pa investime reale.<br \/>\nMe dhjetra e dhjetra kompani pran\u00eb Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij, q\u00eb nuk plot\u00ebsonin asnj\u00eb kusht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb investime inovative, pan\u00eb se si me mbrojtjen e k\u00ebtij ligji, pagat e punonj\u00ebsve t\u00eb tyre u p\u00ebrjashtuan nga t\u00eb gjitha taksat p\u00ebr 10 vite, se si shteti ju pagoi trajnimin e punonj\u00ebsve dhe se si kontributet p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore ju paguan n\u00eb nivelin e pag\u00ebs minimale! Se si g\u00ebzonin pa asnj\u00eb arsye regjimin fiskal q\u00eb t\u00eb gjitha mallrat, pajisjet dhe sh\u00ebrbimet ju p\u00ebrjashtoheshin nga Tatimi mbi Vler\u00ebn e Shtuar(TVSH), nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe nga taksat p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme. Kjo ishte dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vite tashm\u00eb kryevjedhja teknologjike e Ram\u00ebs.<br \/>\nLigji u dha subjekteve favorite t\u00eb sektit, gjoja kompani t\u00eb parqeve teknologjike, leht\u00ebsi fiskale si (i) p\u00ebrjashtim ose ulje t\u00eb tatim-fitimit, (ii) p\u00ebrjashtim nga TVSH p\u00ebr pajisje dhe makineri, (iii) leht\u00ebsi p\u00ebr importet, (iv) p\u00ebrjashtim nga taksat vendore dhe (v) tarifa t\u00eb reduktuara p\u00ebr sh\u00ebrbime publike.<br \/>\nN\u00eb munges\u00eb t\u00eb kontrollit rigoroz, k\u00ebto leht\u00ebsi u p\u00ebrdoren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive, pasi kompani t\u00eb regjistruara formalisht si pjes\u00eb e nj\u00eb parku teknologjik, n\u00eb realitet ushtronin veprimtari t\u00eb zakonshme tregtare. Kompani nd\u00ebrtimi ose sh\u00ebrbimesh regjistroheshin fiktivisht si \u201cteknologjike\u201d, nd\u00ebrsa subjekte t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn transferonin fitimet p\u00ebr t\u00eb shmangur taksat.<br \/>\nSot, projektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin Nr. 58\/2022 \u201cP\u00ebr krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore\u201d, me amendimet e paraqitura, parashikon nj\u00eb faz\u00eb virtuale t\u00eb funksionimit t\u00eb parkut, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dh\u00ebnia e leht\u00ebsive fiskale p\u00ebr regjistrim virtual \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian e ndalon, madje e lufton, p\u00ebrmes standardit BEPS (Base Erosion and Profit Shifting) t\u00eb OECD.<br \/>\nKy standard \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky projektligj bie ndesh me k\u00ebt\u00eb standardit t\u00eb detyruesh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb.<br \/>\nProjektligji u hap der\u00ebn plot\u00ebsisht marr\u00ebveshjeve t\u00eb brendshme dhe jo transparente t\u00eb shitblerjes s\u00eb aksioneve, mes p\u00ebrdoruesve apo zhvilluesit t\u00eb parkut nga nj\u00ebra an\u00eb dhe enteve publike nga ana tjet\u00ebr, si dhe p\u00ebr krijimin e kompanive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, \u00e7ka mund t\u00eb sjell\u00eb leht\u00ebsisht situata t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb interesave publike, n\u00eb favor t\u00eb interesave private.<br \/>\nMarr\u00ebveshjet e shitblerjes s\u00eb aksioneve apo ato t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes enteve publike dhe p\u00ebrdoruesve apo zhvilluesve t\u00eb nj\u00eb parku teknologjik dhe shkencor \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb paraprihen nga nj\u00eb procedur\u00eb konkurruese publike. Po ashtu, k\u00ebto marr\u00ebveshje duhet domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb b\u00ebhen publike, si dhe t\u00eb mbahen auditime periodike nga KLSH, rezultatet e t\u00eb cilave duhet edhe ato t\u00eb b\u00ebhen publike.