{"id":140798,"date":"2026-04-20T17:04:05","date_gmt":"2026-04-20T17:04:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140798"},"modified":"2026-04-20T17:08:09","modified_gmt":"2026-04-20T17:08:09","slug":"masat-ndaj-protestuesve-noka-shteti-po-degradon-dita-dites-sillet-si-nje-bande-per-te-mbrojtur-narkoregjimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/20\/masat-ndaj-protestuesve-noka-shteti-po-degradon-dita-dites-sillet-si-nje-bande-per-te-mbrojtur-narkoregjimin\/","title":{"rendered":"Masat ndaj protestuesve\/ Noka: Shteti po degradon dita-dit\u00ebs, sillet si nj\u00eb band\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur narkoregjimin!"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Flamur Noka n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb zhvilluar ndaj protestuesve t\u00eb arrestuar t\u00eb premten, u shpreh se aktualisht jemi n\u00eb nj\u00eb alarm t\u00eb kuq p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sipas tij, policia nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb ndaj protestuesve t\u00eb arrestuar, nd\u00ebrsa p\u00ebr disa prej tyre q\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb burg, jan\u00eb stisur provat me q\u00ebllim mbajtjen e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb qeli.<\/p>\n<p><strong>Flamur Noka:\u00a0<\/strong>Dit\u00ebn e premte \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alarm i kuq p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb n\u00eb vend. Nj\u00eb polici shteti q\u00eb nga dita n\u00eb dit\u00eb po degradoon duke u sjell\u00eb si nj\u00eb band\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur narkoregjimin dhe jo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer ligjit dhe kushtetut\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij vendi, p\u00ebrcolli nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me sjelljen e saj banditeske. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Partia Demokratike b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb trup\u00ebn drejtuese e cila merr urdhra nga Edi Rama, kreu i narkos.<\/p>\n<p>Protesta e dit\u00ebs s\u00eb premte tregoi q\u00eb policia e shtetit, kupol\u00ebn e saj vet\u00ebm se ka nd\u00ebrruar dor\u00eb. Nga Gys Agasi q\u00eb kontrollonte gjith\u00eb em\u00ebrimet dhe s\u00eb bashku me t\u00eb dhe drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Prod\u00ebn, policia kaloi n\u00eb duart e Oltion Bistit, i cili u em\u00ebrua nga Edi Rama si koordinator me krimin dhe me policin\u00eb. Ushtari i Oltion Bistrit \u00ebsht\u00eb Sk\u00ebnder Hitaj. Ai do t\u00eb konsiderohet p\u00ebrgjegj\u00ebsi i asaj dhune dhe konsiderohet si nj\u00eb kamikaz politik i regjimit dhe armik i opozit\u00ebs dhe i Partis\u00eb Demokratike. Artur Prifti, komandanti i FNSH-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mercenar i narkosit dhe konsiderohet, do t\u00eb konsiderohet armik i lirive dhe i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe i Partis\u00eb Demokratike. Sokol Bizhga, fam\u00ebkeqi, \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb q\u00eb Partia Demokratike denoncon.<\/p>\n<p>Altin Tabaku, z\u00ebvend\u00ebs komandanti i FNSH-s\u00eb, Bajram Ba\u00e7i dhe Navjol Papuli, t\u00eb dy p\u00ebrgjegj\u00ebsat e sektorit, jan\u00eb n\u00eb grupin kriminal q\u00eb konsiderohen armiq t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe armiq t\u00eb opozit\u00ebs. Dashamir Bendo, shefi i operacionales t\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe Enton Allushi, drejtori i Tiran\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup kriminal q\u00eb drejtohet nga Oltion Bistri dhe q\u00eb ka si synim luft\u00ebn vet\u00ebm ndaj opozit\u00ebs dhe kurr\u00eb ndaj krimit dhe n\u00eb funksion t\u00eb ligjit jo e jo. Tani, protestuesit jan\u00eb dhunuar kat\u00ebr prej tyre, t\u00eb dhunuar dhe me plag\u00eb, jan\u00eb paraqitur sot n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore. Nuk ndodh kund p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb regjimin e Ayatullahut, kjo dhun\u00eb barbare. Nj\u00ebri prej tyre ka prej kat\u00ebr dit\u00ebsh n\u00eb spital dhe sot q\u00eb ju dha masa, ndodhet n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb spital nga dhuna policore. Por askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Si n\u00eb koh\u00ebn e sigurimit t\u00eb shtetit, kan\u00eb fabrikuar duke falsifikuar dokumentat dhe provat. Asnj\u00eb prov\u00eb nuk kan\u00eb. Thjesht \u00e7far\u00eb nxjerr TV Varikarlon, i merr policia dhe i paraqet si prova.