{"id":140845,"date":"2026-04-21T08:42:34","date_gmt":"2026-04-21T08:42:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=140845"},"modified":"2026-04-21T08:42:34","modified_gmt":"2026-04-21T08:42:34","slug":"nga-kulla-38-kate-ne-vlore-tek-ato-ne-durres-shengjin-linze-dhe-tirane-49-lejet-e-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/21\/nga-kulla-38-kate-ne-vlore-tek-ato-ne-durres-shengjin-linze-dhe-tirane-49-lejet-e-reja\/","title":{"rendered":"Nga kulla 38 kate n\u00eb Vlor\u00eb tek ato n\u00eb Durr\u00ebs, Sh\u00ebngjin, Linz\u00eb dhe Tiran\u00eb, 49 lejet e reja"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit dhe Ujit i ka hapur rrug\u00eb nj\u00eb vale t\u00eb re kullash, me p\u00ebrqendrim n\u00eb Tiran\u00eb, por jo vet\u00ebm pasi ato shtrihen edhe n\u00eb Durr\u00ebs, Vlor\u00eb apo Sh\u00ebngjin. Ekofin.al zbardh rendin e dit\u00ebs t\u00eb mbledhjes s\u00eb mbajtur n\u00eb 17 tetorit 2025, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar s\u00eb fundmi n\u00eb faqen e AZHT, q\u00eb tregon nj\u00eb orientim drejt kullave dhe projekteve me intensitet t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrtimi, sidomos n\u00eb Tiran\u00eb, por edhe n\u00eb qytetet bregdetare.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb nga projektet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb godin\u00eb banimi dhe sh\u00ebrbimesh me 20 kate mbi tok\u00eb dhe 4 kate n\u00ebntok\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e \u201cLuis Jansin Henkard\u201d, me zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cTabi Construction\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Dritan dhe Ardian Beshirit.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, nj\u00eb tjet\u00ebr zhvillim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb projekti \u201cThe Little Big House\u201d, q\u00eb parashikon nd\u00ebrtesa me 4, 12 dhe 19 kate, me zhvillues \u201cAdi-M\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn \u201cTeodor Keko\u201d n\u00eb kryeqytet parashikohen godina nga 3 deri n\u00eb 20 kate, nd\u00ebrsa n\u00eb Linz\u00eb bie n\u00eb sy kulla 23 kate q\u00eb pritet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb \u201cAghak Cara\u201d sh.p.k me pronar Preng Car\u00ebn.<\/p>\n<p>Lista vijon me projekte edhe m\u00eb ambicioze. N\u00eb Sh\u00ebngjin parashikohet nj\u00eb kompleks me funksion rezidencial, hoteleri dhe sh\u00ebrbime q\u00eb arrin deri n\u00eb 30 kate, me zhvillues \u201cDimension Construction\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Vlor\u00eb, \u201cHanxhari Group\u201d pritet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb kull\u00eb deri n\u00eb 38 kate mbi tok\u00eb, duke e kthyer vij\u00ebn bregdetare n\u00eb nj\u00eb nga zonat me zhvillimin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb larta n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Edhe Durr\u00ebsi nuk mbetet pas, me projektin \u201cDurr\u00ebs Tower\u201d, q\u00eb parashikon nd\u00ebrtesa me 24 dhe 32 kate, duke e futur qytetin n\u00eb hart\u00ebn e zhvillimeve vertikale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb vazhdojn\u00eb projektet me intensitet t\u00eb lart\u00eb, si godina me 25 kate, si dhe zhvillime t\u00eb tjera me 10 deri n\u00eb 18 kate n\u00eb zona t\u00eb ndryshme urbane.<\/p>\n<p>Ky koncentrim i nd\u00ebrtimeve t\u00eb larta tregon nj\u00eb qasje t\u00eb qart\u00eb drejt zhvillimit vertikal, q\u00eb synon t\u00eb maksimizoj\u00eb p\u00ebrdorimin e territorit, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr ndikimin n\u00eb infrastruktur\u00eb, densitet urban dhe cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb, por po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, rendi i dit\u00ebs p\u00ebrfshin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh turistike n\u00eb bregdet, q\u00eb po e transformojn\u00eb vij\u00ebn detare n\u00eb nj\u00eb korridor resortesh dhe kompleksesh turistike. N\u00eb Dh\u00ebrmi parashikohet kompleksi \u201cWest Hill\u201d, me vila, apartamente dhe struktura hoteliere, nd\u00ebrsa projekte t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb komplekse me vila, hotele dhe apartamente t\u00eb brenduara.<\/p>\n<p>Palasa dhe Borshi vijojn\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin investime, me komplekse turistike me vila, rezidenca dhe struktura hotelerie me pishina dhe sh\u00ebrbime t\u00eb integruara. Po ashtu, n\u00eb zon\u00ebn e \u201cUjit t\u00eb Ftoht\u00eb\u201d dhe Radhim\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb parashikohen struktura turistike me disa kate dhe funksione t\u00eb kombinuara rezidenciale dhe hotelerie.<\/p>\n<p>N\u00eb Sh\u00ebngjin dhe Lezh\u00eb shfaqen gjithashtu projekte t\u00eb tipit \u201chotel &amp; residences\u201d, nd\u00ebrsa Orikumi dhe zona t\u00eb tjera bregdetare p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb val\u00eb zhvillimi me komplekse m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, por me fokus turistik. \/ekofin.al<\/p>\n<p>RENDI I DIT\u00cbS<\/p>\n<p>Mbledhja e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe Ujit<\/p>\n<p>E Premte, dat\u00eb 17.10.2025,<\/p>\n<p>1. