{"id":141076,"date":"2026-04-23T12:10:03","date_gmt":"2026-04-23T12:10:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141076"},"modified":"2026-04-23T12:10:03","modified_gmt":"2026-04-23T12:10:03","slug":"spahia-moskryerja-e-analizave-ne-spitale-rrezik-serioz-per-shendetin-e-pacienteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/23\/spahia-moskryerja-e-analizave-ne-spitale-rrezik-serioz-per-shendetin-e-pacienteve\/","title":{"rendered":"Spahia: Moskryerja e analizave n\u00eb spitale, rrezik serioz p\u00ebr sh\u00ebndetin e pacient\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Bardh Spahia e ka konsideruar nj\u00eb situat\u00eb alarmante munges\u00ebn e sh\u00ebrbimit t\u00eb analizave laboratorike n\u00eb t\u00eb 19 spitalet publike t\u00eb vendit, p\u00ebr shkak t\u00eb mbarimit t\u00eb fondeve t\u00eb parashikuara n\u00eb kontrat\u00ebn koncesionare.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb Kuvend, Spahia tha se, pas dat\u00ebs 20 t\u00eb \u00e7do muaji kalendarik, \u201cnuk mund t\u00eb ofrohet asnj\u00eb lloj analize laboratorike n\u00ebp\u00ebrmjet koncesionit, pasi mungojn\u00eb fondet\u201d.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb, sipas tij, v\u00eb n\u00eb rrezik serioz sh\u00ebndetin e pacient\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rastet urgjente, pasi koncesionari vendos kufij mujor\u00eb p\u00ebr kryerjen e analizave dhe nuk i tejkalon ato.<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, koleg\u00eb deputet\u00eb, se sa r\u00ebnd\u00ebsi i jepni \u00e7\u00ebshtjeve me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr qytetar\u00ebt, si\u00e7 jan\u00eb problematikat e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, e treguat edhe sot kur me forc\u00ebn e karton\u00ebve vendos\u00ebt t\u00eb bashkoheni n\u00eb tre, \u00eb, t\u00eb bashkoni tre interpelanca n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shmangur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb llogaridh\u00ebnien dhe transparenc\u00ebn p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja ministre, ajo q\u00eb prej koh\u00ebsh thuhej n\u00ebp\u00ebr korridoret e spitaleve publike, nga mjek\u00ebt n\u00ebn z\u00eb, por edhe nga vet\u00eb pacient\u00ebt, me frik\u00ebn se mund t\u00eb humbisnin vendin e pun\u00ebs n\u00ebse flisnin hapur, tashm\u00eb u tha edhe nga ju publikisht. Pas dat\u00ebs 20 t\u00eb \u00e7do muaji kalendarik, nuk mund t\u00eb ofrohet asnj\u00eb lloj analize laboratorike n\u00ebp\u00ebrmjet koncesionit t\u00eb laborator\u00ebve, pasi mungojn\u00eb fondet. Sipas deklarat\u00ebs suaj publike, jeni duke analizuar t\u00eb dh\u00ebnat dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave do t\u00eb gjeni edhe zgjidhje.<\/p>\n<p>Pasi po nuk kuptuat problemin, nuk keni si t&#8217;i jepni edhe zgjidhjen. Kjo, pasi, si\u00e7 vet\u00eb ju e keni pohuar, duke qen\u00eb se vini nga fusha e t\u00eb dh\u00ebnave, e njihni mir\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si do t&#8217;i adresonit k\u00ebt\u00eb problem. Po \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb vet\u00ebm pas gjasht\u00eb vitesh nga funksionimi i nj\u00eb prej kat\u00ebr koncesioneve t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor, ju pranoni problemin.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, k\u00ebt\u00eb problem e ka ngritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme jo vet\u00ebm opozita, por edhe mjek\u00ebt, madje edhe pacient\u00ebt. Munges\u00eb e theksuar n\u00eb kryerjen e analizave laboratorike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb 19 spitalet publike, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe QSUT-n\u00eb. Rrezik p\u00ebr moskryerjen edhe t\u00eb analizave urgjente, pasi koncesionari vendos kufij p\u00ebr tejkalimin e planit t\u00eb parashikuar.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr ju, zonja ministre, q\u00eb deri tani jan\u00eb shpenzuar m\u00eb shum\u00eb se 60% e fondit prej 13 miliard\u00eb lek\u00eb, apo 135 milion\u00eb euro, dhe ende pacient\u00ebt nuk marrin sh\u00ebrbimin e analizave laboratorike, apo aq m\u00eb keq, rrezikojn\u00eb t\u00eb mos i kryejn\u00eb ato edhe p\u00ebr rastet urgjente? Pasi koncesionari e ndalon sh\u00ebrbimin pas dat\u00ebs 20 t\u00eb \u00e7do muaji kalendarik. A e dini, zonja ministre, se kjo situat\u00eb po rrezikon \u00e7do dit\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish?<\/p>\n<p>A e kuptoni d\u00ebmin q\u00eb ka mungesa e ofrimit t\u00eb analizave laboratorike tek \u00e7do qytetar shqiptar? Pasi do t&#8217;i duhet t\u00eb paguaj\u00eb para ekstra nga xhepi p\u00ebr t\u00eb mos rrezikuar sh\u00ebndetin dhe jet\u00ebn e tij. A e dini ju, zonja ministre, meq\u00eb deklaroni se jeni e apasionuar pas t\u00eb dh\u00ebnave, se sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb paguajn\u00eb deri n\u00eb 60% para nga xhepi p\u00ebr shpenzimet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa mesatarja e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe gati 2.5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa ajo e rajonit. Dhe me k\u00ebto shpenzime t\u00eb larta, qytetar\u00ebt rrezikojn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se sh\u00ebndetin, t\u00eb zhyten edhe n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb p\u00ebrhershme. Zonja ministre, kam nj\u00eb pyetje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr hir t\u00eb transparenc\u00ebs jo vet\u00ebm ndaj nesh, por ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky problem i konstatuar rishtazi apo e keni t\u00eb mbartur dhe nga ish-koleg\u00ebt tuaj ministra t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb? A ndjeni p\u00ebrgjegj\u00ebsi s\u00eb bashku me ish-koleg\u00ebt tuaj ministra p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin dikaster, se nuk keni ofruar zgjidhje t\u00eb k\u00ebsaj situate shqet\u00ebsuese tashm\u00eb prej vitesh me radh\u00eb? Zonja ministre, meq\u00eb ju publikisht pohuat se do ta adresoni k\u00ebt\u00eb situat\u00eb brenda vitit, \u00e7far\u00eb mendoni t\u00eb b\u00ebni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb? A do t\u00eb k\u00ebrkoni shtim t\u00eb buxhetit p\u00ebr koncesionarin apo do t\u00eb sanksiononi spitalet t\u00eb zbatojn\u00eb tavanet e analizave sipas planeve mujore?<\/p>\n<p>Zonja ministre, kan\u00eb kaluar tashm\u00eb nj\u00eb muaj nga deklaratat tuaja dhe sigurisht, n\u00eb hulumtimin dhe n\u00eb mbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave, duhet t\u00eb keni nj\u00eb informacion n\u00eb lidhje me performanc\u00ebn financiare t\u00eb koncesionarit t\u00eb analizave laboratorike. A mund t\u00eb na jepni t\u00eb dh\u00ebna se sa \u00ebsht\u00eb fitimi neto vjetor i k\u00ebtij koncesionari p\u00ebr vitet e operimit deri tani? Pra, n\u00eb periudh\u00ebn nga viti 2020 deri n\u00eb 2025. Zonja ministre, besoj se jeni n\u00eb dijeni q\u00eb Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb auditimesh n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, me n\u00eb fokus kontratat koncesionare dhe ato p\u00ebr kontratat e analizave laboratorike.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb na thoni zbatueshm\u00ebrin\u00eb e rekomandimeve q\u00eb jan\u00eb paraqitur nga KLSH ndaj ministris\u00eb q\u00eb ju drejtoni, apo edhe ndaj FSDKSH-s\u00eb? P\u00ebr sa i p\u00ebrket specifikisht koncesionit t\u00eb analizave laboratorike. Ku jemi me k\u00ebto rekomandime dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb jan\u00eb drejtuar k\u00ebto rekomandime? Zonja ministre, un\u00eb nuk mendoj se fundi i k\u00ebtij viti do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet fundi i problematikave n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi&#8221;, u shpreh Spahia.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Bardh Spahia e ka konsideruar nj\u00eb situat\u00eb alarmante munges\u00ebn e sh\u00ebrbimit t\u00eb analizave laboratorike n\u00eb t\u00eb 19 spitalet publike t\u00eb vendit, p\u00ebr shkak t\u00eb mbarimit t\u00eb fondeve t\u00eb parashikuara n\u00eb kontrat\u00ebn koncesionare. N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb Kuvend, Spahia tha se, pas dat\u00ebs 20 t\u00eb \u00e7do muaji kalendarik, \u201cnuk mund t\u00eb ofrohet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134736,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141076","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141076"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141076\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141077,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141076\/revisions\/141077"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134736"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}