{"id":140762,"date":"2026-04-20T09:23:03","date_gmt":"2026-04-20T09:23:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140762"},"modified":"2026-04-20T09:23:03","modified_gmt":"2026-04-20T09:23:03","slug":"berisha-edi-rama-do-te-ballafaqohet-me-mua-ne-gjykate-se-ska-ku-te-shkoje-do-jete-perballja-e-shekullit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/20\/berisha-edi-rama-do-te-ballafaqohet-me-mua-ne-gjykate-se-ska-ku-te-shkoje-do-jete-perballja-e-shekullit\/","title":{"rendered":"Berisha: Edi Rama do t\u00eb ballafaqohet me mua n\u00eb gjykat\u00eb se s\u2019ka ku t\u00eb shkoj\u00eb, do jet\u00eb p\u00ebrballja e shekullit!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Arsen Rusta, MCN TV: <\/strong>Ke th\u00ebn\u00eb q\u00eb do p\u00ebrballesh me Edi Ram\u00ebn pas disa dit\u00ebve, por m\u00eb 30 prill \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballja e par\u00eb. SPAK-u k\u00ebrkoi dhe gjykata pranoi Taulant Ball\u00ebn. Do e nisni me at\u00eb p\u00ebrballjen pastaj me Ram\u00ebn? Apo do merreni direkt me Ram\u00ebn?<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>Sali Berisha:\u00a0<\/strong>Tani, Taulant Balla \u00ebsht\u00eb autori i shpifjes, i trillimit sipas t\u00eb cilit Sali Berisha i ka dh\u00ebn\u00eb tok\u00eb t\u00eb shpron\u00ebsuar nga autoritetet pushtuese italiane gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, t\u00eb shpron\u00ebsuar, dh\u00ebndrit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Fletoret zyrtare t\u00eb vitit 1941-42 dhe kadastra e vitit &#8217;37, faktojn\u00eb nj\u00eb: toka ka qen\u00eb e familjes Begeja dhe familjeve t\u00eb tjera aty. Dy, faktojn\u00eb se ajo tok\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shpron\u00ebsuar kurr\u00eb. \u00cbsht\u00eb rekuizuar, nj\u00ebher\u00eb gjasht\u00eb muaj dhe her\u00ebn e dyt\u00eb gjasht\u00eb muaj, por kan\u00eb ikur italian\u00ebt her\u00ebn e dyt\u00eb, dhe pas lufte u \u00ebsht\u00eb konfiskuar nga \u00eb nga komunist\u00ebt dhe jan\u00eb pushkatuar dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb asaj familjes. Pra, shpifja e paskrupullt e Taulant Ball\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat dhe ajo po ndiqet n\u00eb t\u00eb gjitha format.<\/p>\n<p><strong>Arsen Rusta, MCN TV:<\/strong>\u00a0Ju personalisht do t\u00eb p\u00ebrballeni m\u00eb 30 prill?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Un\u00eb kam avokat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb qoft\u00eb se gjykat\u00ebsi ose avokati k\u00ebrkon q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem aty, do t\u00eb jem pa diskutim, zbatoj urdhrat e autoriteteve kompetente. Kurse Edi Rama, se cilat ishin akuzat q\u00eb u b\u00ebn\u00eb ndaj meje?<\/p>\n<p>Akuzat q\u00eb u b\u00ebn\u00eb ishin dy: un\u00eb sipas mashtruesve Dumani, Kraja dhe Fetahu, Enkelejda Fetahu, q\u00eb e ka pas dikur Millonaj po \u00ebsht\u00eb Fetahu n\u00eb fakt, Enkelejda Fetahu, un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb sipas tyre ligje dhe vendime p\u00ebr t\u00eb favorizuar dh\u00ebndrin tim. Mashtrues t\u00eb turpsh\u00ebm dhe ordiner.<\/p>\n<p>Nuk kan\u00eb guxuar t\u00eb paraqesin nj\u00eb ligj t\u00eb vet\u00ebm, nj\u00eb vendim t\u00eb vet\u00ebm. Dhe nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb paraqit\u00ebn mashtruan. Than\u00eb q\u00eb e anuloi vendimin pas shtat\u00eb muajsh, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vendimi edhe sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi. Edhe sot. Edhe sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi. Nuk u anulua.