<br \/>\nProjektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin Nr. 58\/2022 \u201cP\u00ebr krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore\u201d parashikon q\u00eb brenda kufijve t\u00eb parkut te mund\u00ebsohet edhe ngritja e \u201cDatacenter\u201d, pra e Q\u00ebndrave t\u00eb t\u00eb Dh\u00ebnave.<br \/>\nNgritja e datacentrave n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb e rregulluar dhe e monitoruar me shum\u00eb kujdes. Bashkimi Evropian ka dy direktiva dhe nj\u00eb rregullore t\u00eb posa\u00e7me, q\u00eb trajtojn\u00eb aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti.<br \/>\nRregullorja e BE-s\u00eb rregullon aksesin, p\u00ebrdorimin dhe mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb gjeneruara nga pajisjet e lidhura dhe sh\u00ebrbimet cloud, t\u00eb cilat jan\u00eb aktivitete thelb\u00ebsore t\u00eb datacentrave. Kjo Rregullore imponon kufizime strikte mbi vendndodhjen fizike t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve europian\u00eb dhe mbi transfertat nd\u00ebrkufitare.<br \/>\nMungesa e legjislacionit ton\u00eb mbi datacentrat e b\u00ebn t\u00eb pamundur verifikimin e pajtueshm\u00ebris\u00eb me k\u00ebt\u00eb Rregullore t\u00eb BE-s\u00eb.<br \/>\nPrandaj dhe ky aktivitet i parashikuar n\u00eb projekt nuk ka si t\u00eb p\u00ebrfshihet tani n\u00eb park, pasi m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb rregullohet me nj\u00eb legjislacion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb t\u00eb trajtoj\u00eb \u00e7do risk t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti tejet specifik.<\/p>\n<p><strong><em>Durana, parajsa fiskale p\u00ebr kompanit\u00eb favorite t\u00eb Ram\u00ebs, q\u00eb merrnin dhjetra milion\u00eb euro kontrata nga AKSHI!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr arsye kok\u00ebfort\u00eb p\u00ebr votimin kund\u00ebr k\u00ebtij projektligji e p\u00ebrb\u00ebn skandali me parkun teknologjik n\u00eb aj\u00ebr, Duran\u00ebn. Durana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb park teknologjik i rregjistruar n\u00eb QKB m\u00eb 20 shkurt 2025, pron\u00eb e Korporat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Investimeve, entitet publik gjoja p\u00ebr zhvillimin e pronave publike, por \u00e7erdhe reale korrupsioni dhe abuzimesh me ligjin.<br \/>\nBaza ligjore p\u00ebr funksionimin e parkut \u00ebsht\u00eb Ligji \u201cP\u00ebr krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore\u201d. Me VKM Nr. 185 dt. 27.03.2024, sekti n\u00eb qeverisje i dha Duran\u00ebs nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 140.400 m2 n\u00eb Xhafzotaj n\u00eb Durr\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr hapjen e k\u00ebtij parku. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, Durana ende nuk kishte lindur, pasi regjistrimi zyrtar i saj u b\u00eb 11 muaj m\u00eb pas,\u00a0m\u00eb 20 shkurt 2025. Skandali i par\u00eb q\u00ebndron n\u00eb faktin q\u00eb, edhe pse kan\u00eb kaluar tre vite q\u00eb nga koha kur Durana mori tok\u00ebn nga shteti, dhe gati dy vite nga momenti q\u00eb u regjistrua, n\u00eb Xhafzotaj t\u00eb Durr\u00ebsit, toka publike prej 140.400 m2 vijon t\u00eb jet\u00eb djerr\u00eb!<br \/>\nLigji i parqeve teknologjike i vitit 2022, n\u00eb nenin 12 t\u00eb tij e p\u00ebrcakton qart\u00eb se transferimi i nj\u00eb veprimtarie ekzistuese n\u00eb territorin shqiptar n\u00eb parkun teknologjik dhe shkencor, me q\u00ebllim kryesor p\u00ebrfitimin e leht\u00ebsive t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, \u00ebsht\u00eb i ndaluar.