{"id":140706,"date":"2026-04-18T17:02:14","date_gmt":"2026-04-18T17:02:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140706"},"modified":"2026-04-18T17:02:14","modified_gmt":"2026-04-18T17:02:14","slug":"boci-durimi-ka-mbaruar-opozita-nuk-do-te-qendroje-me-duarkryq-perballe-dhunes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/18\/boci-durimi-ka-mbaruar-opozita-nuk-do-te-qendroje-me-duarkryq-perballe-dhunes\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Durimi ka mbaruar, opozita nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb m\u00eb duarkryq p\u00ebrball\u00eb dhun\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i deklaroi se opozita nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb m\u00eb duarkryq p\u00ebrball\u00eb dhun\u00ebs institucionale, duke theksuar se \u00e7do akt agresiviteti ndaj saj do t\u00eb marr\u00eb \u2018p\u00ebrgjigjen e merituar\u2019. Bo\u00e7i b\u00ebri k\u00ebto deklarata gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb emisionin \u2018Edicioni i Pasdites\u2019 n\u00eb SYRI TV, me moderatorin Bled Marku.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat u shpreh se qasja e vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes ka arritur kufijt\u00eb e saj dhe se opozita duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb reagime proporcionale, si brenda ashtu edhe jasht\u00eb Kuvendit. \u2018Mendoj q\u00eb gandizmi nuk vlen. Koha e durimit ka mbaruar\u2019, tha Bo\u00e7i, duke shtuar se pritja p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar po vonon realizimin e q\u00ebllimeve t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i nuk kurseu as kritika ndaj forcave t\u00eb rendit, duke i karakterizuar drejtuesit e policis\u00eb si persona pa vlera njer\u00ebzore dhe me lidhje me bot\u00ebn e krimit. Deputeti i PD-s\u00eb paralajm\u00ebroi se strategjia e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb provokuar opozit\u00ebn drejt akteve ekstreme do t\u00eb kthehet kund\u00ebr tij vet\u00eb. \u2018Ai q\u00eb shtyn dik\u00eb n\u00eb aktin ekstrem \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb merr pasoj\u00ebn\u2019, deklaroi Bo\u00e7i.<\/p>\n<p>\u2018P\u00ebr mendimin tim, jo vet\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputetit, edhe n\u00eb parametrin njer\u00ebzor, parametrin \u00e7ka p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00a0si individ, por dhe politik, reagimi duhet t\u00eb jet\u00eb proporcional. Nuk duhet t\u00eb hezitojm\u00eb. Thash\u00eb, ka kurthe, ka forma t\u00eb pista politika q\u00eb t\u00eb shtyn drejt tyre dhe t&#8217;i keqinterpreton.<\/p>\n<p>Por un\u00eb mendoj q\u00eb gandizmi nuk vlen. Mendoj q\u00eb t\u00eb pres\u00ebsh q\u00eb do reagojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e famsh\u00ebm, disa prej tyre, se disa jan\u00eb n\u00eb linj\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb, mendoj un\u00eb. Kjo e vonon realizimin e atyre q\u00ebllimeve q\u00eb ka opozita. Un\u00eb mendoj q\u00eb gjith\u00e7ka duhet t\u00eb jet\u00eb proporcionale, por kjo k\u00ebrkon sakrific\u00eb, sigurisht, politike n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe mendoj q\u00eb kjo lloj m\u00ebnyre sjellje duhet t\u00eb jet\u00eb proporcionale n\u00eb kuvend, proporcionale dhe jasht\u00eb kuvendit. Nuk mund t\u00eb kemi diferenca. Nuk mund t\u00eb rrim\u00eb ne n\u00eb pozicionin dhe t\u00eb themi vazhdimisht na dhunojn\u00eb ne policia me servil\u00ebt, me bandit\u00ebt, ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje ka policia.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz me penalitete, njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb konsumator\u00eb, shp\u00ebrndar\u00ebs, organizator\u00eb t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Njer\u00ebz pa ideal njer\u00ebzor, se s&#8217;kan\u00eb as dimension njer\u00ebzor. I dim\u00eb kush jan\u00eb ata. Drejtuesit m\u00eb s\u00eb shumti.<\/p>\n<p>Dhe ne nuk mund t\u00eb ecim m\u00eb dhe t\u00eb themi q\u00eb po na u hoq\u00ebn dhe komisionet hetimore dhe duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur s&#8217;ka ndodhur, po na i hoq\u00ebn dhe mocionet me debat, b\u00ebjm\u00eb sikur s&#8217;na ka ndodhur.