{"id":140726,"date":"2026-04-19T10:37:18","date_gmt":"2026-04-19T10:37:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140726"},"modified":"2026-04-19T10:37:18","modified_gmt":"2026-04-19T10:37:18","slug":"jo-kredive-te-reja-per-rindertimin-e-stervonuar-te-abuzuar-dhe-korruptiv-te-sektit-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/19\/jo-kredive-te-reja-per-rindertimin-e-stervonuar-te-abuzuar-dhe-korruptiv-te-sektit-rama\/","title":{"rendered":"Jo kredive t\u00eb reja p\u00ebr rind\u00ebrtimin e st\u00ebrvonuar, t\u00eb abuzuar dhe korruptiv t\u00eb sektit Rama!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Votoj kund\u00ebr <\/strong>projektligjit \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb financimit, nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti s.p.a., \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i rrjetit t\u00eb transmetimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019\u201d <strong>p\u00ebr shum\u00eb arsye, nd\u00ebr t\u00eb cilat, m\u00eb kryesoret jan\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>I. Rind\u00ebrtimi: nj\u00eb proces rritje skandaloze kostosh, abuzimesh dhe korrupsioni<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtes fuqimisht \u00e7do investim t\u00eb nevojsh\u00ebm n\u00eb sistemin ton\u00eb energjitik, edhe at\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb rrjetit t\u00eb transmetimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019, por refuzoj me indinjat\u00eb modelin e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb zhytet n\u00eb borxhe, p\u00ebr t\u00eb mbuluar pap\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, abuzimet dhe korrupsionin e sektit Rama n\u00eb pushtet me procesin e rind\u00ebrtimit!<\/p>\n<p>Programi i rind\u00ebrtimit u mb\u00ebshtet nga buxheti i shtetit, donator\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe instrumente financiare si kredit\u00eb dhe grantet, me shuma t\u00eb angazhuara arrit\u00ebn n\u00eb qindra milion\u00eb euro. P\u00ebr shkak t\u00eb emergjenc\u00ebs nga Pandemia nga Covid-19, pjesa m\u00eb e madhe e procedurave t\u00eb tenderimit u p\u00ebrshpejtuan ose u p\u00ebrjashtuan nga praktikat standarde t\u00eb prokurimit publik. Kjo krijoi terren t\u00eb art\u00eb p\u00ebr sektin Rama, q\u00eb qindra milionat e eurove t\u00eb rind\u00ebrtimit t\u2019i prokuronte n\u00eb kushtet e munges\u00ebs reale t\u00eb gar\u00ebs, duke favorizuar operator\u00eb t\u00eb caktuar dhe duke rritur kostot p\u00ebrtej \u00e7do llogjike dhe niveli t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Kostot p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb banesave t\u00eb rind\u00ebrtuara nga prokurimet e sektit Rama i kalojn\u00eb me rreth 1.8 her\u00eb ato p\u00ebr nj\u00ebsi apartamenti t\u00eb 520 apartamenteve t\u00eb projektit turk n\u00eb La\u00e7, p\u00ebr shembull. Rind\u00ebrtimi i shkollave, spitaleve dhe infrastruktur\u00ebs publike ka ardhur me kosto shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, krahasuar me projekte t\u00eb ngjashme t\u00eb realizuara n\u00eb periudha t\u00eb tjera t\u00eb af\u00ebrta, ose me nd\u00ebrtime t\u00eb ngjashme t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni e Veriut apo Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb projekteve t\u00eb rind\u00ebrtimit, sekti n\u00eb pushtet ka b\u00ebr\u00eb ndryshime t\u00eb kontratave fillestare, duke gjeneruar fonde shtes\u00eb gjat\u00eb zbatimit. K\u00ebto rishikime kan\u00eb rritur koston totale dhe kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje serioze mbi sakt\u00ebsin\u00eb e planifikimit fillestar dhe kontrollin e shpenzimeve.<\/p>\n<p><strong><em>II. Rind\u00ebrtimi: vite larg p\u00ebrfundimit n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Lezh\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb vite e gjys\u00ebm pas t\u00ebrmetit tragjik t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019, procesi i rind\u00ebrtimit n\u00eb qarqet m\u00eb t\u00eb prekura, n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Lezh\u00eb vijon t\u00eb mbetet i pap\u00ebrfunduar n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm rastesh. Ritmi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm tejet i ngadalt\u00eb i procesit dhe vonesat e vazhdueshme kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime serioze mbi efektivitetin e menaxhimit t\u00eb k\u00ebtij programi komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e zonave ku \u00ebsht\u00eb rind\u00ebrtuar, sidomos n\u00eb lagje t\u00eb reja rezidenciale dhe projekte pallatesh, punimet kan\u00eb tejkaluar afatet fillestare me vite. Premtimet p\u00ebr p\u00ebrfundim t\u00eb shpejt\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur, duke l\u00ebn\u00eb me qindra familje n\u00eb pritje t\u00eb zgjatur.<\/p>\n<p>Edhe sot, nj\u00eb pjes\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb prekur vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me qira t\u00eb subvencionuar ose n\u00eb banesa t\u00eb p\u00ebrkohshme. Kjo situat\u00eb jo vet\u00ebm r\u00ebndon financiarisht buxhetin e shtetit, por krijon edhe pasiguri sociale p\u00ebr familjet.