<br \/>\n\u00c7do transaksion, q\u00eb n\u00eb thelb rezulton\u00a0 n\u00eb\u00a0 transferimin\u00a0 e\u00a0 veprimtaris\u00eb\u00a0 ekonomike\u00a0 sipas\u00a0 p\u00ebrcaktimit\u00a0 t\u00eb\u00a0 m\u00ebsip\u00ebrm,\u00a0 \u00ebsht\u00eb\u00a0 i ndaluar. Ky ligj, nj\u00eblloj si dhe ligji p\u00ebr procedurat tatimore, e ndalojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb biznes ose ortak\u00eb n\u00eb nj\u00eb biznes, ta rishpikin veten, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr tregtar, por me aktivitet t\u00eb ngjash\u00ebm, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga detyrimet fiskale. Mir\u00ebpo zbatimi i mbrapsht\u00eb i k\u00ebtij ligji, n\u00ebn kujdestarin\u00eb e Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr abuzim dhe korrupsion!<br \/>\nKjo ka ndodhur me kompanit\u00eb kryesore t\u00eb zhvillimit t\u00eb softwer\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, klient\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Ram\u00ebs dhe t\u00eb \u201ckopshtit\u201d t\u00eb tij personal t\u00eb abuzimeve dhe korrupsionit, Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI-t fam\u00ebkeq. Vet\u00ebm nj\u00eb kompani, e rregjistruar me nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr n\u00eb parkun teknologjik Durana, ka marr\u00eb 60 milion\u00eb euro nga nj\u00eb tender sekret i AKSHI-t!<br \/>\n53 kompani u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e \u201cDURANA Tech Park\u201d, me nj\u00eb rregjistrim t\u00eb thjesht\u00eb prej 50 eurosh, duke p\u00ebrfituar leht\u00ebsirat fiskale t\u00eb p\u00ebrshkruara m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur paralelisht konkurrent\u00ebt e tyre n\u00eb sektor paguanin 15% tatimin mbi fitimin, p\u00ebrfshir\u00eb edhe detyrimet fiskale t\u00eb tjera.<br \/>\nRama lejoi, n\u00eb mos e bashk\u00eb-ideoi vet\u00eb, q\u00eb \u201cDurana\u201d t\u00eb shpallej zon\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr zhvillimin e teknologjis\u00eb, me status t\u00eb posa\u00e7\u00ebm ligjor dhe fiskal, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb e regjistruara si p\u00ebrdoruese n\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonin p\u00ebrjashtime t\u00eb gjera nga taksat dhe kontributet, edhe pse asnj\u00ebra prej tyre nuk ndodhej n\u00eb tok\u00ebn djerr\u00eb t\u00eb Xhafzotaj t\u00eb p\u00ebrcaktuar me VKM si vendndodhja e parkut teknologjik, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me legjislacionin n\u00eb fuqi!<\/p>\n<p><strong><em>Munges\u00eb e plot\u00eb transparence me projektet gjoja teknologjike<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sot nuk ka m\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb nga projekti\u00a0\u201cDurana Tech Park\u201d n\u00eb\u00a0faqen\u00a0zyrtare t\u00eb Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare, nj\u00eb kompani publike q\u00eb mbahet nga taksat e shqiptar\u00ebve dhe q\u00eb e ka detyr\u00eb par\u00ebsore transparenc\u00ebn e plot\u00eb. \u00c7do informacion mbi projektin \u201cDurana Tech Park\u201d \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nga faqja\u00a0e Korporat\u00ebs, pa asnj\u00eb njoftim apo shpjegim publik.<br \/>\nParku Teknologjik \u201cDurana\u201d u promovua si nj\u00eb nga projektet m\u00eb ambicioze p\u00ebr zhvillimin e inovacionit, teknologjis\u00eb dhe industrive me vler\u00eb t\u00eb shtuar n\u00eb Shqip\u00ebri. I paraqitur si hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr start-up-e, kompani teknologjike, qendra k\u00ebrkimore dhe sh\u00ebrbime digjitale, ai u shpall si simbol i kalimit nga ekonomia tradicionale drejt ekonomis\u00eb s\u00eb dijes.<br \/>\nDeri tani, procedurat e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb operator\u00ebve dhe p\u00ebrdoruesve t\u00eb parkut nuk jan\u00eb shoq\u00ebruar me publikim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kritereve. Nuk ka qart\u00ebsi mbi kushtet e kontratave, koh\u00ebzgjatjen, detyrimet financiare dhe p\u00ebrfitimet reale p\u00ebr shtetin. Me Duran\u00ebn, rregjistrimi n\u00eb t\u00eb u vu n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave private t\u00eb sektit dhe vet\u00eb Ram\u00ebs, pa nj\u00eb proces real konkurrues.