{"id":140619,"date":"2026-04-17T19:35:16","date_gmt":"2026-04-17T19:35:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140619"},"modified":"2026-04-17T19:35:16","modified_gmt":"2026-04-17T19:35:16","slug":"berisha-do-zgjedhim-friken-apo-do-zgjedhim-lirine-shqiperia-shpetohet-kur-populli-vendos-te-vrase-friken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/17\/berisha-do-zgjedhim-friken-apo-do-zgjedhim-lirine-shqiperia-shpetohet-kur-populli-vendos-te-vrase-friken\/","title":{"rendered":"Berisha: Do zgjedhim frik\u00ebn, apo do zgjedhim lirin\u00eb? Shqip\u00ebria shp\u00ebtohet kur populli vendos t\u00eb vras\u00eb frik\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb protest\u00ebn e 7-t\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Bulevardin \u2018D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, ku mij\u00ebra qytetar\u00eb u mblodh\u00ebn n\u00eb shesh u shpreh se, kjo val\u00eb protestash \u00ebsht\u00eb seriali m\u00eb i fuqish\u00ebm i kryengritjes paq\u00ebsore q\u00eb Shqip\u00ebria ka njohur n\u00eb 25 vitet e fundit, duke theksuar se opozita nuk \u00ebsht\u00eb thjesht alternativ\u00eb politike.\u2019 \u2018Sot ne mblidhemi k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb madh\u00ebshtore si shpresa e vetme p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga narkoshteti i Edi Ram\u00ebs, i bazuar n\u00eb krimin, drog\u00ebn dhe vjedhjen e shqiptar\u00ebve\u2019, deklaroi ai. Berisha evokoi protest\u00ebn e m\u00ebparshme, ku dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra me forcat e rendit, me ujin e helmuar, gazin lotsjell\u00ebs, shkopinjt dhe plumbat prej gome, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt \u2018triumfuan\u2019 pavar\u00ebsisht trysnis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb protest\u00ebn madh\u00ebshtore t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, kryedemokrati Sali Berisha u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur dhe analist\u00ebve q\u00eb n\u00eb studiot televizive krahasojn\u00eb opozit\u00ebn shqiptare me at\u00eb hungareze. \u2018K\u00ebt\u00eb jav\u00eb banalist\u00ebt, sahanlapir\u00ebs, puthador\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb regjimit kan\u00eb v\u00ebrshuar n\u00eb studiot e medieve t\u00eb kontrolluara nga Rama me tez\u00ebn se opozita shqiptare nuk ka fuqin\u00eb e opozit\u00ebs s\u00eb Hungaris\u00eb, e cila solli rotacionin pas 16 viteve pushtet t\u00eb Fidesz n\u00eb at\u00eb vend\u2019, theksoi Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij. \u2018N\u00eb Hungari, nuk u arrestuan ndonj\u00ebher\u00eb lider\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb vitin zgjedhor si\u00e7 ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Tunizin\u00eb e Zajedit. Nuk u mor vula dhe logoja e partis\u00eb kryesore opozitare me urdh\u00ebr politik. N\u00eb Hungari, qeveria nuk shp\u00ebrndau 100 euro p\u00ebr \u00e7do pensionist p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vot\u00ebn n\u00eb mesin e fushat\u00ebs elektorale si\u00e7 b\u00ebri Edi Rama n\u00eb Shqip\u00ebri.\u2019, deklaroi lideri i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryedemokrati Sali Berisha ka sfiduar Edi Ram\u00ebn. Gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb protest\u00ebn komb\u00ebtare, Berisha u shpreh se, e pret nj\u00eb p\u00ebrballje me Ram\u00ebn n\u00eb gjykat\u00eb, por n\u00ebse atij nuk ja mban, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrballja t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb studio televizive. \u00a0\u2018Nga kjo tribun\u00eb u them shqiptar\u00ebve se do keni rastin t\u00eb shihni n\u00eb at\u00eb sall\u00eb p\u00ebrballjen e shekullit. Dhe k\u00ebtu para jush i them Edi Ram\u00ebs, n\u00ebse nuk ta mban t\u00eb vish n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe merr manovra si\u00e7 more n\u00eb rastin e Lubis\u00eb dhe vetes t\u00ebnde, se frikacak si ti nuk ka, t\u00eb sfidoj edhe n\u00eb nj\u00eb form\u00eb m\u00ebshir\u00eb, zgjidh studion televizive, zgjidh puthador\u00ebt e tu dhe hajde n\u00eb debat t\u2019u faktojm\u00eb shqiptar\u00ebve me fakte dhe dokumente se \u00e7far\u00eb hajduti i pangopur je\u2019, tha Berisha.