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste jan\u00eb raportuar probleme me cil\u00ebsin\u00eb e punimeve, ndryshime projektesh gjat\u00eb zbatimit dhe nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje shtes\u00eb. K\u00ebto faktor\u00eb kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zvarritjen e afateve.<\/p>\n<p>Procedurat e pron\u00ebsis\u00eb, lejet e nd\u00ebrtimit dhe koordinimi mes institucioneve kan\u00eb shkaktuar vonesa t\u00eb konsiderueshme. Mungesa e nj\u00eb menaxhimi t\u00eb unifikuar ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb procesi t\u00eb mos ec\u00eb me ritmin e k\u00ebrkuar. Rritja e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe ndryshimet n\u00eb kontrata kan\u00eb sjell\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr fonde shtes\u00eb dhe rishikime t\u00eb buxhetit. K\u00ebto zhvillime kan\u00eb ndikuar n\u00eb ritmin e punimeve dhe n\u00eb shtyrjen e afateve.<\/p>\n<p>Informacioni i detajuar dhe i p\u00ebrdit\u00ebsuar mbi ecurin\u00eb e projekteve ka qen\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm tejet mase i kufizuar dhe i mang\u00ebt, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb mos t\u00eb pamundur p\u00ebr mediat dhe publikun, q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se ku q\u00ebndron realisht procesi dhe cilat jan\u00eb arsyet konkrete t\u00eb vonesave.<\/p>\n<p>Zvarritja e rind\u00ebrtimit ka ndikuar negativisht n\u00eb besimin e qytetar\u00ebve ndaj institucioneve dhe ka penguar zhvillimin normal urban n\u00eb zonat e prekura, sidomos n\u00eb qytete si Durr\u00ebsi dhe Lezha.<\/p>\n<p>Rind\u00ebrtimi pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019 mbetet nj\u00eb proces i pap\u00ebrfunduar, me vonesa shum\u00ebvje\u00e7are dhe me sfida t\u00eb dukshme n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Lezh\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>III. Kur i gjith\u00eb procesi gjasht\u00ebvje\u00e7ar i rind\u00ebrtimit ka qen\u00eb jotransparent, pse k\u00ebto 35 milion\u00eb euro kredi p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e rrjetit t\u00eb transmetimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019 do t\u00eb harxhohen me transparenc\u00eb nga sekti Rama?!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Tenderat publik\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtimit jan\u00eb zhvilluar n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb informacionit t\u00eb plot\u00eb mbi kontratat, p\u00ebrfituesit dhe ecurin\u00eb financiare t\u00eb projekteve. Kjo munges\u00eb transparence ka ndikuar n\u00eb rritjen e mosbesimit tek qytetar\u00ebt dhe t\u00eb perceptimit p\u00ebr abuzime dhe korrupsion.<\/p>\n<p>Publikimi i kontratave dhe i detajeve financiare nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i plot\u00eb dhe i aksesuesh\u00ebm p\u00ebr publikun. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb detajuara mbi ofertat, kriteret e vler\u00ebsimit dhe zbatimin e kontratave, b\u00ebhet e v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb mos gati e pamundur, q\u00eb t\u00eb verifikohet n\u00ebse fondet jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase.<\/p>\n<p>Ndryshe nga praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rind\u00ebrtimi tek ne nuk ka pasur nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb vetme, t\u00eb strukturuar dhe t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar me informacione, shifra dhe t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb koh\u00eb reale, ku qytetar\u00ebt dhe ekspert\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb ndjekin ecurin\u00eb financiare dhe fizike t\u00eb projekteve t\u00eb rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste jan\u00eb b\u00ebr\u00eb amendime t\u00eb kontratave gjat\u00eb zbatimit, shpesh me rritje t\u00eb fondeve apo ndryshim t\u00eb kushteve fillestare. Transparenca mbi arsyet dhe procedurat e k\u00ebtyre ndryshimeve ka qen\u00eb zero!<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb aksesin e informacionit kan\u00eb penguar rolin e medias dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb monitorimin e procesit. Kjo ka dob\u00ebsuar mekanizmat e kontrollit dhe ka rritur perceptimin p\u00ebr munges\u00eb llogaridh\u00ebnieje.<\/p>\n<p>Institucionet e auditimit kan\u00eb evidentuar problematika n\u00eb disa procedura, por raportimet nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi pasojat konkrete dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb individuale t\u00eb autoriteteve publike kontraktuese.<\/p>\n<p>Mungesa e transparenc\u00ebs ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb perceptimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb p\u00ebrdorur fondet publike dhe donacionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo ka sjell\u00eb pasoja afatgjata negative p\u00ebr besimin n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Prandaj dhe lind pyetja me t\u00eb drejt\u00eb: si ne sot mund t\u00eb besojm\u00eb se k\u00ebto 35 milion\u00eb euro kredi t\u00eb bank\u00ebs italiane Cassa Depositi e Prestiti s.p.a. do t\u00eb p\u00ebrdoren me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, efektivitet, efi\u00e7ienc\u00eb dhe transparenc\u00eb nga sekti Rama n\u00eb pushtet?!