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ata q\u00eb prokuroria dhe gjykata vendos\u00ebn mas\u00ebn me burg, \u00ebsht\u00eb kapur me uj\u00eb n\u00eb dor\u00eb, me shishe me uj\u00eb duke pir\u00eb uj\u00eb. I kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb molotov ujin, ujin q\u00eb po pinte. Pra kjo nuk ndodh kund. Tani, ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb denoncuar edhe gjyqtarin i cili pa prov\u00eb, pa fakt, pa asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb konkrete, qytetar\u00eb dhe protestues t\u00eb thjesht\u00eb, madje mes tyre dhe dy invalid\u00eb, i konsideron grup dhe i konsideron si persona p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr dhun\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u pa qart\u00ebsisht q\u00eb aty dhun\u00ebn e ushtroi policia e shtetit, policia e shtetit. Gjyqtari Peza, nj\u00eb militant politik, \u00ebsht\u00eb po ky gjyqtar q\u00eb dha vendimin n\u00eb kolegjin zgjedhor p\u00ebr Edi Ram\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e kaluara dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do rregull dhe \u00e7do norm\u00eb ligjore u transferua n\u00eb Tiran\u00eb si shp\u00ebrblim politik p\u00ebr sh\u00ebrbimin q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb narkoregjimit. Nuk u zgjodh rast\u00ebsisht. Ky gjyqtar u zgjodh q\u00ebllimisht, sepse regjimi k\u00ebrkon nd\u00ebrmjet masave t\u00eb ashpra p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar dhe p\u00ebr t\u00eb fabrikuar prova p\u00ebr protestuesit e pafajsh\u00ebm, t\u00eb mbjell\u00eb panik dhe terror tek qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, avokatja Eda Grimci e cila p\u00ebrfaq\u00ebsonte protestuesit e arrestuar n\u00eb gjyq, \u00ebsht\u00eb shprehur se provat kund\u00ebr tyre jan\u00eb t\u00eb fabrikuara dhe se procesi \u00ebsht\u00eb mbushur me paqart\u00ebsi dhe kontradikta. Sipas avokates, pretendimi i prokuroris\u00eb se jan\u00eb kapur \u00e7anta me molotov \u00ebsht\u00eb konfuz dhe i paq\u00ebndruesh\u00ebm. Organi i akuz\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb versione kontradiktore, duke deklaruar fillimisht se \u00e7antat u gjet\u00ebn n\u00eb shesh dhe m\u00eb pas se u ishin kapur personave t\u00eb arrestuar, pa mundur t\u00eb identifikoj\u00eb sakt\u00ebsisht se cilit individ i p\u00ebrkiste \u00e7anta.<\/p>\n<p><strong>Eda Grimci:\u00a0<\/strong>Prokuroria pretendonte q\u00eb jan\u00eb kapur \u00e7anta me molotov. Ishte e paqart\u00eb dhe ishte konfuzionale \u00e7&#8217;pretendonte organi i akuz\u00ebs, pasi nj\u00ebher\u00eb thoshte q\u00eb \u00e7antat me molotov jan\u00eb kapur n\u00eb shesh dhe pastaj pretendonte q\u00eb u ishin kapur personave. Nuk identifikoi cilit person sakt\u00ebsisht i ishte kapur \u00e7anta. Nj\u00ebher\u00eb pretenduan q\u00eb na e paskan kapur n\u00eb mes t\u00eb oborrit t\u00eb selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e turpshme. Dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk pati prov\u00eb q\u00eb filan person \u00ebsht\u00eb kapur me molotov.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb i b\u00ebm\u00eb ishte, duke qen\u00eb se sipas raporteve t\u00eb sh\u00ebrbimit pretendohej q\u00eb k\u00ebta persona ishin monitoruar, mbajtur n\u00ebn v\u00ebzhgim, ndjekur. At\u00ebher\u00eb, si ka mund\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebta persona t\u00eb monitoruar gjat\u00eb gjith\u00eb protest\u00ebs dhe nuk kishte nj\u00eb foto, qoft\u00eb dhe n\u00eb momentin e arrestit, q\u00eb ky person t\u00eb ishte i pajisur me \u00e7ant\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat atje, raportet e sh\u00ebrbimit ishin copy-paste edhe n\u00eb gabime ortografike. Pra, raportet e sh\u00ebrbimit ishin n\u00eb form\u00eb, formulari dhe ishin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Dhe \u00e7far\u00eb thuhej, dhe \u00e7far\u00eb thuhej n\u00eb raport sh\u00ebrbimi? Thuhej, k\u00ebta persona u kap\u00ebn o n\u00eb mes t\u00eb turm\u00ebs, ose aty pran\u00eb atyre q\u00eb gjuanin. Pra, p\u00ebr asnj\u00ebrin nuk thuhet, ky gjuajti.<\/p>\n<p>P\u00ebr asnj\u00eb nga protestuesit nuk kan\u00eb paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebrve\u00e7se raporteve t\u00eb sh\u00ebrbimit. Ne kemi qen\u00eb n\u00eb komisariat, jan\u00eb fabrikuar raportet e sh\u00ebrbimit. Kur kemi qen\u00eb n\u00eb komisariat dhe kishim dy or\u00eb e gjys\u00ebm bashk\u00eb me kolegun Marash Logu, kan\u00eb ardhur dy fugona me punonj\u00ebs policie civil\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb firmosur procesverbalet dhe raportet e sh\u00ebrbimit, q\u00eb gjoja paskan qen\u00eb t\u00eb stacionuar. I kemi em\u00ebr p\u00ebr em\u00ebr. Ata nuk jan\u00eb as punonj\u00ebs policie t\u00eb Tiran\u00ebs. Masat e gjykat\u00ebs jan\u00eb ndryshe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, po provat jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta. T\u00eb fabrikuara nj\u00ebsoj me raporte sh\u00ebrbimi, t\u00eb rr\u00ebzuara nga gjykata. Sot rast i paprecedent. Gjykata sot vendosi masa arresti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Flamur Noka n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb zhvilluar ndaj protestuesve t\u00eb arrestuar t\u00eb premten, u shpreh se aktualisht jemi n\u00eb nj\u00eb alarm t\u00eb kuq p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb n\u00eb vend. Sipas tij, policia nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb ndaj protestuesve t\u00eb arrestuar, nd\u00ebrsa p\u00ebr disa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136040,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140798","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140798","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140798"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140798\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140800,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140798\/revisions\/140800"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}