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs shqiptare Sali Berisha u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb se, vet\u00ebm kryengritja paq\u00ebsore e shp\u00ebton vendin ton\u00eb nga dyshja Rama-Balluku, q\u00eb kan\u00eb penguar dhe rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian. \u2018Mos prisni kurr\u00eb q\u00eb Edi Rama t\u00eb largohet nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. BE dhe disa vende an\u00ebtare treguan qartas se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit ka pengesa t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme. Nj\u00eb raport q\u00eb duhej t\u00eb miratohej n\u00eb fillim t\u00eb marsit, si\u00e7 u miratua p\u00ebr Malin e Zi, dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb raport i nd\u00ebrmjet\u00ebm, p\u00ebrs\u00ebri ngeli n\u00eb klas\u00eb dje dhe se kur do e kalojn\u00eb, as vet\u00eb nuk e dim\u00eb, pavar\u00ebsisht se mbahet nj\u00eb heshtje mafioze nga qeveria, por miqt\u00eb tan\u00eb na informojn\u00eb se k\u00ebrkesat ndaj Shqip\u00ebris\u00eb po dy, tre dhe shum\u00ebfishohen pas rastit t\u00eb Ballukut apo rastit t\u00eb AKSHI-t dhe Lindave t\u00eb Edi Ram\u00ebs\u2019, theksoi Berisha.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb vrasin frik\u00ebn dhe t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai u b\u00ebri atyre q\u00eb t\u00eb bashkohet n\u00eb \u2018kryengritje paq\u00ebsore\u2019. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Berisha i\u2019u drejtua qytetar\u00ebve q\u00eb e shohin integrimin europian si prioritet, duke u shprehur se, ky objektiv \u00ebsht\u00eb i pamundur n\u00ebn qeverisjen aktuale. \u2018Me Edi Ram\u00ebn, q\u00eb p\u00ebrdor ligjin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vjedhjet e tij dhe korrupsionin, integrim nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb\u2019, deklaroi ai, duke b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb edhe euroentuziast\u00ebt t\u00eb bashkohen me opozit\u00ebn. Berisha iu drejtua qytetar\u00ebve duke i pyetur n\u00ebse \u2018do zgjedhim frik\u00ebn, apo do zgjedhim lirin\u00eb? Do zgjedhim heshtjen, apo do ngrem\u00eb z\u00ebrin ton\u00eb? Do zgjedhim kapitullimin, apo kryengritjen paq\u00ebsore dhe triumfin?\u2019 \u2018Le ta kthejm\u00eb shpres\u00ebn n\u00eb forc\u00eb, forc\u00ebn n\u00eb fitore, nuk dor\u00ebzohemi kurr\u00eb!\u2019, theksoi lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, demokrat\u00eb e demokrat\u00eb, t\u00eb nderuar deputet\u00eb dhe aleat\u00eb t\u00eb PD, t\u00eb dashur opozitare e opozitar\u00eb, shqiptare e shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh dhe kudo q\u00eb ndodheni sonte, p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr ju misionare dhe misionar\u00eb t\u00eb pamposhtur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ne mblidhemi k\u00ebtu jo thjesht si nj\u00eb opozit\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe kund\u00ebr diktatur\u00ebs autokratike me serialin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb protestave, kryengritjes paq\u00ebsore q\u00eb Shqip\u00ebria ka njohur n\u00eb 25 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Sot ne mblidhemi k\u00ebtu jo vet\u00ebm si nj\u00eb alternativ\u00eb e shk\u00eblqyer politike.<\/p>\n<p>Sot ne mblidhemi k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb madh\u00ebshtore si shpresa e vetme p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga narkoshteti i Edi Ram\u00ebs, i bazuar n\u00eb krimin, drog\u00ebn dhe vjedhjen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00eb ne jemi shpresa e vetme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qart\u00eb se kurr\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar, p\u00ebr miqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duan q\u00eb ky vend t\u00eb dal\u00eb sa m\u00eb par\u00eb nga kjo l\u00ebngat\u00eb e keqe q\u00eb po e shkreton dhe shkat\u00ebrron trupin e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e provuan pa dyshim seriali i fuqish\u00ebm i protestave m\u00eb gjigante q\u00eb ka njohur Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>N\u00eb kryengritjen paq\u00ebsore t\u00eb kaluar, dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb guximtar\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebt dhe sheshet e Tiran\u00ebs si t\u00eb pamposhtur p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb me regjimin.