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjellim mesazh n\u00eb seanca, duke folur gjat\u00eb, duke mbajtur fjal\u00ebt,\u00a0nxjerr\u00eb n\u00eb pah problemet n\u00eb fakt q\u00eb ka Shqip\u00ebria, se qytetari e ka t\u00eb nevojsh\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb dimension. Ne e kemi testuar dhe opinionin dhe kur kemi b\u00ebr\u00eb akte t\u00eb forta, m\u00eb shum\u00eb prevalon kjo pjesa q\u00eb ne duhet t\u00eb jemi n\u00eb parlament dhe t\u00eb mbajm\u00eb q\u00ebndrime dhe t\u00eb realizojm\u00eb fjal\u00ebn ton\u00eb n\u00eb raport me problemet q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por, ky nuk \u00ebsht\u00eb ekuilib\u00ebr. Ne duhet t\u00eb gjejm\u00eb ekuilibrin e duhur. Me reagime shum\u00eb t\u00eb forta edhe brenda sall\u00ebs s\u00eb Kuvendit, edhe jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb kuvendit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb port\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs ne i kemi r\u00ebn\u00eb, po \u00ebsht\u00eb e shurdh\u00ebt ajo. N\u00eb format tona t\u00eb qeta, t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes, edhe n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira, por un\u00eb them q\u00eb koha e durimit ka mbaruar.<\/p>\n<p>E di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb d\u00ebshira e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb na shtyj\u00eb drejt akteve ekstreme. Por, ai q\u00eb shtyn dik\u00eb n\u00eb aktin ekstrem, \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb merr pasoj\u00ebn e aktit ekstrem dhe duhet t&#8217;i b\u00ebj\u00eb mir\u00eb llogarit\u00eb? Ne nuk jemi manekin aty, as brenda parlamentit, as jasht\u00eb parlamentit, kur na vendosin p\u00ebrball\u00eb njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb si\u00e7 ishin ata t\u00eb djeshmit.<\/p>\n<p>Tek e fundit, njer\u00ebz me mish, nerv dhe kocka jemi ne, sikurse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe patjet\u00ebr q\u00eb mbi shpin\u00eb kemi at\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike, t\u00eb cil\u00ebn duhet ta mbajm\u00eb, por q\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet ta interpretojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me njeriun q\u00eb ekziston brenda nesh. Thirrja e k\u00ebtij njeriu brenda nesh \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do agresivitet duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjen e merituar.<\/p>\n<p>\u00c7do bllokim duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjen e merituar. \u00c7do heqje e s\u00eb drejt\u00ebs duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjen e merituar. Dhe ne duhet t\u00eb angazhohemi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto p\u00ebrgjigje, p\u00ebr t\u00eb kryer ato akte, t\u00eb konsideruara dhe ekstreme, t\u00eb cilat duket q\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme, t\u00eb k\u00ebrkuara nga njer\u00ebzit, ndoshta koha do i pjeki m\u00eb shum\u00eb dhe momenti do jet\u00eb m\u00eb oportun m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Por q\u00eb un\u00eb mendoj q\u00eb askush mos t\u00eb rrij\u00eb me mendjen q\u00eb kjo pun\u00eb do mbes\u00eb n\u00eb k\u00ebto raporte, nivele, dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet edhe sulmon opozit\u00ebn dhe opozita q\u00eb p\u00ebrpiqet pa asnj\u00eb lloj arme, thjesht me t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs, q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb q\u00ebllimet e saj jo p\u00ebr veten e vet, por p\u00ebr qytetar\u00ebt, se tek e fundit ne kur dalim aty, le t\u00eb, nuk dalim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrjen e radh\u00ebs apo veprimin e radh\u00ebs. Ik ti nga karrigia, se do vij un\u00eb. Jo, ne po flasim q\u00eb t\u00eb realizohen ato zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb ndershme, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre 13 viteve\u2019,\u00a0u shpreh deputeti i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i n\u00eb SYRI TV.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i deklaroi se opozita nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb m\u00eb duarkryq p\u00ebrball\u00eb dhun\u00ebs institucionale, duke theksuar se \u00e7do akt agresiviteti ndaj saj do t\u00eb marr\u00eb \u2018p\u00ebrgjigjen e merituar\u2019. Bo\u00e7i b\u00ebri k\u00ebto deklarata gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb emisionin \u2018Edicioni i Pasdites\u2019 n\u00eb SYRI TV, me moderatorin Bled Marku. Deputeti demokrat u shpreh se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127597,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140706","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140706"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140706\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140707,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140706\/revisions\/140707"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127597"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}