{"id":141080,"date":"2026-04-23T17:09:03","date_gmt":"2026-04-23T17:09:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141080"},"modified":"2026-04-23T17:09:03","modified_gmt":"2026-04-23T17:09:03","slug":"kellici-licensimi-i-jet-bank-mund-te-rrezikoje-procesin-me-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/23\/kellici-licensimi-i-jet-bank-mund-te-rrezikoje-procesin-me-be\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i: Licensimi i \u201cJet Bank\u201d mund t\u00eb rrezikoj\u00eb procesin me BE"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i, nga foltorja e Kuvendi deklaroi se i \u00ebsht\u00eb drejtuar disa her\u00eb Bank\u00ebs\u00a0s\u00eb\u00a0Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e licensimit t\u00eb \u201cJet Bank\u201d, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>Ai njoftoi se i ka d\u00ebrguar nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb tret\u00eb guvernatorit Gent Sejko, duke k\u00ebrkuar transparenc\u00eb mbi procesin dhe verifikimet e kryera p\u00ebr aksioner\u00ebt e bank\u00ebs, e cila konsiderohet si e para dixhitale n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>K\u00eblli\u00e7i: <\/strong>I jam drejtuar Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb muajin janar me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam njoftuar me shkrim n\u00eb muajin shkurt. N\u00eb dat\u00eb 30 mars i jam drejtuar me shkres\u00ebn e dyt\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe tashm\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb afateve, pasi nuk kam marr\u00eb p\u00ebrgjigje, po detyrohem q\u00eb nga salla e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t&#8217;i drejtohem zyrtarisht guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs dhe t&#8217;ia b\u00ebj me dije dhe publikut, me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb tret\u00eb, n\u00eb lidhje me disa pyetje q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb si deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat i gjith\u00eb opinioni publik k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje. Duke qen\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb banka e par\u00eb dixhitale n\u00eb vend, do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb n\u00eb fakt drejtues t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb dilnin dhe t\u00eb b\u00ebnin transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Jo t\u00eb flas\u00eb banka, apo jo t\u00eb fshihet Banka e Shqip\u00ebris\u00eb pas bank\u00ebs private, por t\u00eb dalin zyrtar\u00ebt e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t&#8217;i japin p\u00ebrgjigje pyetjeve q\u00eb u jan\u00eb drejtuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e informoj dhe nj\u00ebher\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb se, n\u00eb dat\u00eb 30\/03, i jam drejtuar me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion me shkres\u00eb num\u00ebr 360\/2 protokoli, k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ende sot q\u00eb flasim mbetem n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje. Jav\u00ebn e kaluar jam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebnave shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb lidhje me shoq\u00ebrin\u00eb Banka Jet dhe aksionerin e Jet Holdings BV, t\u00eb regjistruar n\u00eb Qipro, Constador LTD. Banka Jet \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb dat\u00ebn 23 korrik 2025, n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, me aksioner t\u00eb vet\u00ebm shtetasin izraelit Idan Avishai. Sipas akt-themelimit, kjo shoq\u00ebri do t\u00eb administrohet nga K\u00ebshilli i Administrimit, ku pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e k\u00ebtij k\u00ebshilli do t\u00eb jen\u00eb shtetasit Idan Avishai, kryetar, Oliver Hemmer dhe Rami Solomon. N\u00eb dat\u00ebn 12 n\u00ebntor 2025, Idan Avishai ka shkarkuar Oliver Hemmer-in nga K\u00ebshilli i Administrimit. M\u00eb dat\u00eb 3 dhjetor 2025, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr dh\u00ebnien e miratimit paraprak p\u00ebr licensimin e bank\u00ebs Jet Bank n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb dat\u00ebn 26 janar t\u00eb vitit 2026, Idan Avishai, ky shtetas izraelit, i ka shitur 100% t\u00eb aksioneve kompanis\u00eb Jet Holdings BV.