<\/p>\n<p>U p\u00ebrball\u00ebn me ujin e helmuar, gazin lotsjell\u00ebs, shkopinjt\u00eb dhe plumbat e gom\u00ebs, por triumfuan.<\/p>\n<p>Por q\u00eb ne jemi shpresa e vetme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb u b\u00eb akoma m\u00eb e qart\u00eb si drita e diellit t\u00eb nes\u00ebrmen e protest\u00ebs ton\u00eb t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb protest\u00eb e thirrur nga njer\u00ebz t\u00eb nderuar, nga shoq\u00ebria civile n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb kundrejt rritjes s\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs, n\u00eb or\u00ebn e thirrur u paraqit\u00ebn vet\u00ebm dhjet\u00ebra qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Absolutisht \u00e7do qytetar, pavar\u00ebsisht nga bindjet e tij, \u00ebsht\u00eb prekur nga rritja e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>Po pse nuk pati pjes\u00ebmarrje n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb thirrur nga shoq\u00ebria civile?<\/p>\n<p>A ka pak\u00ebnaq\u00ebsi midis shqiptar\u00ebve?<\/p>\n<p>Po, ka pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe t\u00eb madhe shum\u00eb.<\/p>\n<p>A jan\u00eb \u00e7mimet e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Europ\u00eb?<\/p>\n<p>Po, ato jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>A jan\u00eb rrogat dhe pensionet e shqiptar\u00ebve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb rajon?<\/p>\n<p>Po, ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb taksa e Ram\u00ebs mbi litrin e naft\u00ebs taksa m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb bot\u00eb?<\/p>\n<p>Po, k\u00ebt\u00eb askush nuk e do, por askush nuk e mohon.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb opozita e ka ngritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur vitet e fundit dhe q\u00eb banalist\u00ebt, kriptoramist\u00ebt e fshehin nga ju.<\/p>\n<p>E fshehin nga shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Shkaku i asaj proteste \u00ebsht\u00eb frika, frika, t\u00eb cil\u00ebn ka ngulur gjer n\u00eb palc\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit nga frika nuk guxuan t\u00eb dalin n\u00eb protesta p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tyre.<\/p>\n<p>Edi Rama me sistemin e patronazhist\u00ebve, me presionin mbi punonj\u00ebsit dhe familjet e tyre, me arrestimin e dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00ebve p\u00ebr faturat e dritave dhe ujit, me diferencimin politik t\u00eb tipit t\u00eb nj\u00eb pushtuesi, me propagand\u00ebn e tij toksike q\u00eb shp\u00ebrndahet nga mediat kryesore t\u00eb kontrolluara prej tij, ka instaluar nj\u00ebsoj si et\u00ebrit e tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm frik\u00ebn tek shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Duke i k\u00ebrc\u00ebnuar ata me vendin e pun\u00ebs, me falimentimin e biznesit, me falimentimin e fermave, shkurt, duke i k\u00ebrc\u00ebnuar ata me kafshat\u00ebn e goj\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kjo tregon se n\u00eb Shqip\u00ebri ka vet\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb sot mbart jo vet\u00ebm idealet demokratike t\u00eb mbar\u00eb shqiptar\u00ebve, por p\u00ebrfaq\u00ebson guximin shqiptar.<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb sot q\u00ebndron e pamposhtur ndaj sulmeve t\u00eb egra t\u00eb narkoshtetit.<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb sot ngrihet mbi frik\u00ebn dhe dhun\u00ebn n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr interesat, p\u00ebr dinjitetin e shqiptar\u00ebve, lirit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Dhe kjo forc\u00eb \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Ndaj dhe un\u00eb, p\u00ebr mundin, sakrific\u00ebn tuaj, p\u00ebr guximin dhe shpirtin e pamposhtur, por sidomos p\u00ebr sh\u00ebrbimin ndaj kombit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb kam fal\u00ebnderimin m\u00eb t\u00eb madh, nderimin m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr ju misionar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Zoti u bekoft\u00eb ju dhe familjet tuaja.