<br \/>\nPjesa d\u00ebrrmuese e aktiviteteve t\u00eb kompanive t\u00eb rregjistruara n\u00eb \u201cDurana\u201d nuk p\u00ebrputhen me konceptin e nj\u00eb parku teknologjik. N\u00eb vend t\u00eb kompanive t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb avancuar, start-up-eve dhe inkubator\u00ebve, jan\u00eb futur aktivitete q\u00eb kan\u00eb karakter t\u00eb thjesht\u00eb tregtar apo logjistik.<br \/>\nMungon ekosistemi i inovacionit: laborator\u00eb, qendra k\u00ebrkimore, bashk\u00ebpunim me universitete, programe inkubimi dhe akselerimi. Kjo e kthen Duran\u00ebn dhe \u00e7do projekt tjet\u00ebr n\u00ebn k\u00ebt\u00eb ligj t\u00eb qepur t\u00eb Ram\u00ebs, nga nj\u00eb qend\u00ebr zhvillimi teknologjik, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb virtuale biznesi t\u00eb zakonsh\u00ebm, por me privilegje dhe trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Praktikisht, n\u00eb kopshtet personale t\u00eb abuzimeve t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><em><strong>xxx<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb park teknologjik matet nga rezultatet. Nga sa start-up-e jan\u00eb krijuar, sa vende pune me kualifikim t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb hapur, sa projekte inovative jan\u00eb zhvilluar dhe sa bashk\u00ebpunime me universitete dhe qendra k\u00ebrkimi jan\u00eb realizuar. Asgj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur me Duran\u00ebn dhe me asnj\u00eb tjet\u00ebr nism\u00eb p\u00ebr parqe teknologjike dhe shkencore. Kjo, pasi sektit Rama nuk i intereson inovacioni dhe aplikimet shkencore, por vet\u00ebm zhvatja, evazioni fiskal dhe korrupsioni.<br \/>\nLigji i parqeve teknologjike i vitit 2022, dy VKM-t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse dhe ky projektligj i paraqitur sot jan\u00eb n\u00eb grupin e akteve ligjore t\u00eb qepura me porosi nga sekti n\u00eb qeverisje, p\u00ebr t\u00eb stimuluar korrupsionin tek klient\u00ebt e tij.<br \/>\nPezullimi m\u00eb 13 janar 2026 i fondeve t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr projektet e qeverisjes digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ishte nj\u00eb keqkuptim teknik, as nj\u00eb incident i zakonsh\u00ebm burokratik, pavar\u00ebsisht q\u00eb sekti n\u00eb qeverisje e mbuloi dhe nuk e b\u00ebri kurr\u00eb publik njoftimin q\u00eb mori nga Brukseli, lidhur me arsyet e pezullimit. Ky veprim ishte nj\u00eb sinjal politik i qart\u00eb dhe i r\u00ebnd\u00eb: Europa e Bashkuar ka vendosur t\u00eb ndal\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr nj\u00eb model digjitalizimi publik n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili po zhvillohet pa transparenc\u00eb, me tendera t\u00eb AKSHIT t\u00eb zhytur n\u00eb abuzim dhe korrupsion, duke sfiduar demokracin\u00eb dhe larg me vite drit\u00eb nga llogaridh\u00ebnia institucionale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Votoj kund\u00ebr projektligjit \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin Nr. 58\/2022 \u201cP\u00ebr krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore\u201d , p\u00ebr shum\u00eb arsye, nd\u00ebr t\u00eb cilat, m\u00eb kryesoret jan\u00eb: Ligji p\u00ebr parqet teknologjike dhe shkencore: streh\u00eb abuzimesh dhe korrupsioni galopant! Ligji i vitit 2022 \u201cP\u00ebr krijimin, organizimin dhe funksionimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[],"class_list":["post-140343","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140343"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140343\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140344,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140343\/revisions\/140344"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}