<\/p>\n<p>Kjo shoq\u00ebri rezulton e regjistruar n\u00eb Holland\u00eb, n\u00eb vitin 2025. N\u00eb dat\u00ebn 12 shkurt 2026, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur shkres\u00ebs sime t\u00eb par\u00eb, me num\u00ebr protokolli 720\/1, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera ka cituar se Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, nga vler\u00ebsimi i dokumentacionit t\u00eb paraqitur nga Jet Holdings BV Holland\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria q\u00eb do t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb 100% t\u00eb kapitalit t\u00eb bank\u00ebs s\u00eb supozuar Jet Bank, krijoi bindjen se Jet Bank do t\u00eb ushtroj\u00eb veprimtarin\u00eb e saj n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebrkesat e parashikuara n\u00eb kuadrin ligjor dhe rregullativ n\u00eb fuqi. Sa m\u00eb sip\u00ebr, bazuar n\u00eb nenin 8 t\u00eb ligjit 8550 dat\u00eb 18 n\u00ebntor 1999 p\u00ebr statusin e deputetit, k\u00ebrkoj zyrtarisht t\u00eb informohem si m\u00eb posht\u00eb vijon. Pyetja nj\u00eb, n\u00eb cil\u00ebn dat\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aplikimi p\u00ebr licensimin e Jet Bank? Dy, cili ka qen\u00eb aksioneri n\u00eb momentin e aplikimit? Tre, n\u00eb cil\u00ebn dat\u00eb jeni informuar p\u00ebr shitjen e aksioneve nga shtetasi Idan Avishai drejt kompanis\u00eb Jet Holdings BV?<\/p>\n<p>Kat\u00ebr, sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb QKB, shitja e aksioneve ka ndodhur n\u00eb dat\u00eb 26 janar dhe nd\u00ebrkoh\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb dat\u00ebn 12 shkurt. A mjaftojn\u00eb 15 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb gjitha verifikimet e parashikuara n\u00eb kuadrin ligjor dhe rregullator n\u00eb fuqi? Pes\u00eb, Oliver Hemmer ka mbajtur funksionin drejtues n\u00eb kompanin\u00eb Banka Jet dhe Constador LTD n\u00eb momentin e aplikimit. A keni kryer ju si Bank\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb verifikime p\u00ebr k\u00ebta shtetas? Gjasht\u00eb, sipas nj\u00eb dokumentacioni t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme gjermane, shtetasi Oliver Hemmer \u00ebsht\u00eb drejtues dhe ortak i kompanis\u00eb GRF Europe OU, kompani e cila vepronte p\u00ebr llogari t\u00eb ENG Bulgaria, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Gal Barak. Gal Barak rezulton i d\u00ebnuar n\u00eb Austri p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb skeme mashtrimi, shum\u00eb famoze n\u00eb Europ\u00eb, me kompanin\u00eb 4xFX, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrfituar mbi 200 milion\u00eb euro nga shtetas austriak\u00eb, gjerman\u00eb, zviceran\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj skeme ka qen\u00eb dhe shtetasi Oliver Hemmer me kompanin\u00eb GRF Europe OU. A jan\u00eb kryer verifikimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtetas nga ana juaj?<\/p>\n<p>Shtat\u00eb, Jet Holdings BV ka regjistruar n\u00eb QKB kompanin\u00eb Jet Tech. Kjo kompani \u00ebsht\u00eb regjistruar pran\u00eb Durana Tech Park. Pyetja s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb, a do t\u00eb kryej\u00eb kjo kompani sh\u00ebrbime p\u00ebr bank\u00ebn e licensuar Jet Bank? Tet\u00eb, asnj\u00eb nga aksioner\u00ebt nuk ka asnj\u00eb eksperienc\u00eb bankare dhe jan\u00eb kompani t\u00eb krijuar rishtazi duke hyr\u00eb si aksioner\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Banka Jet vet\u00ebm pasi ju keni dh\u00ebn\u00eb miratimin paraprak si Bank\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Si e krijuat bindjen dhe si vendos\u00ebt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb licensoni nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me aksioner\u00eb individ\u00eb apo kompani me zero eksperienc\u00eb bankare, kur qartazi ligji dhe rregullorja n\u00eb fuqi e ndalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike? Zoti Gent Sejko, guvernator i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni, Shqip\u00ebria ka hapur t\u00eb gjith\u00eb grup-kapitujt e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Bashkimin Europian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrimesh n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grup-kapitujve 1, atyre themelor\u00eb, dhe grup-kapitullit 2, tregut t\u00eb brendsh\u00ebm. P\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb legjislacioni shqiptar dhe zbatimi i tij jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me legjislacionin dhe praktikat europiane.<\/p>\n<p>\u00c7do bank\u00eb e licensuar nga ju n\u00eb momentin e an\u00ebtar\u00ebsimit do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e sistemit bankar europian. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ju shtroj k\u00ebto pyetje. A \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb miratimi paraprak dhe licensimi i k\u00ebsaj banke n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me legjislacionin shqiptar dhe at\u00eb europian? Dy, a mund t\u00eb pengoj\u00eb apo vonoj\u00eb ky licensim mbylljen e k\u00ebtij grup-kapitulli p\u00ebr vendin ton\u00eb? Tre, a jan\u00eb n\u00eb dijeni institucionet europiane p\u00ebr licensimin e k\u00ebsaj banke n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? Po k\u00ebshtu, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces shqyrtimi n\u00eb raundin e gjasht\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb komitetit Moneyval, me fokus efikasitetin e zbatimit t\u00eb ligjeve ekzistuese. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kam dy pyetje si m\u00eb posht\u00eb vijon.<\/p>\n<p>A mendoni se praktikat e ndjekura n\u00eb rastin e Bank\u00ebs Jet do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim? Dhe pyetja e dyt\u00eb, a keni raportuar ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast? Bashk\u00eblidhur k\u00ebsaj shkrese, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e treta drejtuar Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kam p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb gjith\u00eb informacionin e b\u00ebr\u00eb publik nga ana ime, mbi t\u00eb cilin kam k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente q\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb kryej\u00eb verifikime dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb publike mbi eksperienc\u00ebn dhe kontrollin e kryer prej saj p\u00ebr aksioner\u00ebt dhe pal\u00ebt e lidhura me t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr transparenc\u00eb p\u00ebr opinionin publik, bashk\u00eblidhur, kjo \u00ebsht\u00eb shkresa zyrtare q\u00eb i kam drejtuar Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e mbase mund t\u00eb dal\u00eb historia q\u00eb nuk kan\u00eb njoftim, e p\u00ebrcjell\u00eb nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me num\u00ebr protokolli 360\/3 dat\u00eb 22\/04, pra dit\u00ebn e djeshme, dhe bashk\u00eblidhur, n\u00ebse nuk e kan\u00eb par\u00eb ende, q\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb zhvatjeje t\u00eb 200 milion\u00eb eurove t\u00eb qytetar\u00ebve dhe taksapaguesve europian\u00eb, kam bashk\u00eblidhur dokumentat zyrtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb Federale t\u00eb Brendshme gjermane.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb faqja e par\u00eb, faqja e dyt\u00eb e k\u00ebtij dokumenti zyrtar t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme gjermane, si dhe i kam bashk\u00eblidhur regjistrin e korporatave t\u00eb Qipros ku figuron e regjistruar kompania q\u00eb sot zot\u00ebron 71.5% t\u00eb aksioneve t\u00eb bank\u00ebs s\u00eb par\u00eb dixhitale n\u00eb Shqip\u00ebri, Jet Bank, Constador LTD, dhe ku drejtor dhe sekretar i k\u00ebsaj kompanie figuron shtetasi Oliver Hemmer. Deri sot q\u00eb flasim un\u00eb kam marr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb reagim nga Jet Bank, por n\u00eb fakt kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e Jet Bank.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e institucioneve shqiptare, e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e Agjencis\u00eb s\u00eb Inteligjenc\u00ebs Financiare, e Sh\u00ebrbimit Informativ Shqiptar dhe e t\u00eb gjith\u00eb institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat ato duhet t\u00eb japin p\u00ebrgjegj\u00ebsi para qytetar\u00ebve dhe duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb transparenc\u00eb. T\u00eb dal\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb dal\u00eb kushdo institucion zyrtar q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij zinxhiri verifikimi dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me parat\u00eb e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i, nga foltorja e Kuvendi deklaroi se i \u00ebsht\u00eb drejtuar disa her\u00eb Bank\u00ebs\u00a0s\u00eb\u00a0Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e licensimit t\u00eb \u201cJet Bank\u201d, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e fundit. Ai njoftoi se i ka d\u00ebrguar nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb tret\u00eb guvernatorit Gent Sejko, duke k\u00ebrkuar transparenc\u00eb mbi procesin dhe verifikimet e kryera &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":140499,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141080","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141080"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141080\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141081,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141080\/revisions\/141081"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140499"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}