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb banalist\u00ebt, sahanlapir\u00ebs, puthador\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb regjimit kan\u00eb v\u00ebrshuar n\u00eb studiot e medieve t\u00eb kontrolluara nga Rama me tez\u00ebn se opozita shqiptare nuk ka fuqin\u00eb e opozit\u00ebs s\u00eb Hungaris\u00eb, e cila solli rotacionin pas 16 viteve pushtet t\u00eb Fidesz n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por miqt\u00eb e mi, ka nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor midis opozit\u00ebs n\u00eb Hungari dhe opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb nuk e p\u00ebrmend fare mafia e zez\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, e cila trillon, manipulon, mashtron 24 or\u00eb n\u00eb 24 or\u00eb, shtat\u00eb dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb opinionin publik p\u00ebr t\u00eb mbrojtur padrinon e tyre, regjimin q\u00eb i ushqen.<\/p>\n<p>Ata krahasojn\u00eb t\u00eb pakrahasueshmet.<\/p>\n<p>N\u00eb Hungari, nuk u arrestuan ndonj\u00ebher\u00eb lider\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb vitin zgjedhor si\u00e7 ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebridhe n\u00eb Tunizin\u00eb e Zajedit.<\/p>\n<p>Nuk u mor vula dhe logoja e partis\u00eb kryesore opozitare me urdh\u00ebr politik.<\/p>\n<p>N\u00eb Hungari, qeveria nuk shp\u00ebrndau 100 euro p\u00ebr \u00e7do pensionist p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vot\u00ebn n\u00eb mesin e fushat\u00ebs elektorale si\u00e7 b\u00ebri Edi Rama n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetet e Hungaris\u00eb, vot\u00ebn e qytetar\u00ebve nuk e kontrolluan kartelet m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb drog\u00ebs si\u00e7 e kontrolluan n\u00eb qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb me miliardat e tyre t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet n\u00eb Hungari, qeveria nuk fali gjoba dhe kamat e dhjet\u00eb viteve prej 2 miliard\u00eb eurove, dy dit\u00eb para zgjedhjeve, si\u00e7 b\u00ebri narkodiktatori i Tiran\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb Hungari, mediat komerciale m\u00eb t\u00eb shikuarat n\u00eb vend ishin t\u00eb rreshtuara n\u00eb an\u00ebn e opozit\u00ebs dhe TikToku nuk u bllokua<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb narkoshtetin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, 90 p\u00ebrqind e medieve kontrollohen nga Edi Rama dhe mbjellin \u00e7do dit\u00eb censur\u00eb, mashtrim, manipulim, trillim p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Atje TikToku nuk u bllokua si k\u00ebtu.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, do u rikujtoj t\u00eb dashur miq, ju dhe mbar\u00eb shqiptar\u00ebt, se n\u00eb Hungari, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, madje dhe vet\u00eb presidenti i republik\u00ebs, t\u00eb gjetur para nj\u00eb akti t\u00eb konsideruar skandal nga shoq\u00ebria e atij vendi, falja q\u00eb ata i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb delinkuenti q\u00eb nuk duhej falur, dhan\u00eb dor\u00ebheqjen brenda pes\u00eb or\u00ebve dhe u paraqit\u00ebn para drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb Shqip\u00ebri, Lubia me afera q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 1.2 miliard\u00eb euro, dhe Edi Rama bashk\u00ebaksioner n\u00eb 62 p\u00ebrqind t\u00eb k\u00ebtyre aferave, jo vet\u00ebm nuk dha dor\u00ebheqjen, por p\u00ebrkundrazi shkelmoi vendime, u p\u00ebrplasi dyert prokuroris\u00eb dhe gjykatave dhe u tha shqiptar\u00ebve se \u00e7\u00ebshtja Balluku \u00ebsht\u00eb e mbyllur.