<\/p>\n<p><em><strong>xxx<\/strong><\/em><\/p>\n<p>E kam theksuar edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb kredive q\u00eb kemi marr\u00eb nga banka t\u00eb tjera t\u00eb huaja, apo edhe nga institucione financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb kundessh\u00ebm p\u00ebr kredit\u00eb e reja q\u00eb marrim, pasi ato rrezikojn\u00eb t\u00eb rrisin nivelin e borxhit ton\u00eb publik.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00a0treguesit zyrtar\u00eb kan\u00eb reflektuar nj\u00eb r\u00ebnie graduale t\u00eb raportit t\u00eb borxhit publik ndaj Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB) n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb analiz\u00eb e thelluar tregon se pjesa d\u00ebrrmuese e k\u00ebsaj uljeje lidhet jo me konsolidimin real fiskal, por me mbi\u00e7mimin e lekut kundrejt valutave kryesore, sidomos euros.<\/p>\n<p>Edhe pse raporti i borxhit ka r\u00ebn\u00eb, niveli i tij mbetet relativisht i lart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekonomi si Shqip\u00ebria, q\u00eb ka nevoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr investime dhe nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb kufizuar t\u00eb t\u00eb ardhurave. Shpenzimet p\u00ebr interesa vazhdojn\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb buxhetit, duke kufizuar hap\u00ebsirat p\u00ebr politika zhvillimore dhe sociale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt problematik \u00ebsht\u00eb struktura e borxhit. Var\u00ebsia nga financimi i jasht\u00ebm dhe nga tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare e b\u00ebn vendin t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj luhatjeve t\u00eb normave t\u00eb interesit dhe kushteve financiare globale.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb kushtet e normave m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb interesit n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kostot e sh\u00ebrbimit t\u00eb borxhit mund t\u00eb rriten ndjesh\u00ebm, duke z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb buxhetit t\u00eb Shtetit. Luhatjet n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit e rrisin barr\u00ebn reale t\u00eb borxhit, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm shlyerjen e tij p\u00ebr financat tona publike.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb rritet pesha e borxhit, aq m\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb mbetet p\u00ebr shpenzime n\u00eb sektor\u00eb jetik\u00eb si arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe mbrojtja sociale dhe kjo do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Debati mbi borxhin publik n\u00eb Shqip\u00ebri shpesh fokusohet tek kufijt\u00eb fiskal\u00eb dhe treguesit makroekonomik\u00eb, por nj\u00eb faktor po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbetet niveli i jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb ekonomi ku t\u00eb ardhurat mesatare jan\u00eb relativisht t\u00eb ul\u00ebta dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullsis\u00eb p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kostot baz\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs, hap\u00ebsira p\u00ebr rritjen e m\u00ebtejshme t\u00eb borxhit publik b\u00ebhet e kufizuar dhe e rrezikshme.<\/p>\n<p>Borxhi publik nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje numrash; ai p\u00ebrkthehet n\u00eb detyrime q\u00eb duhen shlyer p\u00ebrmes taksave aktuale ose t\u00eb ardhshme. N\u00ebse qytetar\u00ebt dhe bizneset kan\u00eb kapacitete t\u00eb kufizuara paguese, \u00e7do rritje e borxhit do t\u00eb k\u00ebrkonte ose rritje taksash, ose shkurtime shpenzimesh, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb tej standardin e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Pa mekanizma t\u00eb fort\u00eb monitorimi dhe transparence, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kredi t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nj\u00eb proces me sfond t\u00eb theksuar abuzimesh dhe rastesh korrupsioni, si ai i rind\u00ebrtimi, ekziston rreziku q\u00eb fondet e marra hua t\u00eb mos p\u00ebrdoren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb optimale, duke mos gjeneruar kthimet ekonomike t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar koston e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Votoj kund\u00ebr projektligjit \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb financimit, nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti s.p.a., \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i rrjetit t\u00eb transmetimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019\u201d p\u00ebr shum\u00eb arsye, nd\u00ebr t\u00eb cilat, m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46300,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140726","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140726"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140726\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140727,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140726\/revisions\/140727"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}