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cRikonstruksion i pallatit t\u00eb Presidenc\u00ebs\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, me zhvillues Presidenca e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>2. Leje Nd\u00ebrtimi Infrastrukture p\u00ebr objektin: \u201cBypass i Sarand\u00ebs\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Sarand\u00eb, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>3. Leje Nd\u00ebrtimi Infrastrukture p\u00ebr objektin: \u201cNd\u00ebrtimi i rrug\u00ebve lidh\u00ebse me tunelin e Llogaras\u00eb (Palas\u00eb)\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Himar\u00eb, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>4. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cStacion karikimi p\u00ebr mjetet elektrike dhe objekt sh\u00ebrbimi ndihm\u00ebs 2 kate\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes (OSSH) sh.a.<\/p>\n<p>5. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cRehabilitimi n\u00eb eksterier dhe interier i ambjenteve t\u00eb Godin\u00ebs 1 dhe 2 kate\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Kor\u00e7\u00eb\u201d, me zhvillues Ministrin\u00eb e Mjedisit.<\/p>\n<p>6. Leje Nd\u00ebrtimi Infrastrukture p\u00ebr objektin: \u201cZip \u2013 Line P\u00ebrmet\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb P\u00ebrmet, me zhvillues Bashkin\u00eb P\u00ebrmet.<\/p>\n<p>7. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cNd\u00ebrtimi i Qendr\u00ebs Rajonale t\u00eb Emergjencave Civile\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bushat, Bashkia Shkod\u00ebr, me zhvillues Institutin e Gjeografis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs Ushtarake.<\/p>\n<p>8. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cNd\u00ebrtimi i Qendr\u00ebs Rajonale t\u00eb Emergjencave Civile\u201d, me vendndodhje n\u00eb Krane, Bashkia Finiq, me zhvillues Institutin e Gjeografis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs Ushtarake.<\/p>\n<p>9. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cNd\u00ebrtimi i Parkut t\u00eb Automjeteve\u201d, me vendndodhje n\u00eb Ferraj, Bashkia Tiran\u00eb, me zhvillues Institutin e Gjeografis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs Ushtarake.<\/p>\n<p>10. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cNd\u00ebrtim Oficine, dhoma personeli t\u00eb mir\u00ebmbajtjes dhe lavazh p\u00ebr automjete\u201d, me vendndodhje n\u00eb Ferraj, Bashkia Tiran\u00eb, me zhvillues Ministrin\u00eb e Mbrojtjes.<\/p>\n<p>11. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cNd\u00ebrtimi i objektit \u201cDepo Materialesh\u201d p\u00ebr Batalionin e Mb\u00ebshtetjes me Sh\u00ebrbime\u201d, me vendndodhje n\u00eb Zall Herr, Bashkia Tiran\u00eb, me zhvillues Repartin Ushtarak Nr.1001.<\/p>\n<p>12. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cDepo materialesh p\u00ebr Batalionin e Mb\u00ebshtetjes me Sh\u00ebrbime, me vendndodhje Zall Herr, Bashkia Tiran\u00eb, me zhvillues \u201cReparti Ushtarak Nr. 1040\u201d.<\/p>\n<p>13. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cHangar Helikopter\u00ebsh p\u00ebr Shkoll\u00ebn e fluturimit\u201d, me vendndodhje n\u00eb bashkin\u00eb Vlor\u00eb, me zhvillues Institutin e Gjeografis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs Ushtarake.<\/p>\n<p>14. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cRikonstruksion i Stadiumit \u201cBesa\u201d, me vendndodhje n\u00eb Rrug\u00ebn Taulantia, Bashkia Kavaj\u00eb\u201d, me subjekt zhvillues Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit.<\/p>\n<p>15. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cRikonstruksion i Spitalit t\u00eb Pogradecit\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Pogradec, me zhvillues Drejtorin\u00eb e Sh\u00ebrbimit Spitalor Pogradec.<\/p>\n<p>16. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cFerma e Dijes dhe Agroturizmit t\u00eb Ullishteve\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Divjak\u00eb, me zhvillues Fondin Shqiptar t\u00eb Zhvillimit.<\/p>\n<p>17. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cNd\u00ebrtimi i godin\u00ebs s\u00eb parkimit n\u00ebntok\u00ebsor dhe godin\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve administrative\u201d, Bashkia Himar\u00eb, me zhvillues Bashkin\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>18. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cNd\u00ebrtim dhe rikualifikim i rrug\u00ebs parelele me Rrug\u00ebn e Plazhit, Borsh\u201d, Bashkia Himar\u00eb, me zhvillues Bashkin\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>19. P\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb Lejes s\u00eb Zhvillimit p\u00ebr objektin: \u201cRikualifikim i hyrjes s\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe bregut per\u00ebndimor t\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs\u201d, me vendodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Shkod\u00ebr, me zhvillues Bashkin\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>20. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cRikualifikim i hyrjes s\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe bregut per\u00ebndimor t\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Zona 2\u201d, me vendodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Shkod\u00ebr, me zhvillues Bashkin\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>21. Leje Zhvillimi p\u00ebr objektin: \u201cObjekti nd\u00ebrtimi i q\u00ebndr\u00ebs p\u00ebr instuticionet e KMSH-s\u00eb n\u00eb Peqin\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Peqin, me zhvillues Fondacionin \u201cMir\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>22. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cImpant fotovoltaik 100 Mwac\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Vlor\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAkerni Solar\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>23. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cGodin\u00eb banimi dhe sh\u00ebrbimesh 20 kate mbi tok\u00eb, me 4 kate n\u00ebntok\u00eb, me vendndodhje n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cLuis Jansin Henkard\u201d, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cTabi Construction\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>24. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cThe Little Big House\u201d, Struktur\u00eb banimi dhe sh\u00ebrbimi me 4, 12 dhe 19 kate mbi tok\u00eb dhe 3 kate n\u00ebntok\u00eb, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAdi-M\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>25. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cGodin\u00eb sh\u00ebrbimi dhe banimi 3 deri 20 kate, me 3 kate n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cTeodor Keko\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cA.G.E Co &amp; Co\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>26. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cWest Hill\u201d, Kompleks turistik (villas, apart\/hotel, hotel and restaurant_zona a-f \/ villas_zona g), me vendndodhje n\u00eb Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb, me subjekte zhvilluese shoq\u00ebrit\u00eb \u201cEgeu Stone\u201d sh.p.k, \u201cAdel\u201d sh.p.k dhe \u201cImmo \u2013 Invest\u201d sh.a.<\/p>\n<p>27. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cKompleks banimi dhe sh\u00ebrbimesh me 3 deri 17 kate mbitok\u00eb dhe me 1 deri 4 kate parkimi n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Shkoz\u00eb, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAlbpower Energy\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>28. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cNokia\u201d, Godin\u00eb banimi dhe sh\u00ebrbimi 7-12 Kate dhe 1-2 Kate parkimi n\u00ebntok\u00eb, n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cPasho Hysa\u201d, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cKontakt\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>29. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cGodina multifunksionale, sh\u00ebrbimi, zyra, banimi dhe hoteleri\u201d, me vendndodhje n\u00eb Kryem\u00ebdhenj, Golem, Bashkia Kavaj\u00eb, me zhvillues \u201c3A Construction\u201d sh.p.k<\/p>\n<p>30. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cObjekt banimi dhe sh\u00ebrbimesh 23 kate mbi tok\u00eb dhe 2 kate n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Linz\u00eb, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAghak Cara\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>31. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cZhvillim kompleks me funksion rezidencial, hoteleri dhe sh\u00ebrbime 23 dhe 30 kate mbi tok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Sh\u00ebngjin, Bashkia Lezh\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cDimension Construction\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>32. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cObjekt banimi dhe sherbimi 25 dhe 38 kate mbitok\u00eb dhe 4 kate n\u00ebntok\u00eb, Bashkia Vlor\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cHanxhari Group\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>33. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cBordeaux Residence\u201d Objekt rezidencial 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate, me vendndodhje n\u00eb Fark\u00eb, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cF.Z.Construction\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>34. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cKompleks me godina banimi, vila banimi, Hotel dhe apartamente t\u00eb brenduara me 1, 2, 3, 4 dhe 8 kate mbi tok\u00eb, me 2 dhe 4 kate n\u00ebntok\u00eb, me fusha sportive dhe pishin\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb, me subjekte zhvilluese shoq\u00ebrit\u00eb \u201cTexas Development\u201d dhe \u201cTalha\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>35. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin \u201cKompleks turistik, rezidenca dhe hoteleri 1-2-3-4 kate, me tarrac\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzueshme, 1 kat n\u00ebntok\u00eb, me pishina dhe mur rrethues\u201d, me vendndodhje n\u00eb Palas\u00eb, Bashkia Himar\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cRegina Group\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>36. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cKompleks turistik, hotel dhe objekt banimi me 3, 4, 5 dhe 6 kate mbi tok\u00eb, me 1 kat parkimi n\u00ebn tok\u00eb, me pishin\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Borsh, Bashkia Himar\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cLunor\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>37. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cStruktur\u00eb hoteliere dhe rezidenca turistike 1-9 kate dhe 1 kat n\u00ebntok\u00eb, me tarraca t\u00eb shfryt\u00ebzueshme, me mur rrethues dhe pishina\u201d, me vendndodhje \u201cUji Ftoht\u00eb\u201d, Bashkia Vlor\u00eb\u201d, me zhvillues Z.Adrian Resulaj.<\/p>\n<p>38. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cObjekt rezidencial dhe hotelier 3, 4, 5, 6 dhe 7 kate me 2 kate n\u00ebntok\u00eb dhe pishin\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Radhim\u00eb, Bashkia Vlor\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cGiga Konstruksion\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>39. Leje Zhvillimi p\u00ebr objektin: \u201cWavefront hotel and residences\u201d, Kompleks banimi, hoteleri dhe sh\u00ebrbime 7 kate mbi tok\u00eb, me 1 kat n\u00ebntok\u00eb, me vendndodhje n\u00eb Bashkine Lezh\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cBruklin &amp; Rea\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>40. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cFustanella Residence\u201d, Objekt banimi dhe sh\u00ebrbimesh 15 kate mbitok\u00eb dhe 2 kate n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cTuri &amp; M.Z.B\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>41. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cIvanaj\u201d, Objekt rezidencial dhe hotel me 9 kate mbitok\u00eb, me vendndodhje n\u00eb Sh\u00ebngjin, Bashkia Lezh\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAlessio Konstruksion\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>42. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cNuma Residence\u201d , Objekt banimi 5 kate, me 1 kat n\u00ebntok\u00eb, me vendndodhje n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cPerivolo\u201d, Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cBiffer &amp; Co\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>43. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cDurr\u00ebs Tower\u201d \u2013 Zhvillim kompleks me funksion rezidencial, hoteleri dhe sh\u00ebrbime me 24 dhe 32 kate mbi tok\u00eb dhe 4 kate n\u00ebntok\u00eb, pran\u00eb rrug\u00ebs \u201cPavar\u00ebsia\u201d, Bashkia Durr\u00ebs, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cRajfi\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>44. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cKompleks Rezidencial 2 dhe 3 kate, 1 dhe 2 kate n\u00ebntok\u00eb \u201cTirana Villas\u201d, me vendndodhje n\u00eb Mjull Bathore, Bashkia Tiran\u00eb\u201d, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cLura\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>45. Leje Zhvillimi p\u00ebr objektin: \u201cGreen Radisson\u201d, Struktur\u00eb sh\u00ebrbimi, banimi dhe hotelerie me 1, 13 dhe 16 kate mbi tok\u00eb, me 1 kat n\u00ebntok\u00eb, me vendndodhje n\u00eb rr. \u201cHamdi Garunja\u201d, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cRinia-04\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>46. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cKompleks banimi dhe hotelerie 5 dhe 6 kate mbi tok\u00eb, me 1 kat parkim n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Orikum, Bashkin\u00eb Vlor\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cRoyal\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>47. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cGodin\u00eb banimi dhe sh\u00ebrbimesh 10, 12, 14, 16 dhe 18 kate mbi tok\u00eb, me 2 kate n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cZhegu\u201d, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cMia Construction\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>48. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cDajti Park\u201d, me vendndodhje n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cNiko Avrami\u201d, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cDajti Park 2007\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>49. Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cGodin\u00eb Rezidenciale Liqeni i That\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAs Investment\u201d sh.p.k.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit dhe Ujit i ka hapur rrug\u00eb nj\u00eb vale t\u00eb re kullash, me p\u00ebrqendrim n\u00eb Tiran\u00eb, por jo vet\u00ebm pasi ato shtrihen edhe n\u00eb Durr\u00ebs, Vlor\u00eb apo Sh\u00ebngjin. Ekofin.al zbardh rendin e dit\u00ebs t\u00eb mbledhjes s\u00eb mbajtur n\u00eb 17 tetorit 2025, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar s\u00eb fundmi n\u00eb faqen e AZHT, q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":140846,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-140845","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140847,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140845\/revisions\/140847"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}