<\/p>\n<p>Edi Rama, ja ku jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn k\u00ebtu se ne kurr\u00eb nuk e mbyllim \u00e7\u00ebshtjen Balluku, \u00e7\u00ebshtjen t\u00ebnde dhe fundi yt do jet\u00eb para gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe n\u00eb k\u00ebto kushte krejt t\u00eb ndryshme, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat, m\u00eb duhet t\u00eb pohoj q\u00eb ne, opozita shqiptare, kemi b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebjm\u00eb sakrifica t\u00eb shum\u00ebfishta dhe t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Ndoshta m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se \u00e7do opozit\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik, lirin\u00eb dhe dinjitetin e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne do q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb pamposhtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>Atyre q\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur krimin, narkodiktatur\u00ebn, vjedhjet e saj, iu them se nuk duhet t\u00eb harroni se u nis nj\u00eb sulm ndaj nesh me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb na asgj\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb na fshir\u00eb nga harta politike e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo vet\u00ebm e vet\u00ebm se ne n\u00eb opozit\u00eb, n\u00eb sakrifica, n\u00eb dhun\u00eb, n\u00eb terror, nuk mund t\u00eb pranonim kurr\u00eb shkrirjen me qeverin\u00eb e krimit, nuk mund t\u00eb pranonim kurr\u00eb t\u00eb jemi fasad\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ja ku jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve se do q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb pamposhtur n\u00eb mbrojtjen e kauz\u00ebs ton\u00eb.<\/p>\n<p>Do jemi avoket\u00ebr t\u00eb interesit qytetar.<\/p>\n<p>Avoket\u00ebr t\u00eb interesit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>U tentua me gjykata t\u00eb na konfiskohej partia, por me betej\u00eb dhe sakrifica ne e mor\u00ebm at\u00eb.<\/p>\n<p>Na izoluan nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht me lobime korruptive t\u00eb mafies nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe mashtrime, por sot ne kemi mb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb se kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb miqve tan\u00eb n\u00eb bot\u00eb me 7 rezoluta n\u00eb vet\u00ebm 14 muaj nga partit\u00eb kryesore q\u00eb drejtojn\u00eb bot\u00ebn, q\u00eb denoncojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto rezoluta narkoshtetin e Edi Ram\u00ebs, burgosjet politike, p\u00ebrqendrimin e t\u00eb gjitha pushteteve, arrestimin e lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, jo vet\u00ebm nuk paraqiti p\u00ebr Sali Berish\u00ebn pas kaq vitesh nj\u00eb prov\u00eb, nj\u00eb fakt t\u00eb vet\u00ebm, por ju e<\/p>\n<p>d\u00ebgjuat m\u00eb s\u00eb fundmi ai u thirr t\u00eb ulet n\u00eb sall\u00ebn e gjykat\u00ebs ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb p\u00ebr firmat e tij.<\/p>\n<p>Nga kjo tribun\u00eb u them shqiptar\u00ebve se do keni rastin t\u00eb shihni n\u00eb at\u00eb sall\u00eb p\u00ebrballjen e shekullit.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu para jush i them Edi Ram\u00ebs, n\u00ebse nuk ta mban t\u00eb vish n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe merr manovra si\u00e7 more n\u00eb rastin e Lubis\u00eb dhe vetes t\u00ebnde, se frikacak si ti nuk ka, t\u00eb sfidoj edhe n\u00eb nj\u00eb form\u00eb m\u00ebshir\u00eb, zgjidh studion televizive, zgjidh puthador\u00ebt e tu dhe hajde n\u00eb debat t\u2019u faktojm\u00eb shqiptar\u00ebve me fakte dhe dokumente se \u00e7far\u00eb hajduti i pangopur je.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm kaq, por \u00e7far\u00eb lig\u00ebsie shekspiriane mbart ti n\u00eb qenien t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Edi Rama, koha jote e zez\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt ka marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>Jep dor\u00ebheqjen, jep dor\u00ebheqjen, jep dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Miq, s\u00eb fundmi, me serin\u00eb e pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb protestave komb\u00ebtare, m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, ne para shqiptar\u00ebve dhe miqve tan\u00eb n\u00eb bot\u00eb, u b\u00ebm\u00eb z\u00ebri i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb dhunuar dhe pla\u00e7kitur.<\/p>\n<p>Dhe kemi arritur n\u00eb kilometrin e fundit t\u00eb opozit\u00ebs ton\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Ecim t\u00eb sigurt n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb misionit ton\u00eb, kryengritjen ton\u00eb paq\u00ebsore nuk ka forc\u00eb q\u00eb ta mposht\u00eb dhe ta ndaloj\u00eb.