<\/p>\n<p>Pra, akuzuan, kjo kolon\u00eb ra. Nuk kishte asnj\u00eb vendim. Nuk d\u00ebrgojn\u00eb dot sepse p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shpallur n\u00eb konflikt interesi, duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb sipas ligjeve Gjykata Kushtetuese. Nuk kan\u00eb d\u00ebrguar dot asnj\u00eb vendim, asnj\u00eb ligj n\u00eb konflikt interesi t\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Arsen Rusta<\/strong>: Po kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur me Edi Ram\u00ebn. A do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha<\/strong>: Nj\u00eb minut\u00eb. E dyta, akuza e dyt\u00eb, se un\u00eb kam ndryshuar destinacionin e terrenit nga klub sportiv n\u00eb zon\u00eb urbanistike. Mashtrim i turpsh\u00ebm i pa skrupull. Edi Rama dhe var\u00ebsit e tij kan\u00eb n\u00eb dokumente t\u00eb pakt\u00ebn 40 firma me t\u00eb cil\u00ebn ata ndryshojn\u00eb destinacionin e terrenit nga, 40 firma sepse jan\u00eb dhe firmat e asaj, K\u00ebshillit Teknik. Jan\u00eb 12 firma nga K\u00ebshilli Teknik, me t\u00eb cil\u00ebn ata k\u00ebrkojn\u00eb ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv n\u00eb zon\u00eb urbane.<\/p>\n<p>Edi Rama, ndryshimin e destinacionit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb atij terreni e ka b\u00ebr\u00eb, e ka filluar n\u00eb vitin 2004, imagjinoni ju tani, e ka p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2006, pa asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga pronar\u00ebt. Pa asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. E ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb, sepse kishte vendosur me Olsi Ram\u00ebn dhe nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb small parajse, Olsi ishte, ishte n\u00eb trafiqe gjith\u00eb jet\u00ebn. N\u00eb trafiqe, gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Arsen Rusta, MCNTV:<\/strong>\u00a0Do t\u00eb p\u00ebrballeni me zotin Rama?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Nj\u00eb minut\u00eb se duhet, qytetar\u00ebt duhet t&#8217;i din\u00eb gj\u00ebrat. Pra, Olsi Ram\u00ebn, donte t\u00eb nd\u00ebrtonte qytez\u00ebn e vet tek ajo pjes\u00eb. Pa k\u00ebrkes\u00ebn e pronar\u00ebve. Imagjinoni dhe, dhe k\u00ebta prokuror\u00eb n\u00ebn skenar t\u00eb Edi Ram\u00ebs, akuzojn\u00eb Berish\u00ebn se ka ndryshuar destinacionin. E kupton?<\/p>\n<p>Tani e dyta. P\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama \u00ebsht\u00eb, \u00ebsht\u00eb, de facto i d\u00ebnuar. Edi Rama, pasi i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha lejet, pasi ka filluar nd\u00ebrtimi nga viti 2010, s&#8217;mbaj mend tani kurr\u00eb, ka marr\u00eb vesh se nj\u00ebri nga pronar\u00ebt \u00ebsht\u00eb Jamarb\u00ebr Malltezi, dhe ka nisur policin\u00eb e vet p\u00ebr ta bllokuar n\u00eb grop\u00eb dhe ka bllokuar grop\u00ebn.<\/p>\n<p>Pronar\u00ebt, nd\u00ebrtuesit, kan\u00eb shkuar n\u00eb gjykat\u00eb. Vendimi ishte i marr\u00eb, nuk mund t\u00eb anulohej, dhe kan\u00eb vendosur heqjen e bllokimit. Edhe me kaq Edi Rama nuk e ka zbatuar. Ka vazhduar ta bllokoj\u00eb. At\u00ebher\u00eb me vendim t\u00eb prer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, Edi Rama \u00ebsht\u00eb gjobitur 320.000 euro, dhe i ka paguar. I ka paguar 320.000 euro. Dhe para tre vitesh Gjykata e Apelit ka konstatuar se Edi Rama ka kryer vep\u00ebr penale. Ka kryer vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Por ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb parashkruar kjo, i ka kaluar afati i d\u00ebnimit. Pra \u00ebsht\u00eb delinkuent.<\/p>\n<p>Tani, a do ballafaqohet ai me mua, nuk ka ku t\u00eb shkoj\u00eb. Sepse paraqitja n\u00eb gjykat\u00eb si d\u00ebshmitar \u00ebsht\u00eb absolutisht i detyruesh\u00ebm dhe shih kodin \u00e7far\u00eb thot\u00eb. Natyrisht, ai do p\u00ebrpiqet dhe ka filluar q\u00eb tani ka krijuar nj\u00eb k\u00ebshill aty n\u00eb, ka krijuar nj\u00eb k\u00ebshill mashtruesish n\u00eb Kryeministri se si ta kap\u00ebrcej\u00eb k\u00ebt\u00eb, por nuk e kap\u00ebrcen dot dhe ajo do jet\u00eb, do jet\u00eb p\u00ebrballja e shekullit. Aty do t&#8217;u tregoj shqiptar\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p><strong>Arsen Rusta, MCN TV:<\/strong>\u00a0Do jet\u00eb kilometri i fundit?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha<\/strong>: Aty do u tregoj shqiptar\u00ebve un\u00eb t\u00eb gjith\u00eb korrupsionin e Edi Ram\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb qenie t\u00eb lig\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ky njeri. Prandaj i them, b\u00ebhu burr\u00eb edhe hajde n\u00eb sall\u00eb t\u00eb gjyqit. P\u00ebrndryshe, n\u00eb qoft\u00eb se nuk ta mban, urdh\u00ebro t\u00eb zgjidhni studio televizive, jam gati n\u00eb debat, dhe at\u00ebher\u00eb t\u00eb konsideroj t\u00ebrheqjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmitar, p\u00ebrndryshe absolutisht jo, do vij\u00eb d\u00ebshmitar n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n<p>Do vij\u00eb si nj\u00eb delinkuent. E di, vjen si i d\u00ebnuar. Faktikisht, parashkrimi \u00ebsht\u00eb parashkrim, por vepra penale thot\u00eb aty ka kryer vep\u00ebr penale thot\u00eb gjykat\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Arsen Rusta, MCN TV:<\/strong>\u00a0E po kartela i del e past\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha<\/strong>: Kartela i del e past\u00ebr. Kartela i del e past\u00ebr. Kartela e past\u00ebr n\u00eb qoft\u00eb se thot\u00eb ke kryer vep\u00ebr penale, nuk t\u00eb del kurr\u00eb. Ke p\u00ebrfituar nga skadimi i ligjit, po jo.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arsen Rusta, MCN TV: Ke th\u00ebn\u00eb q\u00eb do p\u00ebrballesh me Edi Ram\u00ebn pas disa dit\u00ebve, por m\u00eb 30 prill \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballja e par\u00eb. SPAK-u k\u00ebrkoi dhe gjykata pranoi Taulant Ball\u00ebn. Do e nisni me at\u00eb p\u00ebrballjen pastaj me Ram\u00ebn? Apo do merreni direkt me Ram\u00ebn? Sali Berisha:\u00a0Tani, Taulant Balla \u00ebsht\u00eb autori i shpifjes, i trillimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":140743,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140762","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140762","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140762"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140762\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140763,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140762\/revisions\/140763"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140743"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}