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb 35 vite nuk ka ushtuar m\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn z\u00ebri yn\u00eb opozitar.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb protesta jon\u00eb, kauza jon\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb fam\u00ebzez\u00eb dyshja Rama-Balluku dhe organizata e tyre kriminale.<\/p>\n<p>Miq, n\u00eb em\u00ebr tuaj un\u00eb kam nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme si p\u00ebr gazetar\u00ebt vendas, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb prsione t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb mafies s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, transmetojn\u00eb protest\u00ebn ton\u00eb, e p\u00ebrhapin at\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit, por kjo mir\u00ebnjohje shkon edhe p\u00ebr mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat e kan\u00eb shnd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, kauz\u00ebn e saj, n\u00eb kryetitujt e medieve kryesore n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe duhet t\u00eb ndjeheni krenar\u00eb sot e p\u00ebrgjithmon\u00eb me veten tuaj, me nj\u00ebri-tjetrin, me kauz\u00ebn q\u00eb mbroni, misionin tuaj, kontributin q\u00eb jepni n\u00eb emrin, n\u00eb dinjitetin e k\u00ebtij kombi dhe k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, por ka nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb ne shqiptar\u00ebt mund ta nxjerrim nga zgjedhjet n\u00eb Hungari.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ishte ndryshe k\u00ebt\u00eb her\u00eb nga zgjedhjet n\u00eb Hungari, ishte pjes\u00ebmarrja masive n\u00eb votime, mbi 80 p\u00ebrqind e qytetar\u00ebve hungarez\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb kam propozuar dhe kam insistuar ligjin p\u00ebr votimin me detyrim.<\/p>\n<p>Ligj t\u00eb cilin e kan\u00eb nj\u00eb seri vendesh demokratike n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarrje e till\u00eb e detyruar n\u00eb zgjedhje n\u00eb Shqip\u00ebri do mund t\u00eb \u00e7lironte shqiptar\u00ebt nga frika dhe do mund t\u00eb b\u00ebnte ndryshimin mbi t\u00eb cilin p\u00ebrfundimisht arrihen rezultatet q\u00eb duam.<\/p>\n<p>Por sigurisht n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb pjes\u00ebmarrje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndaluar rrept\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e ndaluar nga thirrjet dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e hapura t\u00eb armikut t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, Edi Ram\u00ebs ndaj qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb n\u00eb sheshe dhe p\u00ebr t\u00eb mos u paraqitur n\u00eb votime n\u00eb rast se ata nuk votojn\u00eb p\u00ebr PS.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e ndaluar nga patronazhist\u00ebt, policia politike e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt u marrin kartat, let\u00ebrnjoftimet qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt dit\u00ebn e votimit nuk duhet t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja masive n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb e ndaluar nga k\u00ebrc\u00ebnimet e krimit t\u00eb organizuar mbi qytetar\u00ebt si dhe nga blerja masive e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs, pra pagesa p\u00ebr mosdaljen n\u00eb votime dhe shum\u00eb e shum\u00eb mekanizma t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj kam nj\u00eb thirrje p\u00ebr \u00e7do shqiptar, mos prisni q\u00eb Edi Rama t\u00eb largohet nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>E provoi k\u00ebt\u00eb me Lubi Ballukun, ai e shum\u00ebzoi me zero drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb krijoi vet\u00eb duke p\u00ebrdorur mandatet e krimit si mburoj\u00eb.<\/p>\n<p>Mos prisni kurr\u00eb q\u00eb Edi Rama t\u00eb largohet nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. BE dhe disa vende an\u00ebtare treguan qartas se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit ka pengesa t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport q\u00eb duhej t\u00eb miratohej n\u00eb fillim t\u00eb marsit, si\u00e7 u miratua p\u00ebr Malin e Zi, dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb raport i nd\u00ebrmjet\u00ebm, p\u00ebrs\u00ebri ngeli n\u00eb klas\u00eb dje dhe se kur do e kalojn\u00eb, as vet\u00eb nuk e dim\u00eb, pavar\u00ebsisht se mbahet nj\u00eb heshtje mafioze nga qeveria, por miqt\u00eb tan\u00eb na informojn\u00eb se k\u00ebrkesat ndaj Shqip\u00ebris\u00eb po dy, tre dhe shum\u00ebfishohen pas rastit t\u00eb Ballukut apo rastit t\u00eb AKSHI-t dhe Lindave t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Zgjidhja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb, t\u00eb bashkohemi n\u00eb shesh dhe me q\u00ebndrueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Kryengritja jon\u00eb paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb rruga e vetme e shp\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sot \u00e7do shqiptar ka qindra arsye p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb revolt\u00eb.<\/p>\n<p>1 miliard\u00eb euro q\u00eb do paguhen nga shqiptar\u00ebt p\u00ebr Porto Romanon, nj\u00eb port kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se Porti i Durr\u00ebsit, jan\u00eb sa nj\u00eb miliard arsye p\u00ebr revolt\u00eb sepse me 1 miliard euro mund t\u00eb b\u00ebnim dyfishimin e t\u00eb gjitha pensioneve dhe rrogave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebse ne jemi kund\u00ebr vjedhjes s\u00eb qindra milion\u00eb eurove nga familja Rama n\u00eb kopshtin e saj privat AKSHI-n, kund\u00ebr vjedhjeve t\u00eb 400 milion\u00eb eurove me incenerator\u00ebt, kund\u00ebr vjedhjeve me \u00e7mimet stratosferike t\u00eb rrug\u00ebve, bashkohuni me ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb kryengritje paq\u00ebsore sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mbrojm\u00eb jo vet\u00ebm pasurit\u00eb, jo vet\u00ebm taksat, por mbrojm\u00eb nderin dhe dinjitetin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kjo tribun\u00eb, do i drejtohem sot t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendit, se n\u00ebse doni uljen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb i larti n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019u bashkuar n\u00eb kryengritjen ton\u00eb paq\u00ebsore. Heqja e taks\u00ebs Rama mbi naft\u00ebn, shitja e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri me \u00e7mimin q\u00eb shitet n\u00eb vendet p\u00ebrreth, \u00ebsht\u00eb zotimi solemn i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>N\u00ebse doni dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, sh\u00ebrbime dinjitoze, arsim, shtet\u00ebsi, t\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare, bashkohuni me ne n\u00eb kryengritjen ton\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ju drejtohem sot t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave, gjimnazist\u00ebve, student\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi. N\u00ebse doni t\u00eb nd\u00ebrtoni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebndrr\u00ebn tuaj t\u00eb bukur, bashkohuni me ne n\u00eb kryengritjen ton\u00eb paq\u00ebsore, p\u00ebr shkollim, pun\u00ebsim, strehim t\u00eb garantuar n\u00eb dheun tuaj t\u00eb dashur. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, q\u00eb duan zgjedhje t\u00eb lira, si si ato q\u00eb u zhvilluan n\u00eb vitin 2013 dhe soll\u00ebn rotacionin, apo zgjedhje t\u00eb cilat zhvillohen n\u00eb Kosov\u00eb dhe vendet p\u00ebrreth, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019u bashkuar n\u00eb kryengritjen ton\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ju drejtohem t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb konsiderojn\u00eb integrimin n\u00eb Bashkimin Europian si t\u00eb ardhmen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vete, familjen dhe vendin e tyre. N\u00ebse doni q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb vazhdoj\u00eb rrug\u00ebtimin e saj drejt Bashkimit Europian, si vend i qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb para ligjit dhe shtetit ligjor, bashkohuni me ne n\u00eb kryengritjen ton\u00eb paq\u00ebsore. Me Edi Ram\u00ebn, q\u00eb p\u00ebrdor ligjin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vjedhjet e tij dhe korrupsionin, integrim nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, n\u00eb betejat e saj t\u00eb viteve t\u00eb fundit, Partia Demokratike u siguroi shqiptar\u00ebve opozit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Me betejat e saj t\u00eb viteve t\u00eb fundit, ne u treguam miqve tan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, n\u00eb kilometrin e fundit, nj\u00eb aleanc\u00eb e gjer\u00eb e opozit\u00ebs dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, do b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur rr\u00ebzimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb narkoshtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, sepse shqiptar\u00ebt nuk do lejojn\u00eb varf\u00ebrimin dhe mjerimin, vjedhjen dhe dhe pla\u00e7kitjen e tyre t\u00eb vazhdueshme, se sepse shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb lejojn\u00eb m\u00eb bllokimin e drejt\u00ebsis\u00eb, nuk do lejojn\u00eb pengesa n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit t\u00eb tyre europian, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Edi Rama t\u00eb mbroj\u00eb miliardat q\u00eb ka vjedhur dhe vazhdon t\u00eb vjedh\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Sot ka vet\u00ebm nj\u00eb formul\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Edi Ram\u00ebn. P\u00ebr \u00e7do shqiptar duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb, se kjo formul\u00eb \u00ebsht\u00eb kryengritja paq\u00ebsore e q\u00ebndrueshme gjer\u00eb n\u00eb qeveri teknike dhe zgjedhje t\u00eb lira. Dhe sot, p\u00ebrpara historis\u00eb, p\u00ebrpara f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, p\u00ebrpara nd\u00ebrgjegjes son\u00eb, secili prej nesh duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjidhjen e tij.<\/p>\n<p>Do zgjedhim frik\u00ebn, apo do zgjedhim lirin\u00eb?<\/p>\n<p>Do zgjedhim heshtjen, apo do ngrem\u00eb z\u00ebrin ton\u00eb? Do zgjedhim kapitullimin, apo kryengritjen paq\u00ebsore dhe triumfin? Shqip\u00ebria nuk shp\u00ebtohet nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, as dhe nga nj\u00eb forc\u00eb e vetme politike. Nuk shp\u00ebtohet as dhe nga miqt\u00eb tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebrin\u00eb e shp\u00ebton vet\u00ebm bashkimi i t\u00eb gjitha partive politike opozitare, shoq\u00ebris\u00eb civile, intelektual\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve q\u00eb besojn\u00eb se vota e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimtare p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria shp\u00ebton kur nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb vendos t\u00eb vras\u00eb frik\u00ebn dhe t\u00eb mos pranoj\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb. Dhe ajo dit\u00eb ka ardhur! Ajo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb sot! Le ta kthejm\u00eb ne, le ta kthejm\u00eb ne shpres\u00ebn n\u00eb forc\u00eb, forc\u00ebn n\u00eb fitore, sepse ne nuk jemi thjesht opozita, ne jemi shpresa e vetme e Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk dor\u00ebzohemi kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Rrofshi ju! Rroft\u00eb Partia Demokratike!<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Shqip\u00ebria! Fitore! Fitore! Fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb protest\u00ebn e 7-t\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Bulevardin \u2018D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, ku mij\u00ebra qytetar\u00eb u mblodh\u00ebn n\u00eb shesh u shpreh se, kjo val\u00eb protestash \u00ebsht\u00eb seriali m\u00eb i fuqish\u00ebm i kryengritjes paq\u00ebsore q\u00eb Shqip\u00ebria ka njohur n\u00eb 25 vitet e fundit, duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":140620,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140619","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140619","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140619"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140619\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140621,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140619\/revisions\/140621"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140620"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140619"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140619"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140619"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}